.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Teoria e reinkarnimit (2)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

       TEORIA E REINKARNIMIT (2)

      Materia ndryshon nėpėr fazat e lindjes, rritjes, mbajtjes, krijimit tė produkteve pėrcjellėse, vdekjes dhe zhdukjes. Por jeta brenda materies, shpirti, ėshtė i amshueshėm. Ai nuk kalon nėpėr kėto ndryshime. Neve vetėm na bėhet se jeta duket e zhduket. Ajo nė tė vėrtetė i pėrjeton kėto faza nėpėrmjet trupit, gjithnjė derisa trupi nuk mund t’u pėrballojė mė kėtyre ndryshimeve.

 

 

Kemi qenė diēka tjetėr, jemi kėta qė jemi, e kthehemi pėrsėri nė diēka tjetėr, sepse jemi tė pėrjetshėm

 

Domethėnė, para kėsaj jete kemi qenė diēka tjetėr, tash jemi kėta qė jemi, dhe herėn tjetėr pėrsėri kthehemi nė diēka tjetėr... sepse jemi tė pėrjetshėm. Sipas veprave tona, thjesht e ndėrrojmė edhe trupin. Pėr ta kėputur vargoin e lindje-vdekjeve, duhet tė mbetemi nė gjendjen tonė burimore, nė gjendjen shpirtėrore. Si? Duke e njohur Zotin. E pėr tė njohur Zotin, sė pari duhet tė ngrihemi nė nivelin shpirtėror mė tė lartė. Ashtu fitojmė inteligjencėn e nevojshme pėr ta kuptuar Zotin. E kur e njohim atė, i ofrohemi, mė nuk marrim trupa materialė, por shkojmė nė shtėpinė tonė, aty ku e kemi vendin, pranė Zotit. Jetojmė nė pėrjetėsinė hyjnore. S’ka mė ndėrrime trupash.

Kjo teori, sikur tė pėrvetėsohej fundamentalisht, me siguri se do tė na lironte prej vuajtjesh tė paarsyeshme. Sipas kėsaj, njerėzit vuajnė gabimisht, sepse mendojnė se janė trup. Dhe “kjo ėshtė njėsoj sikur tė mendonit ju se jeni palltoja dhe kėmisha juaj. Ashtu siē trupi juaj ėshtė nėn pallto e kėmishė, ashtu shpirti ėshtė brenda trupit (brenda palltos apo kėmishės trupore). Prandaj, themi se jemi “hindus”, “amerikan”, “anglez”...” – thotė Shrimad. “I tėrė civilizimi modern vepron nė bazė tė kuptimit tė gabuar se trupi ynė ėshtė qenia individuale. Thjesht, njerėzit dėshirojnė tė jenė tė mashtruar, prandaj edhe shkojnė drejt mashtruesit. E nėse dėshironi tė jeni tė mashtruar, mashtruesi ka pėr tė ardhur” – vazhdon ai.

 

Vetėm vetėdijesimi se jemi qenie shpirtėrore brenda trupit ėshtė ēlirimi i vėrtetė

 

Ėshtė vėrtet interesant nėse mendojmė mbi kėtė temė: Ēdo ēast vėrejmė si na vdesin miqtė tanė, prindėrit tanė, tė afėrmit tanė, tė dashurit tanė, e ne sikur nuk shohim! Kurrė s’ preokupohemi seriozisht: Ēka pas vdekjes? E kjo, pikėrisht kjo, do tė ishte fillimi i arsimimit tė vėrtetė. Pra, vetėm kur njeriu vetėdijesohet se nuk jam ky trup material, se unė jam shpirt, qenie shpirtėrore, pjesėz e pranisė absolute, e totalitetit suprem, se pėrjetėsisht jam i lidhur me tė – kjo do tė ishte ēlirim, dituri e vėrtetė. Nėse nuk kam asgjė tė pėrbashkėt me kėtė botė materiale, atėherė jam i liruar. “Personi i pajisur me kėtė dituri, s’ka kurrfarė obligimi. E ne kemi aq shumė detyrime, sepse tash pėr tash ekzistencėn tonė e kemi identifikuar me kėtė botė materiale” – thotė Shrimad.

Gjithnjė derisa nuk e arrijmė vetėnjohjen, vetėrealizimin, pėrndritjen, kemi ashtu plot detyrime e borxhe.

Ne jemi qenie shpirtėrore, por nga shoqėrimi me materien, nga kohėt e lashta, vetėdija jonė ėshtė ndotur me atmosferėn mentale.

Atmosfera materiale nė tė cilin sot jetojmė quhet maya, qė do tė thotė iluzion. Maja domethėnė ajo qė s’ėshtė.  

