Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TAKIM ME NJĖ TĖ VDEKUR

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

TAKIM ME NJĖ TĖ VDEKUR

(tregim)

 

            Tek pėrsiatesha kėshtu, po tė kishe mundėsi tė mė filmoje, do ēuditeshe se nė fizionominė time, do tė vije re njė reflektim qė, ndonjėherė, do tė ishte pak si "banal". Meditoja pėr vdekje nga mė tė ndryshme dhe nė ndonjė nga "senkuencat e filmit pa zė", tak dhe mė rrėshkiste, krejt pa dashje, njė buzėqeshje.

 

 

  

            Kur vdiq ai, unė kisha kohė nė mėrgim. Qe si befas vdekja e tij, se jo vetėm nuk kish moshėn, por, ngaqė e njihja mirė, nuk vuante as  nga ndonjė sėmundje. Ndieva dhimbje si pėr njė mik tė mirė e tė dashur dhe, pėrmjet telefonit, ngushėllova tė shoqen dhe fėmijėt e tij, tashmė, tė rritur. Sa e bėra kėtė "detyrim" (unė e bėj pėr ēdo mik tė njohur), zura dhe hamendėsoja pėr vdekjen e tij tė parakohshme dhe, pėrgjithėsisht, pėr vdekjen, qė rri me "kosė nė dorė", sidomos pėr ne, tė moshuarit, ku, domosdo, nė "listė", duke pritur me "veshėt bigė", jam dhe unė.

            Ngaqė kohėn e kisha me tepricė, ku nuk e ēoja mendjen. E kisha liruar mendjen nga "burgjia" dhe e vura tė "kulloste azat", nė gjithė ēahiret. Para sysh, mė shfaqeshin, si nė njė "film pa zė", lloj-lloj vdekjesh qė kishin ndodhur pėr arsye nga mė tė ndryshme: arsye moshe; tė parakohshme; aksidentale dhe deri tek vdekje kobėzeza: vrasje tė qėllimshme apo ato alla- mesjetė: pėr gjakmarrje. Tek ndiqja kėto senkuenca tė kėtij "filmi pa zė", reflektoja sikur t'i pėrjetoja ato me gjithė densitetin e tyre. Natyrshėm, mė shkonte mendja dhe nė ato "vlerėsime" apo "paragjykime" qė i bėn vdekjes, zakonisht, populli.  Nėse vdekja merr njė tė moshuar, qė, pothuaj, e ka jetuar shekullin e tij, nė gjykimin popullor, i thonė "hanko vdekje", se tė moshuarin e shpėton nga njė vuajtje e mundimshme; nėse ndodh qė vdekja merr njė tė ri a tė re, e quajnė "vdekje e zezė" apo "mortajė" (a mos je vdekje mortajė? -thuhet tek "Kėnga e Dhoqinės") dhe "vdekje tė lemerishme" quhen ato aksidentalet apo qė ndodhin pėr shkaqe nga mė banalet.


            *     *    *

            Tek pėrsiatesha kėshtu, po tė kishe mundėsi tė mė filmoje, do ēuditeshe se nė fizionominė time, do tė vije re njė reflektim qė, ndonjėherė, do tė ishte pak si "banal". Meditoja pėr vdekje nga mė tė ndryshme dhe nė ndonjė nga "senkuencat e filmit pa zė", tak dhe mė rrėshkiste, krejt pa dashje, njė buzėqeshje.

            Ju qė kini durim dhe qė mė ndiqni nė rrėfimin tim, menjėherė do mė gjykoni ashpėr. More ėshtė nė "taketuke" ky apo e lėshoi mendjen azat dhe tani nuk ėshtė i zoti ta  bjerė nė gone. Epo kot nuk thonė qė mendja sa njė "kokėrr gruri" ėshtė, doli nga burgjia, "krrej binanė", kur thonė nė Labėri.

            Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Nėse, tek meditoja pėr vdekjen,   nė buzė tak e rrėfehej njė e qeshur, kjo ndodhte se kam parė me kėta sy, njerėz qė "vdesin" nga frika, tek dėgjojnė pėr vdekje.


            *     *    * 

            Kishte vdekur Koli, njė i moshuar, nė lagjen tonė. Do shkonte pėr ngushėllim dhe Katja, gruaja e  xha Taqos.

            -  Mėngjesin merre vet, - i tha Katja tė shoqit, - se do iki tek Vara unė, se ka vdekur Koli, i shoqi.

            Xha Taqoja, mbasi mbuloi mirė e mirė kokėn me jorgan (ashtu mendonte qė i ruhej mė mirė vdekjes?!!!), bėrtiti:

            - Mos shko! Unė po vdes vet!!!

            I shkreti, xha Taqo, sa merrte vesh qė vdiste  njeri, sidomos  moshatar apo afėr e gjatė me tė, tak dhe shkonte e mbulohej me jorgan. U binte "borieve tė alarmit", se po vdiste ai dhe gruaja dhe tė afėrmit, nuk kishin sy tė shikonin.

            I biri, tek dėgjoi "urdhėrin" pėr ta ndaluar tė shoqen,  Katen,  si pėr ta inkurajuar tė atin, i thotė: - Baba, po do vdiste Koli se ka kohėn. I ka kaluar me kohė tė shtatėdhjetat.

            - Po unė jam tetėdhjetė, - bėrtiti xha Taqoja, pa e hequr jorganin nga koka.

            Pas kėsaj senkuence, m'u rrėfye njė mik imi,  i ndjerė tashmė, me origjinė nga Bosnja.     Ky, tashmė i moshuar, pothuaj e kish ndėrruar  shtėpinė dhe e kish ngritur nė spital. Nėse kish arritur tė jetonte kaq gjatė, njė meritė  kish, veē tjerash, mjeku pathollog, njė nga specialistėt mė tė mirė, jo vetėm nė Fier, po nė tėrė vendin. E kam fjalėn pėr Dr. Thimi Melonashi. Doktori me pacientin e moshuar, u bėnė miq. Miq nga halli dhe, mandej, nga malli. Sidoqoftė, unė  boshnjakun e moshuar e kisha mik dhe, kur doli sė fundi nga spitali, i shkova pėr vizitė

            - E, Bacė,- i thashė. Ēfarė tė tha doktori?

            Mė pveti:-  Sa vjeē je, Bacė?

            - Tetėdhjetė, - i kam thanė.

            Digjo,- po mė thotė. Tetėdhjetė vjet ke qė po e mban sėmundėn mbi shpinė. 50-vjet ke ken i ri  dhe i fuqishėm dhe e ke mbajt ti sėmundėn mbi shpinė. As dhe hiē nuk  ke ndie a je sėmund a jo. I ke  kalue tė pesėdhjetat dhe, tak, kini ndėrrue "konak". Tash  tė ka marrė sėmundja "kaliboē"  e, qebesa, boll asht "lodh", se kanė kalue plot tridhjetė mote dhe po ban vaki  e po tė shlon.

            Dhe, pas kėsaj "diagnoze", sėmundja e "shloi" mikun tim boshnjak.

 

 


          

            Por le tė kthehemi tek "takimi" im me mikun tim tė vdekur. Nuk di, por njė natė m'u shfaq si i gjallė. Jo vetėm m'u  shfaq, por  edhe e vura re mirė tek vinte ballė pėr ballė me mua. Natyrisht, as pesė para nuk vlen  trimėria, por, me tė vėrtetė qė u alarmova. Sado qė mendjen e kisha top, se "tė vdekurit nuk ngjallen mė", prapė se prapė, u ballafaqova me fakt tė kryer: ai ishte. Miku qė kish vdekur. Kish vdekur, por ja tek  bėnte ēapa si ēdo i gjallė. Dhe hajde e mos beso qė "Krishti u ngjallė!!!".

