Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Sugjestioni dhe autosugjestioni

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

     SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI

 

    „Ndėrdija  mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si ato tė mirat, ashtu   edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim, qoftė i juaji apo i  imponuar, ėshtė shkas, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja“

 

            NATYRA E MENDJES

  

            Sipas fizikės, realiteti objektiv  ėshtė vetėm lėvizje e vazhdueshme  e llojeve tė ndryshme  tė energjisė, tė cilat njeriu i regjistron falė organeve shqisore dhe sistemit nervor. Kėshtu qė, ēdo gjė qė pėrjetojmė gjatė gjithė kohės, vjen deri tek ne nėpėrmjet shqisave.  Shqisat: tė pamurit, tė dėgjuarit, tė nuhaturit, tė shijuarit, tė prekurit si dhe shqisa e gjashtė  ( e padefinuar ende), janė tė ndėrtuara pėr tė kapur llojet  e veēanta tė ngacmimeve, pėr tė cilat ne bėhemi tė vetėdijshėm pėrmes  proceseve tė ndijimit dhe pėrceptimit. Sipas psikologjisė sė sotme, ndijimi konsiderohet  si proces pasiv, pėrmes sė cilit ngacmimet kapen nga receptorėt ndijues dhe shndėrrohen nė impulse nervore, ndėrsa pėrceptimi  si njė proces mė aktiv, nė tė cilin impulset nervore pėrcillen pėrmes sistemit nervor deri nė tru, ku bėhet organizimi dhe interpretimi i tyre.

            Pasi qė mjedisi ku jetojmė ėshtė i mbushur me ngacmime  tė llojllojshme, ne, nė ēdo moment, pėrjetojmė njė numėr tė madh tė tyre. Meqenėse s’mund t’i pėrgjigjemi njėkohėsisht, kėtij numėri  kaq tė madh tė ngacmimeve  tė jashtme, ne i zgjedhim dhe u kushtojmė vėmendje vetėm njė numėri tė kufizuar tė tyre, tė cilat kanė ndikim mė tė thellė nė jetėn tonė. Kėshtu qė, gjatė eksperiencės, ne mėsohemi qė t’i kapim vetėm tė dhėnat qė kanė tė bėjnė  me qėllimet tona, dhe ky frymėzim dhe ndikim nė psikėn tonė quhet  sugjestion.

            Me tė arritur ngacmimet nė tru, siē thamė, ato organizohen dhe interpretohen. Ne e posedojmė, sipas psikologjisė, natyrėn e dyfishtė tė mendjes: vetėdijen (mendja e ndėgjegjshme) dhe ndėrdijen (mendja e pandėrgjegjshme). Kėtu nuk janė nė pyetje dy mendje tė ndryshme, por dy fusha tė aktivitetit brenda mendjes.

            „Pėr ta kuptuar mė mirė funksionin e mendjes suaj - thotė Xh. Marfi, paramendojeni atė si njė kopsht. Ju jeni kopshtari  qė tėrė ditėn diēka mbjell (mendon v.j.). Atė qė e keni mbjellur nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme“. Me fjalė tė tjera: ju jeni  mendimi juaj.

            „Ndėrdija  mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si ato tė mirat, ashtu   edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim, qoftė i juaji apo i  imponuar, ėshtė shkas, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja“. Mu pėr kėtė duhet t’u kushtohet rėndėsi mendimeve, sugjestioneve, pavarėsisht se a janė tuajat apo tė huaja, sepse,  kur ato i pranon vetėdija, kalojnė nė ndėrdije, pastaj si forcė krijese, nga thellėsitė e  ndėrdijes udhėheqin  veprimet e individit. Kėshtu qė, tek ata individė qė janė mė tė ndieshėm emocionalisht, edhe sugjestionet mė tė thjeshta bėjnė efektin e vet, qoftė pozitiv, qoftė  negativ.

            Duhet ta kemi parasysh se, pėr pranimin e sugjestioneve, rolin kryesor e luan vetėdija. Kėtė e vėrtetojnė edhe eksperimentet e shumta qė i kanė bėrė psikologėt dhe ekspertet me anė tė hipnozės. Pra, ndėrdija  i pranon si tė gatshme tė gjitha sugjestionet qė vijnė nga  vetėdija. Qofshin tė mira apo tė liga, tė vėrteta apo tė pavėrteta etj. P.sh: nė qoftė se hipnotizuesi (pasi qė nėn hipnozė sugjestioni pranohet plotėsisht) i sugjeron mediumit ta pranojė identitetin e njė individi tjetėr, ose tė shndėrrohet nė fėmijė  etj., ai pa kundėrshtim do ta pranojė rolin e imponuar. Ngjashėm do tė ndodhė p.sh. edhe nė qoftė se mediumit i sugjerohet se po i kruhet koka, po i dhembė dhėmbi, po kollitet etj. Kėta shembuj na tregojnė sesa ėshtė  e fortė  forca e sugjestionit apo autosugjestionit tė pranuar si  tė vėrtetė. Prandaj, pėrmbajuni atyre sugjestioneve qė i kontribuojnė  fatit, shėndetit dhe kėnaqėsisė suaj.

