.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera -Tantra tė ofron ndritje pikėrisht kėtu dhe tani

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet FETAHU

         TANTRA TĖ OFRON NDRITJE PIKĖRISHT KĖTU DHE TANI

           Kėshtu qė problemin e vėrtetė nuk e paraqesin mendimet, por ato qė tė prekin. Mos lufto me mendime, vetėm bėhu dėshmitar, dhe ato nuk do tė prekin. E kjo ėshtė qetėsi e begatėshme, mos e harro, tantra gjithmonė ėshtė pėr pėrvoja tė begatėshme. Lehtė krijohet qetėsia e vdekur, qetėsinė tė cilėn mund ta gjesh tek varret. Mundesh mendjen tėnde aq shumė ta dhunosh saqė i tėrė ssistemi nervor tė paralizohet.

 

 Tantra tė ofron ndritje pikėrisht kėtu dhe tani – pa afat, pa pezullim. Tantra thotė se vetėm relaksimi mund tė ndihmojė, sepse me tensionim krijon rreth vetes vetėm tym, e ti je aq i nxituar saqė as nuk mund tė dėgjosh. Nėse dikush tė thotė: “Relaksohu.” Do t’i pėrgjigjesh: “Nuk kam kohė pėr relaksim. Mė duhet ta mbėrri cakun, e caku ėshtė shumė larg. Nėse relaksohem, do ta humbi shansin.” Tanra thotė po e lėshon sepse po vrapon. Tantra thotė po e humbė sepse je nė nxitim tė madh.

 

                                   Ai i cili i pėrmbahet rregullave tė tantrės,

                                   e prapė bėn dallime,

                                   e tradhton shpirtin e sameyes.

 

                                   Ndėrprej tė gjitha aktivitetet, braktisi tė gjitha dėshirat,

                                   lejoju qė mendimet tė ngriten e tė binė

                                   sikur tė jenė val deti.

                                   Ai i cili kurrė nuk e then jo-konstantėn,

                                   e as parimet e jo-dallueshmėrisė,

                                   i pėrkrah rregullat tantriste.

                                  

Shumė, shumė thjesht. Por ti je shumė i ndėrlikuar, pėrbrenda je shumė i hutuar, pėrndryshe krejt ėshtė shumė, shumė e lehtė.

 

Ndėrprej tė gjitha aktivitetet, braktisi tė gjitha dėshirat,

                                   lejoju qė mendimet tė ngriten e tė binė

                                   sikur tė jenė val deti.

 

            Si tė veprohet? Nėse shkon nė det dhe vetėm rrinė nė breg, nė plazh dhe vėshtron. Valėt vetėm ngritėn dhe binė, por aty ėshtė edhe batica, aty ėshtė edhe zbatica; deti kalon pėrmes shumė gjendjeve. Ēfarė tė bėhet? vetėm rri dhe vėshtro. Plotėsisht njėjtė ngjanė edhe me mendjen; mendja ėshtė si deti –valėt ngritėn dhe binė. Mandej vjen batica dhe shumė shqetėsime, e mandej zbatica, dhe ti ndien pak qetėsi. Pėr kėtė arsye, ēdoherė kur dikush ėshtė pėr sė tepėrmi i interesuar dhe lakmon pėr ta qetėsuar mendjen, i krijon vetes shumė probleme. Kjo ėshtė e pamundur! E kur provon ta bėsh tė pamundurėn, frustron. E mandej mendon pėr njėmijė e njė arsye pėrse kjo nuk po ngjanė. Pėr shkak tė njė fakti tė thjesht, se kjo nuk mund tė ngjajė! Tantra thotė: “Vėshtro! Nuk ėshtė brenga jote pse mendimet shkojnė e vijnė. Ato vetvetiu vijnė dhe ashtu shkojnė. Pėrse po pėrzihesh aty? Kush je ti pėr t’i qetėsuar? Ato nuk tė pėrkasin ty; ato i pėrkasin detit tė pafund i cili tė rrethon. Ti atje s’ke qenė, e ato po. S’do tė jesh asnjė ditė, e ato do tė mbeten.”