            Sado ateist qė nuk para u besoj dogmave, pashė qė "miku", sa po vinte dhe po afrohej. Dhe jo vetėm kaq: kish vėnė buzėn nė gaz siē bėnte, sa herė qė takoheshim. Tani kjo "buzėqeshje" e kish rritur amplitudėn, se kisha kohė qė kisha emigruar. Pata vėrtet frikė (epo paska patur hak Xha Taqoja) dhe dorėn nuk ia zgjata. Po kushedi se ē'ndodh, po tė takosh nė dorė njė tė vdekur qė, befas, ngjallet?! Se, nė paragjykim tė pėrgjithshėm, ėshtė tronditės fakti i njė takimi me njė tė vdekur dhe, apriori, ka veē misterit edhe diēka tė ligė a tė keqe. Po nuk besoj qė nga kjo mendėsi pak e frikshme, vuaj vetėm unė. Malli mė kish marrė, por e "mistershmja" e vuri poshtė mallin. Pse kot thonė qė  "frika ruan vreshtin". M'u duk sikur mbi zemėr tė kisha njė  pirg me dėborė dhe, sado qė dorėn nuk ia zgjata, me gjysmė zėri i thashė:

            - Ti je?

            - Unė. Pse? - pyeti. Kaq shumė paskam ndryshuar!!!

            Nuk guxoja qė ta shihja nė sy, po ashtu si njė pulė e lagur, si nėn zė, i  them:

            - Jo. Jo. Po pėr ku je nisur?

            - Nė shtėpi. Pse ku do vete tjetėr? Mė ka marrė malli pėr nipin e vogėl. Eh, ē'mall! Mė bloi malli dhe, ndaj, ngaqė  nuk durova dot, u ngrita dhe erdha.

            Pashė qė iu varėn lot. Dhe unė, tanimė, u pėrlota. Mė induktohet  dhimbja e kujtdo. Tek u mata qė tė fshija lotėt e mi,  dėgjoj  Brahushin (i njohuri ynė i pėrbashkėt. E dija qė ky qe gjallė), qė iu drejtua atij, tė vdekurit.

            - More, ti qenke gjallė, kurse unė pėr tri ditė me radhė i vura kyēin dyqanit dhe humba njė mal me para. Pale, po nuk e paske pėr gjė fare, po vjen e shkoqesh me muhabet, sikur m'i paske punėt nė terezi.

            Tani, me tė vėrtetė, po dridhesha se u bėmė  dy (me gjithė Brahushin) qė shihnim  njė tė vdekur, tė gjallė. Pastaj, kushedi se ē'ndodh nga njė takim  i tillė?!

            Por i vdekuri ia  priti Brahushit:

            - Ore, po prapė nuk i  kini lėnė sherret ju, tė gjallėt? Unė kam tri vjet atje dhe, ndėr ne, nuk ndodh kurrė qė tė ketė sherre. As edhe njė sherr pėr be. Kurse ju, me sherre ju lashė dhe me sherre ju gjeta. Mė mirė po kthehem andej nga erdha, se sherret mė erdhėn nė majė tė hundės dhe mė dėrguan, mė shpejt, nė atė botė.

            Si tha kėshtu, iku dhe humbi mjegullash. Mė nuk e pashė.

            Tek mė doli gjumi, zura tė shkund kokėn. Sidoqoftė, qėndrova pak mė gjatė nė krevat dhe, si pėr tė pėrmblehur veten, thashė: - Aq sa ėndėrr e ēartur qe, aq  dhe e la njė mesazh tė madh tė tė vdekurit, pėr ne, tė gjallėt.

            - Vallė, a  do t'i lėmė sherret ndonjėherė ne, tė gjallėt?!!!

 

Tiranė, 16 nėntor 2016