  

 

            Ē’ĖSHTĖ SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTION?

   

            Njerėzit sugjestionin e pėrcaktojnė nė mėnyra tė ndryshme. Prof. Ch. Baudauin thotė: „Sugjestioni ėshtė krijim i njė ideje nėpėrmjet  ndėrdijes“, ndėrsa psikologu Fritz Lambert konsideron: „Gjithēka qė nė ne ndikon shpirtėrisht, ėshtė sugjestion, sepse nė momentin kur i  nėnshtrohemi  ndikimit shpirtėror lind besimi qė i pėrgjigjet atij ndikimi“. Kurt Tepperwein thotė: „Sugjestioni ėshtė thelbi i ēdo  ndikimi hipnotik“. Prof. G. Lazanov nė librin e tij „Sugestiologia“,  botuar nė Sofje mė 1971, paraqet 27 karakteristika, me tė cilat autorė tė ndryshėm u munduan ta pėrcaktojnė konceptin e sugjestionit.

            Me sugjestion, kryesisht dhe mė sė shpeshti, nėnkuptohet pranimi i njė  ideje apo mendimi tė huaj. Sipas fjalorit, fjala sugjestion, qė  rrjedh nga latinishtja, do to tė thotė frymėzim, zgjuarje e  mendimeve tė caktuara nė mendjen e dikujt, gjegjėsisht, pranim nė procesin mendor, nė kuadėr tė sė cilit ndonjė  mendim pranohet, adaptohet a jetėsohet.

            Njerėzit reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė, varėsisht nga dėshira, besimi dhe vullneti i tyre. Ja njė shembull klasik nga libri i Xh. Marfit „Forca e ndėrdijes“: „Merreni me mend sikur i afroheni ndonjė  udhėtari tė zbehtė nė anije dhe i thoni: -Dukeni shumė keq. Sa i zbehtė qė jeni?! Sigurisht vuani nga sėmundja e detit. Mė lejoni t’ju pėrcjell deri nė kabinėn  tuaj... Udhėtari me siguri edhe mė shumė do tė zbehet. Sugjestioni juaj  ėshtė bashkuar me frikėn e tij. Por, po nėse i drejtoheni p.sh. marinarit me tė njėjtat fjalė, varėsisht nga temperamenti, marinari do t’ju buzėqesh ose do t’ju fyej. Nė kėtė rast, sugjestioni ka hasur nė rezistencė, sepse nė mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortė se nuk mund tė sėmurėt nga sėmundja e detit. Nė kėtė rast, marinari nuk i frikohet sėmundjes sė detit; ai ėshtė i  bindur se kurrė nuk mund tė mposhtet, prandaj, sugjestioni negativ tek ai nuk ka mundur tė ngjallė frikė. Ndėrsa, tek udhėtari i parė, sugjestioni  nė plan tė parė e vė frikėsimin  e tij tė fshehur  nga tė menduarit,  dhe mu kjo forcė e brendshme e drejton jetėn e secilit prej nesh“.

            Por edhe diēka duhet ta  kemi tė qartė: sugjestioni ndikon vetėm atėherė, kur me ndihmėn e autosugjestionit pranohet si i vėrtetė. Pra, qė tė pranohet sugjestioni, duhet atė ta pranojmė, dhe nė imagjinatėn tonė, ta transformojmė nė autosugjestion. Kėshtu qė, ēdo sugjestion, i cili vie nga jashtė, nė fakt ėshtė autosugjestion, dhe tė gjitha paraqitjet hipnotike janė pasojė e sugjestioneve, gjegjėsisht, autosugjestioneve.

            Nga jeta e pėrditshme e dimė se  ndikimi i faktorit psikik nė organizmin e njeriut (pėrgjithėsisht), si dhe nė organet veē e veē, ėshtė shumė i madh. Posaēėrisht janė  tė ndieshme enėt e gjakut. Kur njeriu ka frikė ose gėzim tė papritur, mund tė ketė si pasojė apopleksinė etj. Tė gjithė e kemi tė qartė se, para ndryshimit tė disponimit, ndryshohet ngjyra e fytyrės. Pastaj, njė fėmijė ėshtė nė gjendje ta ndėrpresė tėrė orkestrėn, nė qoftė se para tyre befas lėpin njė limon. Gjithashtu, na ėshtė e njohur se, nėse dikush tėrheq pirunin nėpėr pjatė, mund tė na nxisė tė dridhura nėpėr trup, ndonjėherė edhe vetėm mendimi nė njė gjė tė tillė e bėn efektin e njėjtė. Apo, nė qoftė se nė njė sallė koncerti  dikush papritmas bėrtet „ikni zjarri!“, nuk ėshtė rast i rrallė kur, jo vetėm individėt, por  edhe masėn e gjėrė e kaplon paniku, ashtu qė tė gjithė fillojnė tė  ikin dhe bėrtasin. Ose, nė aeroplan ku ėshtė frika e pranishme vazhdimisht, njė provokim mė i vogėl, nxit panik marramendės etj.