            Tash shkenca po pajtohet me kėtė: gjithsecili mendim ėshtė valė. Pėr kėtė arsye radio mund tė emitoj mendime. Ato kalojnė nėpėr mure male dhe trupat e juaj, dhe pėr to nuk ka pengesa. Diēka emitohet nė Nju Jork, e ti e dėgjon kėtu. Tash shkencėtarėt po pyetėn se a ėshtė e mundur tė kapen mendimet nga e shkuara, sepse mendimet kur nuk vdesin. Ndoshta njė ditė do tė jetė e mundur tė dėgjohet se si Tilopa i flet Naropės: “Pėr shkak tėndin, pėr shkak besimit tėnd, ajo qė nuk mund tė thuhet, unė ty do ta them.” Kjo ėshtė e mundur se mendimet kurrė nuk vdesin. Kėto mendimet e Tilopės duhet tė jenė pranė ndonjė ylli. Nėse i kapim – e shkenca njė ditė do tė mund ta bėjė kėtė, sepse kur nė Nju Jork emitohen mendimet, kėrkohet kohė pėr tė mbėrri nė Puna; nevojiten disa sekonda, por prapė kėrkohet njėfarė kohe; ato udhėtojnė; pėr disa milion vjet ato do tė mbėrrin nė ndonjė planetė – e nėse atėherė i kapim, pėrsėri do tė mund t’i dėgjojmė.

            Mendimet janė si deti i cili ėshtė rreth teje, ato ekzistojnė edhe pa ty – vetėm bėhu dėshmitar. Pėr kėtė arsye tantra thotė: Pranoj ato! Vjen koha e baticės, dhe bėhet mrekulli; vjen koha e zbaticės, bėhet mrekulli. Valėt e mėdha e tė fuqishme mundohen ta prekin qiellin; energji gjigante – vėshtroje! Mandej deti qetėsohet, krejt ulet, dhe hėna nė tė reflektohet, mrekulli – vėshtroje kėtė, nėse mund tė vėshtrosh, do tė bėhesh plotėsisht i heshtur. Mendimet ende mund tė mbėrrin tek bregu, duke u thyer nė shkėmbinj, e ti do tė qėndrosh i heshtur e i qetė, ato nuk do tė prekin.

            Kėshtu qė problemin e vėrtetė nuk e paraqesin mendimet, por ato qė tė prekin. Mos lufto me mendime, vetėm bėhu dėshmitar, dhe ato nuk do tė prekin. E kjo ėshtė qetėsi e begatshme, mos e harro, tantra gjithmonė ėshtė pėr pėrvoja tė begatshme. Lehtė krijohet qetėsia e vdekur, qetėsinė tė cilėn mund ta gjesh tek varret. Mundesh mendjen tėnde aq shumė ta dhunosh saqė i tėrė sistemi nervor tė paralizohet. Atėherė mė nuk do tė ketė mendime, sepse nevojitet qė sistemi nervor tė jetė shumė senzitiv pėr tė qenė nė gjendje tė pranojė. Deti do tė jetė aty, por ti nuk do tė jesh pranues, pranimi yt do tė jetė i humbur.

Kjo i ka ndodh shumė njerėzve, tė ashtu quajturve jogini. Ata e topitin sistemin e tyre nervor. Pak hanė kėshtu qė energjia nuk shkon deri nė tru, sepse sė pari i duhet energjia trupit. Gradualisht, mėnyra e tyre e  tė jetuarit e paralizon tėrė sistemin nervor: duke ndenjur gjithmonė nė tė njėjtėn pozitė; dhe duke pėrsėritur mantra monotone. Nėse me vite tė tėra pėrsėritė mantra, natyrisht se sistemi do tė topitet, sepse nuk do t’i pranojė mbresat e reja, ėshtė humbur vitaliteti.

Nė tė vėrtetė, njeriu i tillė nuk mund tė bėhet i qetė – ai bėhet i marrė. Do tė ketė shikim tė marrė, siē kanė shumė jogin. Nuk do ta shohėsh inteligjencėn, do tė shohėsh vetėm topitje, plogėshti dhe ngurosim. Joginėt e tillė nuk e kanė arritur qetėsinė – ata e kanė humbur trurin e tyre, kanė humbur pranimin, tėrėsisht janė topitur, janė tė vdekur. Nė ata asgjė nuk ngjanė, se pėr tė ngjarė diēka nevojitet sistemi nervor shumė preciz – shumė i saktė, shumė receptiv, shumė senzitiv.

Pėr kėtė arsye kjo le tė tė bėhet kriter: nėse fytyra e joginit rrezaton, nėse nė te e sheh inteligjencėn, vetėdijen, senzitivitetin, si diēka qė rrjedh, qė ėshtė i plotėsuar – vetėm atėherė i ka ngjarė qetėsia. Pėrndryshe ai nuk mund tė jetė i heshtur; njerėzit e marrė janė tė tillė, idiotėt janė tė heshtur sepse nuk munden tė mendojnė – por ēfarė lloj qetėsie ėshtė kjo?

