.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Stinė e vonuar

Poezi nga Mehmet BISLIMI

STINĖ E VONUAR

 

 

Trokita

 

Ndrojtur trokita

Nė derėn e ėndrrave tė largėta

Ik nga erdhe rimashtrim              

Mbi kalanė e ėndrrave gėrmadhė

Zaptuesi yt sy shqyer

Njė palaēo njė bukė shkalė

Qė s’tė mbytė

As nuk tė falė

Kujtimin e ėndrrės sė parė

 

Pa kohė

 

Me intriga pas mbulesės sė butė

Duan tė tė mbėshtjellin

Ty personazh i hutuar viktimė rėnė  

Zhveshur padrejtėsisht nė kohė

Nga papėrgjegjėsitė e shpirtit tėnd

E shpirt shitur nuk ishe

 

Absurdi i ferexhesė

Risi

Qė mbi kokėn virtuale rėndon 

Mbi tempullin e dijes me kupola

Sulur kohė e pakohė

Kurthe tė ndryshkura mistike

Kot po mundohen t’iu rikthejnė 

Sot tokat  arbėrore         

Kanė zot

Bijtė e vet

 

Tė marrėt

 

Emocion i ngacmuar pa shije

Pėrvijuar pa takt

Merreni po deshėt barrėn e huaj

Mos mbeteni pa thėnė

Eh kohėra me dhimbje e dėshira

Ikėn pėr ne

Ditėt e mira

 

Barrėn e huaj bartur mbi supe

Mos e lini pa e dėrguar atje

Tek shpella e marrėzisė

Ku djalli pret reskun e vet

Pelegrinė sakrifice

Pėr shėrbimin tuaj

Nesėr

Dikush do kujdeset

Dikush do zgėrdhihet

Dikush do buzėqeshet

Dikush do tė shpėrblehet

 

Harrimi

 

Dera e vjetėr prej druri

Nuk po troket mė

As telefoni nuk mė cingėron

Letra ka kohė qė s’kam marrė

As nė e-mail                                     

 

Hutuar e trazuar

Pėrmallshėm njė pėshtjellim

Pikė takimin diku

Nė fushat e atlasit tim

Ku meridianėt kryqėzohen

Njė numėr mungon

 

Forcėn e fjalės sime

Thjeshtėsinė e saj

Harrimi i mbuloi

Kaq shpejt

Miq e shokė

Nė gjirin e harrimit strukur

Si njė gjethe e zverdhur

Mbledhur e bėrė shuk

 

Nuk ia thash

 

Edhe sot jam i penduar

E kisha nė maje tė gjuhės

E nuk ia pėrplasa nė surrat

Njė tė sharė tė ndyrė

 

Ti je humbėsi

Do duhej t’i thosha

Edhe sot ndihem pengu

I guximit tim

Ai nga unė nė fakt

As gjė s’do tė mbajė nė mend

As njė sharje tė licencuar kombėtare

 

Me tė bardha

 

Shpesh herė tė shoh si tė vdekur              

Me tė bardha mbuluar

Shtrirė nė arkivolin e drunjtė

Me tė zeza rrethuar

Ty dhelpėr e blinduar

 

Kur meditimi mė ikėn

Ti ende gjallė

 

Njė ndyrje e kėsaj bote

Mė shumė a mė pak

Mes gjithė kėtyre ndyrėsive

Nuk merret vesh

Mė pate thėnė

 

Megjithatė

Ti vdekjen

Hak e ke

E vdekja s’po tė merr

 

Ikja

 

U tremb nga kjo botė pėrgjuese

Dhe iku

Ia dha me vrap

As atje nuk gjeti qetėsinė

Dhe iku mė tutje

Iku prapė

 

Terror psikologjik

Jetė e amshim nė ikje

Pėr tė arritur te pikėnisja

Vallė

Ta ketė shpikur narracionin e ikjes

Ndjekėsi

 

Atdhe

 

Atėherė moti

Kur ta prenė kėrthizėn

Me gjasė ta prenė keq

Dje ishim fėmijė tė pa kusure

Sot

Sylesh pleq

 

Kush ėshtė babai i pėrgjegjėsisė

A mund tė zbulohet me anė tė ADN-sė

Atėsi e matrapazllėkut politik

Papėrgjegjėsisht

Mbetem

Tė djegur

Nė udhėkryqet e kryeneēėsisė

Tė zhuritur shume keq

 

Mikut

 

Shumė i dashuri mik

Desha sot tė tė shkruaj njė letėr

Fatkeqėsisht

Nuk do tė sjell lajme tė mira

 

Mes luksit e mjerimit

Kohėt kanė rrėshqitur shkarazi

Kush mbolli dritė dikur

Errėsirė tashti po korrė

Mbi tempullin e diturisė

Impenjim injorant i njė shoqėrie

Pėr habi

Me ndjenja tė qėndrueshme 

Pararoja e qiellit idealizuar

Pritje e mistifikuar

Na shpėrbleu

I dashuri mik

Mėndėt nė kokė na i la perėndia

Pėr fat nuk iu deshėn

Mend nga njerėzia

 

Dashuri

 

Fuqi e shpirtit tė lėnduar

Nga hallet e jetės

Mbi kurriz ngarkuar

Ktheni urrejtjen e vjetėr

Nė dashuri tė re

Dashurinė falni pėr tė tjerėt

Ndėrroni vendet

Tė shihni mė mirė

Me sy tė shpirtit njė njeri

Qė jetėn e do

Si ju si ne

Dhe si ti

 

Hijet

 

Nuk e kuptoj

Pėr se duhet gjithmonė tė justifikohemi

Nga hijet e sė kaluarės para botės

Tė trembur gjithnjė

Besėtytni e idealizuar

Mbi hiqgjėnė

Kot

 

Duhet ta themi tė vėrtetėn

Ne nuk i shpikem

As fetė

As ideologjitė

As pushtimet

Ata na i sollėn pėrdhunshėm kėtu

Fenomen impaktiv

Nuk e kuptoi

Tė kujt kusure po paguajmė

 

Shpirti

 

Nė shpirtin e saj u futen miq

Por edhe tė pa ftuar

Derėhapurės zemėrgjerėsi

I ia nxorėn bagllamat

Strofullin e urrejtjes aty ngrehen

A s’ėshtė goditje

Heshtja e saj sot

A s’ėshtė klithje e zhurmshme

Loti i ngrirė nė faqet e bjeshkės

A nuk fletė kjo mė shumė

Se kodi moral

 

Cilėt

 

Njerėzit dhe numrat

Cilėt pėrbėjnė shumicėn

Kush ka monopolin mbi numrat

Se mbi njerėzit kuptohet

I fuqishmi qė dhjenė ligjin dhe drejtėsinė

Numra nė ngritje e zbritje

Falė ligjit tė lėvizjes

Dalė nga llogaritė e ditės

Kaq pak u vranė sot

Numra e njerėz

Nuk i barazojmė dot

Sa i rėndė pengu i llogarisė

I rėndė sa kjo botė

 

Nostalgji 

 

Pėr komunizmin e demokracinė

Pėr mbretin dhe perandorin

Pėr Pashainė dhe Sheikun

Pėr shtypėsin dhe lirinė

Pėr injorancėn dhe anarkinė

Nė kėtė rrėmujė tė pa fund

Kush ma gjėnė

Cilėt qenė mė horr       

Me ke jemi nė luftė

Nostalgjik i zhgėnjyer

Me zemėr nė dorė