Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Sylejman Mato

SULEJMAN MATO

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SULEJMAN MATO

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Sulejman Halil Mato lindi nė Fterrė, tė Sarandės me 1 mars1941. Mbaroi Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, dega e gjuhė-letėrsisė shqipe nė vitin 1964. Nė periudhėn 1965-1967 punoi si mėsues i letėrsisė nė disa shkolla tė qytetit tė Beratit. Mė vonė, (1967-1973), punoi si redaktor i revistės Nėntori, pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė. Nė periudhėn 1973-1976 ishte libretist nė Teatrin Popullor. Nė periudhėn 1976-1985 punoi si mėsues i gjuhės e letėrsisė shqipe nė shkollėn e mesme Josif Pashko. Mė vonė iu rikthye profesionit tė libretistit nė Teatrin e Operės e Baletit dhe nė Ansamblin e Kėngėve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri nė vitin 1991. Drejtor i Agjencisė Qendrore tė Tregtimit tė Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetės Tirana Bashkiake, nė Bashkinė e Tiranės (1997-2001)

 

            Veprimtaria letrare:

            - Shtegu i blertė - (poezi) Tirana(1967)

            - Nėn Diellin e Jugut - (poezi) (1969)

            - Ankthi - (dramė) (1971)

            - Mbi glob fryjnė erėra - (poezi) (1972)

            - Nė stinėn e poezisė - (poezi) (1976)

            - Bukė nė shkėmb - (dramė) (1976)

            - Poezi pėr fėmijė - (poezi) (1977)

            - Drita e syve - (tregime) (1986)

            - Mesi i jetės - (poezi) (1981)

            - Kryengritėsit - (poemė pėr fėmijė) (1986)

            - Fjalėt - (poezi) (1989)

            - Banorėt e vilės - (tregime) (1994)

            - Balada e vetmisė - (poezi) (1998)

            - Labirinte dhe enigma - (studime) (2000)

            - Ėndrrat profetike - (studim) (2001)

            - Arti i tė shkruarit - (guidė e letėrsisė)

            - Nusja e borajve - (tregime) Shtėpia botuese Dudaj (2007)

            - Kitara e jugut-Poezi te zgjedhura Shtėpia botuese Toena (2007)

            - Kur hapeshin portat e qiellit - libėr me tregime

            - Njė balenė e largėt erdhi nga deti

 

 

 

 

PLAKAT E VUNOIT

 

Vuno. Mbrėmje gushti e qėndisur me yje. Mugėtirė.

Shtatė plaka vunotase janė ulur nė njė  prag porte

 dhe monologojnė pa zė.

 

Nuk  dimė sa kohė kemi  qė presim kėshtu...?

Nuk  dimė sa kohė  u bė qė kanė ikur djemtė tanė?

Tani na ka lėnė dhe mendja, nuk  kujtohemi dot.

Si na iku kėshtu  kjo jetė, si njė ėndėrr e keqe

me sy tė  pisėruar nga deti…

 

Nuk e kujtojmė dot, jo, kur na kanė ikur.

Megjithatė s' themi gjė. Ishin djemtė tanė.

Bėjmė sikur s'dimė gjė, sikur s'ua kemi vėnė re fėmijėve tanė,

qė ikėn e na lanė.

 

*      *      *

Kėshtu  dalim sė bashku ēdo mbrėmje, nė mugėtirė,

me duart e fshehura nė frutat e zeza

dhe bėjmė sikur presim...

Dėgjojmė tė qeshurat e tyre tė largėta,

nė Amerikė, nė Kanada.

 

Kur do tė kthehen  djemtė tanė?

 

Ēdo mėngjes   u rregullojmė krevatet e martesės,

u pastrojmė fotografitė. Hapim sėndukėt e vjetėr tė nusėrisė

dhe u mbajmė erė kėmishėve tė tyre,

pėrzier me erėn e molės.

 

*      *     *

Kur do tė kthehen djemtė tanė?

Pyesim Hėnėn , njė hėnė tė ftohtė dhe memece

qė shėtit  mbi ēatitė tona netėve. Mos vallė i ka parė...

Ēdo natė kur ikėn larg nėpėr dete,

mos vallė i ka parė djemtė tanė...

