Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - TE NJĖ STINĖ ANONIME

Shkruan: Hidajete XHELO

TE NJĖ STINĖ ANONIME

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Te njė stinė anonime" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

 

Poeti i cili pėrcjell emocione tė papėrsėritshme

 

Njė cikėl me poezi i mrekullueshėm nga Adem Zaplluzha ku mbizotėron njė sens i lartė atdhedashurie! Vargje qė kanė njė fuqi tė madhe shprehėse nėpėrmjet metaforave e figurave letrare tė goditura! Nėpėrmjet kėtyre vargjeve autori shpreh dhimbjen e trishtimin qė ndjen kur sheh njė atdhe qė lėngon edhe nė liri! Poet si Adem Zaplluzha janė njė thesar i ēmuar i kombit njė enciklopedi e gjallė qė me vargun e tij lartėson poezinė e mirėfillte shqiptare! Fuqia e vargut tė Adem Zaplluzhės nuk njeh kufij! Ajo vjen si njė fllad i freskėt mali por vjen dhe si njė fshikullime! Poezia e kėtij autori ėshtė gjithmonė aktuale shpreh dhimbjen trishtimin e brengėn pėr njė drejtėsi tė munguar! Adem Zaplluzha ka njė fantazi e kthjelltėsi mendimi qė tė mahnit! Barbarizmat e mizoritė e luftės kane lėnė gjurmė tė thella ke ky autor qė ėshtė njohės i thellė i shpirtit njerėzor! Poezia e Adem Zaplluzhės ka shpirtin e tij brenda me fantazitė e misteret qė e bėjnė aq tėrheqėse! Sa here ta lexosh e shikon nė kėndvėshtrime tė ndryshme dhe interesante! Kėndvėshtrime qė nuk tė lėnė rehat pa e rilexuar edhe disa herė.   

Njė cikėl i ri i dyti nė radhė me poezi!" Vetėm zėri ujit" nga poeti mirėnjohur Adem Zaplluzha ėshtė pa dyshim mė i miri ndėr tė tjera! Vepra poetike e kėtij autori ka njė shtrirje tė gjerė nė kohė dhe hapėsirė, me njė krijimtari poetike tė suksesshme nė rritje! Vargu i Adem Zaplluzhės pėrcjell emocione tė pa pėrsėritshme dhe nė tė njėjtėn kohė godet fenomenet nga tė cilat vuan shoqėria jonė! Temat qė trajton ky autor nėpėrmjet vargut janė sa mistike aq dhe tė prekshme! Adem Zaplluzha ėshtė i pa parashikueshėm me vargun e tij! Ai nėpėrmjet metaforave e alegorive shpreh njė botė tė dyzuar e tė pėrēudnuar! Adem Zaplluzha ėshtė njohės i thellė i shpirtit njerėzor! Me njė ndjeshmėri tė pa besueshme qė e shpreh nė vargje ku thotė:" Nėpėr arat tona lėronin kuajt e huaj. Kali im i mire hungėrinte pėrvajshėm. Sa qanin dhe rrapet. Qante im atė. Lotėt e tė cilit pėrvėlonin barin e kositur" Poezia e Adem Zaplluzhės ka shpirtin e tij dhimbjen e dashurinė pėr atdheun e ėndrrat e pa realizuara! Vepra e kėtij autori ėshtė njė thesar nė krijimtarinė poetike! Poezia e Adem Zaplluzhės pėrshkohet nga tone sa tė ngrohta po aq tė fuqishme! Ajo ėshtė njė udhėrrėfyese e shumė situatave tė dhimbshme! Vargu i Adem Zaplluzhės ėshtė unik nė llojin e tij! Ai ka njė magji e njė mister qė e bėn tė veēantė! Ky poet ėshtė mjeshtėr i vargut, di ta pėrcjellė si njė metamorfozė!

