.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Stonehenge Angli

Shkruan: Skender HUSHI

      

               STONEHENGE ANGLI - KOMPLEKSI GJIGAND NĖ ISHULLIN ANGLEZDHE ATLANTIDA

 

           Shkencėtarėt mendojnė se vendosja e kėtyne gurėve tė stėrmėdhenj, asht ba nė mėnyrė matematike, tė saktė dhe ka shėrbye si nji kompjuter nė lashtėsi, sepse llogariste me saktėsi jo vetėm stinėt, por edhe eklipset e diellit e tė hanės, pėr tė cilėt do lexoni ma poshtė.

 

 

 

            Kompleksi i gurėve gjigandė nė Stonehengė tė Anglisė, ka tėrhequn vėmendjen e mjaft studiuesve dhe shkencėtarėve, pėr faktin se ky vend asht ndėrtue mbi 6000 vjet ma parė, kur mendohet qė nė atė kohė popullsia e zonės ishte akoma primitive. Blloqet e gurit, me tė cilat asht ndėrtue ky kompleks, peshojnė rreth 30 ton, tė naltė mbi 7 metra. Mbi to janė vendosun, nė formė arkitrau, nė fole femen-mashkull, qė mos luejnė e mos bien, blloqe guri po me peshė 30 gon. Sot asht e vėshtirė tė gjesh vinēa pėr tė ngrejtė kėto pesha e jo para ma shumė se 6000 vjetėsh!

            Ka vite qė shkencėtarėt kanė arritė nė pėrfundimin se ky kompleks ka shėrbye si vend pėr tė llogaritun stinėt e vitit. Nė mėngjesin e ditės sė parė tė solsticit dhe tė eikuinoksit, dielli lind ndėrmjet vendesh qė tashmė dihen dhe atje qė pa gdhi mblidhen kureshtarė e fotografė pėr tė filmue kėtė saktėsi, qė pėr ma shumė se gjashtė mijė vjete, nuk ka gabue asnjėherė vend.

            Shkencėtarėt mendojnė se vendosja e kėtyne gurėve tė stėrmėdhenj, asht ba nė mėnyrė matematike, tė saktė dhe ka shėrbye si nji kompjuter nė lashtėsi, sepse llogariste me saktėsi jo vetėm stinėt, por edhe eklipset e diellit e tė hanės, pėr tė cilėt do lexoni ma poshtė.

            Studiues tė ndryshėm thonė se pėr nivelin e ditunive qė ka pasė popullsia nė atė kohė, nuk kishin mundėsi tė realizonin nji ndėrtim tė atillė, madhėshtor, tė saktė e tė vlefshėm, veēse me ndihmėn e jashtėtokėsorėve ose tė ndonji zhvillimi tė panjoftun nga bota e sotme shkencore.

            Shkencėtarėt konservatorė janė akoma tė pavendosun tė pranojnė ekzistencėn e qytetnimit shumė tė zhvilluem tė Atlantidės. Gjaja qė mė ka tėrheqė nė kėtė fenomen, nuk asht vetėm cilėsia e kėtij kompleksi, por lidhja qė unė due me i ba kėtij me Atlantidėn e me Thotin.

            Unė i quej Atlantidėn dhe Thotin gjajna reale dhe i pranoj e do kambėngul qė tė bahen tė njoftuna e tė pranohen dhe nga tė tjerėt. E meta e shkencėtarėve tė tė gjithė botės asht se, kur duen tė krahasojnė tė dhanat, gojdhanat, shkrimet e shumė gjajna qė kanė lidhje me Atlantidėn e me zbulime shumė tė vjetra nė Europė, nuk i krahasojnė me gjuhėn shqipe, por i krahasojnė me gjuhėn greke, latine, angleze etj. dhe, kur nuk gjejnė lidhje me kėto gjuhė, e quajnė fenomen tė panjoftun ose alien. Unė kam kurajon qė t’u them, se pėr tė mirėn e rritjes sė tyne profesionale, ata duhet tė vijnė nė Shqipni pėr tė mėsue gjuhėn shqipe, letrare dhe atė tė folme, sepse gjuha jonė asht ēelėsi i Thotit, qė do i hapė atyne tė msheftat e sekreteve tė Atlantidės.

