Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Tė vdesėsh duke jetuar apo tė jetosh duke vdekur

Shkruan: Arsim GJINOCI

www.mjellma.org

    

       TĖ VDESĖSH DUKE  JETUAR APO TĖ JETOSH DUKE VDEKUR        

 

            Jemi mėsuar tė besojmė se pėr ēdo plagė dhe dhimbje ekziston tableta e cila mund tė na ndihmojė t'i shėrojmė ato dhimbje. Mirėpo nė anėn tjetėr dhimbja e fuqishme emocionale, pikėllimi dhe vuajtja pėr shkak se ndihesh i hudhur, i braktisur, me shėndet tė thyer, me dėshira tė paplotėsuara, ėndėrr tė fikur, nuk mund tė mjekohet me tableta...

           

 

            A ėshtė jeta e njeriut mė shumė se njė shkėlqim i shkurtė qė shpejtė harrohet? Me siguri secili nga ju jeni pyetur se: "A ekziston diēka mė tepėr nė jetė se: tė ushqyerit, fjetja, puna, lindja e fėmijėve?" Cili ėshtė nė tė vėrtet kuptimi i jetės dhe qėllimi i saj dhe si tė mėsojmė se ku qėndron poenta e tė jetuarit?

            Shumė psikologė, nė bazė tė hulumtimeve tė llojllojshme mbi mėnyrėn e tė sjellurit tė njeriut, nė pyetjen se: Ēka i jep kuptim jetės? - janė pėrgjigjur duke i dhėnė kėto katėr rregulla tė tė jetuarit.

 
            Pranoje dhimbjen dhe nxitjen


            Njeriu duhet tė pėrgatitet qė ta pranoj dhimbjen si pjesė pėrbėrėse tė jetės, pėrndryshe kurrė nuk do tė merr guximin qė tė dashuroj, tė gėzohet apo tė shpresoj. Pra kjo na bėnė tė kuptojmė se nėse nuk jemi tė pėrgatitur qė tė "ndjejmė", duke llogaritur kėtu edhe ndjenjėn e dhimbjes dhe vuajtjes, asnjėherė nuk do tė jemi tė pėrgatitur tė dimė se ēka ėshtė gėzimi dhe lumturia.

            Ēdo vit nė botė disa mijėra njerėz bėjnė vetėvrasje. Si pėrgjigje kryesore nė pyetjen pse ndodh kjo, ėshtė qėndrimi qė ka shoqėria ndaj dhimbjes. Jemi mėsuar tė besojmė se pėr ēdo plagė dhe dhimbje ekziston tableta e cila mund tė na ndihmojė t'i shėrojmė ato dhimbje.

             Mirėpo nė anėn tjetėr dhimbja e fuqishme emocionale, pikėllimi dhe vuajtja pėr shkak se ndihesh i hedhur, i braktisur, me shėndet tė thyer, me dėshira tė paplotėsuara, ėndėrr tė fikur, nuk mund tė mjekohet me tableta, atėherė shumė njerėz nuk dinė se si tė kacafyten me atė dhimbje apo vuajtje dhe vazhdimisht fundosen nė tė.

            Ėshtė mė se e vėrtet pra thėnia se ai qė kurrė nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrė nuk do tė mund tė mėsoj se ēka ėshtė gėzimi dhe lumturia. Le tė na kujtohet Sidarta i madh (BUDA) dhe mėsimi i tij i pare nga katėr tė vėrtetat fisnike qė ua mėsonte nxėnėsve tė, vet ishte: "jeta ėshtė vuajtje". Dhe vetėm pas shijimit tė vėrtetė tė dhimbjes dhe vuajtjes dhe tejkalimit tė tij arrihet "katarza" apo ndriēimi shpirtėror si gjendje e veēantė e vetėdijes sė njeriut.

            Njerėzit zakonisht reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj gjendjeve tė caktuara psikike dhe emotive. Gjithnjė, si rregull vjenė se pas ēdo vuajtjeje tė vėrtetė, ndodhin dy ndryshime te njeriu. Ai ose bėhet shumė mė fisnik ose shumė mė i vrazhdė. Secili nga njerėzit problemet jetėsore i pėrjetojmė nė mėnyra subjektive tė ndryshme , e nė anėn tjetėr mekanizmat e ndėrdijshėm tė personalitetit na shtyjnė qė fajėsinė pėr dėshtim, dhimbje a vuajtje t'ia reflektojmė dikujt tjetėr.

 


           

            Bėhu i afėrt me njerėzit tjerė


            Ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė njeriu nė jetė tė ketė disa persona tė afėrt me tė cilėt mund tė "ndaj" jetėn e vet. 

            Gjithė jeta e njeriut ėshtė si njė lojė nėpėr rėrė tė detit. Ti e ndėrton nga zalli kėshtjellėn tėnde me kujdes, dhe pėr njė ēast mund tė vjenė vala e fuqishme dhe tė rrafshohet ajo kėshtjellė. I keni pare nėpėr plazhe fėmijėt tek ndėrtojnė objekte nga rėra? Edhe pse vala e detit vjen dhe ua rrėnon, ata vazhdojnė tė qeshur tė vrapojnė dorė pėr dore duke e shijuar jetėn dhe kanė mjaftė energji dhe vullnet pėr ta ndėrtuar njė kėshtjellė tjetėr nga rėra tė cilėn sėrish do ta rrėnojnė valėt e detit. 

