.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Teoria e reinkarnimit (1)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

       TEORIA E REINKARNIMIT (1)

    Nė harmoni me dėshirat dhe karmėn tonė, ligjet e natyrės na japin trupin i cili na pėrgjigjet. Krejt kjo varet nga ligjet e natyrės. Tė gjithė jemi nėn drejtorinė e ligjeve tė natyrės, plotėsisht tė varur, siē thuhet nė shkrimin e lartcekur; kurse njerėzit nga padituria, gabimisht mendojnė se janė tė lirė. Domethėnė, lindja jonė e re do tė jetė e pėrcaktuar sipas veprave tona, qofshin ato mėkatare apo tė pėrshpirtshme.

 

 

Kėtė temė po e hapim me njė thėnie tė shkrimtarit tė madh amerikan, Xhek London nė “The star Rover”, ku ndėr tė tjera shkruan:

“Unė nuk e fillova ekzistencėn time kur linda, as kur nėna mė ndjeu gjallė nė barkun e saj. Jam rritur e jam zhvilluar nėpėr mijėvjeēarė tė panumėrt. Tė gjitha ‘un-et’ e mia tė mėparshme kanė tingujt, jehonat, pėshpėrimat e tyre nė mua... O, edhe hera tjera tė panumėrta do tė rilindem pėrsėri.”

 

Sa tė dashuruar jemi nė jetėn!

 

A e keni vėnė re sa tė dashuruar janė njerėzit ė jetėn? A e keni vėnė re sa me ngėrēe mundohen ta mbajnė njerėzit jetėn, sa mė shumė dhe sa mė gjatė qė tė jetė e mundur? Askush nuk dėshiron tė vdesė, as i riu qė ėshtė fare i ri, e as plaku qė i ka mbushur tetėdhjetė, nėntėdhjetė apo njėqind vjet! Madje as ai qė ėshtė shumė i sėmurė dhe me gjendjen shėndetėsore tepėr tė rėnduar. As ai nuk mund tė pajtohet qė tė vdesė. Secili dėshiron tė jetojė sa mė shumė dhe sa mė gjatė qė tė jetė e mundur.

Shumica prej nesh do tė dėshironin tė jetonin pėrjetshėm, mandej nė kulmin e fuqisė, pa rrudha, pa thinja, pa glaukoma apo artritis. Dhe kjo ėshtė e natyrshme, pasi qė parimi i parė dhe themelor i jetės ėshtė dėshira pėr tė jetuar. Madje, dėshira pėr jetė ėshtė aq fundamentale, saqė vėshtirė edhe e paramendojmė se kemi me vdekė. 

Domethėnė, pasi qė dėshira pėr jetėn ėshtė aq fundamentale dhe e rrėnjosur nė thellėsitė e qenies sonė, ne jemi tė prirur qė fare pak tė mendojmė pėr vdekjen. Madje, nėse mund tė themi se mendojmė pėr vdekjen, ajo ndodh vetėm kur jemi nė ndonjė nga varrimet e miqve a tė afėrmve tanė. Por... fatkeqėsisht, ne kemi krijuar mekanizėm tė tillė mbrojtės nga ky mendim, i cili ndoshta na mbron nė mėnyrė automatike, saqė ky mekanizėm bėn qė ne madje as nė procesionet e varrimit tė mos mund tė mendojmė pėr kėtė fenomen qė padyshim ka pėr tė na ndodhur edhe neve, secilit prej nesh. Dhe, ē’ ndodh? Madje, edhe duke pėrcjellė nė banesėn e fundit mikun apo tė afėrmin tonė, ne “tė gjallėt” fillojmė muhabetet tjera “tė tė gjallėve” dhe nė kortezh flasim si po na shkon biznesi etj. Vetėm sikur tė kishim mundėsi t’u vinim mikrofona tė vegjėl e sekretė njerėzve qė shkojnė dy nga dy e nė tuba nėpėr kortezhe; t’ua vinim ata, kurse altoparlantėt t’i kishim diku larg tyre e t’i dėgjonim se ē’po flasin. Do tė mbeteshim tė befasuar sesa pak “preokupohen” njerėzit me vdekjen e atij miku, shoku, vėllai, madje edhe nė procesionet e varrimit, ku kemi shkuar pikėrisht pėr ta ndier atė ēast tė vdekjes sė tė dashurit tonė!

