Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit

Shkruan: Adnan ABRASHI -NANDA

www.syri3.com

            AJNSHTAJNI DHE KUPTIMI I TEORISĖ SĖ RELATIVITETIT

        Kur pėrmendet emri i Albert Ajnshtajnit, ēdo individi, pa marrė parasysh nivelin e vetė arsimor si dhe shkallėn e njohurisė elementare shkencore, asociacioni i parė qė do t'i bie ndėrmend ėshtė "Teoria e relativitetit", ose formula e tij e famshme E=m x C2. Mirėpo, pak kush qė ėshtė jo profesionist i lėmesė, e ka tė qartė logjikėn e domethėnies kuptimplote tė saj.

 

                                                                                                                                        

            Albert Ajnshtajni ( 1879 - 1955) ishte fizikanė gjerman, autori i shumė punimeve tė rėndėsishme nga teoria fizike, filozofia, politika etj., por para se gjithash ėshtė i njohur dhe i ēmuar nė botė me teorinė e vet tė relativitetit, me tė cilėn ka lėnė njė gjurmė tė thellė nė shkencėn bashkėkohore.
            Kjo teori ėshtė vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazė shkencore e pikėnisjes sė teorive fizike nė pėrgjithėsi. Ajo pėrmban koncepcionet filozofike, pastaj, koncepcionet mbi hapėsirėn dhe kohėn si dhe problemet e osmologjisė dhe kosmogonisė. Pėr punėn dhe kontributin e tij nė lėmin e teorisė kuantike, nė vitin 1921 laureohet me ēmimin "NOBEL" pėr fizikė.

            Kur pėrmendet emri i Albert Ajnshtajnit, ēdo individi, pa marrė parasysh nivelin e vetė arsimor si dhe shkallėn e njohurisė elementare shkencore, asociacioni i parė qė do t'i bie ndėrmend ėshtė "Teoria e relativitetit", ose formula e tij e famshme E=m x C2.

            Edhe pse ky zbulim kolosal i tė gjitha kohėrave nga Ajnshtajni, mėsohet nė tė gjitha shkollat tona nga lėnda e fizikės, pak kush qė ėshtė jo profesionist i lėmesė, e ka tė qartė logjikėn e domethėnies kuptimplote tė saj. Andaj, pėrmes kėtij artikulli, pa hyrė nė detaje edhe mė tė thukėta matematikore-llogaritare, do tė tentojmė ta sqarojmė nė mėnyrė mė tė afėrt dhe mė tė thjeshtė kėtė zbulim gjenial tė Ajnshtajnit.

            Revolucioni i Ajnshtajnit fillon nė vitin 1905, kur nė revistėn shkencore gjermane "ANNALEN DER PHYSIK" botohet njė artikull i tij prej 30 faqe, titulluar: "MBI ELEKTRODINAMIKĖN E TRUPAVE QĖ LĖVIZIN". Nė kėtė artikull, Ajnshtajni pėr herė tė parė publikon teorinė e vetė speciale tė relativitetit.


            Baza e kėsaj teorie, mbėshtetej nė dy principe themele.

            E para ishte principi i relativitetit: tė gjitha lėvizjet nė natyrė janė relative.

            Vėrtetė, lėvizja ėshtė gjendje natyrore e ēdo trupi. Asgjė nė mikro dhe nė makrokozmos nuk ekziston nė gjendje qetėsie. Qė nga grimcat mikroskopike e gjer tek planetėt, ato janė nė lėvizje tė pėrhershme. Kėtė parim, mė parė, e ka vėrtetuar edhe Njutoni, por, nė dallim prej tij, Ajnshtajni ka konstatuar se nuk ka lėvizje absolute, sepse, lėvizja e ēdo trupi ėshtė nė marrėdhėnien direkte me lėvizjen e trupave tjerė. Andaj, ideja mbi lėvizjen absolute tė trupave, sipas tij, ėshtė pa kurrfarė rėndėsie. Kėtė princip qartė e ilustron me shembullin e trenit ose anijes. Nėse do tė qėndronim nė njė tren ose anije qė lėvizė, dhe me dritare tė errėsuara (kuptohet edhe nėse nuk bėnė zhurmė), ne nuk do ta dimė shpejtėsinė, drejtimin dhe as qė treni ose anija lėviz fare. Pra, ne e paramendojmė lėvizjen vetėm nė raport me objektet tjera.

            Pikėrisht, duke u bazuar nė kėtė princip tė Ajnshtajnit, pėrmes krahasimit me trupat e tjerė qiellor, sot ne jemi nė gjendje ta pėrcaktojmė saktėsisht lėvizjen e Tokės.

            Hipoteza e dytė e Ajnshtajnit konstaton se shpejtėsia e dritės nuk varet prej lėvizjes sė burimit tė saj.