            Nė qoftė se nė rastet e lartpėrmendura, tė pranishmit sė pari pyesin: ku  ėshtė zjarri? Ku ėshtė defekti? Nė cilėn pjesė?, atėherė, ai mė nuk ėshtė sugjestion i suksesshėm, pra nuk ėshtė pranuar nga masa, sepse ėshtė pėrzier gjykimi kritik normal dhe ka krijuar rrugėn  e gjykimit normal.

            Kur tregėtari lavdėron mallin, i riu i fletė vajzės, nėna e ledhaton fėmijėn etj., tė gjitha kėto, diku mė shumė e diku mė pak, nė mėnyrė tė vetėdijshme apo  tė pavetėdijshme, kryejnė ndikim sugjestiv. Sesa  do tė jetė i suksesshėm sugjestioni, nė radhė tė parė varėt  nga sugjestibiliteti i personit (ose grupit), si dhe nga cilėsitė  sugjestive tė sugjestionit. Pa marrė parasysh se pėr ēfarė flet dhe me  ē‘fakte disponon, ne mė shumė do t’u besojmė  atyre fjalėve qė mund tė na i thotė ndonjė personalitet i lartė apo ndonjė person mė i vjetėr, sesa kur ato  rrjedhin nga goja e ndonjė personi tė ri ose tė rėndomtė.

            Pėr ne, gjithsesi sugjestioni ėshtė  me interes si mundėsi mė e shpejtė dhe mė e mirė pėr  mėsim dhe shėrim. Nė librin e tij, Lazanov mė sė shumti ndalet  nė  sugjestopedi - mėsim me  ndihmėn e pėrdorimit tė sugjestionit, sepse atėherė mund t’i zbulojmė, jo vetėm rezervat e personalitetit tonė nė lidhje me kujtesėn, por edhe shumė mundėsi tė tjera si p.sh.: mund tė aktivizohen procese tė ndryshme intelektuale, mund tė formohen shprehitė e tė folurit bukur etj. Lazanovi gjithashtu thekėson rezultatet e programit tė madh kėrkimor, tė ndėrmarrur nė  bashkėpunim me UNEKS-in, lidhur me mėsimin e gjuhėve tė huaja. Rezultatet ishin befasuese, sepse shpejtonin procesin e mėsimit tė gjuhėve tė huaja pėr pesė-gjashtė herė.

            Mėnyrat e mėsimit janė tė ndryshme dhe gjasojnė me ato tė hipnozės. Por te mėsimi  me sugjestopedi, pjesėmarrėsi nuk futet nė gjendje hipnotike, por mbetet nė gjendjen e quajtur alfa, as gjumė as hipnozė. Gjatė ēdo seance  shpejtohet mėsimi i gjuhėve tė huaja dhe gjithnjė rritet kapaciteti i tė mbajturit mend. „Ka raste, thotė Lazanov, kur pjesėmarrėsi i ka mbajtur nė mend mbi 100 fjalė  gjatė njė seance, derisa mesatarja e tė mbajturit mend tė fjalėve tė huaja ėshtė  50.

            Pėrdorimi i sugjestionit ėshtė i madh edhe nė mjekėsi pėr shėrimin e neurozave, astmės, alergjisė, tė thatit nė bark etj., nė pėrgjithėsi te tė gjitha sėmundjet  psikofiziologjike. Sidomos Freudi dhe shumė tė tjerė pas tij, e kanė pėrdorur  kėtė mėnyrė tė shėrimit. Freudi, siē e kemi cekur edhe disa herė, pasi vėren se tė gjithė pacientėt  nuk mund t’i hipnotizojė, e zhvillon metodėn e njohur tė psikoanalizės e cila, krahas metodave tjera,  pėrdoret edhe sot e kėsaj dite si terapi shumė e suksesshme, e qė ėshtė e bazuar plotėsisht nė mėnyrėn e shėrimit verbal, pra nėpėrmjet sugjestionit. Njė metodė tė tillė e pėrdoren edhe E. Caue, Schlutzi etj.

            Gjithashtu, me anė tė sugjestionit ėshtė arritur  (pa anestezi) operim pa dhembje te pacientėt. Pėr intervenim kirurgjik pacienti ėshtė pėrgatitur 20 ditė me radhė, me anė tė bisedave dhe sugjestioneve pėr operim pa dhembje. Mė nė fund, intervenimi ėshtė kryer plotėsisht me sukses, pa dhembje, dhe me  njė shėrim tė shpejtuar pas intervenimit. Ky intervenim kirurgjik u xhirua edhe nė film dhe u paraqit nė Kongresin  Ndėrkombėtar pėr Mjekėsi Psikosomatike, qė u mbajt nė Romė, nė vitin 1967.

            Nėpėrmjet bisedave dhe sqarimeve bindėse, tė zhvilluara nė ambiente tė posaēme duke i folur me zė tė ulėt pacientit qė gjendet i shtrirė dhe i relaksuar, mjeku ndikon nė psikėn e tij nė mėnyrė sugjestive. Shėrimi zgjatė disa ditė, varėsisht nga sėmundja.