            Simbas historianėve tė lashtėsisė e tė Jul Qezarit, qė ka pushtue kėto vende e ka shkruejtė libra pėr kėto vende, thuhet se nė tokat e keltėve dhe galėve (Spanjė, Francė, Angli dhe Irlandė), banojnė nji popull trim, qė i urrente rromakėt, kishin fenė e vet dhe udhėhiqeshin nga dy lloj drejtuesish:

            Drejtuesit shpirtnorė dhe ata shtetnorė ose provincialė. Drejtuesit shpirtnorė ishin mbi drejtuesit e vendit dhe quheshin DRUIDE. E theksoj kėtė fjalė, sepse nė kėtė fjalė gjej lidhjen me Atlantidėn dhe gjuhėn shqipe. Simbas historianėve tė lashtė kjo fjalė shprehte zgjuarsi, matuni, pleqsi, por ata nuk thonė se nga e kishte origjinėn kjo fjalė. Aq tė randėsishėm ishin DRUIDĖT, saqė Jul Qezari e quan nji ngjarje tė veēantė, ēastin kur ishte takue me nji DRUID tė rrangut tė naltė. DRUIDET ndaheshin nė tri kategori:

            - Tė parėt ishin PRINCAT (Prijsat), qė ishin tre. Nė Sicili, e cila nė lashtėsi ka qenė shqipfolėse, kupola e Mafies (Ma-Fiet, Man-Fijet, Mban lidhjet, - Shėn. im.), ishte si nji organizėm nė mbrojtje tė popullit e drejtohej nga tre pleq, nga tre prijsa, princa. Qysh nė fillim tė shkrimeve tė Totit thuhet shprehimisht kėshtu: “Pas Treshes i flisja me respekt mbretit”. Treshja ishin drejtuesit shpirtnorė, qė ishin mbi mbretin qysh nė kohėn e Thotit.

            - Shkalla e dytė kishte ma shumė Druidė, qė merreshin me astronominė, fizikėn, fillozofinė, drejtėsinė, historinė etj. Kėtė kategori unė do ta quej klasėn e shkencėtarėve dhe profesorėve. Kėta jetonin nėpėr kėto tempuj qė i shėrbenin astronomisė e shkencės sė thellė si dhe ndihmonin popullsnė qė tė mbillnin nė kohėn e pėrshtatshme tė mbjellat e tyne.

            - Shkalla e tretė ishte ajo qė komunikonte drejtpėrdrejt me popullin. Unė do i quej mėsuesit e thjeshtė. Ata ishin rapsodė, muzikantė, vjershėtarė, organizatorė festash e gėzimesh nė vend. Njifeshin nga populli sepse mbanin kokėn e rruejtun dhe kishin veshjen e tyne tė veēantė. Populli i rrespektonte dhe i ndigjonte ma shumė se udhėheqėsit e tyne. Ishin mbi mbretnit e drejtuesit e krahinave, por, nė ndryshim nga ata, Druidėt nuk trashėgonin pasuni. Jetonin nė pyjet me lisa dhe rrape, tė cilėt ishin tė shumtė dhe populli i adhuronte ato pemė, qė pėrfaqėsonte jetėgjatėsi (mbi 500 vjet), forcė e bukuri. Nė hijen e rrapeve dhe lisave ata organizonin takimet dhe mbledhjet me popullin.

 

 

            E njajta gja bahej edhe nė vendin tonė, kur organizoheshin ngjarje tė randėsishme. Hija e rrapit dhe lisave ishte vendi i mbledhjeve dhe marrjeve tė vendimeve tė randėsishme.

            Aq tė paprekshėm ishin DRUIDĖT, saqė nė raste luftnash ata hynin nė mes tė luftės dhe asnjani nuk i prekte, por, zbatonin urdhnin e tyne pėr tė pushue luftėn. Nėse ishte e nevojshme, ata dėnonin dhe mbretnit, kur kėta gabonin. Pėrdornin pak shkrim, nė alfabetin grek dhe nji tjetėr shkrim tė panjoftun. Kryesisht pėrdornin kujtesėn dhe saktėsinė e pėrshkrimeve, kur transmetonin nga njani brez nė tjetrin mėsimet e tyne, tė cilat i mbanin sekret, vetėm pėr ata qė do ndiqnin rrugėn e tyne. Besonin nė ndarjen e shpirtit nga trupi mbas vdekjes. Simbas atyne, mbas vdekjes shpirti largohej nga trupi pėr t’u ba nji me gjithėsinė ose pėr tė kalue nė ndonji trup tjetėr. Me hymjen e kristianizmit atje, mbas shekullit tė parė e tė dytė, ata transformohen nė drejtues shpirtnorė kristianė, meqė feja kristiane ishte shumė ma afėr besimit tė tyne se feja pagane rromake.