 

 

Idioti nuk ėshtė jogi. Idioti ėshtė i lindur me sistem nervor qė nuk funksionon. Kėtė mund t’ia bėsh sistemit tėnd nervor me agjėrim, me joga pozat; mund tė qėndrosh nė kokė me orė tė tėra – kėtė ata e bėjnė. Shirshassan ėshtė e pėrkryer: e bėn qėndrimin nė kokė – kjo e vret sistemin tėnd nervor, sepse truri yt funksionon vetėm nėse njė sasi e vogėl e gjakut vjen aty, se nervat janė shumė tė holla, tė imta, tė brishta. Nuk mundesh as t’i imagjinosh, sepse nuk mund tė shihen me sy. Fija e flokut tė duket shumė e hollė, por kjo ėshtė asgjė; dhjetėmijė fije nervore sė bashku duken edhe mė tė holla se fija e flokut. Pėr kėtė arsye, nėse gjaku rrjedh shpejt, kjo thjesht i shkatėrron, kjo ėshtė si vėrshim.

Njeriu e ka arritur trurin e vet, asnjė shtazė kėtė nuk e ka arritur, sepse njeriu ecė nė kėmbė – pėr kėtė arsye gjaku nuk mund tė derdhet nė tru, kjo ėshtė kundėr ligjit tė gravitetit. Graviteti e tėrheq gjakun teposhtė, e vetėm njė sasi depėrton deri nė tru. Pėr kėtė arsye ky sistem i brishtė vetėm kėshtu mund tė funksionojė. Tek shtazėt nuk ėshtė kėshtu, sepse ecin me katėr kėmbėt dhe truri i tyre qėndron nė nivel tė njėjtė me trupin. Nėse bėn qėndrimin nė kokė, nėse bėn shirshassan, pėr njė kohė tė shkurtė ndoshta do tė ndihesh mirė, ndoshta pėr njė sekondė, sepse kjo ėshtė sikurse larja; gjaku vėrshon, dhe pas njė kohe tė caktuar ti kthehesh nė pozitėn tėnde normale; kjo pastron. Por nėse disa minuta, apo disa orė bėn shirshassan, kjo do ta shkatėrroj tėrė sistemin tėnd nervor. Shumė ka vėrshuar, truri nuk mund tė mbijetojė.

E jogit kanė gjet shumė mėnyra pėr ta shkatėrruar trurin. Njėherė kur ta shkatėrrosh mė nuk do ta shohėsh detin – por deti akoma ėshtė aty, mendimet janė aty. Kjo ėshtė sikur kur e fikė radion. Mos mendo se radio valėt nuk po kalojnė nėpėr kėtė dhomė, ato kalojnė, por mekanizmi yt i pranimit mė nuk funksionon. Kyēe radion, vėre nė funksion – pėrnjėherė do tė filloj tė zė valė.

Truri ėshtė si qendėr receptive; nėse e shkatėrron, do tė heshtė, por kjo heshtje nuk ėshtė tantriste. E unė nuk ju mėsoj kėsisoj qetėsie - kjo ėshtė qetėsi e vdekur. E mirė ėshtė pėr varre, pėrmes saj s’mbėrrini askund – ti e hedhė jetėn tėnde. E instrumentin mė tė mrekullueshėm i cili mund tė jep inteligjencė tė pėrkryer, instrument i cili mund tė bėhet aq perceptues pėr t’iu gėzuar kremtimit e gjithė ekzistencės, ti e ke shkatėrruar.

Nevojitet ma tepėr senzitivitet. Nevojitet ma tepėr poezi. Ma tepėr jetė, bukuri, gjithēka duhet mė tepėr.

Ēfarė do tė bėsh tash? Ta arrish qetėsinė tantriste. Shikoj valėt, dhe sa mė tepėr qė i shikon, mė tepėr do tė jesh i aftė t’i dallosh bukuritė e tyre. Sa ma tepėr qė i shikon, do t’i zbulosh nuansat edhe mė tė bukura. E kjo ėshtė mrekulli – por qėndro si dėshmitar, qėndro nė breg, vetėm rri ulur nė breg apo shtriju nė diell, dhe vetėm lejoj detit ta kryej punėn e tij – mos u pėrziej.

