Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Tahir Desku

TAHIR DESKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

TAHIR DESKU

(1957 -2005)

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Tahir Desku u lind mė 1957 nė Siqevė tė Klinės.

            Filloren e kreu nė Ujmirė, tė mesmen nė Klinė, kurse studimet pėr Gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Gjatė rinisė sė hershme ka ėndėrruar tė bėhet aktor, mbasi kishte luajtur nė disa pjesė teatrore. Por ai bėhet poet. Kur ishte student, punoi katėr vite gazetar nė gazetėn e studentėve “Bota e re”. Pastaj punon gazetar nė TVP gjatė viteve ’80, ku disa herė e largojnė nga puna. Kur e largojnė pėrfundimisht nga puna, ia mėsyn eksodit, nė SHBA dhe atje qėndron tetė vite. Atje kontribuon nė lėvizjen kombėtare e politike tė diasporės shqiptaro-amerikane. Kthehet nė Prishtinė pak vite para luftės dhe nis e boton revistėn kulturore, shkencore e letrare me titullin “Tribuna”. Pastaj kyēet nė radhėt e luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, duke raportuar gjatė viteve 1998-1999, deri nė ēlirim.

            Pas luftės zgjidhet kryetari i parė nė liri i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ndėrkaq, mė tre dhjetor tė vitit 2005 ai vdes tragjikisht nė fatkeqėsi komunikacioni. Vdekja e gjet duke e kryer detyrėn e redaktorit tė kulturės nė Radio Kosova.

            Pėr tė gjallė ai botoi librat poetikė: “Prejardhja e dashurisė” (1982), “Nga biografia e pashkruar” (1984) “Idil e vetmi“ (1989) dhe “Engjėjt e lirisė” (2000). Njė libėr poezish tė tij u pėrkthye edhe anglisht (2001), nga Fadil Bajraj, me titullin “Love and spring”. kurse mbas vdekjes, mė 2006, nga LKSH-ja, iu botua libri poetik “Nė cilin gjet e kam vdekjen”.

            Tahir Desku ėshtė lauruar me rastin e 15-vjetorit tė revistės sė studentėve “Bota e re” me ēmimin “Gazetari mė i mirė i vitit”. Ndėrsa me rastin e 30-vjetorit tė kėsaj gazete studentore, mė 1998, kur ai gjendej nė vijat e frontit, merr ēmimin “Gazetari mė i mirė nė 30 vjetėt e fundit”. Ai u laurua me tė gjitha ēmimet letrare tė Kosovės, si nė manifestimet Mitingu i Poezisė nė Gjakovė, Takimet e Gjeēovit, ndėrsa nė vitin 2000 shpėrblehet nga LKSH pėr librin mė tė mirė tė botuar brenda vitit nė Kosovė. Ndėrsa pėr kontributin e tij nė Luftėn Ēlirimtare tė UĒK-sė, ai merr dekoratėn “Urdhri i Adem Jasharit”.




BALADĖ
(Mujė Krasniqit dhe 36 tė rėnėve nė Gorozhub, mė 14 dhjetor 1998)

Kush ėshtė ai qė zbret nga mali
Ėshtė Mujo Komandanti
Ėshtė ai, Muja vetė, me njėqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen nė borė vjen nė shi
Nga Shqipėria nė Shqipėri

As hėna nuk kishte dalė
Rrėzė bjeshke atė natė
Vetėm terri shtrihej si gjarpėr i zi
Terri qė ndante atdheun nė dysh
Atdheun e moēėm nėn qiellin gri
Dhe pjesėn tjetėr nėn shi...nėn shi...

E rruga ishte e largėt tek zhdukej nė pafundėsi
Ai vėshtron fushat e paskajė tė Kosovės
E mendon pėr zogjtė:
Nuk ka vend mė t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtė thotė:
Ėshtė vend i papushtuar
Kur numėron plagėt shton:
Vetėm vdekja ia shton bukurinė Lirisė!

Pastaj zbardh dita e plogėsht
Dhe ėndėrr e keqe numėron 36 herė
Dhembja shtron gjakun pėr dhe
Vashat shamizeza ulur nėn njė breg
Kanė ndalur pranverėn e bimėt qė mbijnė
Diku nė njė shteg...diku nė njė rimė

Ai sėrish ngritėt dhe nis kėngėn e moēme
Qė kėndohej nė anėt tona:
Nuk po mundėm or shokė me fol
Se m’ka ra do gjak nė gojė...


 

ME TĖ RĖNĖT


Sa do tė kisha dashur

Tė jem me ju sonte,
Me ju tė mirėt,me ju tė mėdhenjtė
Tė flisnim bashkė
Ē`ėndėrr ish liria

Asgjė s`mbetet tjetėr
Veē neve kėnga
E juve lavdia

Netėve tė zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes

Ku e ka burimin

Gjithė ky zjarr ky mall

Kjo dashuri

Nė cilėn kėngė zogu

Nė cilėn pupėl shpendi

Nė cilėn valė deti

Ky frymėzim


Gjithnjė mė bėhet

Sikur s`jam ndėr tė gjallėt


Edhe pėr tė vdekur

Nuk ka mė kuptim

  

 

MĖRGIMTARĖT

Kur i barti harrimi me vete
Fyellin e vendlindjes e fshehėn diku

Mes shtresave tė zemrės
Dashuria mbyllet nė pikė gjaku

Mė e bardhė se pėllumbat
Mbi lumin e ballit tim

Letrat kanė ngjyrėn e tokės
Mallin shtegtarėve ua Falin

Takohemi njė ditė para vdekjes
Botė e vogėl, puqemi nė njė pikė

Do tė lindet njė ditė
E pathėna mes vetmisė

Larg deteve , tej qiellit tė hapur
Takohemi njė ditė para jetės

2

Kėndej festat s’janė si dikur
Mund tė digjen kujtimet

Gjithēka ka erėn e bukės si gjaku
Kur etshėm vlon nė damar

Nė zemėr zemra vdes thonė

Me shpirt hiqni mallin
Kur mbi kokė bie tjetėr gur

 

 

Huazuar nga ORA SHQIPTARE