 

Tri lloj mendimesh mbi vdekjen

 

E derisa njeriu ka kaq pak kohė tė mendojė pėr vdekjen, natyrisht se ai fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, nuk ka kohė tė mendojė pėr atė se ē’ndodh pas vdekjes. Megjithatė, ata qė dosido kanė menduar apo mendojnė pėr kėtė ēėshtje, mund tė ndahen nė tri grupe kryesore:

- Njė palė mendojnė se vdekja ėshtė fundi i ēdo gjėje; kjo ide ėshtė e rrėnjosur sidomos ndėr popujt e Evropės dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si dhe nė vendet tjera;

- Njė palė besojnė nė ferr e parajsė;

- E njė numėr i konsiderueshėm njerėzish e popujsh, mė tepėr se 1/3 popullsisė sė botės, tė cilėt kryesisht i pėrkasin Indisė, Kinės e disa vendeve tjera aziatike, mendojnė se jeta tė cilėn e jetojnė ėshtė njėra nga shumė jetė, tė cilat i kemi jetuar dhe do t’i jetojmė nė tė ardhmen. Kėta e pranojnė reinkarnimin si fakt tė padiskutueshėm jetėsor. Kjo teori mbi rilindjen e shpirtit kohėve tė fundit ka filluar tė shtrihet me tė madhe anembanė botės, duke pėrvetėsuar miliona njerėz tė tė gjitha ngjyrave, origjinave e religjioneve.

 

Mendjet mė tė ndritura tė njerėzimit e kanė pranuar pak a shumė reinkarnimin

 

Mbi kėtė temė janė shkruar edhe shumė libra, tė cilėt interpretimet e tyre i mbėshtesin kryesisht mbi hipnozėn regresive, mbi pėrvojėn “nė tetikun e vdekjes”, si dhe mbi tė dhėnat nga pėrvojat jashtėtrupore apo nė ato tė “deja-vu”-sė.

Kur jemi kėtu, mbase duhet tė pėrmendim se mendjet mė tė ndritura tė njerėzimit e kanė pranuar pak a shumė, pjesėrisht apo plotėsisht, tė vėrtetėn mbi reinkarnimin. Njerėzit mijėra vite me radhė besojnė nė ekzistencėn e shpirtit dhe pavdekėsinė e tij; qė nga kohėt mė tė hershme e deri nė ditėt e sotme. Nga antikiteti grek, nė kėtė plan, mund ta pėrmendim Sokratin, Platonin, Aristotelin. Nga antikiteti romak, mund tė dallojmė Ciceronin, Virgjilin, Lukianin. Ta zėmė, poeti i shquar romak, Ovidi, nė veprėn e tij “Metamorphosis” (Metamorfoza) shkruan:

 

“Atėherė thuaj vdekje, vetėm njė gjė e vjetėr e ndėrruar nė ndonjė formė tė re, dhe rroba tė reja; ashtu ēdo gjė vetėm ndėrron, asgjė s’vdes, dhe gjithkund shpirti i patrupėzuar fluturon...” 

 

Filozofi dhe poeti i zėmadh i shekullit XVI, i cili jetėn e pėrfundoi duke u djegur nė zjarr nga Inkuizicioni, Xhordano Bruno, thoshte:

 

“Shpirti... s’ėshtė trupi; mund tė jetė nė njė trup, pastaj nė tjetrin... kalon nga trupi nė trup.”

 

Nė kėtė kuadėr, duhet pėrmendur edhe njė mendim tė filozofit tė madh gjerman tė shek. XIX, Arthur Schopenhauer:

 

“Sikur ndonjė aziat tė kėrkonte nga unė ta definoja Evropėn, do tė isha i shtrėnguar t’i thosha: Ajo ėshtė pjesė e botės e zhytur nė iluzionin se njeriu ėshtė i krijuar nga asgjėja dhe se jeta e tij e tanishme ėshtė hyrja e tij e parė nė jetė.”

