Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Vihen themelet e shtėpisė - muze tė Ukshin Hotit

Shkruan:  Mexhid YVEJSI, Gjakovė

       VIHEN THEMELET E SHTĖPISĖ – MUZE TĖ UKSHIN HOTIT

      “Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”

 

  

 

            Nė Krushė tė Madhe, e cila ndodhėt nė mes tė Prizrenit, Rahovecit e Gjakovės, me rastin e 69 vjetorit tė lindjes sė veprimtarit tė njohur, Mr. Ukshin Hoti, ditėn e diel, me 17 qershor 2012, ėshtė vėnė gurė themeli i Shtėpisė Muze, ndėrsa nė Shtėpinė e Kulturės u organizua Tribuna shkencore "Rėndėsia dhe roli i veprės sė profesorit Ukshin Hoti pėr ēėshtjen shqiptare". Nė tribunė folėn: Moikom Zeqo, Agim Vinca, Smajl Latifi, Pajazit Nushi etj.

            Me kėtė rast para masės sė tubuar, pėr personalitetin e Ukshin Hotit folėn: Smajl Latifi - kryetar i Komunės sė Rahovecit, Islam Lauka - ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Afrim Hoti - vėllai i Ukshin Hotit, Albin Kurti - kryetar i Lėvizjes VV, Ekrem Kryeziu - bėshėkveprimtar i Ukshin Hotit etj.

            Nė Shtėpinė Muze qytetarėt nga tė gjitha trevat do tė kenė mundėsi tė njoftohen me veprimtarinė atdhetare tė Prof. Ukshinit pėr bashkim kombėtar. Me kėtė rast, u tha se ndėrtimi i shtėpisė sė re ėshtė njė dėshmi qė  nė afėrsi tė shtėpisė sė djegur, tė rrėnuar gjatė luftės, ku ka jetuar Ukshin Hoti, janė vėnė themelet e ndėrtimit tė Shtėpisė-Muze.

            Lopatat e para nė themelet e kėsaj shtėpie i vunė familjarėt e Hotit, i biri Andini, vėllai Afrimi e motra Myrvetja, ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, lideri i “Vetėvendosjes” Albin Kurti, Rexhep Selimi, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi etj.

            Po nga ky tubim iu adresua kėrkesa Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės qė Ukshin Hoti tė shpallet akademik nderi, me arsyetimin se Hoti gjithė jetėn e ka shkrirė pėr ēėshtjen kombėtare me njė guxim tė pashoq. Po nė kėtė tubim u bė e ditur se presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi e ka dekoruar Hotin me medaljen e Shqiponjės.

            Para qindra qytetarėve nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia, por edhe drejtues tė institucioneve politike e shkencore, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se kjo shtėpi do tė jetė informuese pėr gjeneratat e reja, tė cilėt do tė kenė mundėsi tė njoftohen me punėn dhe angazhimin e Ukshinit.

            Ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, ka deklaruar se Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė ka datė tė lindjes, “por pėr shkak tė madhėshtisė sė tij, veēantisė sė tij, jo si tė gjithė njerėzit e zakonshėm, nuk ka datė vdekje, ai nuk ka as varr, sepse diktatorėt e egėr me shekuj ua kanė pas dhe ua kanė frikėn kundėrshtarėve, siē ishin Ukshin Hoti, sepse po tė kishin varre ata tmerroheshin se varri mund tė kthehej nė Mekė, mund tė kthejė nė qendėr tė pelegrinazheve dhe frymėzim pėr pėrmbysjen e diktatorėve”.

            Veprėn e veprimtarit Hoti e ēmoi lart edhe lideri i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti.

            Albin Kurti ka theksuar se Ukshin Hoti kishte dije, guxim dhe veprim, por ishte profesori mė i mirė pėr studentėt, sepse gjithēka qė bėnte pėr studentėt, ndėrkohė qė vetė studionte vazhdimisht.

            Por mbi tė gjitha, sipas Albin Kurtit, Ukshin Hoti ėshtė personaliteti mė i shquar i teorisė politike dhe i veprimtarisė nė kohėn mė tė re tė kombit shqiptar.

            Vėllai i Ukshinit, Afrim Hoti falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit, duke u shprehur i bindur se ky muze do tė pėrjetėsojė historinė e Ukshin Hotit.

            Kėto dy ngjarje janė organizuar me rastin e 69-vjetorit tė lindjes sė Ukshin Hotit, pėr fatin e tė cilit prej 13 vjetėsh ende nuk dihet asgjė.

 

 

 

            Kush ėshtė Ukshin Hoti?

 

            Ukshin Hoti u lind mė 17 qershor 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit.

            Shkollėn fillore e kreu nė Rahovec, kurse atė tė mesme e kreu nė Prizren. Shkencat politike i kreu nė Zagreb, Kroaci, kurse studimet pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike. Ka specializue nė Universitetet amerikane: nė Chicgo, nė Harvard nė Boston, si dhe nė Washington D.C.

