Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Ndikimi i shpirtit mbi materien - telekineza ose psikokineza (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA     (pjesa e parė)

 

     Siē na ėshtė e ditur edhe nga fenomene tjera, nė botėn nė tė cilėn ne frymojmė, ekzistojnė shumė dukuri tė cilat, me gjithė tė arriturat shkencore, mbeten akoma tė mbėshtjella me vellon e misterit. Shkencėtarėt e pranojnė edhe vetė se edhe shkenca, nė tė gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritė e veta, ėshtė nė zhvillim e sipėr. Ajo nuk disponon ēelėsin e ēdo misteri por, pėr ēdo ditė, mėson e zbulon diēka tė re. Njė ndėr kėto dukuri, pėr tė cilėn shkenca akoma nuk e ka thėnė fjalėn pėrfundimtare, ėshtė edhe “telekineza“ ose “psikokineza”.  

 

            Siē na ėshtė e ditur edhe nga fenomene tjera, nė botėn nė tė cilėn ne frymojmė, ekzistojnė shumė dukuri tė cilat, me gjithė tė arriturat shkencore, mbeten akoma tė mbėshtjella me vellon e misterit. Shkencėtarėt e pranojnė edhe vetė se edhe shkenca, nė tė gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritė e veta, ėshtė nė zhvillim e sipėr. Ajo nuk disponon ēelėsin e ēdo misteri por, pėr ēdo ditė, mėson e zbulon diēka tė re. Njė ndėr kėto dukuri, pėr tė cilėn shkenca akoma nuk e ka thėnė fjalėn pėrfundimtare, ėshtė edhe “telekineza“ ose “psikokinesa”.       

            Telekineza ose psikokineza ėshtė energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike nė qeniet e gjalla ose nė botėn e jashtme, pa kurrfarė kontakti fizik. Kėtė term i pari e pėrdori prof. Joseph Banks Rihne qė nga viti 1920. Fjala “telekineza” rrjedh nga greqishtja qė do tė thotė: “tele” - largėsi dhe “kinesis” - lėvizje. Kuptim pothuajse tė njėjtė ka edhe fjala “psikokinese” (“psyche” - shpirt dhe “kinesis” - lėvizje) qė mund tė definohet si “ndikim i njeriut, pėrmes forcės psikik, nė ndryshimin e materies”.

            Sikurse paraqitjet tjera tė energjisė psikotronike, ashtu edhe telekineza ose psikokineza vėshtirė pėrkufizohet nė kornizat e ligjeve tė fizikės sė sotme, edhe pse fizika, qė nga teoria e Tesllės e kėndej, intensivisht mundohet ta zgjidhė problemin e bartjes sė energjisė nė largėsi, pa ndihmėn e telave, pra pa kontakt fizik.

            Kėrkuesit e kėsaj fushe janė pėrpjekur shumė herė qė kėtė dukuri ta dėshmojnė pėrmes eksperimentimeve laboratorike. Nė tė shumtėn e rasteve kjo ka funksionuar me sukses, mirėpo, ripėrsėritja e atij sukses, nuk ka thėnė gjithnjė rezultatin e kėnaqshėm. Kėshtu qė edhe nuk ka mundur, parimisht, tė dėshmohet veprimi i saj pėrmes pėrvojave empirike. Mirėpo, ngjashėm ndodh edhe tek eksperimentet qė zhvillon fizika kuantike me elementarė, megjithatė, kjo ėshtė e pranueshme pėr shkencėn!

 

 

            Kėrkimet shkencore tė kėtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit tė kaluar, kur nė seancat spirituale ėshtė vėrejtur se mendimet nė gjendje transi (hipnozė) kanė aftėsi tė ndikojnė nė lėvizjen  e objekteve pa pėrdorur energjinė e muskujve. Kjo i shtyri shumė shkencėtarė tė fillojnė eksperimentimet nė laboratorė me medium tė ndryshėm.

            Ndėr tė parėt mund tė llogaritet William E. Cox, njė bashkėpunėtor shumėvjeēar pran Institutit prapsikologjik nė Durhan, i cili zhvilloi eksperimente me njė medium amerikan qė bėnte gjėra mahnitėse. Pėr tė Coxi shkruante: “Gota me ujė ngritej nga tavolina dhe lėvizte nė ajėr para pjesėmarrėsve; njė karrige nga qoshku lėvizte ngadalė nė drejtim tė mesit tė dhomės; njė tavolinė e kuzhinės u ngritė dy-tri herė nga dhjet centimetra mbi tokė, etj. Dhe tė gjitha kėto ndodhėn nė dritė tė plotė dhe unė ia mbaja mediumit duart dhe kėmbėt”.   