 

Ose atė tė humanistit e tė prijėsit tė shquar tė rezistencės paqėsore kundėr pushtimit anglez tė Indisė, Mahatma Gandit:

 

“Nuk mund ta marr me mend se njeriu pėr njeriun ėshtė armik i pėrhershėm dhe, duke besuar nė teorinė e reinkarnimit, jetoj me shpresė se – nėse jo nė kėtė jetė, atėherė pa dyshim nė ndonjė jetė tė ardhshme: kam pėr ta pėrqafuar fort njerėzimin me pėrqafim miqėsor.”

 

Ėshtė interesant se nė Iran, doktrinėn e tė rilindurit (reinkarnimit) e ruajtėn sufit, sekt persian i mistikėve. Pėr shembull Jalula’d-din Rumi, poet i shquar sofist persian i shekullit XIII, shkruan:

 

“Vdiqa si mineral dhe u bėra bimė;

Kam vdekur si bimė dhe u ngrita gjer nė kafshė;

Vdiqa dhe si kafshė e u bėra njeri.

 

Pse tė frikohem? Kur diēka humba nga tė vdekurit?

Megjithatė, edhe njėherė do tė vdes si njeri,

Tė fluturoj me engjėjt e mirėsisė;

Por edhe nga engjėjt duhet tė shkoj tutje...”

 

 

 

 

Ekzistojnė dy gjėra: trupi dhe forca e gjallė brenda trupit, qė ne e quajmė shpirt

 

Sė pari, pra, duhet ta bėjmė dallimin mes tė gjallės dhe tė vdekurės. Domethėnė, kur njeriu vdes, shpirti apo forca e gjallė, e lėshon trupin. Prandaj, trupi quhet i vdekur. Domethėnė, ekzistojnė dy gjėra:

Njėra – ėshtė ky trup; dhe e dyta – forca e gjallė, e cila e organizon, e vė nė lėvizje, ia jep gjallėrinė, fuqinė, bukurinė, simpatinė, ndjenjėn, mendimin. Ne flasim mbi forcėn e gjallė brenda trupit.

Pėr shembull, fėmija rritet, bėhet ēun; ēuni bėhet djalosh, djaloshi – burrė i pjekur, kurse burri i pjekur – plak. Gjatė gjithė kohės, edhe pse trupi ndryshon, nga trupi i fėmijės deri tek trupi i plakut, ai pėrsėri ndien se ėshtė i njėjti person, me identitet tė njėjtė. Shi, trupi ndryshon, por pronari i trupit, shpirti, mbetet i njėjtė. Prandaj, edhe logjikisht mund tė konstatohet se kur trupi ynė i tashėm vdes, fitojmė trup tė ri. Kjo quhet shpėrngulja e shpirtit. Dhe kjo pėrcillet me dhembjen fizike e trupore qė quhet vdekje. Kjo teori quhet teoria e Reinkarnimit.

 

Shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe primar

 

Kur jemi kėtu, duhet theksuar se shpjegimet mė tė mira pėr kėtė teori jepen nė shkrimin e shenjtė tė Indisė sė lashtė qė quhet Bagavad Gita dhe nė shkrimet pėrcjellėse bazuar nė tė, nė vazhdėn mijėvjeēare. Sipas saj, “Shpirti kurrė nuk lind as nuk vdes; ekzistuesi kurrė s’pushon sė ekzistuari. I palinduri ėshtė i amshuar, gjithnjė ekzistues, i pavdekshėm dhe primar” (Bagavad Gita, 2,20).