Ku janė?

Ē'bėjnė?

Si jetojnė?

Pyesim njė yll qė qėndron gjatė gjithė natės ndezur si fener

mbi mallin tonė tė pėrvėluar,

pyesim  murmurimėn e detit qė imiton brengat tona…

I rrit , i shton, i shumėzon, i shpėrndan

nė tė pesė kontinentet.

 

*       *       *

Ikėn bijtė tanė.

I kishim si drita e syrit.

U lanim rrobat ēdo mbrėmje … gatuanim gjithė gėzim.

Tani  jetojmė pa zėmėr nė gjoks,

nuk kemi mė kujt t'i  qajmė njė hall,

nuk kemi  kujt t'i themi: "jetoo"

Nuk kemi mė jetė...

Prapa botės i ēuat jetėt tona, jetoo!

 

Tani jemi hije tė ditėve tona tė dikurshme,

shpirtra qė vėrtiten rreth kėtyre gėrmadhave tė vjetra.

Na kanė  harruar jo vetėm fėmijėt

por dhe   vetė vdekja.

 

Nuk  dimė pėr kė tė gatuajmė, pėr kė tė lajmė?

Pėr kė tė  pastrojmė odat  mėngjeseve, shkallėt , oborrin?

Pėr kė tė lyejmė pragjet e portave me gėlqere?

 

Kemi harruar tė dėgjojmė tė qara fėmijėsh,

kemi harruar kur kemi lindur,

kemi harruar sa vjeē jemi,

kemi harruar tė kemi qenė ndonjėherė tė martuara…

 

Po mbase nuk jemi ne qė vėrtitemi nė dhomat tona tė mėdha,

nuk jemi ne qė dalim nė kopsht, nuk jemi ne qė u hedhim thėrrime pėllumbave,

nuk jemi ne, jo…Janė shpirtrat tanė tė paqetėsuar,

qė vėrtiten portė mė portė.

Herė herė na duket se do na hanė kėto mure,

do na hanė gojėt e dyerve dhe tė dritareve,

do na hanė trarėt e nxirė tė shtėpisė…

do na hanė….do na hanė!

 

Po kush ju ēoi kaq larg, jetoo?

Ishit aq mirė dhe kėtu, shtėpia dhe buka mjaftonte pėr tė gjithė.

Deti rrit peshq, mali rrit bar e trėndelinė,

mblidheshit mbrėmjeve te sheshi, mbanit iso: "Vajza e valėve…"

iso mbanin dhe dallgėt e detit nė Jal,

dhe hėna e yjet nė mal mbanin iso,  bashkė me ju.

Janė tė bukura kėto vende, jetoo, janė tė bekuara nga zoti,

Po kush u ēoi kaq larg, jetoo?,

 

*        *         *

Herė -herė , kur muzgu  i qėndisur me hėnė e  yje  bie mbi kėto brigje

dhe dritat shkėlqejnė nė ishuj,

na kap njė mėrzi aq e madhe, aq e madhe…

Kemi frikė mos na ikė mendja,

kemi frikė se mos  dhembja na shndėrron nė qyqe

kemi frikė mos shndėrrohemi nė qyqe tė pyjeve

dhe kukuvajka tė brigjeve,

kemi frikė mos zėmra do tė na plasi papritur,

kemi frikė mos vdesim tė vetmuara nė dhomat tona tė gjumit,

sidomos, kemi frikė mos vdesim netėve,

sidomos kemi frikė mos vdesim nė ndonjė natė tė tillė,

nėn krisma vetėtimash me bubullima shurdhuese ,

kemi frikė mos nuk na troket njeri te porta, ditė tė tėra,

kemi frikė mos na lėnė pa varrosur…

Kemi frikė! Kemi frikė!

 

Jo.Jo. Nga vdekja nuk kemi fare frikė.

Po kemi frikė nga ndonjė ėndėrr e keqe...

Kur shohim se  fėmijėve tanė  diēka u ka ndodhur.

Mos i kanė vrarė?  Mos  i kanė grabitur?

Mos i kanė fyer?    Mos i kanė pėrgojuar..?

