Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TĖ KUPTOSH NATYRĖN E NJERIUT (2)

Alfred ADLER

www.pashtriku.org

 

TĖ KUPTOSH NATYRĖN E NJERIUT (2)

 

       Njerėzit e mirė i ndiejmė jo vetėm gjatė veprimtarisė sė tyre, mėnyrėn se si na ofrohen, si flasin me ne, sesi sillen ndaj interesave tona, por edhe nė gjithė qenien e tyre tė jashtme gjatė lėvizjes sė fytyrės, buzėqeshjeve. Aspektin e buzėqedhjes e potencon edhe Dostojevski. Pėrndryshe qeshja ka jo vetėm nianse qė lidhin, por edhe nėntone armiqėsore dhe sulmuese. Ka njerėz tė cilėt fare nuk janė tė aftė pėr qeshje dhe tė cilėt janė aq larg nga marrėdhėniet e thella ndėrnjerėzore, saqė aspak nuk kanė gadishmėri pėr tė krijuar gėzim dhe pėr tė sjellur disponim tė kthjellėt.

 

 

 

 

            DREJTIMET KAH ZHVILLOHET KARAKTERI

 

            Sipas drejtimit kah fėmija shkon drejt zhvillimit tė tij psikik mund tė jetė i drejtė ose i shtrembėr. Presioni qė gjatė edukimit shpesh aplikohet ėshtė mjet i vrazhdė dhe si rezultat i atij edukimi del se dėgjushmėria e imponuar ėshtė vetėm sa pėr sy e faqe. Njerėzit mund tė ndahen edhe nė mėnyra tjera, simbas asaj se ēfarė qėndrimi marrin ndaj vėshtirėsive.

            Optimistėt janė njerėz te tė cilėt zhvillimi i karakterit rrjedh nė linjė tė drejtė. Duke ruajtur besimin nė vete ata mė lehtė gjejnė qėndrimin e volitshėm ndaj jetės. Nuk kėrkojnė aq shumė, sepse mirė i peshojnė aftėsitė e tyre. Vėshtirėsitė e jetės i sfidojnė mė lehtė sesa tė tjerėt, qė nė vete gjithnjė gjejnė shkak qė veten ta konsiderojnė si individė tė dobėt pa fuqi tė mjaftueshme dhe mjete. Nė situata tė rėnda ata mbesin tė qetė, me bindje se gabimet mund tė pėrmirėsohen. Optimistėt mund tė dallohen edhe nga pamja e jashtme. Ata nuk frikohen, tė tjerėve u flasin lirshėm dhe nuk janė tė turpshėm. Lehtė shoqėrohen me njerėzit e tjerė, lehtė formojnė miq, ngase nuk janė tė pabesė. Tė folurit e tyre ėshtė i lirshėm, ecja dhe qėndrimi i hapur.

            Tip tjetėr ėshtė ai pesimist, i cili paraqet problemin mė tė rėndė edukativ. Kėta janė ata qė nga pėrshtypjet dhe pėrjetimet fėmijėrore kanė bartur ndjenjėn mė tė fortė tė vlerės sė mangėt dhe tė tė cilėt pėr shkak tė vėshtirėsive gjithnjė e mė tė mėdha ėshtė zhvilluar ndijesia se jeta nuk ėshtė e lehtė. Sjelljet e padrejta dhe tė kėqija vėrtetojnė tek ai botėkuptimin pesimist pėr jetėn, kurse shikimi i tij gjithnjė do tė bie nė anėt e errėta tė jetės. Shpesh kėrkojnė ndonjė mbėshtetje, s’mund tė lėvizin lirshėm, pėr shembull, fėmijėt kur e thėrrasin nėnėn e tyre e shkojnė pas saj, janė tė frikėsuar, tė ngadalshėm dhe flenė keq. Ky tip mund tė njihet madje edhe sipas pozitės qė merr kur fle. Shpesh ndodhė qė kėta njerėz kėrrusen mbledhur dhe mbulesėn e tėrheqin kah koka.

            Nga kėndvėshtrimi tjetėr njerėzit mund tė ndahen nė sulumues dhe tė sulmuar. Qėndrimi sulmues tregohet para sė gjithash nė shumė lėvizje. Ndonjėherė tregojnė edhe vrazhdėsi. Nėse janė pesimistė ndaj tė gjithėve qendrojnė armiqėsisht. Zhvillimi i njerėzve tė tillė nuk ėshtė i lehtė. Shoqėria njerėzore nuk i do qenjet e tilla. Lehtė vijnė nė konfliket me tė tjerėt. Jeta e tyre bėhet vargojė e pandėrprerė e luftės. Faza e fundit e zhvillimit tė tyre pėrfundon me ndjesinė se ndihen gjithnjė tė sulmuar.

