.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Tė jesh i krisur ėshtė edhe tė jesh i arsyeshėm

Osho RAJNEESH

         KUMTE OSHOISTE PĖR NJERIUN E RI

 

        TĖ JESH I KRISUR ĖSHTĖ DHE TĖ JESH I ARSYESHĖM

 

       Zhvillimi ynė i pėrgjithshėm krijon ēarje nė mendjen tonė. Ne duhet t’ia tregojmė fytyrėn shoqėrisė, masave, botės, kurse kjo nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtet; nė tė vėrtet ajo edhe nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtetė. Ti duhet tė tregosh fytyrėn qė tė tjerėt e donė, qė populli e ēmon, qė ėshtė e pranuar prej tyre - nga ideologjitė e tyre, nga traditat e tyre - kurse ta mbash pėr vete fytyrėn e vėrtet.

         

 

            Bota ka njohur njerėz ashtu tė krisur, tė mrekullueshėm; nė tė vėrtet, gjithė njerėzit e mėdhenj tė botės kanė qenė pakėz tė krisur - tė krisur nė sytė e masave. Marrėzia e tyre ka qenė e shprehur se ata nuk kanė qenė tė palumtur, s’kanė qenė  tė brengosur, nuk i janė frikėsuar vdekjes, nuk i janė frikėsuar rivalitetit. Ata kanė jetuar ēdo ēast plotėsisht dhe intensivisht dhe pėr kėtė jeta e tyre ka qenė lule e mrekullueshme - kanė qenė tė mbushur me aromė, me dashuri, me jetė she me gėzim.

            Po, por kjo nė ndonjė mėnyrė ka shqetėsuar miliona njerėz rreth teje. Ata nuk kanė mundur tė pranojnė idenė se ti ke arritur diēka qė ata e kanė humbur; prandaj, ata kanė provuar qė nė ēfarėdo mėnyre tė tė bėjnė tė palumtur. Qortimi i tyre nuk ėshtė asgjė tjetėr pos gjakim qė tė tė bėjnė tė palumtur, tė ta asgjėsojnė gėzimin tėnd, tė ta marrin harenė - ashtu qė patjetėr tė kthehesh nė grixhėn e tyre.

            Individi duhet tė gjejė guximin tė jetojė edhe kur tė tjerėt flasin se ėshtė i marrė. Duhet t’u thotė: “Ju keni tė drejtė. Nė botėn e kėtillė vetėm njerėzit e marrė mund tė jenė tė lumtur dhe tė hareshėm. Unė e kam zgjedhur atė marrėzi me hare, me shpirtmadhėsi, me vallėzim, kurse ju e keni zgjedhur arsyeshmėrinė me dhembje, me gjakim dhe me ferr - pėrcaktimet tona janė tė ndryshme. Ti je i arsyeshėm dhe rri i palumtur; kurse mua mė le me marrėzitė e mija. Mos u ndiej pakėndshėm, meqė unė fare nuk ndjehem pakėndshėm pėr shkakun tėnd- bota ka aq shumė njerėz tė ashtuquajtur tė arsyeshėm dhe unė nuk ndjehem dot fajtor.”

            Nė pyetje ėshtė vetėm koha e shkurtėr... Sė  frikti, kur tė tjerėt kanė pėr ta pranuar si tė tillė, kjo mė nuk do tė tė  mundojė. Atėherė do tė  mund tė qėndrosh nė nė dritėn e ditės me qenien tėnde tė vėrtetė - do tė mund t’i hedhėsh gjithė panatyrshmritė (artificialitetet) e mėparshme. Zhvillimi ynė i pėrgjithshėm krijon ēarje nė mendjen tonė. Ne duhet t’ia tregojmė fytyrėn shoqėrisė, masave, botės, kurse kjo nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtet; nė tė vėrtet ajo edhe nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtetė. Ti duhet tė tregosh fytyrėn qė tė tjerėt e donė, qė populli e ēmon, qė ėshtė e pranuar prej tyre - nga ideologjitė e tyre, nga traditat e tyre - kurse ta mbash pėr vete fytyrėn e vėrtet.