            Eksperimente psikokinetike bėri edhe fizikani dhe profesori i astronomisė, njėherėsh edhe themeluesi  i astrofizikės, Friedrich Zöllner nga Leipcigu, me mediumin Henry Slade dhe erdhi nė pėrfundime tė njėjta. Njė harmonikė e dorės binte pa prekjen e askujt, njė krevat u largua pėr disa centimetra nga muri, etj. Prof. A. Vencel, nė librin e tij “Filozofia dhe liria”, paraqet kėtė tezė: “Shpirti dhe materia nuk janė parimisht tė ndara njėri nga tjetri. Materia ka shtresa tė vogėl tė shpirtit dhe lirisė, pėr atė edhe dallimi nė mes tė shpirtėrores dhe materiales ėshtė vetėm relativ”. Edhe prof. J. B. Rhine, nga “Universiteti i Dukės” nė Karolinėn Veriore, gjatė eksperimenteve tė veta, ka vėrtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit nė materie dhe shpreh mendimin se: “shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugės jofizike nė ndonjė objekt fizik, prodhon efekte fizike”.

            Kėrkimet e Rhines pėr psikokinezėn filluan nė mėnyrė tė rastėsishme. Atij, njė ditė tė vitit 1934, i erdhi nė laborator njė bixhozēi profesionist, duke e bindur se me anė tė dėshirės ėshtė nė gjendje tė ndikojė qė katrorėt tė rrotullohen dhe ndalen nė pozicionin qė ai dėshiron. Pėr t’u ikur mashtrimeve, Rhine ndėrtoi njė aparat qė i pėrziente vetė katrorėt dhe i hidhėte pastaj njė nga njė.

            Eksperimenti u pėrsėrit disa herė dhe Rhine vėrtetoi se bixhozēiu kishte me tė vėrtet forcė psikokinetike. Rihne erdhi nė pėrfundim, pas eksperimenteve tė shumta, se:  “psikokineza ėshtė njė aftėsi e pėrgjithshme njerėzore qė buron nga faktorė tė pavedėdijshėm, por qė shfaqet nė forma tė ndryshe dhe ndikon nė materie, e cila u dėshmua statistikisht edhe nė kushte laboratorike”.

            Pak mė ndryshe nga Rhine, me katror eksperimentoi edhe William Cox. Ai kėrkonte nga subjekti qė nė katror tė hedhur mbi tavolinėn qė rrotullohej, tė ndikonte nė atė mėnyrė qė katrori tė rrotullohej nga ana e majtė ose e djathtė e tavolinės. Nga eksperimentet e zhvilluara, ai vėrtetoi se efekti ėshtė i njėjtė, pa marrė parasysh se ēfarė madhėsie kanė katrorėt dhe nėse ėshtė hedhur njė katror apo disa pėrnjėherė.

 

Pėrkujtimorja e F. Zöllner-it nė Leipzig

Prof. J. B. Rihne gjatė njė eksperimenti psikokinetik

 

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

        Vite tė tėra u eksperimentua me katrorė tė pėrbėrė nga materiale tė lloj-llojshme, sa qe nė vitet e ’70-ta pėr kėtė eksperiment u shfrytėzuan edhe kompjuterėt e kohės. Personi testues duhej qė me forcė e mendim tė ndikoj ne katror (Psi-lojė me katrorė), qė rrotulloheshin nga njė mix-gjenerator, dhe t’i vendos nė pozicionin e dėshiruar.

            Gradualisht nė eksperimente u futėn elemente qė zėvendėsonin katrorėt. Rėnia e pikės sė ujit nga maja e zhiletės (brisku i vogėl pėr rrojė) nė tė majtė ose nė tė djathtė; ndikimi nė tymin e mbyllur nė njė enė qelqi ose ndikimi psikomotorik (sisteme qė sillen lehtė mekanikisht, qė ndodhen tė mbyllura nė enė tė qelqta)...

            Fizikanėt gjithnjė dyshonin nė kėto gjėra, duke pėrmendur ndikimet e mundshme tė rrymimit tė ajrit (edhe pse kėto ishin tė mbyllura nė enė tė qelqta), pastaj, tė ndikimit tė nxehtėsisė, tė elektricitetit e kėshtu me radhė. Tė gjitha kėto dyshime i largoi nė fillimi tė viteve tė ’70-ta dr. Helmut  Schmidt (amerikan me rrėnjė gjermane), kėrkues shkencor nė “Laboratorin pėr plazmė fizike” tė kompanisė sė njohur pėr prodhimin e aeroplanėve “Boing” (SHBA). Dr. Schmidt u nis nga supozimi se psikokineza nuk ndikon vetėm nė objektet e dukshme fizike, siē ėshtė katrori, por edhe nė nivelin mikrofizik. Nė konstruksionin  e aparatit tė vet pėr kėrkime psikokinetike shfrytėzoi zbėrthimin e atomit radioaktiv “strontium 90”. Bėrthama atomike e tij ėshtė shumė jostabile, ashtu qė zbėrthehet edhe pas 30 vjetėsh. Megjithatė, nga momenti i shkatėrrimit, nė bėrthamė nuk vėrehet kurrfarė procesi i dezintegrimit, ashtu qė “papritmas” zbėrthehet. Pėr psikokinezėn pėrparėsi plotėsuese e kėsaj paraqitjeje ishte se ky zbėrthim ishte shumė vėshtirė tė arrihej me mjete fizike, elektrike, magnetike, termike etj. Sipas fizikės bashkėkohore, zbėrthimi radioaktiv ėshtė plotėsisht rastėsi dhe kėshtu ėshtė i paparashikueshėm.