            Tipi tjetėr ėshtė tė sulmuarit tė cilėt e ndjejnė dobesinė e tyre dhe frikėn. Kur ndodhen para ēfarėdo detyre fillojnė tė dyshojnė dhe tė luhaten sikur tė donė tė lirohen nga marrja e vendimit. Gėzimi i huaj ndonjėherė tek ata shkakton dhimbje dhe pėr kėtė ndihen tė lėnduar. Bėhet fjalė edhe pėr tipet e temperamentit qė nga ndarja e Hipokratit nė: sanguin, kolerik, melankonik dhe flegmatik. Mė sė shpeshti shfaqen rastet e pėrzierjes e jo tipet e pastra.

            Ndodhė qė temperamentet tė zėvendėsohen gjatė periudhės sė jetės. Pėr shembull njė fėmijė nė fillim shfaqet si kolerik, mė vonė bėhet melankolik dhe ndoshta pėrfundon si flagmatik. Njohja e njeriut nuk mund tė realizohet nė bazė tė tė vetmes dukuri tė shkėputur nga struktura psikike.

 

 

            KARAKTERI TE NATYRA AGRESIVE

 

            Mund tė gjenden njerėz qė gjithkund ankohen se si jeta ėshtė e vėshtirė dhe tė cilėt theksojnė se dikush diēka u ka mbetur borxh. Se edukimin s’e kanė pasur tė keq. Ata siē pohojnė do tė ishin nė vend tė pare po tė kishin kushte. Kėso dhe ankesash tjera ata shtrojnė gjithnjė. Gjithnjė gjejnė shkas qė tė mos dalin nė frontin e jetės.

            Ekziston njė shumė e madhe njerėzish, tė cilėt mė sė shumti kėnaqėsi gjejnė nė atė qė gjithkund tė shkojnė elegant dhe tė veshur nė modėn mė tė re. Tė tjerėt mbajnė fotografi nė ato veshje me shenja dhe emblema lufte arme, erotike etj. Madje disa ato i mbejnė nė lėkurė tė tyre me tetuazhė. Kėta njerėz lėnė pėrshtypje sikur duan nė ēfarėdo mėnyre tė imponohen e tė theksohen. Mjaft interesant ėshtė fakti qė jo vetėm nė pėrralla por edhe nė realitet, psika njerėzore ėshtė e prirur kah synimi pėr fuqi-tė kalojė nė njė lloj ideale perendie. Shpesh njeriu sillet si Zot ose sikur qė po e zėvendėson Zotin. Kjo dukuri e synimit pėr pėrgjasim me Zotin ėshtė linja e fundit e tejkalimit tė kufijėve tė personalitetit tė tij. Rrėnjėt e kėsaj dukurie mund tė kėrkohen edhe nė edukim (priftėrinjėt shpesh ligjėrojnė se si sipas rrėfimeve biblike njeriu ėshtė krijuar nė formėn e Zotit).

            Fuqia qė luan rolin e ndikimit magjik te njeriu ėshtė paraja. Shumica mendojnė se me para mund tė bėjnė gjithēka. Posedimi i fuqisė ėshtė i lidhur ngusht me tė hollat dhe pasurinė.

 

 

            XHELOZIA

 

            Kur flitet pėr xhelozinė nuk mendohet vetėm pėr atė nė marrėdhėniet e dashurisė, por edhe pėr atė qė mund tė gjendet edhe nė tė gjitha raportet tjera ndėrnjerėzore, e nė veēanti nė fėmijėri, ku fėmiu qė tė bėhet dominant pėrskaj vėllaut ose motrės, zhvillon nė vete xhelozinė dhe me kėtė rast shpall qėndrimin e tij luftarak (kundėrshtues).

            Fėmijėt pothuajse rregullisht janė xheloz nė veēanti atėherė kur lind fėmiu tjetėr qė si mė i ri tėrheq mė shumė vėmendjen e prindėrve, kėshtu qė fėmiu mė i madh ndjehet si mbret i rrėzuar nga froni. Mė sė lehti bėhen xheloz ata fėmijė, tė cilėve mė parė u ėshtė kushtuar vėmendje e jashtėzakonshme.

            Xhelozia shfaqet nė forma tė nduarnduarta. Cila formė do tė shfaqet mė tepėr kjo varet nga ajo se sa i ka shkuar njeriut pėrdore qė tė pėrgatitet pėr jetė shoqėrore. Xhelozia mund t’i shėrbejė qėllimit qė tė tjerėt tė nėnēmohen, qė t’u bėhen vėrejtje etj. Kėshtu xhelozia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse formė specifike e synimit pėr fuqi.