Nėse pėrzihesh, dal nga dal, deti mė nuk do tė prekė. Ai akoma gjithandej do tė buēet, por nuk do tė depėrtojė deri tek ti. Kjo ėshtė e bukur vetvetiu, por ėshtė e ndarė, ekziston distanca. Kjo distancė ėshtė meditim i vėrtetė, qetėsi e vėrtetė.

Bota vazhdon tė rrotullohet, ti nuk je i prekur,; ti mbetesh nė botė, por nuk je nė botė; ti mbetesh nė botė, por bota nuk ėshtė nė ty. Ti kalon nėpėr tė, i paprekur, pa vraga. Mbetesh i virgjėr. Ēfarėdo qė bėn, ēfarėdo qė tė ndodhė, nuk do tė ketė dallime: virgjėriteti yt mbetet i pėrkryer, dėlirėsia jote mbetet e plotė, pastėrtia jote nuk ėshtė e shkatėrruar.

 

                                   Ai i cili i pėrmbahet rregullave tė tantrės,

                                   e prapė bėn dallime,

                                   e tradhton shpirtin e sameyes.

 

Tilopa thotė: nėse vazhdon t’i pėrmbahesh rrugės sė tantrės, rregullave tė tantrės, atėherė, mbaje nė mend, mos bėn dallime. Nėse bėn dallime mund tė bėhesh filozof i tantrės, por jo edhe pasues i tantrės. Mos krijo dallime. Mos thauj kjo ėshtė e mirė, ajo ėshtė e keqe. Hidhi tė gjitha dallueshmėritė. Pranoje ashtu siē ėshtė.

 

                                   Ndėrprej tė gjitha aktivitetet, braktisi tė gjitha dėshirat,

                                   Qėndro nė veten tėnde, kthehu nė shtėpi.

lejoju qė mendimet tė ngriten e tė binė

                                   sikur tė jenė val deti.

                                   Ai i cili kurrė nuk e then jo-konstantėn,

                                   e as parimet e jo-dallueshmėrisė,

                                   i pėrkrah rregullat tantriste.

 

Ai i cili kurrė nuk i then parimet e jo-dallueshmėrisė, i cili kurrė nuk bėn dallime, ai e pason rrugėn e vėrtetė.

Ai i cili kurrė nuk e then jo-konstantėn,

Kjo ėshtė gjėja mė e bukur nė tantra. Tantra thotė, bėhu bredhacak, mos bano askund, mos u identifiko, mos u ngjitė pėr kurrgjė. Qėndro pashtėpi, sepse ai i cili nuk ka shtėpi do ta gjen shtėpinė e vėrtetė. Kur nisė tė banon poshtė e lart, do ta gabosh shtėpinė. Mos u kap pėr asnjėri, pėr asnjė send, pėr asnjė lidhje. Kėnaqu, por mos u lidh. Kėnaqėsia nuk ėshtė problem, por kur fillon tė lidhesh, kur lajmėrohet mendja e cila lidhet, atėherė mė nuk fluturon, atėherė krijohet bllokada. Mos u kap pėr asgjė, vetėm atėherė do tė jesh i aftė pėr pushim nė vete.

Kėshtu qė dy parimet janė kryesor: parimi i jo-konstantės, dhe parimi i mos thyerjes sė jo-dallueshmėrisė.

 

Ai i cili e ka braktisė lakminė

dhe nuk anon kah ajo apo kjo,

ai e ka kuptuar domethėnjėn

tė dhėnė nė shkrime.

 

Pėrmes shkrimeve nuk mund ta arrish tė Vėrtetėn. E nėse e arrin tė Vėrtetėn, do t’i kuptosh shkrimet. Shkrimet s’janė asgjė tjetėr pėrpos dėshmi, ato e pėrkrahin dėshmitarin. Ti nga ato nuk mund ta mėsosh tė Vėrtetėn, por njėherė kur ta mėsosh tė Vėrtetėn, ato do ta pėrkrahin dėshmitarin. Tė gjitha shkrimet e botės do tė thonė: “Po, e ke arrit.” Kjo ėshtė ajo qė ėshtė e Vėrtetė. Shkrimet vijnė nga njerėzit tė cilėt janė realizuar. Pavarėsisht se ēfarė ėshtė gjuha e tyre dhe simbolet, se ēfarė janė metaforat e tyre, kur e realizon ti depėrton nė tė gjitha metaforat, simbolet dhe gjuhėt.