            Dr. Schmidti e shfrytėzoi kėtė dukuri pėr tė konstruktuar aparatin qė mundėsonte rastėsi totale dhe absolute. Kur tė zbėrthehet atomi “strontium 90”, ai ndez elektronet, tė cilat sillen rreth bėrthamės me shpejtėsi tė madhe e qė lėvizjet e tyre i regjistron gypi i Gajger-Müllerit. Brenda aparatit gjendet regjistruesi tjetėr, i cili, kur ėshtė aparati i kyēur, gjithė kohėn kalon me shpejtėsi tė madhe nėpėr katėr pozicione: 1, 2, 3, 4 e kėshtu me radhė. Treguesi ėshtė i kyēur nė oscilator, qė oscilon miliona herė nė sekondė, kėshtu qė edhe treguesi kalon nėpėr katėr pozicione me qindra-mijėra herė nė sekondė. Secili nga kėto katėr pozicione ėshtė i lidhur me nga njė poē dhe katėr susta, tė cilat subjekti mund t’i shtypė gjatė eksperimentit. Subjekti qėndron para aparatit dhe mundohet tė ndikoj nė aparat, ashtu qė tė ndizet njėri nga katėr poēat. Derisa subjekti nuk ndėrmerr asgjė, poēat nuk ndizen, edhe pse treguesi kalon katėr pozicionet miliona herė nė sekondė. Ēfarė ndodh kur subjekti vendos tė ndikojė psikokinetikisht  nė njėrin nga poēat dhe ta shtyp sustėn e pėrshtatshme. Kur elektroni tjetėr arrin nė gypin e Gjager-Müllerit dhe ndalon treguesin oscilues nė njėrin nga katėr pozicionet e mundshme, nė tė njėjtėn kohė krijohet kontakti me poēin dhe poēi, qė i pėrgjigjet pozicionit tė mėsipėrm, ndizet. Nė qoftė se subjekti arrin ta ndezė poēin nė tė cilin ėshtė koncentruar, makina e dr. Schmidt-it, automatikisht regjistron nė ekranin e jashtėm “goditjen”, e nė qoftė se jo, ajo regjistron “dėshtimin”. Pasi ekzistojnė katėr pozicione tė oscilatorit dhe katėr poēa, gjasat e goditjeve tė rastėsishme janė 1 me katėr ose 0,25%.

 

Dr. Schmidti pranė aparatit tė tij

Numėratori i “Geiger-Müller-it”

 

            Aparati i Dr. Schmidt-it ka rėndėsi tė posaēme pėr saktėsinė e psikotronikės (parapsikologjisė). Edhe nė qoftė se nuk ėshtė aty eksperimentuesi gjatė eksperimentit, subjekti nuk mund tė mashtrojė, pasi qė rezultatet regjistrohen nė mėnyrė elektronike dhe ėshtė e pamundur qė tė korrigjohen. Eksperimentuesi nuk ka nevojė qė tė luaj rolin e policit, ndėrsa subjektet janė tė liruara nga ndjeshmėritė e pakėndshme, duke i trajtuar ata si mashtrues potencialė. Aparati ėshtė i vogėl dhe shumė praktik pėr bartje, kėshtu qė eksperimenti mund tė zhvillohet nė rrethana qė mė sė shumti i pėrgjigjen subjekteve.

            Eksperimentet e dr. Schmidt-it vėrtetuan bindshėm tezėn e dr. Rhines: ndikimi shpirtėror (psikik) nė materie ėshtė real dhe kėtė aftėsi e kanė shumica e njerėzve. Meqenėse devijimet nga normat shkencore ishin minimale, bėnė qė shumė shkencėtarė ta pranojnė veprimin e saj. Ndėrkohė pėr aparatin e dr. Schmidt-it  shfaqėn interesim edhe organizatat nga lėmi i ekonomisė. Kėshtu qė kompania “Boing”, eksperimentoi me kėtė aparat pėr tė hulumtuar ndikimin e energjisė negative (psikike) nė elektronikėn e bordit tė aeroplanit, tė krijuar nga nervoza dhe panika e ekuipazhit dhe tė pasagjerėve nė raste rreziku.

 

Vazhdon...