 

 

            ZILIA

 

            Nė synimin pėr fuqi dhe dominim njeriu shumėherė vie gjer te zilia. Sado qė pėr tė gjithė ne pėr shkak tė ndjenjės sė pėrbashkėsisė dhe religjionit ajo ėshtė e pakėndshme (sepse morali e ndalon), vėshtirė ėshtė ēlirimi prej saj.

            Duhet ta pranojmė se askush prej nesh nuk ėshtė i liruar nga zilia. Nėse njeriu vuan nga mungesa e tė hollave, ushqimit, rrobave, ai nuk do tė shoh atėherė kurrfarė rrugėdalje nga pozicioni i tij i rėndė dhe i vėshtirė, pos zilisė.

            Ndjenja e zilisė shfaqet edhe nė mėnyrė fiziologjike dhe hetohet nga mėnyra e tė folurit. Organikisht, zilia shfaqet me ngushtimin e enėve tė gjakut. Njeriu i cili tėrė jetėn ėshtė i mbushur me zili ėshtė i pafrytshėm pėr jetė shoqėrore. Zilia mund tė sjell njeriun deri nė atė shkallė qė ai nė dhembjen e tė afėrmit tė tij tė ndjejė njė lloj kėnaqėsie.

 

 

 

            KOPRRACIA

 

            Me kėtė nuk nėnkuptohet vetėm nė atė lloj koprracie, e cila kufizohet nė ndrydhjen e tė hollave, por nė formėn e pėrgjithshme qė kryesisht pėrqėndrohet nė atė se dikush nuk mund ta durojė qė dikujt t’i bėjė ndonjė tė mirė. Ndonjėherė mund tė na duket se koprracia kur shfaqet nė disa forma tė jetės ėshtė madje cilėsi e ēuditshme, psh: kjo ndodhė atėherė kur dikush e ndrydhė kohėn ose fuqinė e vet punėtore.

            Sot ekziston njė drejtim shkencor dhe moral qė e thekson ndrydhjen e kohės dhe fuqisė punėtore aq shumė sa kėrkon qė me to tė shėrbehemi ekonomikisht. Ndonėse kjo tingėllon si teori e mirė, por mė sė shumti pėrdoret pėr tė keq, sepse ai qė ndrydh kohėn me fuqinė e vet punėtore do tė pėrpiqet, qė barrėt qė janė tė lidhura pėr tė, nga vetja t’i bartė te tė tjerėt.

            Tėrė zhvillimi i epokės sonė teknike shkon nė atė qė me njeriun tė sillet si me makinėn dhe t’i imponojnė atij parime teknike, tė cilat jetės i sjellin shkretėrim, kurse njeriut vetmi dhe shkėputje nga tė afėrmit.

 

 

            URREJTJA

 

            Ndjenja e urrejtjes shfaqet shpesh qysh nė fėmijėri. Mund tė shfaqet ndaj detyrave qė njeriu mund t’i zgjidhė, ndaj personave tė caktuar, ndaj ndonjė populli, gjinisė tjetėr ose ndonjė race. Mund tė fillojė nė formėn e sjelljeve kritike pėr tė arritur deri nė armiqėsi ndaj njerėzve.

 

 

            KARAKTERET E NATYRĖS JOAGRESIVE

 

            Tėrheqshmėria - introveriteti ėshtė figura e njeriut, i cili ndoshta askujt asgjė keq nuk i bėn porse tėrhiqet nga jeta dhe njerėzit. Tek ata agresiviteti armiqėsor ndaj tė afėrmėve nuk lėviz nė drejtim tė qartė, por nė njė lloj armiqėsie tė izoluar.

            Njerėzit tė cilėt tėrhiqen nė vete flasin pak ose nuk flasin fare, askė s’e shikojnė, nuk e dėgjojnė ose nuk janė tė vėmendshėm kur dikush u flet ēfarėdoqoftė. Nė ēdo marrėdhėnie tek ata gjejmė njė ftohėsi. Kjo shihet nė atė mėnyrė kur ata ia zgjasin dorėn ndokujt, me tonin me tė cilin ata u thonė diēka tė tjerėve etj.

 

 

            FRIKA

 

            Frikshmėria ėshtė dukuri mjaft e pėrhapur, e cila e ndjek njeriun qysh nė ditėt mė tė hershme tė fėmijėrisė deri te pleqėria e thellė e qė nė masė tė konsiderueshme ia ithtėson jetėn, kėshtu qė ia merr mundėsinė pėr rehati dhe aktivitet tė plotė.