Pėr Adem Zaplluzhėn dhe vargun e brilant ka shumė pėr tė thėnė kritika e sė nesėrmes! Lexo me kujdes se sa bukur flet vargu i tij nė njė gjuhė tė pėrkryer poetike Ky cikėl i tretė me poezi "Te njė stinė anonime" i Adem Zaplluzhės vjen ne njė kontekst sa origjinal po aq dhe magjik! Tematika qė sjell ky cikėl me poezi ka njė shtrirje tė gjerė ku mbizotėron dhimbja e vuajtja e njė populli nė luftė pėr ruajtjen e identitetit dhe integritetit te tij! Plagėt e luftės dhe copėtimi i Atdheut kanė lenė gjurme tė thella te ky autor i cili s’ka reshtur kurrė se shkruari pėr to! Ai e sjellė aq dhimbshėm nė vargje mbylljen e shkollave ku thotė: "Dy djem me ēanta tė grisura shkelnin baltėn e oborrit! Qanin dhe pemėt! Vogėlushja shkulte bishtalecat e qante pėr ardhmėrinė!" Vargu i Adem Zaplluzhės ka njė forcė tė madhe denoncuese kundrejt padrejtėsive e politikave tė korruptuar! Me vargun e tij ai na sjell aq afėr problematikat qė brejnė shoqėrinė tonė, sidomos plaga emigracionit! Ai e shpreh aq dhimbshėm nė vargje ku thotė;"Ikėn dhe fluturat e fundit, nga qyteti i lenė peng!" Ėndrrat e pa realizuara! Adem Zaplluzha nėpėrmjet vargut eksploron njė botė sa reale po aq dhe ireale! Ai ėshtė mjeshtėr i vargut e bėn atė sa tė gjallė e tė prekshėm po aq dhe magjik e ėndėrrimtar! Adem Zaplluzha i takon asaj plejade poetesh qė numėrohen me gishtat e dorės! Poezia e tij gjithmonė vjen si risi e me kėndvėshtrime tė ndryshme! Ai nėpėrmjet metaforave dhe alegorive e kthen atė ne magji qė tė mbėrthen! Adem Zaplluzha ėshtė vizionar nė krijimtarinė e tij! Ai vjen gjithmonė nė njė formė shpėrthyese dhe i arrirė me vargun e tij! Ky cikėl me poezi ka shumė ngjyra qė e bėjnė atė aq interesante dhe tėrheqės sa qė asnjė lexues nuk ėshtė nė gjendje ta lėshoj nga dora pa i rėnė nė fund tė librit “Te njė stinė anonime “! Lexim tė kėndshėm!

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Te njė stinė anonime"

 

KY ATDHE I ASKUJT

 

1.

 

Kjo tokė

E ky atdhe i askujt

Me miliona vjet

Ndjeu nė lėkurėn e tij

Kafshime cerberėsh

Gjė qė sot  i shėmbėllen

Njė kocke pa fije mishi

 

Tė cilin

As nuk mund ta hedhesh

E as ta kafshosh

Nė ēdo kohė e moment

Thyen dhėmbė e dhėmballė

 

Ky atdhe

Me shtatė fe

Pėrjetoi disa lloj dhune

Mbi lėkurėn e grisur

Barbarisht tė grisur

Si flamujt e mjerimit

 

 

2.

 

Pėr ēudi nuk i ngjan grave

Qė dashurojnė

As burrave tė stralltė

 

Ėshtė njė lule e egėr

Gjinkallė prej deltine

Qė na pėrcjellė

Gjithmonė dhe kudo

 

Nė secilin hap

Nuk na lė tė prekim

Por ama

As s’na lėshon tė ikim

 

 

3.

 

Kam njohur shumė toka gurore

Tokė prej gurit dhe lules

Por asnjėra

Asnjėherė

Nuk e kishte krenarinė

E kėsaj toke mėmė

 

Dikur moti

Mė zuri pėr jake

Dhe mė plandosi  pėr toke

Por sėrish mbeti atdheu im

E dashur si njė grua

Dhe i vrazhdė si burrė gjigant

 

 

4.

 

Netėve tė vona

Kur i kreh flokėt nė hėnė

I dalin parasysh

Tė gjitha pasqyrat konvekse

 

Dikur vonė

Tepėr vonė kur zhduken yjet

I shkund gjethet e mjegullave

Dhe bie nė gjumė

Te njė tokė prej deltine

 

Po sa zgjohet

Dielli i egėr si kaprojtė

Vrapon nėpėr fushat e paskajshme

Vrapon deri nė ekzaltim

Pėr t’i pjekur grunajat e dashurisė

 

 

5.

 

Atdheu im

Fati dhe fatkeqėsia ime

Sa herė tė putha

Nė gjuhėn time mbinė manaferrat

 

Mbiu edhe nga etja

U bėra zė shirave

Qė s’erdhėn

Kur kishim  mė sė shumti nevojė

 

Kurse toka ime

Digjej si njė magmė

Nė shpirtin tim bonjak

E cila kurrė s’u shua

Nga dhembjet qė s’pushuan asnjėherė