            Nė vitet 1970-1980 ushtroi detyra tė ndryshme nė pozita tė ndryshme tė jetės politike-shoqėrore dhe arsimore tė Kosovės.

            Pas njė diskutimi nė njė mbledhje nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė mė 19 Nėntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kėrkesat e studentėve shqiptar pėr Republikė tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, ai u dėnua me 9 vjet burg, tė cilat nga Gykata Supreme u reduktuan nė 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye nė vendlindje ku u izolua.

            Mė 1990 punoi nė Lubjanė, Slloveni, nė revistat shqiptare “Alternativa”, “Republika” dhe “Demokracia Autentike – DEA” si redaktor deri mė 1991, kur u mbyllėn ato. Pastaj u kthye nė Prishtinė ku punoi pėr njė kohė nė Universitetin e Prishtinės.

            Nė mars tė 1993 u burgos pėr herė tė dytė pasi qė njė vit mė parė kishte organizuar homazh pėr dėshmorėt e demokracisė nė Brestovc. Nė tė njėjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi qė kishte vizituar pjesėmarrėsit e grevės sė urisė nė pallatin e shtypit nė Prishtinė.

            Po ashtu mė 1993, pasi e lėshoi Lidhjen Demokratike (LDK), Ukshin Hoti mori pjesė nė tubimin mbarėkombėtar tė organizuar nga pėrfaqėsuesit politik nė Tetovė (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm.

            Mė 17 maj 1994 e dėnuan me 5 vjet burg pėr arsyen se ishte pjesėmarrės i lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės.

            Mė 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit politik prej pesė vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).

            Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.

            Babėn e vėllain e Ukshin Hotit i kanė vrarė forcat serbe, bashkė me 30 kushėrinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit

            Qė nga data 16 maj 1999, mbi fatin e prof. Ukshin Hotit nuk dihet mė asgjė!

 

 

 

 

            Pėr Mr. Ukshin Hoti kanė thėnė:

 

            Akademik Rexhep Qosja:

             “Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."

 

             Ismail Kadare:

             “Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...

            Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."

 

            Moikom Zeqo:

            “Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”

            ”Historia nuk pranon asnjė lloj alibie, qoftė edhe e formuluar mjeshtėrisht si truket e perstixhiatorėve tė famshėm. Luftėtari i mendimit, i epikės shqiptare dhe ndėrkombėtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !”

 

            Adem Demaēi:

            Nė vitin 1998, me rastin e nominimit tė Mr.Ukshin Hotit pėr ēmimin “Saharov”, Adem Demaēi fitues i Ēmimit Saharov pėr vitin 1991, i shkruan kėtė letėr deputetėve tė parlamentit evropian:


            “Tė nderuar anėtarė tė Parlamentit Evropian,

            tė dashura zonja dhe zotėrinj,


            Me rastin e nominimit tė Mr. Ukshin Hotit pėr ēmimin Saharov, jam i lirė t'ju drejtohem me mbėshtetjen time pėr nominimin e tij. Unė jam i bindur se jo vetėm qė ēmimi do tė shkojė nė duart e duhura, por duke i dhėnė ēmimin Saharov njė tė burgosuri politik qė vazhdon tė vuajė dėnimin e tij, ju do tė lartėsoni kuptimin e vetė ēmimit nga pozita e mirėnjohjes sė thjeshtė nė angazhimin politik.

            Njė angazhim i tillė sot ėshtė mė se i nevojshėm pėr ndėrtimin e njė tablloje tė plotė pėr Evropėn, pėr theksimin e kontrasteve tė mėdha ekzistuese, pėr shpjegimin e tyre dhe pėr dhėnien e njė vizioni tė qartė mbi atė se ēfarė do tė duhej tė ishte Evropa.

            Nė anėn tjetėr, z. Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė, i tė drejtave tė njeriut dhe i paqes. Ai shfrytėzon arsyen dhe njohjen e tij brilante pėr tė shpjeguar kuptimin e vėrtetė tė paqes dhe zbulimin e rrėnjėve tė saj nė drejtėsi. Gjithė jetėn e tij ai e ka vėnė nė shėrbim tė luftės pėr paqen pėr tė cilėn Kosova sot ka nevojė mė shumė se kurrė. Ēmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atė.”

            Me konsideratat e mia mė tė thella.

 

            Akademik Esat Stavileci:

            “Kemi tė bėjmė me njė emėr tė intelektualit qė sugjeron guximin politik, njė emėr tė njė eseisti politik qė sjell shprehjen kompetente profesionale, qė nxit fuqinė e tė menduarit, ndėrsa kur flasim pėr veprėn e tij, kemi tė bėjmė me njė vepėr tė njė njohėsi tė mirė tė sistemeve politike e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe pėr njė vepėr tė historianit tė ēėshtjes shqiptare...”

 

            Dritėro Agolli:

            “Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė.

            Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti.”