            Nga ky moment fillojnė tė humbin traditat dhe ditunia e druideve, qė, siē e kam thanė ma sipėr, pėrdornin vetėm kujtesėn dhe shumė pak shkrime. Nė kohėn kur ata transformohen nė drejtues shpirtnorė kristianė, ditunia e tyne e ruejtun nė kujtesėn e tyne zavendėsohet nga shkrimet e shenjta qė flitnin pėr Mozenė, Krishtin e shenjtorėt e tjerė tė Biblės. Kujtesa shqipfolėse e tyne zavendėsohet nga ajo latine e shkrimeve tė shenjta. Edhe populli, ngadalė e ngadalė, fillon ta humbė gjuhėn e Atlantidės e ta pėrziejė me atė tė popujve tė tjerė pushtues, qė u vendosėn nė ato troje.

            Qė tė zbulohen sekretet e druideve dhe tė dhanat qė dalin nga legjendat e baladat e trashėgueme e qė interpretohen vetėm nga shqipja, pasuesit e druideve duhet tė njifen edhe me gjuhėn shqipe e me eksperiencat e lashta tė bektashijve nė vendin tonė, tė cilat me siguri duhet tė kenė trashėgue gjajan tė ngjashme me druidet. Nė ditėt e sotme, nė Agnli dhe Irlandė po rizgjohet Druizmi, qė simbas meje asht feja e Thotit. Ky Druizėm i rilindun po bazohet nė pak tė dhana nga historianėt e lashtėsisė, nė ato tė Jul Qezarit dhe nė gojdhana. Pak po merret nė konsideratė Thoti, i cili duhet tė jetė shtylla qendrore e kėtij besimi.

            Duke e konsideruar popullin shqiptar ma tė vjetrin dhe degėn ma tė pstėr tė Atlantidės, si nga ana e konservimit tė gjuhės ashtu dhe nė konservimin e tė dhanave gjenetike, (kafkat e shqiptarėve dhe tė malėsorėve tanė mbahen si pikė referimi pėr shkencėtarėt antropologė pėr tė krahasue kafkat e vjetra tė zbulueme nė Europė), jam i mendimit qė duhet tė bajmė tė njajtėn gja qė po bajnė anglezėt druidė: tė rilindė ke ne tradita e Thotit, qė e shofim tė trashėgueme direkt ke bektashijtė, sepse asht feja qė ka lind bashkė me njeriun nė globin tonė. Fetė e tjera janė pasuese tė kėsaj feje. Ebrejtė mundohen t’i mbushin mendjen botės se feja e tyne asht zanafilla e tė gjitha feve tė botės, por simbas kėtij studimi del se nuk asht e vėrtetė. Gjuha e Thotit ka LINDĖ BASHKĖ ME NJERĖZIMIN. Ajo ka nisė tė shpėrthejė e do tė pėrhapet kudo, ashtu e pastėr dhe tė fut direkt nė lidhje me Zotin, pa pasė nevojė pėr ndėrmjetėsa. Asht kujtesa e fesė sė Thotit e tė shenjtorėve tė Dodonės e Baba Tomorrit, qė ishin tė famshėm nė lashtėsi e tė respektuem nga populli ynė, qė banė tė simpatizoheshin menjėhrė suiftė e bektashijtė nė fillimet e futjes sė fesė islame nė Shqipni. Ekzistenca e DRUIDEVE pėrshkruhet aq e lashtė, saqė nuk mbahet mend nė ato vende.

            Tė gjitha kėto qė thashė ma nalt pėr DRUIDET na kujtojnė THOTIN dhe saēerdotėt e tij me kokė tė ruejtun e shumė tė nderuem e tė rrespektuem nga faronėt dhe shumė tė ditun e xhelozė pėr sekretet etyne tė trashėgueme nga njani brez nė tjetrin. Pėrshkrimi qė i bahet atyne mė kujtojnė sektin e Sufive e tė Bektashijve, tė cilėt i lidh me besimin e Thotit. Pėr bektashijtė thonė nji histori, qė nuk dij sa e vėrtetė asht, por tregon se sa e fortė ishte ajo fe dhe sa shumė e ruenin sekretin ata qė pranonin tė baheshin pjestarė tė tyne. Thonė se nji herė dy shokė tė ngushtė, punonjės mbikqyrės sekretesh nė nji qeveri (spiunė, agjentė policie), i vunė detyrė vetes tė mėsonin pėr sekretet e bektashijve e t’i tregonin ato sekrete shoku-shokut dhe nė qeveri. Shtienė shortin dhe njani nga ata shkoi dhe u pranue nė sektin e bektashijve. Kur u kthye nga ata, shoku i tij, qė mezi po e priste, e pyeti pėr sekretet e bektashijve, por shoku tjetėr, tashmė i kthyer nė bektashi ia ktheu: - “Mė vjen keq, por pranoj tė vdes dhe sekretet e tyne nuk t’i them dot. Po deshe shko dhe ti tė pranohesh atje dhe do tė bindesh!”