Njerėzit mė pyesin: “Ēfarė bėn ti kėtu? Nganjėherė flet pėr tantrėn dhe Tilopėn, e nganjėherė pėr jogėn dhe Patanxhali, e nganjėherė pėr Lao Ce-n dhe Ēuang Ce, taoizimin dhe tao-n, nganjėherė kalon tek Herakliti dhe Jezusi – ēka ėshtė kjo?” Unė flas vetėm pėr njė. Unė nuk flas pėr gjėra tė ndryshme. Herakliti apo Tilopa apo Buda apo Jezusi, pėr mua nuk ka dallim. Unė vetėm flas. Ata janė vetėm arsyetime – sepse njėherė kur realizohesh, ti i realizon tė gjitha shkrimet e botės. Atėherė mė nuk ka shkrime hinduse, hebraike, krishtere; atėherė pėrnjėherė bėhesh kulminim i tė gjitha atyre shkrimeve.

Unė jam i krishterė, hindus, hebraik, mysliman, sepse unė nuk jam asnjėri prej kėtyre. A e Vėrteta njėherė e mėsuar, gjithmonė ėshtė jashtė tė gjitha shkrimeve. Tė gjitha shkrimet tregojnė nė tė, shkrimet nuk janė asgjė tjetėr pėrveē gisht qė tregon kah hėna; gishtėrinj mund tė ketė me miliona – hėna ėshtė njė e vetme. Kur njėherė di, ti i di tė gjitha.

Me ndihmėn e shkrimeve ti bėhesh sektar: do tė bėhesh krishterė sepse je lidhė pėr Biblėn, do tė bėhesh mysliman sepse je lidhė pėr Kur’an; do tė bėhesh hindus sepse lidhesh pėr Gitėn – por nuk do tė jesh religjioz. Religjioni tė ngjanė vetėm kur tė ngjanė e Vėrteta. Atėherė pėr asgjė nuk kapesh, e tė gjitha shkrimet kapėn pėr ty. Atėherė nuk e pason askėnd, e tė gjitha shkrimet tė pasojnė ty, ato bėhen hija jote. Dhe tė gjitha shkrimet janė tė njėjta, sepse flasin pėr tė njėjtėn gjė. Natyrisht, metaforat e tyre janė tė ndryshme, por pėrvoja ėshtė e njėjtė.

Buda thotė: “Shijoje oqeanin nė cilėndo pjesė, ēdokund do ta ndjesh se ėshtė i njelmėt.” Shijoje nė Kur’an apo Bibėl, apo nė Tora dhe Talmud, shija ēdokund ėshtė e njėjtė. Shkrimet nuk mund tė tė udhėheqin. Nė tė vėrtetė, ato pa ty janė tė vdekura. Kur e arrin tė Vėrtetėn, jeta pėrnjėherė depėrton nė tė gjitha shkrimet. Pėrmes teje ato prapė ngjallen, pėrmes teje ato prapė lindin.

Kėtė e bėj unė, e ngjalli Tilopėn. Ai ėshtė i vdekur qe qindra vjet. askush nuk ka folė pėr tė, askush  nuk i ka dhėnė jetė pėrsėri. Unė pėrsėri po i jap jetė. Derisa jam unė kėtu, ai pėrsėri do tė jetė i gjallė. Nėse je i aftė, ti mund ta takosh. Ai pėrsėri ėshtė kėtu diku. Nėse je receptor, mund ta ndiesh hapin e tij. Ai pėrsėri ėshtė materializuar.

Pėrmes vetes sime - do t’i jap jetė tė gjitha shkrimeve. Pėrmes meje, ato prapė janė nė kėtė botė, unė mund tė bėhem spirancė. Kjo ėshtė ajo ēfarė bėj unė. Dhe kjo ėshtė ajo tė cilėn unė dėshiroj qė edhe ti ta bėsh njė ditė, nė jetėn tėnde.

Kur e realizon, kur vjen deri tek njohja, atėherė nga e shkuara kthej tė gjitha qė janė tė bukura dhe pėrsėri jepi jetė, pėrtėrij, kėshtu qė tė gjithė qė kanė dijeni prapė mund tė jenė nė kėtė botė dhe tė udhėtojnė nėpėr tė dhe t’i ndihmojnė tė tjerėt.

 

 

Me 11 shkurt 1975 OSHO e mbanė ligjėratėn mbi: “Tantrėn si Kuptueshmėri Supreme” (Tantra: The Supreme Understanding)

Kėtu ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e shkoqitur nga ligjėrimi.