            Ky jaz bėhet i pakapėrcyeshėm, meqė ti pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalanė nė masė, takohesh me njerėz, zhvillon marrėdhėnie - tejet rrallė je vetėm. Natyrshėm, maska bėhet gjithnjė e mė tepėr pjesė jotja, pėrkundėr fytyrės sate tė vėrtet. Kurse shoqėria krijon frikė nė ēdo individ - frikė nga mospranimi, frikė se dikush do tė tė pėrqesh, frikė se do ta humbasėsh respektimin, frikė nga ajo se ēka tė tjerėt do tė thonė. Duhet t’u pėrshtatėsh njerėzve tė ndryshėm, tė verbuar dhe tė pavetėdijshėm, nuk mund tė jesh i vetvetes. Kjo ėshtė themeli i traditės sonė nė mbarė botėn, gjithė deri nė ditėn e sotme, qė askėnd tė mos e pranojnė tė tillė ēfarė ėshtė. Atėherė kur je nė shoqėri me ndokėnd, mė pak je i interesuar pėr vete, mė shumė ka rėndėsi ēka  ai mendon pėr ty. Po, por kur je vet nė banjėn tėnde, atėherė sillesh si fėmija -luan me ndryshimin e fytyrės para pasqyrės. Por, nėse befas bėhesh i vetėdijshėm se dikush tė shikon pėr vrime, qoftė ai edhe fėmijė i vogėl, menjėherė ndėrrohesh, bėhesh si zakonisht, ai i vjetri, pėrsėri: serioz, i matur ashtu siē njerėzit tė mendojnė. Porse gjė befasuese ėshtė fakti se ti, nė tė vėrtet, u frikėsohesh atyre njerėzve dhe se ata tė frikėsohen ty, po ashtu. Tė gjithė frikohen nga njėri tjetri. Askush nuk i tregon ndjenjat e veta, realitetin e vet, autencitetin - dhe tė gjithė dėshirojnė tė jetė kjo kėshtu, se ėshtė pothuaj akt vetėvrasės ta prezantosh fytyrėn tėnde tė vėrtet.

            Pėrgjegjėsia jote ėshtė vetėm ndaj qenies sate. Mos shko kundėr kėsaj, sepse tė shkosh kundėr kėsaj do tė thotė tė bėsh vetėvrasje, tė asgjėsosh vetveten. E ē’ėshtė esenca? Ēka edhe nėse ata njerėz tė bėjnė nderim, dhe mendojnė se ti je  tejet i matur, i denjė pėr nderim, njeri me vlerė. E tėrė kjo nuk mund tė ushqejė qenien tėnde. Kjo nuk mund tė tė jap ndonjė kahje tė sigurt nė jetė dhe tė tė sjellė bukuri mė tė madhe.

            Ti je i vetmuar nė botė: vetė ke arritur nė kėtė botė, vetė jeton nė tė dhe vetė ke pėr ta lėshuar. Tėrė mendimet e tyre do tė mbesin prapa teje, vetėm ndjenja jote e vėrtet, pėrvoja jote autentike do tė jetė me ty edhe pas vdekjes. Bile edhe vdekja nuk mund ta zhdavarisė vallėzimin tėnd, lotėt e tu tė gėzimit, pastėrtinė tėnde tė vetmisė, heshtimin tėnd, qetėsinė, ekstazėn tėnde. Atė qė vdekja nuk mund ta shkėpus prej teje ėshtė thesari yt i vėrtetė, kurse atė qė kushdo qoftė mund tė ta marrė nuk ėshtė e mira jote - ke qenė vetėm i mashtruar.

            Profesioni yt i vetėm do tė jetė: t’i kushtosh dhe t’i mbrosh ato kualitete tė cilat do tė mund t’i bartėsh me vete kur vdekja e asgjėson trupin tėnd, mendjen tėnde, meqė ato kualitete do tė jenė shoqėria jote e vetme. Ato janė vlerat e vetme tė vėrteta, dhe njerėzit qė kėtė e pėrvetėsojnė mund tė thonė se jetojnė, tė tjerėt vetėm shtiren se jetojnė.