            Drita me shpejtėsi prej 300.000 km/s gjithmonė ėshtė e njėjtė nė Univers, pa marrė parasysh vendin, kohėn dhe drejtimin e burimit tė saj. Si tė jesh nė trenin qė lėviz, ashtu edhe jashtė tij, shpejtėsia e dritės ėshtė konstante, sepse, asnjė forcė ekzistuese nuk mund ta rris ose ta zvogėloj atė. Aq mė tepėr, asgjė nuk ėshtė mė e shpejtė se drita: as elektronet dhe as grimcat tė zbuluara kohėn e fundit dhe ende tė pa hulumtuara mirė "tajonet". Ato, sado qė mund t'i afrohen me shpejtėsinė e madhe tė lėvizjes sė tyre, kurrsesi nuk munden tė jenė sa shpejtėsia e dritės. Pra, sipas kėtij principi, drita ėshtė i vetmi faktor i pandryshueshėm nė tėrė Universin.

 

 
Principi i relativitetit pėr kohėn


Principi i relativitetit tė kohės kuptohet mė me vėshtirėsi.


            Ajnshtajni konstaton se njė ngjarje nuk ndodh njėkohėsisht dhe nė tė njėjtėn kohė pėr vrojtuesin dhe pėr pjesėmarrėsin e saj direkt. P.sh., pėr vrojtuesin i cili e shikon aeroplanin nga toka si dhe pėr pilotin e aeroplanit koha nuk rrjedhė njėjtė. Ose, nėse e marrim njė yll i cili ėshtė larg tokės njė milion vjet drite, atėherė, drita e tij qė shikohet sot, realisht ka shndritur para njė milion vjetėsh. Sepse, nėse drita udhėton me njė shpejtėsi prej 300.000 km/s, pėr tė arritur gjer tek vrojtuesi i momentit, duhej tė ketė kaluar njė milion vite. Ka mundėsi qė, edhe pse e vrojtojmė atė yll tani, ai nė fakt t'mos ekzistoj kaherė.

            Sipas logjikės sė teorisė sė relativitetit, sikur ta kishim arritur shpejtėsinė mė tė madhe nga drita, atėherė do tė ishim nė gjendje t'u kthehemi disa ngjarjeve tė kaluar, gjer tek pėrjetimi i serishėm i lindjes sonė.

            Viti pėr ne ėshtė koha kur toka bėn njė rrotullim rreth Diellit. Jupiteri, p.sh. i nevojitet mė shumė kohė pėr t'u rrotulluar rreth Diellit. Prandaj, viti nė Jupiter ėshtė mė i gjatė.

            Deri nė kohėn e Ajnshtajnit ėshtė menduar se nė tė gjitha rrethanat gjatėsia dhe masa janė tė pandryshueshme. Ajnshtajni nė kėtė teori tė vetin ka theksuar se masa ose pesha e njė sendi, si dhe gjatėsia e tij, varen prej shpejtėsisė sė atij trupi qė lėviz. Si shembull ai e paramendon trenin me njė gjatėsi prej 300 metra dhe i cili lėviz me njė shpejtėsi prej 4/5 tė shpejtėsisė sė dritės. Vrojtuesi qė e vrojton nė stacion kalimin e kėtij treni, gjatėsia e tij do t'i dukej 200 metra, kurse udhėtarit i cili ėshtė nė atė tren, gjatėsia do t'i dukej aq sa ėshtė realisht - 300 metra. E njėjta gjė do tė ndodhte edhe me shembullin tjetėr tė paramenduar tė metrit tė drurit, tė cilin, sikur do ta hidhnim nė ajėr me njė shpejtėsi prej 300.000 km/s gjatėsia e saj do tė pėrgjysmohet (50 cm).

            Sipas teorisė sė relativitetit, nė kėto rrethana edhe masa ėshtė e ndryshueshme. Andaj, sa mė shpejtė qė lėviz objekti aq mė e madhe bėhet masa (pesha) e tij.

            Eksperimentet mė bashkėkohore tė bėra kohėn e fundit kanė treguar se disa grimca me njė shpejtėsi prej 86% tė shpejtėsisė sė dritės, kanė peshuar dy herė mė rėndė se sa ishin nė qetėsi.
Teoria e Ajnshtajnit nga viti 1905 ėshtė titulluar "Teoria Speciale e Relativitetit", sepse, edhe vetė vėren se konstatimet e saja kanė qenė uniforme. Ato kishin tė bėnin vetėm me lėvizjet e njėanshme tė dritės. Shikuar realisht, planetėt dhe shumė trupat tjerė, nuk lėvizin vetėm me kaheje tė njėanshme, por lėvizjet e tyre janė tė ndryshueshme. Prandaj, ēdo teori e cila nuk i pėrfshin tė gjitha llojet e lėvizjeve, nuk mund tė jetė pėrshkim gjithėpėrfshirės i tė gjitha lėvizjeve qė ndodhim nė Univers. Mu kjo e shtyri Ajnshtajnin, qė dhjetė vite pandėrprerė tė bėj llogaritjen dhe analizat e shumė lėvizjeve planetare si dhe lėvizjeve tjera qė ndodhin nė Kozmos, nė mėnyrė qė mė vitin 1915 ta kompletoj teorinė e vetė tė mėparshme duke e quajtur si "Teoria e pėrgjithshme e Relativitetit".

