.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ti je mė shumė se sa qė ti mendon se je...! (pjesa e dytė)

Shkruan: Korab THAĒI

TI JE SHUMĖ MĖ SHUMĖ SE SA QĖ TI MENDON SE JE...!  (pjesa e dytė)

 

      Pse e krijojmė ne gjithmonė tė njėjtin realitet? Pse kemi gjithmonė tė njėjtat marrėdhėnie? Pse marrim gjithmonė tė njėjtėn punė? Pse e krijojmė gjithmonė tė njėjtin realitet nė kėtė oqean tė pafund tė mundėsive tė pakufizuara? A nuk ėshtė pėr tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundėsi, tė cilat ekzistojnė, por pėr tė cilat ne nuk jemi tė vetėdijshėm? A ėshtė e mundur qė ne jemi mėsuar tė besojmė se ne nuk mundė ta kontrollojmė jetėn dhe mėnyrėn se si ne jetojmė?

 

 

            Nė fillim ishte vetėm Asgjėja, pėrplot mundėsi tė pakufizuara, njėra prej tė cilave je edhe Ti.

 

            Kush e krijon Realitetin?

 

            Nėse ne mendojmė nė gjėra, atėherė e bėjmė realitetin mė konkret se sa qė ėshtė. E nėse realiteti ėshtė konkret atėherė unė s`kam mundėsi ta ndryshoj atė. Por nėse realiteti ėshtė njė mundėsi inteligjente, njė mundėsi e vetėdijes atėherė shtrohet pyetja: Si mund ta ndryshojė unė atė? Si mund ta bėjė mė tė mirė, mė tė lumtur? E sheh pra se si ne mund ta zgjerojmė figurėn tonė.

            Sipas mėnyrės sė vjetėr tė mendimit, ne s`mund tė ndryshojmė asgjė dhe nuk luajmė asnjė rol ne realitetin tonė. Ndėrsa nė mėnyrėn e re tė mendimit na i sjell matematika mundėsit e tė gjitha lėvizjeve tė mundshme, megjithatė ajo nuk mund tė na tregoj pėrjetimin e vėrtetė tė cilin ne mund ta kemi ne vetėdije. Ne jemi ata tė cilėt e zgjedhim vetė kėtė pėrjetim dhe sipas kėsaj ne jemi ata qė nė kuptimin e  plotė tė fjalės e krijojmė realitetin tonė. Ndoshta kjo mund tė tingėllojė si njė thėnie e njė pjesėtari tė “NEW AGE” (Koha e Re – Grup mendimtarėsh qė janė tė orientuar mė shumė nga shpirtėrorja) i cili nuk ka asnjė njohuri mbi fizikėn. Por vet fizika kuantike na e vėrteton kėtė mė sė miri.

 

            Ekzistojnė botėra tė ndryshme. Bota makroskopike tė cilėn ne e shohim, bota e qelizave tona, bota e atomeve tona, bota e bėrthamave tė atomeve tona, e tė gjitha kėto janė botėra tė ndryshme me gjuhė tė veēantė dhe matematik tė veēantė. Ato jo vetėm qė janė mė tė vogla, por janė krejtėsisht ndryshe. Megjithatė, tė gjitha pėrputhen ne fund nė njė pikė, sepse unė jam atomet e mia, unė jam po ashtu qelizat e mia, por unė jam edhe fiziologjia ime makroskopike. Kjo e tėra ėshtė e vėrtetė. Thjesht, ekzistojnė shtresa tė ndryshme te sė vėrtetės. E vėrteta mė e madhe e cila u zbulua nga shkenca dhe filozofia ėshtė e vėrteta fundamentale e UNITETIT. Nė shtresėn e thellė ndėrbėrthamore tė realitetit tonė jemi TI dhe UNĖ NJĖ. ( John Hagelin Ph. D. Proffesor of Physics and Dircetor of the Institute of Science and Public Policy at Maharshi University. Author of “Manual for a Perfect Govermment” and “Physiology of Conscionsness”)

 

            Kur unė isha mė i ri kisha shumė parafytyrime pėr Zotin. Tani e di qė njė kuptim i vėrtetė i kėtij koncepti mė mungon nė vetėdije.

