.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Tahir Foniqi

TAHIR FONIQI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

TAHIR FONIQI

(1944-2015)

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Tahir Foniqi ka lindur ne Llazice, Kline, me 1944.

            Ai ishte autor i shumė librave tė zhanreve tė ndryshme si poezi, prozė, monografi, publicistikė, etj.

            Foniqi ishte magjistėr i shkencave filologjike. Njė kohė punoi profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe, kurse deri nė pension ishte punėtor i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės.

Tahir Foniqi u nda nga jeta me 6 shkurt 2015 ne moshėn 72 vjeēare!



 

Ka botuar  kėto vepra:

1. E shoh ne drite ,Prishtine
2. Heshtja e njė kohe
3. Mos e kėrkoni nė ėndrra
4. Vdekja e hamnit
5. Emblema e vrerosur
6. Dueti legjendar
7. Alush Qerratai
8. Jeta nėpėr dhembe e tj
 

 


 
AUTOPORTRET

 

I ftohtė si mermeri
I qetė si hija nė lumė
Engjėll pėr engjėllin
Gogol pėr deledashėt
Emblemė e vrerosur
I etur si gjithmonė
Kėngėn mė tė mirė
Ende s'e kam kėnduar
Mė bėn zot shtėpie.
 


ATDHEU

 

Atdheu njihet me kėmbė jo me ėndrra
Ai nuk fillon nga asgjėja
Shtrihet prej zemrės nė zemėr
Pėr te gjithmonė mbetėt diēka e pathėnė
Atdheu nuk ikėn nga vetvetja s'di tė plaket
Mrrolet kur I numėron gjymtyrėt e humbura
Trandet kur zihet keq me djallin nuk fle
ēan gurin bjeshkėn malin kur e zė kolla
mbyll deriēkat me muzgun e pare derėn e lė hapur
Unė e di ēfarė lė ai nė harresė ēka ruan nė kujtime
E di si bėhet I paqenė si e zė gjėma
Si qėndron pip nė kėmbė Unė  e di
Unė e di si mbijeton i qetė si bėhet unė  e di.

 

 

KADARE
 
E pash Kadarenė
M'u bė si qytet i lashtė
E quajta Golkonda
Vrapova pas njė gruaje
Si nė autobusin numėr pesė
Diēka mė ndiqte pas.
 


URIMI
(Nipit, Arbisit)
 
Shkrova edhe pėr ty nipi im
Diē si domosdoshmėri porosi urim
Fjalėt kanė gojė e rrojnė
Uroj vetė tė jetosh
Brinjė e kohės tėnde
Peshkun vetė ta zėsh
Po u bėre Homer
Librat t'i dhurosh pa dedikim
Gjithnjė e mė pak do tė kesh miq
Shkrova edhe pėr ty nipi im
Diē si porosi urim
Qė nesėr ta lexosh tė besosh
E djeshmja dhėmballė qė dhemb.
 


JETA

 

Ajo qė presim e duam 
Ajo qė dashurojmė e vuajmė
Ajo qė shohim e jemi tė varfėr
Ajo qė dhemb e nuk kthehet
Jeta ėshtė edhe mė shumė
Njė grua ta shikosh
Ta mbėltosh fjalėn e urtė
Tė betohesh nė atė fjalė
Jetėn e pashė
Jetės I thashė
Mė mėso tė qaj
Qė tė qesh.
 


JETE NEPER DHEMBE
 
Erdha
Pash tmerrin e botės
Jetė nėpėr dhėmbė
 
Mure tė ngrira
Dritare tė mbyllura
Fletė tė grisura
Njė botė e tėrė
 
Kam parė si jeton dhėmbi i bardhė
Si bie dhėmbi i zi
 
Ika pa lamtumirė
Me kokėn prapa.