 

                                                 * * *

Kėtu mė poshtė do tė sjellim disa konstatime tejet tė qėndrueshme tė mistikut shri Shrimad, tė cilat gjithsesi janė shumė tė fuqishme dhe nė funksion tė teorisė tė cilėn po e shqyrtojmė:

 

Trupi ėshtė si rrobat. Ju keni rroba tė zeza, unė ngjyrė shafrani. Por, nėn rroba ju jeni krijesė njerėzore, edhe unė gjithashtu. Trupat tanė janė mu si llojet e rrobave dhe nė secilin ndodhet shpirti – pjesė e zotit.

 

                                                     *

Fatkeqėsi jona qėndron nė identifikimin tonė me trupin. Nė tė vėrtetė, gjithė njerėzit ndodhen nė tė kuptuarit trupor tė jetės. Vetėdija transcendentale fillon kur dikush ngrihet mbi kėtė kuptim.

 

                                                     *

Hapi i parė, pra, ėshtė tė kuptuarit se ne jemi shpirt, qenie shpirtėrore, brenda trupit. Gjersa nuk kuptohet ky fakt i thjeshtė, s’mund tė bėhet fjalė pėr kurrfarė zhvillimi shpirtėror. Fatkeqėsisht tash jemi krejt nė terrin e tė kuptuarit trupor tė jetės. Duhet ngritur mbi kėtė errėsirė.

 

                                                     *

Duhet pra t’u kthehemi parimeve religjioze. Ku qėndron dallimi midis njeriut dhe qenit pa parimet religjioze. Vetėm njeriu mund ta kuptojė religjionin, e qeni s’mundet. Ky ėshtė dallimi. Por, nėse shoqėria njerėzore mbetet nė nivel tė qenve e maceve, si mund tė presim shoqėri tė qetė! Shtazėt nuk mund ta njohin Zotin, krijesat njerėzore munden. Por, nėse krijesa njerėzore nuk e shfrytėzon kėtė rast ta njohė Zotin, mbetet nė nivelin e qenve e maceve. E nuk mund tė kemi paqe nė shoqėrinė e qenve e maceve. Sė kėndejmi, ėshtė detyrė e qeverive tė edukojnė masat tė jenė tė vetėdijshme pėr Zotin. Pėrndryshe, do tė kemi probleme. Pa vetėdijen mbi Zotin, s’ka dallim midis njeriut e qenit: Qeni ha, ne hamė; qeni fle, ne flemė; qeni bėn seks, ne bėjmė seks, qeni tenton tė mbrohet, ne tentojmė tė mbrohemi gjithashtu.

Nė momentin e pikėrishėm askush nuk e di kuptimin e religjionit. Religjioni nėnkupton t’u shtrohemi ligjeve tė Zotit, ashtu siē tė jesh qytetar e nėnkupton t’u nėnshtrohesh ligjeve tė qeverisė. Meqė askush s’e kupton Zotin, askush as i njeh ligjet e tij as kuptimin e religjionit. Kjo ėshtė gjendje e njeriut nė shoqėrinė e sotme. Ato religjionin e marrin si njė lloj besimi, por besimi nuk e paraqet religjionin nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Religjion janė ligjet qė ka dhėnė Zoti, ligjet natyrore, dhe secili qė pason ato ligje – ėshtė religjioz, qoftė i krishterė, hindus apo mysliman.

 

                                                     *

 

Mėnyra e vetme pėr ndėrprerjen e kriminalitetit ėshtė ta ndryshojmė zemrėn e kriminelit. Ligji i neutralizon pasojat, por nuk i eliminon tendencat nė zemrėn e tij tė ndotur. Tendenca shlyhet me pastrimin e zemrės. Pse ekziston kriminaliteti? Sepse njerėzit janė pa Zot!

 

                                                     *

 

E tėrė bota shkencore sillet rreth idesė sė gabueshme se jeta lind nga materia... jeta nuk lind nga materia. Materia krijohet nga jeta. Shkenca bazohet nė teorinė jo tė saktė, prandaj tėra llogaritė e saj dhe konstatimet janė tė gabueshme; prandaj njerėzit vuajnė.

 

                                                     *

 

Materia ndryshon nėpėr fazat e lindjes, rritjes, mbajtjes, krijimit tė produkteve pėrcjellėse, vdekjes dhe zhdukjes. Por jeta brenda materies, shpirti, ėshtė i amshueshėm. Ai nuk kalon nėpėr kėto ndryshime. Neve vetėm na bėhet se jeta duket e zhduket. Ajo nė tė vėrtetė i pėrjeton kėto faza nėpėrmjet trupit, gjithnjė derisa trupi nuk mund t’u pėrballojė mė kėtyre ndryshimeve. Atėherė trupi i vjetėr vdes dhe shpirti merr trup tjetėr. Si rrobat kur vjetrohen dhe i ndėrrojmė. Ngjashėm njė ditė trupat tanė do tė rrėzbiten e do tė bėhen tė vjetėr, tė padobishėm dhe ne do tė kalojmė nė njė trup tjetėr. Domethėnė, vetėm trupi material i qenies sė paasgjėsueshme tė gjallė, i nėnshtrohet asgjėsimit. Ky trup material ėshtė i asgjėsueshėm, por jeta brenda tij jo.