            Si e nxora nga religjioni tė vėrtetėn e madhe qė unė jam NJĖ me qenien mė tė lartė (Zotin), e cila mė krijoi mua, ty, galaktikat e gjithėsinė? Kjo nuk ishte edhe aq e vėshtirė.

            Shumė lėvizje fetare e filozofike qė u bėnė me qindra vite ishin gabim, sepse ato filluan ta cilėsonin Zotin si njė qenie krejt tjetėr dhe e ndarė nga ne, tė cilės ne duhet t’i lutemi, ta adhurojmė, t’i lėshojmė pe e t’i pėlqejmė nė mėnyrė qe ne nė fund tė jetės sonė tė shpėrblehemi pėr veprat tona. Ky nuk ėshtė ZOTI. Kjo ėshtė njė blasfemi. ( Dr. Miceal Ledwith. Formerly Proffesor of Systematic Theology at Maynoath College in Irelan. Author of “The Message whose Time Has Come” and “ The Ascent to God. The Souls Journey Within” )

 

            E vetmja shkencė e cila na ofron njė sqarim mė tė afėrt rreth kėtij koncepti ėshtė fizika kuantike. Shumė sqarime tė religjioneve tė ndryshme rreth nocionit ZOTĖ kanė sjell shumė dėme nė botė. Ne kemi sot teknologji tė mrekullueshme, kemi forcėn e gravitetit, kemi fusha elektromagnetike, kemi magnet tė shkėlqyer, por prapėseprapė kemi njė parafytyrim tė gabuar pėr Zotin. Nėse ne i frikėsojmė njerėzit me njė dėnim tė pėrjetshėm ne zjarrin e ferrit, atėherė ėshtė e qarte se mund tė manipulojmė me ta e t’i rendisim nė njė vijė, por ky nuk ėshtė Zoti. Zoti duhet tė jetė diēka shumė mė e madhe se dobėsitė dhe shumė mė e madhe se zotėsitė njerėzore. Ky Zotė duhet tė jetė natyra jonė mė  e lartė.

            Si mundet njė burrė apo njė grua tė bėjė mėkat ndaj njė inteligjence tė paskajshme? Kjo ėshtė e pamundur. Ne tė gjithė jemi krijesa tė kėsaj force universale, ne tė gjithė pėrbėhemi nga e njėjta lėndė. Shuma e tė gjithė neve ėshtė NJĖ. E kė do ta dėnojė Zoti pra? Mua? Ty? Vetveten? Mendo njėherė rreth kėsaj…!

            Truri ynė pėrbėhet nga njė numėr shumė i madh i qelizave nervore tė cilat quhen neurone. Kėto neurone janė tė lidhura me neuronet tjera nė njė rrjet mes veti. Ne ēdo vend ku kėto lidhen mes veti, ekziston njė mendim apo njė kujtim. Pra tė gjitha idetė, mendimet, ndjenjat formulohen dhe lidhen nė kėtė rrjetė nervorė. P.sh. koncepti i ndjenjės sė dashurisė ėshtė po ashtu i ruajtur nė kėtė rrjet nervorė. Ne e ndėrtojmė konceptin e dashurisė nga shumė ide tjera. Tek shumė njerėz dashuria ėshtė e lidhur me zhgėnjim dhe ata sa herė qė mendojnė ne dashurinė e kanė njė kujtim tė dhimbjeve, vuajtjeve e ndoshta edhe tė urrejtės dhe arrogancės.

