Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Suksesi nė jetė (pjesa e dytė)

Shkruan: Harry BOX

Pėrktheu: Jetmir SHEHU

 

Suksesi nė jetė

 

HAPI I PARĖ NĖ FUSHĖN MORALE

(pjesa e dytė)

 

       Mos ji servil me asnjė, aq mė pak me individė pa asnjė vlerė. Ki njė gjykim tė denjė pėr personalitetin tėnd, e pėrpiqu t’ia transmetosh edhe tė tjerėve, duke evituar mirėdashjen e tepruar, lajkatimin, sheqerosjen. Mbaj lart kokėn si pėrpara kamarierit tėnd edhe pėrpara eprorit tėnd. Ngul sytė nė sytė e tė gjithėve.

 

 

            Kėtu desha tė arrij! Cili ėshtė hapi i  parė qė ti, duke e deklaruar veten pikėrisht sot arrivist, i vendosur pėr tė fituar njė fatmirėsi tė shpejtė duhet tė kryesh:

 

            1. Menjėherė dhe me vendosmėri duhet tė mos e vlerėsosh mė veten e tė mos sillesh nė bazė tė rėndėsisė pak a shumė tė pakuptimtė pėr tavolinėn tėnde. Ti vlen pėr atė qė je, jo pėr atė qė, provizorisht e i detyruar, bėn. Prandaj ēmoje veten sipas vlerėsimit tėnd tė drejt e sillu nė mėnyrė qė t’i detyrosh edhe tė tjerėt tė veprojnė po ashtu: e kur them tė tjerėt, them tė gjithė, pėrfshirė eprorėt e tu. Mos u frikėso se do t’i shkaktosh ndonjė dėm vetes: njerėzit qė qėndrojnė nė komandė, kur ėshtė fjala pėr ndonjė punė tė besuar o pėr tė bėrė ndonjė preferencė, zgjidhin gjithmonė, ndėrmjet tė gjithėve, atė vartės qė ka ditur t’u ngjallė atyre konceptin mė tė lartė pėr vetveten.

 

            2. Duhet tė heqėsh njėherė e pėrgjithmonė, nga mendja e jote, radhėn graduale e metodike tė fazave normale tė karrierės, tė paraqitur nga tavolinat e ndryshme. Mendo t’i kapėrcesh, tė djegėsh etapat. Thuaj vetvetes: “Njė njeri si unė nuk mund t’i nėnshtrohet idesė qė tė ngjisė pėr dhjet vjet pulla takse mbi dėftesa tė ndryshme, e mė pas, pėr dhjetė vjet tė tjera, tė kalojė nė pėrpilimin e vetė kėtyre dėftesave!”

            Duhet mbi tė gjitha tė mbrohesh nga rreziku i tė dashuruarit me gjendjen tėnde aktuale, i pėrvetėsimit tė shijes sė mediokritetit dhe nga tė kėnaqurit me jetėn e njė nėpunėsi tė vogėl. Makinisti qė dashurohet me lokomotivėn nuk do tė bėhet kurrė pėrgjegjės stacioni. Prandaj, ushqeje njė lloj neverie pėr pullat a taksat, urreje kolegun qė bėn shaka me shefin o me klientėt, urreje ndeshjen e pėrditshme nė bilardo me shokėt e zyrės. E pranoj se ka njė lloj lumturie nė kėtė monotoni banale tė rutinės: por nuk bėn pėr ty. Me kėtė nuk dua tė nxis tė bėhesh njė nėpunės i keq: mos me keqkupto. Ti duhet tė vazhdosh tė ndjekėsh me zell punėn tėnde; por - ja ajo qė ėshtė e rėndėsishme! - duhet tė mendosh, nė tė njėjtėn kohė, tė ēlirohesh menjėherė nga ajo pėr njė punė mė tė denjė pėr ty.

 

            3.  Si pikėsynim, ti nuk duet tė kesh tavolinėn e dytė, e as tė tretėn e tė katėrtėn. Duhet tė synosh tė fundit: mė tė lartėn. Njė afarist i madh, me tė cilin ndjehem i lidhur fort, sepse pėrveēse ka fituar pasuri kolosale, ka shpenzuar shuma tė mėdha pėr bamirėsi e i ka dhėnė publikut tė gjerė, veēanėrisht tė rinjve, kėshilla tė ēmueshme pėr tė arritur suksese nė shoqėri. Milioneri Andra Carnegie, ka shkruar: “Supozojmė se ti ke njė vend pune dhe e ke vėnė mirė nė vijė, ja kėshilla qė po tė jap: syno mė lart. Njė djalosh qė nuk ėshtė bėrė tashmė ortak apo pėrgjegjės i firmės nė tė cilėn punon, pėr mua vlen njė zero. Mos u kėnaq as edhe pėr njė ēast, nė synimet e tua, pėr tė qenė nėpunės kryesor, kujdestar o administrator i pėrgjegjshėm i njė shoqėrie, sado e rėndėsishme qė tė jetė. Thuaj vetvetes: Vendi im ėshtė nė krye tė tė gjithėve! Nė ėndrrat e tua, tė jesh mbret...”