            Me kėtė pėrsosshmėri tė teorisė sė mėparshme, Ajnshatjni konteston shumė teza tjera deri atėherė tė pranuara, veēanėrisht atė tė Njutonit. P.sh., Njutoni gravitacionin e ka konsideruar si forcė, ndėrsa Ajnshtajni ka dėshmuar se hapėsira rreth ndonjė planeti ose trupi tjetėr qiellor, ėshtė njė fushė e fortė tėrheqėse e gravitacionit, e njėjtė si fusha magnetike e magnetit. Trupat e mėdhenj qiellor, sikurse ėshtė Dielli dhe yjet tjerė, janė tė rrethuara me fushė tė fuqishme magnetike. Mu kėshtu mund tė shpjegohet edhe fakti se, pse toka e tėrheq Hėnėn.

            Nė kėto hapėsira planetare, konstaton mė tej Ajnshtajni, fushat e gravitacionit janė aq tė forta saqė veprimet e tyre i lakojnė rrezet e dritės.

            Disa vjet pas publikimit tė parė tė kėsaj teorie, mė 1919, me fotografimin e zėnies sė plotė tė Hėnės, pėrfundimisht, edhe nė praktikė, vėrtetohet teoria e Ajnshtajnit. Nė incizime elektronike ėshtė parė qartė se rrezet e dritės qė kalojnė nė fushėn e gravitacionit tė Diellit udhėtojnė mė tepėr me vija tė lakuara (tė thyera) se sa tė drejta.

            Nga kjo mund tė nxjerrim konkludimin se hapėsira ėshtė e lakuar. Kėtė konstatim mund ta ilustrojmė me shembullin e anijes ose tė aeroplanit nėpėr Oqeanin Atlantik. Pėr ta kaluar kėtė hapėsirė, patjetėr duhet udhėtuar nė mėnyrė lakore. Ose: nėse nisemi me aeroplan patjetėr vetėm drejt, atėherė ne sėrish do tė arrinim nė pikėn nga ku jemi nisur d.m.th. udhėtimi ėshtė lakor
Nėse pranohet kjo teori e hapėsirės si njė vijė lakore, logjikisht do tė kemi konstatimin se hapėsira e Universit ėshtė e kufizuar, qė do tė thoshte se rrezja e dritės pėrfundimisht do t'i kthehet burimit tė vet tė mėparshėm.

            Menjėherė pas botimit tė artikullit tė parė mbi relativitetin, Ajnshtajni, nė po tė njėjtėn revistė, boton edhe artikullin tjetėr shtojcė me titull: " A VARET INERCIONI I TRUPIT NGA ENERGJIA E TIJ?", ku teorikisht, sė pari herė ėshtė konstatuar mundėsia e pėrdorimit tė energjisė bėrthamore qė ne e kemi sot. Lirimi pikėrisht i kėsaj force tė madhe energjetike nga materia mund tė arrihet pėrmes formulės sė famshme tė Ajnshtajnit:


E = m x c2


qė nėnkupton se, energjia e materies ėshtė e barabartė me masėn, nėse ajo shumėzohet me shpejtėsinė e dritės nė katror.

            Se sa ėshtė energjia e madhe nė njė masė, ta ilustrojmė me njė shembull praktikė:
            Nėse do ta shfrytėzonim tėrė energjinė e njė materie me peshė pre 200 gr. ( pa marrė parasysh se ēfarė materie) do tė lirohet njė forcė kolosale energjetike e cila do tė ishte e barabartė me eksplodimin e shtatė milion tonelatave tė eksplozivit TNT (trinitrotrotuol).

            Me vėnien e kėsaj teorie, Ajnshtajni ka dėshmuar se energjia dhe masa janė tė njėjta dhe se ndryshojnė vetėm pėrnga gjendja nė tė cilėn ekzistojnė.

            "Masa nė tė vėrtetė ėshtė vetėm energji e koncentruar nė njė cak".

            Kjo teori e Ajnshtajnit na jep njė mbėshtetje tė fortė logjike nė sqarimin e shumė dukurive qė ndodhin nė natyrė, bie fjala: pse radiumi me milioni vite rrezaton dhe nuk shpenzohet fare? ose, pse Dielli pa u shpenzuar me miliona vite transmeton energjinė e vet? ...etj.

            Sė fundi, edhe pse Ajnshtajni dhe Teoria e tij e Relativitetit ishte shkaktare e zbulimit tė bombės atomike dhe energjisė nukleare me pėrmasa tė paparapara shkatėrruese, ai gjatė tėrė jetės sa ishte gjallė, qe njė humanist i vėrtetė dhe kundėrshtar i rrepti i zbatimit tė kėtij zbulimi nė praktikė.