            Nga pikėpamja fiziologjike, kur kemi ne njė mendim atėherė krijojmė lidhje tė reja tė qelizave nervore. Nėse ne pėr shembull ēdo dit nervozohemi, jemi tė frustruar, vuajmė atėherė krijohet ne trurin tonė njė lidhje e re e gjatė  e qelizave nervore tė cilėn ne e quajmė identitet. Por nėse ne e ndėrpresim procesin e mendimit i cili krijon njė reaksion kimik nė trupin tonė, atėherė fillojnė qelizat nervore, tė cilat kanė qenė tė lidhura ne rrjetė mes veti, tė shkėputen dhe me anė te mendimeve tjera pozitive ne krijojmė pastaj lidhje tė reja tė qelizave nervore nė trurin tonė dhe kėshtu e krijojmė njė identitet tjetėr, e krijojmė njė realitet tė ri, e krijojmė jetėn tė cilėn ne tė gjithė ėndėrrojmė ta jetojmė.

            Barnatorja mė e pėrparuar e Universit ėshtė brenda nesh. Njė pjesė e trurit tonė quhet hipotalamus dhe mund ta supozojmė si njė fabrikė tė vogėl. Kėtu krijohen materie tė posaēme kimike tė cilat iu pėrshtaten emocioneve tona. Trupi ynė ėshtė njė makinė e cila prodhon proteina. Kėto proteina tė lidhura nė mėnyrė zinxhirore vijnė nga hipotalamusi dhe shndėrrohen nė hormone tė cilat i pėrshtaten gjendjes sonė emocionale.

            Ekzistojnė lėndė tė ndryshme kimike pėr vuajtje, pėr urrejtje, pėr mėrzi, pėr dashuri dhe pėr ēdo gjendje tė ndryshme emocionale. Nė momentin kur ne pėrjetojmė njė gjendje emocionale nė trupin apo nė trurin tonė, hipotalamusi krijon njė “peptid” (pėrzierje e amino-acideve, sidomos i -COOH dhe -NH2) i cili pėrmes hipotezės kalon ne kanalet e gjakut. Dhe kur “peptidi” mbėrrin nė gjak ai shpėrndahet nė qendra tė ndryshme tė trupit. Ēdo qelizė nė trupin tonė ėshtė e mbuluar me mijėra receptorė. “Peptidi” e vė nė lėvizje receptorin dhe kėshtu dėrgon njė sinjal nė qelizė me ē“rast vjen deri te ndryshimi i qelizės nė shumė lloje. Pra, receptorėt janė pranuesit e informacioneve qė vijnė nga jashtė, dėrgojnė sinjalet nė qelizė ku mund tė vijė edhe deri te ndryshimi i bėrthamės qelizore. Ēdo qelizė ėshtė nė jetė dhe ka njė vetėdije. Nė tė vėrtetė qeliza ėshtė njėsia mė e vogėl nė trup e cila ka vetėdije.

            Mendja jonė e krijon trupin tonė. Ēdo gjė fillon nė qelizė. Qelizat janė makina prodhuese tė proteinave tė cilat e marrin sinjalin nga truri.

            Plakja ėshtė njė pasojė e prodhimit tė proteinave tė gabuara. Ēka ndodhė kur ne plakemi? Lėkura jonė humbė elasticitetin. Elastina ėshtė njė proteinė. Lukthi nuk mund ta kryej funksionin e tij. Ēka ndodhė me eshtrat tona? Ato bėhen tė holla. Pra, plakja ėshtė rezultat i prodhimit te proteinave tė gabuara. Shtrohet pyetja: A ka ndikim ajo se ēka hamė dhe si mendojmė? Natyrisht se PO.

            Ėshtė koha qė ta pėrmirėsojmė kursin e udhėtimit tonė. Ky pėrmirėsim i kursit ėshtė njė lėvizje drejt njė paradigme tjetėr e cila na thotė se Universi ėshtė shumė mė i madh se sa qe mund ta paramendojmė ndonjėherė.

            Askush nė jetėn tėnde nuk tė ka sjell dije tė mjaftueshme pėr veten tėnde. Se si ti funksionon nga brenda. Ēfarė kėrkon ti. Ti s“ke ėndėrruar asnjėherė pėr tė bukurėn, askush s“tė ka mėsuar tė ėndėrrosh diēka mė mirė. A mendoj unė se ti je i keq? Unė nuk mendoj se ti je i keq! A mendoj unė se ti je i mirė? Unė nuk mendoj as qė ti je i mirė! Unė mendoj, TI je Hyjnorja.