 

            Ky, lexues ėshtė hapi i parė moral. Tė deklarosh me lirshmėri vetvetes e tė tjerėve nėse ėshtė e nevojshme: “Unė dua tė arrij sukses, tė bėhem njė njeri i shquar nė shoqėri. Nė rastin mė tė parė, do tė shkėputem nga masa”. Do tė jetė mirė qė ti ta pėrsėritėsh kėtė mendim ēdo ditė, nė mėngjes, sapo zgjohesh, pėr tė brumosur me njė parim tė tillė ēdo veprim tėndin; nė mbrėmje, para se tė flesh, pėr tė lehtėsuar atė proces autosugjestioni qė gjumi ka mundėsi ta bėjė gjithmonė e mė tė thellė e mė tė fortė.

 

 

            Hapi i dytė nė fushėn praktike

 

            Prandaj - duke kaluar nga fusha morale nė atė praktike - merr me vendosmėri qėndrimin e zakonshėm tė njeriut tė jashtėzakonshėm. Duhet tė anojmė nga njerėzit e veēantė, pėr tė arritur tė ngrihemi tė paktėn njė decimetėr mbi nivelin normal. Mos e lejoni vetėn tė ndikoheni nga turpi se po dukeni mendjemadh, se po gjykoheni keq, e po lėndoni sedrėn e po provokoni talljen idiote tė ndonjė profesionisti tė modestisė. Qėndrimi yt krenar do tė sigurojė nė mėnyrė tė pashmangshme armiqėsinė e anitipatinė e shumė idiotėve, e shumė tė dobėtėve, e shumė tė nėnshtruarve; por nė tė njėjtėn kohė, do tė vijė vlerėsimi dhe ndihma e ndonjė njeriu tė zotė, qė do tė mund tė interesohet pėr ty, duke tė ofruar njė rast e duke tė hapur njė rrugė. Pėr ty, qė do tė arrish suksese, ėshtė njė mijė herė e preferueshme miqėsia e respekti i njė individi inteligjent e tė fuqishėm, sesa simpatia e njė milion qenieve tė padobishme.

            Ėshtė e nevojshme t’i vlerėsosh njerėzit si dollarė: mė mirė njė kartėmonedhė  tė madhe, vetėm njė, sesa njė grusht me tė holla.

            Mos ji servil me asnjė, aq mė pak me individė pa asnjė vlerė. Ki njė gjykim tė denjė pėr personalitetin tėnd, e pėrpiqu t’ia transmetosh edhe tė tjerėve, duke evituar mirėdashjen e tepruar, lajkatimin, sheqerosjen. Mbaj lart kokėn si pėrpara kamarierit tėnd edhe pėrpara eprorit tėnd. Ngul sytė nė sytė e tė gjithėve. Shikimi na zbulon.

            Mos hiq dorė nga mendimi yt pėrball asnjėrit. Mos prano se bėn njė vapė mbytėse sepse shefi yt, i shėndoshė, shfryn e djersitet, kur ti, i dobėt, dridhesh se mėrdhin. Bėjė qė tė respektohet ideja jote. Nė kursin e karrierės time drejtuese kam treguar gjithmonė njė preferencė tė theksuar pėr opozitarėt: ata qė mendojnė nė mėnyrė tė kundėrt. Ata, tė paktėn, duhet tė kenė arsyetuar, pėr tė arritur nė njė konkluzion ndryshe nga imi Tė tjerėt, pėrkundrazi, nuk bėjnė gjė tjetėr veē shfrytėzojnė njė arsyetim qė ėshtė bėrė tashmė: timin.

            Mos e pėlqe jetėn e qetė, tė arrish sukses do tė thotė tė luftosh. Tė ekspozohesh. Tė rrezikosh. Ambicia (dėshira) kėrkon sakrifica e vuajtje. Njeriu qė pretendon tė bėhet dikush duhet tė pėrēmojė me pėrpjekje tė mirat qė fitohen me lehtėsi, kėnaqėsitė qė mund t’i arrijnė tė gjithė,  idealet borgjeze tė mirėqenies sė vogėl individuale, e tė nxitet nga ėndrra e vullneti pėr njė jetė mė tė mirė e mė tė pasur. Si njė lojtar qė shkėputet nga dhjetė dollarėt e tij e i vė mbi bankėn rrotulluese, qė t’i kthehen nė qindfish. Nėse Deterdins, rival i Rockefellerit, tė kishte dashur jetėn e qetė, tė sigurt, pa rreziqe, nė vend tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Royal Dutch, do tė ishte tani arkėtar nė njė bankė tė vogėl nė Amsterdam me 30 franga rrogė mujore. Ky ėshtė njė nga qindra mijėra raste qė mund tė pėrmendja. Njė  individ qė nė kulm tė rinisė o pleqėrisė dashuron punėn e tij tė vogėl si nėpunės, mbrėmjet nė kafene o nė klub, tė dielat nė familje me gramafon o gazetėn me fjalėkryqin, megjithėse mund tė ndėrmarrė e tė kryej gjėra mė tė mėdha, mė interesante, mė tė kėndshme nė jetė, ėshtė pėr mua po aq qesharak e i pakonceptueshėm se njė plak 70  vjeē qė pėrpiqet tė kėrcej nė litar ose tė rrotullohet me shpejtėsi si fugė.

            Vitet e rinisė e burrėrisė  meritojnė tė shfrytėzohen ndryshme.

 

            Pjesė nga libri “Suksesi nė jetė”