Nė harmoni me dėshirat dhe karmėn tonė, ligjet e natyrės na japin trupin i cili na pėrgjigjet. Krejt kjo varet nga ligjet e natyrės. Tė gjithė jemi nėn drejtorinė e ligjeve tė natyrės, plotėsisht tė varur, siē thuhet nė shkrimin e lartcekur; kurse njerėzit nga padituria, gabimisht mendojnė se janė tė lirė. Domethėnė, lindja jonė e re do tė jetė e pėrcaktuar sipas veprave tona, qofshin ato mėkatare apo tė pėrshpirtshme. Sipas kėsaj teorie, nuk ėshtė nė pyetje besimi. Dhe nuk duhet pėrzier besimin nė kėtė. Ky ėshtė ligj. Pėr shembull, ekziston qeveria. Mund tė besosh apo tė mos besosh se ajo ekziston. Por, nėse e thyen ligjin, ekzekutivi ka me tė dėnuar. Ngjashėm me kėtė, besuam apo nuk besuam ne, Zoti ekziston. Nėse bėjmė ēmos, do tė na dėnojnė ligjet e natyrės.

 

Ne jemi krijesa shpirtėrore, tė kushtėzuara materialisht

 

Dhe, mund tė shtrohet pyetja: A ėshtė me rėndėsi se nė cilin religjion besojmė? Pėrgjigjja do tė ishte: Jo. Sipas kėsaj teorie s’ėshtė nė pyetje besimi. Nė pyetje ėshtė shkenca. Ne jemi krijesa shpirtėrore, por tė kushtėzuara materialisht. Si tė tillė, ne jemi nėn ndikimin e ligjeve tė natyrės. Ashtu qė mund tė jemi tė krishterė, myslimanė, budistė, por kjo nuk do tė thotė se myslimanėt do tė plaken, kurse tė krishterėt jo. Secili plaket, ky ėshtė ligj. Ėshtė ēėshtja si tė ēojmė jetė tė mirė.

Nėse jetojmė jetė tė mirė, nė njė mėnyrė pėrcaktojmė ardhmėrinė tonė tė mirė. Ekziston njė Zot dhe njė ligj i natyrės, dhe tė gjithė ne i shtrohemi atij ligji. Sipas kėsaj teorie, sė pari duhet ta kuptojmė se jemi shpirt. Si tė tillė, e ndėrrojmė trupin. Kjo ėshtė ABC-ja e kuptimit tė reinkarnimit. Domethėnė, kur trupi ynė ėshtė gati, kur ėshtė i asgjėsuar, ne nuk jeni tė asgjėsuar. Fitojmė trup tė ri, mu siē e ndėrrojmė pallton apo kėmishėn. Dhe, “nėse nesėr vini nė pallto apo kėmishė tė re tė mė vizitoni, thotė shri Shrimad, a do tė thotė kjo se jeni person i ri? Jo. Njėsoj, ēdo herė qė vdisni, e ndėrroni trupin, por ju, shpirti juaj nė trup, mbeteni tė njėjtė”.

 

Trupi ėshtė mbulesė jona, ne jetojmė nė tė

 

Pra, thėnė thjeshtė, ne s’jemi ky trup; trupi ėshtė mbulesė jona, ne jetojmė nė tė.

Mėnyra e jetės tė cilėn e jetojmė, kushtėzon jetėn tonė pas vdekjes. Ekziston ligji natyror qė pėrcakton jetėn tona.

Si zhvillohet shpėrngulja dhe bartja e shpirtit? Procesi gjithsesi ėshtė tejet subtil. Sipas teorisė sė Reinkarnimit, shpirti ėshtė i padukshėm pėr sytė tanė materialė. Pas zhdukjes sė trupit fizik, tė pėrbėrė nga shqisat, gjaku, eshtrat etj., trupi subtil, i pėrbėrė nga mendja, inteligjenca dhe egoja vazhdon tė veprojė. Ashtu qė nė ēastin e vdekjes, trupi subtil bart shpirtin, mu siē ajri bart aromėn. Askush s’mund tė shohė se prej nga vjen aroma e trėndafilit, por e dimė se atė po e bart ajri. S’mund ta shohim si, por ajo ndodh. Nė kėtė mėnyrė procesi i dyndjes sė shpirtrave ėshtė tejet subtil. Nė harmoni me gjendjen mentale nė ēastin e vdekjes, shpirti i padukshėm hyn nė mitrėn e nėnės sė caktuar dhe zhvillon llojin e trupit tė caktuar.

 

Vazhdon...

 

 

      (2)