Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Tė falėsh tė tjerėt d.m.th tė duash lumturinė tėnde...!

Shkruan: Agron Jashari - Adoniss

TĖ FALĖSH TĖ TJERĖT D.M.TH TĖ DUASH LUMTURINĖ TĖNDE...!

 

    “ Tė dėnosh ėshtė njerėzore, tė falėsh ėshtė hyjnore ”

 


         Kur njė njėri e shohim nė rrugė na duhet vetėm njė vėshtrim I thjesht pamor pėr tė ditur se ēfarė rroba ka tė veshura,bartė apo jo syze, ēfarė ore mbanė, modelin e krehjes sė flokėve etj,etj por pėr tė ditur pėrafėrsisht se ēfarė fshihet prapa shpirtit tė tij, karakterin, mendimet, ndjenjat ėshtė shumė mė e vėshtirė por jo plotėsisht e pamundur, Zoti i ka dhėnė njerėzve shenja tė veēanta me tė cilat mund tė dimė shumė gjėra pėr ta. Mirėsia dhe ligėsia gjendėn brenda nė secilin prej nesh dhe kanė edhe formėn dhe mėnyrėn e shfaqjes sė tyre tė jashtme. Njė mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon nė mėnyrė maksimale tė mirėn brenda vetės duke lėnė tejet tė vogėl apo eliminuar krejtėsisht hapėsirėn ku tė qėndrojė e keqja,ashtu si edhe njė mendje e shkurtėr dhe njė shpirt I paditur ushqejnė nė mėnyrė tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme tė ligėn brenda tyre sa tek ta rrallė mund tė gjesh njė pike mirėsie.

            Tė lejosh qė urrejtja, xhelozia, frika, zilia, dėshira e hakmarrjes, dėshira pėr tė ndryshuar atė qė ėshtė e pamundur tė ndryshohet, tė jetė pėrherė e pranishme brenda nesh do tė thotė tė punosh pandėrprerė qė vetės t’i shkaktosh probleme serioze psiqike dhe fizike,probleme me zemėr,me tension,me lukth, me gjumė, me kokė dhembje etj, etj. Urrejtja dhe bashkėpėrcjellėset e saj, ndonėse nuk shihen,njėsoj si ndonjė gaz i helmueshėm, vrasin, gjymtojnė, shkatėrrojnė.

             Mund tė tingėllojė qesharake por si duket urrejtja, zilia, dėshira e hakmarrjes kanė format e tyre tė padukshme dhe brenda atij tė cilit banojnė shėtisin nėpėr tėrė trupin, grithin, ējerrin, kafshojnė duke shkaktuar sėmundje, gjakderdhje tė brendshme, armiq tė imagjinuar. Nė tė njėjtėn mėnyrė dashuria, mirėsia, mėshira, toleranca, falja punojnė pandėrprerė pėr ta mbajtur sa mė nė formė trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnė shpejt pėr tė rigjeneruar njė simptomė tė shfaqur, pėr ta lėmuar njė rrudhė, pėr tė mos lejuar qė tė shfaqet njė thinjė apo pėr tė tė ledhatuar si njė nėnė e mire, pėr tė bėrė njė gjumė sa mė tė rehatshėm.

            Cilido qoftė lėndimi, mashtrimi apo fyerja qė na kanė bėrė tė tjerėt duhet tė gjejmė forcėn pėr tė falur pėr hir tė shėndetit tonė. A i keni parė njerėzit qė s’mund tė falin e qė urrejnė tė gjithė e ēdo gjė qė s’ėshtė bėrė prej tyre,se si kanė fytyrė tė mpitė e plot me rrudha tė parakohshme, pa asnjė arsye bėjnė ngėrdheshje cinike, sytė e tyre shkėlqejnė nga njė dritė armiqėsore, buzėt e tyre stėrhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhėt. Ata e bėjnė kėtė sepse kėshtu i urdhėron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar tė falin tė tjerėt e mė kėtė tė falin vetveten.

            Njerėz falni dhe largon tė keqėn nga vetvetja, ajo nuk ju lė tė jetoni,ajo nė fillim do tė rezistojė por kėmbėngulja juaj do ta mund atė dhe do t’i hap rrugė dashurisė,mirėsisė dhe mėshirės qė do t’ju sigurojnė njė jetė tė lumtur. Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatėt e saj nazist qė e vranė vetėm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat tė plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmė askėnd dhe se duhet ti duam tė gjithė”

            Porositė e pėrcjellura nga mėshira e pafund e Krijuesit nėpėrmjet profetėve na thonė: “E, kurdo tė ngriheni pėr t’u lutur, falni nėse keni ndonjė gjė kundėr ndokujt”, ”Kush gjen keq tė mos e fajėsoj askė pėrpos vetvetes” pra falni nė mėnyrė qė tė jeni tė falur.