.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Tė diskutosh pėr kohėn nuk ėshtė kohė e humbur

http://www.balkanweb.com

       TĖ DISKUTOSH PĖR KOHĖN NUK ĖSHTĖ KOHĖ E HUMBUR

     Tė pyesėsh se ēfarė ėshtė koha nuk ėshtė tamam sikur tė pyesėsh nėse ekziston nė tė vėrtet apo jo. Tė pranish qė nuk ėshtė njė koncept abstrakt ėshtė si tė thuash se mund tė ekzistojnė botė tė shumėfishta, udhėtime nė kohė dhe pavdekshmėria.

 

 

            TIRANĖ - Ēfarė ėshtė Koha, si e perceptojmė atė, si rrjedh, ky ėshtė debat qė kurrė nuk humb, por zbulon risi.

            Nė njė studim mė tė fundit theksohet se Koha mbetet njė pengesė pėr tė unifikuar teoritė kryesore tė viteve 900, qė shpjegojnė fenomenet e universit. Nėse pėr teorinė e relativitetit koha mund tė zgjerohet ose tė kontraktohet, pėr mekanikėn kuantike jo relativistike, qė konsideron botėn mikroskopike, ėshtė ende njė masė absolute e matur nga njė orė universale qė rendit ngjarjet. Si mund tė vihen dakord kėto dy teori? Pėr t’i bashkuar ka lindur teoria e grimcave elementare qė e nėnshtron kohėn ndaj ligjeve tė relativitetit. Njė tjetėr nga shumė hipotezat, ėshtė tė zhdukėsh elementin kohė dhe t’ia bashkosh hapėsirės, ashtu si do teoria mė e re e gravitetit kuantik nė loop (nė pėrsėritje).

           
            KOHA NĖ KOHĖ

            Nė antikitet, kir shkenca ishte e pandarė nga filozofia, interpretimet kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Sipas Eraklito koha ishte gjithmonė nė ndryshim dhe rinovim, pėr Platonin njė karakteristikė e gjėrave “rėnėse”, pėr Aristotelin ishte masa e lėvizjes ose e qetėsisė tė gjėrave dhe pėr shėn Agustinin jetonte nė shpirtin e ēdo njėrit prej nesh, nė atė pikė qė e ardhmja ėshtė ajo qė shpirti aspiron, e shkuara ėshtė ajo qė ka kaluar dhe e tashmja ėshtė tensioni shpirtėror i kalimit nga njeriu i vjetėr tė ai i riu. Njė pikė fikse nė kėto hulumtime e vendosi Galileu qė ishte i pari qė konsideroi kohėn si njė sasi e matshme, esenciale pėr tė vendosur rregullin nė aktivitetin e kozmosit.


            LĖVIZ PĖRPARA

            Ai qė fshiu idenė qė koha mund tė jetė vetėm njė iluzion, njė krijim i njeriut pėr tė kuptuar pėrjetėsinė, ishte Njutoni. Pėr atė koha ėshtė aty, ėshtė i vetmi entitet qė rrjedh njėlloj pėr kėdo pavarėsisht se si matet. Ėshtė njė masė absolute dhe shigjeta e saj mund tė shkoj si para edhe mbrapa, tamam si pėrplasja ndėrmjet dy topave: Nėse filmohet dhe projektohet mbrapa, asnjė nuk do ta kuptonte ndryshimin. Kjo do tė thotė se ėshtė e mundur tė kthehesh i ri pasi je plakur, duke anuluar kohėn e kaluar? “Sipas Ludvig Boltzmann, babai i fizikės statistike, nuk ėshtė e pamundur por ka njė probabilitet pothuajse zero”. Njė gjė ėshtė tė vėzhgosh filmin pėr sė prapthi tė pėrplasjes sė dy topave dhe njė tjetėr gjė ėshtė tė vėzhgosh atė tė pėrplasjes sė 10 topave: Probabiliteti qė kėto tė kthehen nė pikėn fillestare nuk ėshtė zero por ėshtė shumė afėr zeros. E njėjta gjė ndodhe edhe me grimcat nė trupin tonė. Ėshtė praktikisht e pamundur ti vėsh dakord tė gjitha dhe tė koordinosh sjelljen e tyre pėr ti rikthyer nė gjendjen fillestare: Pėr to shigjeta e kohės ecėn vetėm pėrpara.