            Frika mund tė shtrihet nė tė gjitha raportet e jetės ndėrnjerėzore. Nė tė vėrtetė ka njerėz te tė cilėt gjithkund pikėsėpari shfaqet frika kur duan tė pranojnė diēka, ose kur e lėnė shtėpinė, kur ndahen nga ndonjė qė i shoqėron, ose kur kanė pėr tė kryer ndonjė shėrbim, ose kur i fton e dashura. Ata janė aq pak tė lidhur me jetėn dhe njerėzit rreth vetes sa qė ēdo ndryshim i situatės sė tyre u sjell frikė. Kėsisoj ēdo zhvillim i personalitetit tė tyre dhe i aftėsisė pėr punė mbetet i penguar. Disa fillojnė herėt tė mendojnė pėr vdekjen, gjė qė i pengon nė jetė. Agorofobia - ėshtė frika nga hapėsira kur njerėzit nuk duan tė dalin vetėm. Frika nga njerėzit mund tė hiqet vetėm nė lidhshmėri me individin, rrethin.

 

 

            SHPIRTĖNGUSHTĖSIA

 

            Paraqitet tek ata tė cilat nė detyrat qė i presin gjejnė vėshtirėsi dhe nuk besojnė se kanė forcė tė mjaftueshme pėr zotėrimin e atyre detyrave. Shfaqet nė formė tė lėvizjes sė ngadalshme, luhatshmėrie. Sillen si tė lodhur e nuk e dinė se prej ēkahit, ngarendin dhe askend nuk arrijnė, s’kanė fuqi, duken nervozė. Mund tė njihen nė bazė tė disa formave tė veprimit tė jashtėm: si kafshimi i thonjėve, kruarja e hundės, hudhja me turr nė ushqim, pėrtypja e zėshme, e qė janė pasqyrė e paedukimit.

            Kėto sjellje tė paedukatė kanė prejardhje qė nga fėmijėria. Ka raste kur fėmijėt me sjelljet e tyre tė pahijshme tentojnė qė ta kthejnė vėmendjen e rrethit kah vetja e tyre dhe pėrmes kėsaj tė luajnė rol mė tė madh dhe tė kalojnė nė njė pozicion mė tė volitshėm. Kjo mė pas mund tė formohet nė tė rritur si njė shprehi qė tė krijojnė probleme dhe tė nėpėrkėmbin kėrkesat e mjedisit.

 

 

            SHPREHJET TJERA TĖ KARAKTERIT

 

            Njerėzit e mirė i ndiejmė jo vetėm gjatė veprimtarisė sė tyre, mėnyrėn se si na ofrohen, si flasin me ne, sesi sillen ndaj interesave tona, por edhe nė gjithė qenien e tyre tė jashtme gjatė lėvizjes sė fytyrės, buzėqeshjeve.

            Aspektin e buzėqedhjes e potencon edhe Dostojevski. Pėrndryshe qeshja ka jo vetėm nianse qė lidhin, por edhe nėntone armiqėsore dhe sulmuese. Ka njerėz tė cilėt fare nuk janė tė aftė pėr qeshje dhe tė cilėt janė aq larg nga marrėdhėniet e thella ndėrnjerėzore, saqė aspak nuk kanė gadishmėri pėr tė krijuar gėzim dhe pėr tė sjellur disponim tė kthjellėt. E tė mos flasim rreth gjithė asaj turme njerėzish, tė cilėt jo vetėm qė janė tė paaftė qė t’i bėjnė tė tjerėt tė gėzuar, por qė pėrkundrazi kanė tė predispozuar qė t’ua idhėtojnė jetėn tė tjerėve nė ēdo situatė nė tė cilėn ndodhen dhe tė cilėt shkojnė nė jetė sikur kudo duan t’i fikin tė gjitha dritat. Kėta njerėz ose fare nuk duan tė qeshin ose do tė qeshin me zor.

            Kjo pasqyrė e shkurtėr ndriqon reflektimin e ndjenjės sė simpatisė dhe antipatisė. Tė theksojmė edhe njė tip njerėzish qė mund tė trjatohen si rrėnues tė paqes, tė cilėt pandėrprerė vazhdojnė qė botėn ta paraqesin si hendek mjerimi dhe qė gėrryejnė nėpėr dhimbje. Ka njerėz tė cilėt synojnė me gjithė mund qė tė shkojnė nė jetė sikur pothuajse bartin barrė tė rėndė mbi supe. Ēdo vėshtirėsi tė vogėl ata e fryejnė.

 

            Vazhdon...

 

 (1)           (3)