 

                                                     *

 

Merreni dhe gritheni pak trupin tuaj tė gjallė. Menjėherė do ta ndieni, sepse jeni tė vetėdijshėm pėr ēdo pjesė tė trupit tuaj; sepse shpirti ėshtė i pranishėm. Por, kur shpirti mungon, gjė qė nėnkupton se trupi ėshtė i vdekur, mund tė marrėsh po atė lėkurė dhe ta rrjepėsh dhe askush s’do tė reagojė, askush s’do tė protestojė. Vallė, a nuk e sqaron kjo mė sė miri ekzistencėn e shpirtit? Dhe as qė ėshtė diē e vėshtirė pėr t’u kuptuar.

 

                                                     *

 

Duke kaluar nga trupi nė trup, shpirti bart nė vete gabimet qė personi i mėparshėm i ka bėrė, e tė cilat shpesh manifestohen si sėmundje. Dhe pikėrisht ky shpirt ėshtė krijuesi ynė, tanimė fizik. E tėrė jeta jonė ndėrtohet sipas memories sė shpirtit, ēdo gjė qė na ka ndodhur, tėra mendimet, dėshirat, tėra pėrvojat dhe dituria qė kemi zėnė tashmė hedh frymėn nė embrionin e ri, ku prapė krijohemi ne, veēse nė trupin tjetėr. Por, trupi i ri s’ka vetėdije pėr kėtė. Ai atė edhe mund ta ketė, por tė shtresuar thellė nė shtresat tė mbuluara me errėsirėn e tė pavetėdijshmes.

 

dhe kjo ndodh si tek metamorfoza e insekteve:

nga veza – del krimbi,

nga krimbi – krijohet gėzhoja,

nga gėzhoja – metamorfozėn flutura.

 

Domethėnė, flutura ishte gjallė, por nė trajtė tjetėr, por ajo tanimė nuk ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė.

 

                                                  * * *

 

 

 

Njė botėkuptim tjetėrfare

 

Kėto janė pa dyshim ēėshtje tejet delikate, tė vėshtira pėr t’u pranuar, por madje edhe pėr t’u kuptuar. Kjo bėhet aq mė pak e mundshme, kur tė kihet parasysh fakti se lexuesi ynė nuk ka kontaktuar gjithaq shpesh me kėtė lloj interpretimi pėr shpirtin, gjegjėsisht pėr rilindjen e vazhdueshme tė shpirtit. Vetėdijet tona deri mė tani kanė qenė tė mbushura vetėm me interpretimet e religjioneve tė ashtuquajtura “tė mėdha” – krishterimit dhe islamizmit – sipas tė cilave shpirti vdes dhe rilindet, por vetėm nė Ditėn e Gjykimit, kur do t’i gjykohet pėr veprat qė ka bėrė – njė herė – nė jetė. Ėshtė mirė ta kemi parasysh edhe kėtė lloj teorie. Aq mė tepėr kur ky ėshtė njė nga kėndvėshtrimet religjioze mė tė lashta nė rruzullin tokėsor. Dhe, siē e cekėm mė lart, nė kėtė beson mė tepėr se njė e treta e botės. Prandaj, ėshtė diēka qė duhet respektuar.

Ndėrkaq pėr t’i kuptuar dhe pranuar kėto ēėshtje, pa dyshim nevojitet njė botėkuptim tjetėrfare – mė i hapur, mė i lirė nga paragjykimet qė kemi e tė cilat janė shtresuar nė mendjen tonė shekuj me radhė. Pėr kėtė na nevojitet punė me vetveten pėr ngritje shpirtėrore dhe devotshmėri. Kurse devotshmėria pėr njerėzit qė janė shumė tė lidhur me botėn materiale, siē jemi ne njerėzit e kontinentit tė Evropės, nuk ėshtė gjithaq e lehtė.    

Por, njerėzit, mendjet e tė cilėve janė tepėr tė lidhur pėr kėnaqėsitė shqisore dhe begatitė materiale dhe tė cilėt me kėtė janė tė hutuar, tek ta nuk ekziston vendosmėria e fuqishme qė tė shėrbehen me devotshmėrinė.

 

Prandaj, duhet zhvilluar vetėdijen meditative, me vetėvullnet. Gjithnjė derisa vetėdijen e kemi tė mbushur me dėshira, s’ka sukses nė rrugėn e pėrndritjes e tė vetėrealizimit. Rruga e vetme ėshtė meditim.

 

 

Nga libri “Libėr mbi shpirtin dhe mendjen - ēelėsi i pėrndritjes”

 

 

 (1)