 


            RELATIVE

            Ai qė liroi kohėn nga tė qenit njė pėrmasė absolute dhe qė e lidhi me individualitetin ishte Albert Ajnshtajn. Sipas teorisė sė tij, relativitetit special, ėshtė e lejueshme tė flasėsh pėr kohėn time, kohėn tėnd apo kohėn e tij. Koha nuk rrjedh njėlloj pėr tė gjithė dhe vlera e saj varet nga shpejtėsia e vėzhguesit: Ecja e saj e pandalur ngadalėsohet, pėr shembull pėr atė qė udhėton nė tren, nė krahasim me atė qė gjendet nė tokė. Pėr Ajnshtajnin koha bėhet njė variabėl dinamike qė nė hapin e mėtejshėm tė teorisė sė tij, atė tė relativitetit tė pėrgjithshėm, bashkohet me gravitetin, pra me energjinė, me materien. “Sipas Ajnshtajnit koha ndalet nė prani tė trupave tė mėdhenj, si nė vrimat e zeza tė universit tonė”. Kjo tė ēon nė konkluzionin qė, edhe pse nė mėnyrė infinitezimale, pėr ata qė jetojnė nė mal koha kalon mė shpejt se pėr ata qė jetojnė nė fushė.


            PENGESAT

            Sipas teorisė sė re tė gravitetit kuantik nė loop (nė pėrsėritje), njė yll qė ekzistonte dje dhe sot nuk ėshtė mė, nė realitet ekziston akoma sepse fragmentet e tij kanė zėnė hapėsira infinitezimale. “Njė sintoni ndėrmjet besimeve tė ndryshme ende nuk ėshtė arritur, edhe duke vėnė nė lojė teorinė e stringave, qė thotė se materia nuk ėshtė nė formė sferike pėr e shtirė si njė litar”. Pra ēfarė ėshtė pėr kėtė teori tė re koha? Njė variabėl qė rregullon vibracionin e stringave.


            EKZISTON ME TE VERTET?

            Tė pyesėsh se ēfarė ėshtė koha nuk ėshtė tamam sikur tė pyesėsh nėse ekziston nė tė vėrtet apo jo. Tė pranish qė nuk ėshtė njė koncept abstrakt ėshtė si tė thuash se mund tė ekzistojnė botė tė shumėfishta, udhėtime nė kohė dhe pavdekshmėria. Vet romanet, tregimet dhe historia nuk do kishin pse tė ekzistonin nėse nuk do tė mundnim tė numėronim vitet qė kalojnė. Nė njė univers probabilistik siē ėshtė ky i yni, ku asgjė nuk ėshtė e sigurt dhe gjithēka ėshtė e mundur, gjenden edhe pyetjet tona. Pra, koha ekziston? “Po, ekziston dhe ėshtė njė variabėl e rėndėsishme pėr tė studiuar shumė fenomene”. Ėshtė njė variabėl subjektive dhe jo absolute qė siē dimė, lė hapėsirė edhe pėr interpretimin ton. Jo pėr ēudi, pėr ata qė janė tė depresuar koha nuk kalon kurrė, ndėrsa pėr ata qė bėjnė njė punė tė kėndshme duket sikur koha nuk del kurrė. Pra, ekziston njė kohė e perceptuar, ajo qė na bėnė tė pėrshkruajmė sipas mėnyrės ton ndryshimin, njė transformim dhe qė bėnė tė kodifikohet e pandryshueshmja. Ekziston, sepse ka diēka jashtė nesh qė na lejon krahasimin, qė ėshtė dielli me lindjen dhe perėndimin e tij.

 

            (d.b/Corriere/BalkanWeb)