            Tjetri nuk pranoi tė bahej bektashi dhe nuk i mėsoi kurrė sekretet e bektashijve nga shoku i vet.

            Nga tregimet e pleqve, kur isha i vogėl, tregonin se dervishėt bektashinj qė shoqnonin ushtrinė turke, ndihmonin ushtarėt e rij, qė binin nė dėshpėrim ditėt e para, kur ishin tė pamėsuem nga largimi prej shumė ditėsh nga prindėrit. Ata i futnin nė gjendje hiponoze dhe kėta djem tė rinj shifnin tė afėrmit dhe ēmalleshin e qetėsoheshin me kėtė gja. Thonė se i afronin pranė nji kutie magjike, nė nji dhomė tė errėt, ku shfaqeshin pamje me tė afėrmit dhe shtėpia e kėtyne ushtarėve tė rinj. Nė kohėn e fėminisė sime nuk njifej televizioni.

            Gjuhtarėt e Europės mundohen ta lidhin emnin e DRUIDEVE me emnin e pemės sė rrapit dhe tė lisit nė gjuhėt greke, kelte e gale, por nuk kanė lidhje.

            Nė gjuhėn shqipe fjala DRUID shpjegohet plotėsisht.

            Me fjalėn DRU ne kuptojmė: dru peme, dru pėr ndėrtim, pėr tė djegė e pėr ēdo gja qė ka nevojė jetesa e njeriut dhe qė nxirret nga pemėt. Rrapi dhe lisi kanė emnin e vet dhe prindėr tė cilėt donin qė fėmijėt e tyne tė rronin gjatė e t’i ngjanin rrapit dhe lisit, i venin fėmijėve tė tyne emnat: Lis, Ulis (unė lisi) Rrap, Rrapo, Rrapush etj.

            Fjala DRUID mendoj se asht fjala shqipe DRUJT, qė nė gjuhėn e historianėve latinė transformohet nė DRUID, ashtu siē po ndodh dhe sot me shqiptarėt qė po jetojnė e punojnė nė shtete tė ndryshme: i ndryshojnė ndonji gėrmė emnit pėr tė mundun ta thonė ma mirė e ma kollaj nė gjuhėn e tyne. Nė latinisht e nė italisht “J” e jona kthehet gjithmonė nė “I”. Fjalėn DRUJT, DRUID e interpretj me disa kuptime:

            - I Drujt, njeri i fortė. Populli thotė pėr nji njeri tė fortė: - Asht DRU i fortė ai. Asht i Drujt ai.

            - I Drujt, meqė historianėt e lashtė grekė e rromakė duan ta lidhin me pyjet e rrapeve dhe lisave e mund t’i kenė quejt: Njerėzit e Drunit. Mendimin tem kryesor, qė e lidh me thanien pa shpjegim tė historianėve tė lashtė se fjala DRUID asht emėn rrespekti pėr njerėzė tė menēun e tė matun, e lidh pikėrisht me kėtė fjalė.

            - me fjalėn shqipe: I Matun, I Ndrojtun, I Ndrujtun, I Drujtun, I Drujt.

            Nė dialekt populli thotė: Druj (matem, mendohem mirė) tė them kėtė gja, ose tė baj kėtė veprim, kėshtuqė lidhet fjala Druid me fjalėn Druj, matem, mendohem mirė etj. Fjala DRUJT-DRUID(I DRUJTUN) shpjegohet nė gjuhėn shqipe plotėsisht pėr nji njeri tė fortė nga karakteri, por njikohėsisht dhe tė menēėm, tė ditun e tė matun, ashtu siē ishin nė tė vėrtetė THOTI me tė gjithė pasuesit e tij, deri ke Druidet e lashtė.

            Historianėt e vjetėr e thonė qė fjala Druid asht me origjinė pellazge, por nuk shpjegojnė interpretimin e saj, sepse ishin historianė e jo gjuhėtarė ose nuk e kanė ditun e nuk e kanė njoftun kėtė gjuhė tė atlantideasve, ashtu siē nuk e njohin gjuhėn shqipe dhe shkencėtarėt e sotėm, njikohėsisht tregon dhe shtrirjen e popullsisė atlantidease nė trevat pellazge (galeze, kelte e iliro-shqiptare).

