Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - TEORI DHE HIPOTEZA MBI JETĖN

Shkruan: Antonio MATTERA

Pėrktheu: Shpėtim KELMENDI

www.mnvr.org

       TEORI DHE HIPOTEZA MBI JETĖN

     Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse egziston jeta nė planete tė tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumente pro e kundėr egzistencės sė jashtėtokėsorėve.

 

 

           

            Darwin dhe evolucioni i species

 

            Ai qė qe marrė sė pari me rileximin e historisė evolutive tė njeriut nė shekullin XIX kundrejt kanoneve normale klasike tė vendosura nga teologjia, ishte sigurisht Charles Darwin. Deri nė shekullin XIX njerėzit nuk interesoheshin shumė pėr prehistorinė e tyre, e vetėm pak shkenctarė ishin tė bindur pėr egzistencėn e njeriut prehistorik. E kjo, pavarėsisht zbulimeve tė shumta tė fosileve njerėzore tė bėra nėpėr zona tė ndryshme tė Europės, e mbi tė gjitha zbulimit mė 1856 nė luginėn e Neander (pranė Duseldorf, Gjermani) tė njė kafke, e cila duke pasė parasysh formėn e ēuditshme u quajt “njeriu i Neandertalit”.

            Mė 1859 Charles G. Darwin, natyralisti i famshėm anglez publikoi Origjinėn e specieve pėrmes seleksionit natyral, nė tė cilėn shpaloste teorinė e tij tė evolucionit… Nė fillim kjo teori u pranua gjerėsisht nga shkenctarėt, por brėnda dhjetė vitesh nisi tė marrė tatėpjetėn. Darwin mbėshteste idenė se speciet kishin qenė tė afta, qė pėrgjatė mijėvjeēarėve tė evoluonin nėpėrmjet njė numri tė pafundėm formash tė ndėrmjetme, duke krijuar njė marrėdhėnie tė ngushtė me mjedisin rrethues dhe problematikat qė lidheshin me tė. Natyrisht vetė Darwin e kuptonte se ndryshime tė tilla tė paperceptueshme e tė vazhdueshme pėrgjatė shekujve duhet tė bėnin tė mundur gjetjen e shumė fosileve qė do t’i pohonin fazat e ndėrmjetme tė ndryshimeve tė tilla. Pėrshembull: nėse qafa e xhirafės i detyrohet evolucionit tė species dhe ėshtė zhvilluar duke kėrkuar ushqimin pėrherė e mė lart, do tė ishte logjike tė pretendohej pėr tė gjetur edhe fosile tė tjera xhirafash qė mund t’i dėshmonin kėto faza tė ndėrmjetme qė shėnonin kalimin mes njė qafe normale dhe njė qafe shumė tė gjatė si ajo e xhirafave tė sotme.

            Por nė tė vėrtetė kjo nuk ka ndodhur kurrė.

 

 

            Teori dhe hipoteza mbi jetėn nė univers

           

            Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse egziston jeta nė planete tė tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumente pro e kundėr egzistencės sė jashtėtokėsorėve. Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar nė shek. VI para Krishtit. Simbas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė egzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre.

            Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t’iu nėnshtruar atypėraty njė rregulli tė pėrkohshėm. Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė bote nė tjetrėn, duke gjeneruar qėnie shumė tė ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

            Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė egzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.

            Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e jetės nė planete tė tjera u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė si planete, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere. Nė veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtėrngata. Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund tė ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimė nė kohėt tona kur vėzhgimi i planeteve ėshtė bėrė mė i saktė dhe me i pėrkryer, falė pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.

 

 

 

            Pėrmbytja mes mitit dhe realitetit

 

            Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa kohė mė parė, se kishte gjetur gjurmė tė Pėrmbytjes Universale nė njė vijė tė lashtė bregdetare tė vendosur ndėrmjet Detit Mesdhe dhe Detit tė Vdekur, e cila qe zhdukur nga njė pėrmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet mė parė. Vetė Ballard pohon se zbulimi i tij pėrputhet me rrėfimin biblik.

            Nė tė vėrtetė, ndryshe nga ē’mund tė besohet, legjenda mbi Pėrmbytjen Universale apo tė njė katastrofe tė natyrave tė ndryshme qė mund tė kenė goditur Tokėn, nuk ėshtė karakteristikė e veēantė e traditės hebreo-kristiane, pėrkundrazi mund tė pohohet se ajo ėshtė trashėgimi e miteve sumere, qė qenė asimiluar nga Hebrejtė, tė cilėt nė kohė shumė tė lashta kishin jetuar nė Mesopotami.

            Nė tė vėrtetė miti i Gilgameshit, heroit sumer qė pėrbėhej nga dy tė tretat hyjnor e njė e treta njeri, tregon sesi ai, mbas vdekjes sė mikut tė vet Enkidu, u end i dėshpėruar nė kėrkim tė paraardhėsit tė tij Utnapishtim (i cili ishte nė zotėrim tė dijes qė mund ta ringjallte mikun e tij!!!).

            Me ta gjetur paraardhėsin, Gilgameshi merr vesh se vetė Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga njė pėrmbytje e shkaktuar nga zotat pėr tė ndėshkuar njerėzimin e korruptuar. Vetė zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e njė anijeje qė ai duhej tė ndėrtonte pėr tė shpėtuar veten e pėr ta ruajtur tė thatė “farėn e tė gjitha krijesave tė gjalla”.

            Mbas ditėsh e ditėsh lundrimi nėpėr ujėra tė trazuara nga tėrbimi i elementėve, mė nė fund kur zemėrimi i zotave u duk se qe fashitur, Utnapishtimi lėshoi mė sė pari njė pėllumbeshė e mandej njė dallandyshe tė cilat duke mos patur se ku tė ndalonin u kthyen sėrish; atėherė ai lėshoi njė korb i cili nuk u kthye mė sepse gjeti ushqim me bollėk nėpėr kufoma. Atėherė Utnapishtimi vendosi tė zbarkonte nė tokėn e ēliruar nga ujėrat. I ngjashėm me Utnapishtimin ėshtė edhe bibliku Noe. Edhe popuj tė tjerė tė zonės euro-aziatike kujtojnė nėpėr mitet e tyre katastrofa tė ngjashme dhe njerėz tė zgjedhur pėr ta shpėtuar e pėr t’i dhėnė limfė tė re genit njerėzor. Kėshtu nė traditėn greke gjejmė Deukalionin e Pirrėn, burrė e grua, tė cilėt shpėtuan nėpėrmjet njė arke dhe arritėn ta ripopullonin tokėn duke hedhur gurė mbas shpinė sė tyre. Nė Iran kujtohet Jima, ndėrsa nė Indi pėrmendet Baisbasbata. Mė njė legjendė universale kaq specifike, ku deri dhe kohėzgjatja e pėrmbytjes varion fare pak (mes 40-60 ditėsh), duke na bėrė tė besojmė se mė shumė se pėr njė mit, ėshtė fjala pėr diēka absolutisht tė vėrtetė qė ka shkaktuar njė tronditje tė thellė nė njerėzimin botėror.