Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Strategjia e shqiptarėvet

Nga: Gjokė DABAJ

      

STRATEGJIA E SHQIPTARĖVET

 

 

 

Librin e autorit Gjokė Dabaj “Strategjia e Shqiptarėvet”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.pashtriku.org

 

 

 

 

            NĖ KĖRKIM TĖ SYVET…

 

            Nė kėta ēaste po mė vijnė nė mendje kuajt e verbėr tė Ismail Kadaresė. Pėrballė tė gjitha pėrpjekjeve pėr tė gjetrur njė rrugė sa mė tė sigurtė drejt sė ardhshmes, ne iliro-arbro-shqiptarėt, nė tė gjitha kohėt, filluar qysh prej mbretėrivet tė Ilirisė (e mbase edhe mė parė), duket se na ka shoqėruar dhe mbisunduar sindroma fatale e kuajvet tė verbėr. A do tė arrijmė mė nė fund qė t’i vėmė sy, t’ia transplantojmė njė palė sy, kėtij lloj “kali”, i cili ėshtė mė i fismi midis tė gjithė “kuajve” tė tjerė?!

 

            … NĖ KĖRKIM TĖ GJENERALĖVET

 

            Sipas Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe, botim 1980, STRATEGJI ėshtė arti dhe shkenca e pėrgatitjes dhe e drejtimit tė veprimevet tė gjėrė me njėsi tė mėdha ushtarake ose tė luftės nė tėrėsi. Fjala STRATEGJI, thonė, vjen nga greqishtja στρατηγία (strategia). Ndėrkaq, STRATEG do tė thotė: komandant qė drejton veprime tė gjėrė luftarakė, njohės i zotėsisė pėr tė luftuar.

            Por ne, shprehjen STRATEGJI E SHQIPTARĖVET, do ta marrim me kuptimin e njė tėrėsie parimesh e rregullash konkretė, hartuar me qėllimin qė t’u tregojė shqiptarėvet ēfarė duhet tė bėjnė e ēfarė nuk duhet tė bėjnė sot, nė mėnyrė qė e ardhshmja t’u dalė mė e mirė se e tashmja. Thėnė mė shkurt, strategji pėr ne do tė thotė tė dimė ē’na del nesėr nga kjo qė po bėjmė sot. Ose: tė dimė ē’tė bėjmė sot, nė mėnyrė qė nesėr tė mos na dalė keq. Kuptohet, fjalėt sot dhe nesėr po i pėrdorim, sipas natyrės sė gjuhės shqipe, me domethėnien kohė e tashme dhe kohė e ardhshme. Pra, shqiptarėt, si edhe popujt e tjerė, duhet tė ecin me njė synim sa tė jetė e mundur mė tė qartė pėr tė ardhshmen e vet, por edhe tė pasardhėsvet tė vet. Kjo ka rėndėsi: Edhe tė pasardhėsvet!

            Pėr ta arritur kėtė qėllim tonin tė madh, del e domosdoshme tė plotėsohen sė paku 3 kėrkesa: Kombi duhet tė ketė njė palė “gjeneralė” tė aftė pėr t’i shkruar strategjitė dhe njė palė tjetėr “gjeneralėsh” pėr t’i vėnė nė jetė ato strategji. “Gjeneralėt” qė shkruajnė janė shkencėtarėt, “gjeneralėt” qė e vėnė nė jetė strategjinė janė politikanėt dhe shtetarėt nė pėrgjithėsi. Por ka nė praktikėn e popujvet edhe njė lloj tjetėr “gjeneralėsh”. Kėta janė udhėheqėsit shpirtėrorė tė kombit, propaganduesit e pėrditshėm tė strategjivet tashmė tė shkruara, madje imponuesit (me fuqinė e popullit, nė rastet kur ėshtė e domosdoshme) si dhe modifikuesit e pėrmirėsuesit e herėpas’hershėm tė tyre. Asnjė strategji nuk mund tė ketė kontinuitet, nėse mbėshtetet vetėm te ata qė kanė pushtetin. Duhet doemos tė ketė ndėrthurje, kombinim, midis udhėheqjes shpirtėrore tė njė kombi, e cila qėndron mbi tė gjithė dhe ėshtė konstante, dhe strukturavet shtetėrore, tė cilat mund t’i pėrkasin, por edhe mund tė mos i pėrkasin tėrėsisht tė njėjtit komb.

 

            Pjesė nga libri “Strategjia e Shqiptarėvet”