            Nė librin “Shqipėria” tė z.Mathieu Aref faqe 53, Druidet cilėsohen me origjinė Pellazge dhe pellazgėt shtriheshin nga Irani e deri nė Angli e Irlandė dhe nga Afrika veriore deri nė kufi me gadishullin Skandinav.

            Nė librin “Rroli i pellazgo-ilir” tė zonjės Elena Kocaqi thuhet se druidet ishin tė njohun nė gjithė Europėn e lashtė Pellazge e nė disa vende vazhduen aktivitetin e tyne deri nė shekullin XV.

            Nė nji baladė shumė tė vjetėr irlandeze thuhet se nji trim me emnin Kukulale, (edhe sot, nė veri tė vendit pėrdoret kjo fjalė pėr ndonjanin qė ban faj), i martuem me gruen me emnin Emer, bahet objekt i ndėrhymjes sė druideve, sepse po ndahej nga grueja, duke ndjekun nji zanė tė pyjeve. Druidet, nė kėtė rast ndėrhynė qė trimit t’i ftoheshin ndjenjat pėr kėtė zanė e tė kthehej ke grueja, e cila ishte ba shumė xheloze dhe ishte mėrzitė shumė. Emnat Kukulale dhe Emer tingėllojnė tė njohun dhe janė tė shpjegueshėm nė shqip.

            Le t’i kthehemi kompleksit tė stėrmadh tė Stonehengut, pėr tė cilin tashmė shkencėtarėt nuk kanė dyshim se ka shėrbye si njė pikė vrojtimi astronomie.

            Astronomi gjerman Klaus Meisenheimer mendon se astronomėt e lashtėsisė, me kėtė ndėrtim parashikonin me saktėsi jo vetėm stinėt, por edhe eklipset e diellit e tė hanės dhe e shpjegonin si ma poshtė:

            1. Tė 56 gropat e Aubrey (Harku ma i jashtėm nė vizatim) pėrfaqėsojnė Orbitėn Diellore. Shenja me numėr 56 i pėrgjigjet Solsticit tė Verės.

            2. Dy unazat e brendshme, pėrkatėsisht me 29 e 30 gropa, tregojnė orbitėn e hanės.

            3. Katėr gurė tė lėvizshėm i pėrgjigjen: diellit, hanės dhe dy nyjeve hanore (Dy pikave, nga ku orbita e tokės dhe e hanės kryqėzohen).

            Si bahen lėvizjet?

            Ēdo ditė guri i hanės, qė asht nji gurė qė nuk peshon shumė dhe lėvizet me dorė, lėvizet nga nji gropė nė tjetrėn nė drejtimin e akrepave tė orės. Kur mbėrrin nė vendqėndrimin numėr 29 tė rrethit ma tė mbrendshėm, kalon nga zero nė rrethin tjetėr (Qė pėrfaqėson hanėn e plotė), pastaj vazhdon nė numrat 1, 2 etj.

            Kur arrin nė pozicionin 29 tė kėtij rrethi (Pėrsėri nė pozicionin e hanės sė plotė), lėviz nė vendin e numrit 1 tė rrethit tė mbrendshėm (kapėrcen zeron) e kėshtu vazhdon ēdo ditė. Midis dy hanave tė plota kalojnė mesatarisht 29,5 ditė.

            Kur hana takon nė shenjėn (lishanin) blu (mesatarisht ēdo 6,5 ditė), guri qė pėrfaqėson diellin lėviz nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės dhe e pėrshkon kėtė rrugė afėrsisht nė nji vit (56x6,5=364 ditė).

            Nyjet hanore lėvizin pėrgjatė orbitės diellore nė drejtim tė akrepave tė orės dhe gjithnji nė pozicion tė kundėrt. Lėviz nga nji vend pėr ēdo herė kur dielli mbėrrin nė nji nga gropat e shėnueme me bojė tė kuqe. Kėshtuqė nji xhiro e plotė e nyjeve zgjat 56:3=18,67 vjet. Kur hana gjindet nė vendin e hanės sė plotė dhe dielli nė vendin e nji nyjeje hanore ose nė atė ma afėr, do tė kemi eklips tė hanės. Eklipsi i diellit ndodh kur guri qė pėrfaqėson diellin, takon nji nyje gjatė hanės sė re (Kur guri qė pėrfaqėson hanėn asht nė vendin 14 ose 15).

 

            Pjesė nga libri “Thoti i pavdekshėm na zbulon Atlantidėn” qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin „Literaturė“