 

Shpatull mė shpatull janė vrarė me mall

pėr  kėto plaka gėrmadha e pėr gėrmadhat e shkreta,

pėr Skutarėn dhe Jalin?

I  ka vrarė malli pėr llambėn e madhe tė Hėnės qė shėtit

ēdo natė mbi  ēatitė e pikėlluara tė Vunoit…

I ka vrarė malli. I ka vrarė malli!

 

*        *       *

Sa e shkurtėr qenkishte kjo jetė, jetoo!

Si iku kaq shpejt? Si na iku kaq shpejt?

Pa shplarė duart e futura nė kazanėt e rrobave,

pa drejtuar trupin e kėrrusur mbi brumin e magjeve,

pa kaluar  njė natė  me burrat tanė

qė ikėn dhe na lanė…

Pa kėrcyer njė herė tė shkujdesura nė dasmat e fėmijėve,

Pa qarė njė herė me zė tė lartė nėn drurėt e ullinjve,

pa u ngopur njė herė me gjumin e mėngjesit,

po iu gėzuar  dashurisė sė fėmijėve…

 

Si na iku kėshtu kjo jetė, jetoo?!

 

*          *         *

Herė- herė na duket se s'jemi fare fillikat,

kur dėgjojmė nė male  zilet dhe kėmborėt e bagėtive,

dėgjojmė zėrin e njė fyelli tė brengosur qė kėndon mbi ēatitė tona ,

dhe shohim se si na afrohet macja me mjaullima malli,

dėgjojmė zėrin e njė gomari qė kėndon i vetmuar nė brigje

dhe zėrin gazmor tė kėndesit tė shtėpisė

qė lajmėron yjet ēdo agim mbi sorua…

Ėshtė i bukur ky vend , jetoo!

Brigje tė kaltra tė mallkuara me kurbet tė zi.

 

S'jemi fare vetėm, jo,

kur shikojmė se si dhe minjtė e zhapikėt

hyjnė e dalin  mureve  tė vjetra, tė gėzuar,

e njė merimangė mbi dritare thur ditė e natė rrjetin e saj me fije ari.

S'jemi fare vetėm, jo.

S'jemi fare vetėm, jetoo!

 

Jemi shumė plaka

nė njė fshat me 100 shtėpi.

S'jemi fare vetėm…jo. Kemi dhe varret pranė kishės,

Varre tė lashta dhe tė reja, varre, varre, varre…

Dhe shtėpitė tona tė gurta na ngjajnė si katakombe,

S'jemi fare vetėm,jo. Sidomos netėve

kur takohemi tė gjallė e tė vdekur,

bisedojmė me shpirtrat gjatė gjithė natės

gjer kur del mbi det ylli i mėngjesit.

 

*         *        *

Njė kumbull e bardhė ēeli mbi gur

dhe u vyshk si "Vajza e valėve"

 

Nata ėshtė shpirti ynė i zi

i pėrzier me dallgė deti dhe yj.

 

O zot! Pėrse na paske mallkuar

me pritje dhe mall?

 

S'mbajmė mend kur kemi lindur,

Mos vallė kemi lindur plaka?

 

*        *        *

I kemi bėrė gati takėmet e vdekjes

dhe i ruajmė nė syndyqet e vjetra tė nusėrisė.

Nuk dimė  kush do tė na lajė trupin

ditėn e fundit tė mbrėmjes ?

Dhe kur tė ikim  pėrsėri kėtu do tė na gjeni-

zogj tė egėr malli duke vajtuar mbi ullishta.

 

Kalojnė tragetet nė det dhe ikin

si ėndrra tė bardha tė ditėve tė pajetuara.

Lėvizin ngadalė, treten nė largėsi…

Brenda  ka jetė, brenda  ka ngrohtėsi.

I shikojmė nga larg, tė qeta dhe indiferente.

Udhėtimet nuk janė tonat, as dashuritė e tė tjerėve.

Tashmė jemi shndėrruar tė gjitha

 nė statuja prej shtufi tė zi.

 

Kur tė vini, bijtė tanė e mos tė na gjeni,na kėrkoni nė pyje…

Jemi ne ato qyqet qė ligjėrojnė gur mbi gur.

Mbi varret tona  emra mos vini...Ishin ca  plaka

qė s'jetuan kurrė.