            Nė njė skenė filmike, qifti i ri duke ndejtur nė njė anije tejoqeanike, shikohet nė sy. "Edhe po tė duhej tė vdes tash nuk do t'mė mbetej pike pėr asgjė, ngase e kam shijuar dashurinė tėnde" - i thotė vajza djalit tė ri. Ai e puth nė buzė, e shikon pėrmallshėm dhe qė tė dy largohen. Nė vendin ku ata kishin qėndruar, shkruan "TITANIC".

            Ėshtė mė lehtė, apo, qė dorė pėr dore dhe me dashuri tė shkohet drejt ēdo mundimi, vuajtjeje, drejt vdekjes! Edhe nėse nuk jemi tė vetėdijshėm, edhe nėse kėrkojmė vazhdimisht diēka tjetėr, edhe nėse mendon se ke apo nuk ke fat, me vetėdije apo pa tė ti edhe unė, tė gjithė ne udhėtojmė nė jetė drejt njė caku? Athua ku shkojmė?! Sė bashku ėshtė mė lehtė dhe gjithēka ėshtė e mundshme.

           
            Investo kohėn dhe energjinė tėnde te njerėzit tjerė


            Gjithė ne mund tė investojmė energjinė tone kreative te njerėzit tjerė. Njė nga kėnaqėsitė mė delikate dhe mė tė plota ėshtė qė t'i ndihmon njeriut tjetėr qė ta jetoj jetėn nė mėnyrė mė komplete, t'ia formėson me kujdes dhe dashuri tė veēantė jetėn e tij, ti dhuron gėzim, hare, mėsime tė ēmuara, ndihmė, besim.

            Asnjėherė nuk duhet harruar se nuk ėshtė e thėnė rastėsisht kjo fjali e vjetėr: "Mė me rėndėsi se tė jesh i dashur ėshtė tė duash". Apo atė tjetrėn:"Dora qė jep ėshtė mbi atė dorė qė merr!". 


            Jeto derisa tė mos vdesė
sh


            Horas Kaleni, filozof amerikan njėherė pat thėnė: " Ekzistojnė njerėz qė e ndryshojnė jetėn e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerėz qė atė e bėjnė ngase i gėzohen jetės. Grupi i parė jeton duke vdekur, pėrderisa grupi i dytė vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndėrmend tė vdes duke jetuar!"

            Pra cili ėshtė kuptimi i tė jetuarit. Unė nuk mendoj se kuptimi i tė jetuarit ėshtė tė shkruash libra tė rėndėsishme apo tė grumbullosh pasuri tė madhe, tė eksponosh fuqinė dhe ndikimin tėnd. Unė mendoj se shumė njerėz nuk e njohin artin e tė jetuarit, e cila megjithatė ėshtė ART. Shumė pėr fat tė keq vegjetojnė, e kėtė mė sė miri e ilustron thėnia nga shkrimi i Daut Demakut: "Njeriu nuk rron dy herė, por ka shumė nga ata qė nuk dinė tė jetojnė as njė herė..."

            Kuptimi i jetės ėshtė nė thėnien: "Duaj dhe bėhu i dashur". Duaje edhe ushqimin, kėnaqu nė tė, edhe rrezet e diellit edhe hėnėn. Nuk ka kėnaqėsi nė jetė dinamike, nė shkuarje tė shpejtė nė zyre. Shikoje perėndimin e diellit, mėnyrėn e veēantė tė komunikimit me njerėzit, kuptoje krijesėn tjetėr njerėzore, ėndėrro me tė, jeto dhe kėnaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt. 

            Ēdo dashuri e re, ēdo miqėsi, ēdo fshehtėsi e mėsuar neve vetėm na pasuron, na bėnė krijesa mė tė vlefshme se qė kemi qenė. Jetėn duhet shikuar si proces tė mbledhjes sė pasurisė sė pėrjetshme. Nuk duhet rezistuar jetės, dashurisė, miqėsisė. Ēdo ēast kur t'i mund t'i ofrosh dikujt dashuri, kėnaqėsi ėshtė pasuri. Vet jeta ėshtė si njė roman i mire nė tė cilėn sa mė tepėr thellohesh aq mė shumė ka kuptim. Me kalimin e kohės plotėsohet karakteri i njeriut dhe ngjarjet e kaluara e marrin kuptimin qė pėr momentin ai kuptim mungon. Me kalimin e kohės gjithēka qartėsohet. Nėse sot nuk e ke tė qartė se pse do tė duhej tė investosh nė dashuri, miqėsi, nėse sot ti nuk e gjen PSE-nė e madhe tė jetės sate, PSE-ja ka pėr tė gjetur nesėr ty!? Jeta megjithatė ka kuptim, nėse ai kuptim ju mbush me gėzim dhe hare tė cilėn me zemėrgjerėsi do t'ia ofroni tė tjerėve. Fisnikėria ėshtė virtyt i madh. Mos iu frikoni jetės. Mos kėrkoni kėshillė nga frika e juaj. Nuk ėshtė dėshtim nėse je rrėzuar, dėshtim ėshtė nėse rrėzohesh dhe nuk ngritesh mė. Dėshtimi mė i madh nė jetė ėshtė vet frika nga dėshtimi. Frika nga jeta.