            Njeriu mesatarė ne botė i cili e konsideron jetėn e tij si tė pavlerė dhe nuk ka asnjė inspirim pėr tė jetuar, nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje qė tė grumbulloj dije dhe informacione inspiruese. Ai ėshtė aq i hipnotizuar nga bota qė e rrethon, nga mediat, nga televizioni, nga njerėzit qė e rrethojnė saqė nuk arrin dot tė dijė pėr tė bukurėn.  Ai jeton, por shpirti i tij nuk arrin tė ēlirohet e ta pėrjetoj dritėn. Ai ėshtė i zhytur nė errėsirė dhe nė iluzionet e kėsaj bote. Megjithatė, ndoshta ai dėshiron tė dijė diēka tjetėr dhe sapo mbėrrin nė sipėrfaqe ai e pyet vetėn: A ka diēka mė shumė? Cila ėshtė arsyeja e prezencės sime kėtu? Cila ėshtė domethėnia e jetės? Pėr ku jam nisur unė? Ēka ndodhė kur unė vdes? Ai fillon t“ia bėjė vetės kėto pyetje saqė ka mundėsi tė ketė ndonjė thyerja nervash.

            Por prapė i kthehet mendimit tė vjetėr e thotė: “Nėse unė e bėjė kėtė do tė mė dėnoj Zoti e nėse vuaj si kam vuajtur deri tani do tė shpėrblehem nga Ai”.

            Nuk ka asgjė tė mirė apo tė keqe. E mira dhe e keqja janė vetėm pėrshkrime sipėrfaqėsore tė atyre qė nuk e kuptojnė jetėn mė thellėsisht.  Nuk pret asnjė Zotė qė tė na dėnoj. Nuk ka asnjė Zotė i cili i mallkon njerėzit. Ne tė gjithė jemi krijesa Hyjnore. Ti, unė, secili nga ne ėshtė Hyjni.

 

            Unė s“kam ide se ēka ėshtė Zoti, megjithatė jam i sigurt pėr prezencėn e Zotit. Kjo prezencė e asaj qė ne e quajmė Zotė ėshtė shumė reale edhe pse unė s“mund tė nxjerr njė definicion pėr Zotin. Ta shohė Zotin si njė person apo gjėsend nuk kamė mundėsi. Tė kėrkosh nga njė njeri ta sqarojė se ēka ėshtė Zoti, ėshtė sikur tė kėrkosh nga njė peshk ta sqarojė detin ku ai noton. ( Fred Alan Wolf, Ph.D. Author of the “ Matter into Feeling: A new Alchemy of Science and Spirit” and “Taking the Quantum Leap”).

 

            Vetėdija jote ndikon nė gjithēka pėrreth teje. Ajo ndikon edhe nė gjėrat qė ti ke dėshirė t’i kesh. Ajo ndikon nė tė ardhmen tėnde. Ti je Krijuesi i ardhmėrisė sate. Ti i jep formė jetės. Ti je shumė mė shumė se sa qė ti beson qė je. Ti mund tė jesh shumė mė shumė se sa qė je tani. Ti mund tė ndikosh nė rrethin tėnd, mund tė ndikosh tek njerėzit. Ti tani  e krijon tė ardhmen tėnde. Ti je pėrgjegjės pėr tė gjitha kėto. Ti dhe rrethi yt ku jeton, nuk jeni tė ndarė. Ti je pjesė e gjithėsisė. Ti je i lidhur me tė gjithė. Ti nuk je vetėm.

            Ne jemi kėtu pėr tė qenė Krijues. Krijues efektiv. Ne jemi kėtu pėr tė bėrė diēka. Ne jemi kėtu pėr ta ndriēuar hapėsirėn. Bota ka nevojė pėr dritėn tėnde. Jo nesėr. As sot. Por, TANI.      

            Vetėdija ėshtė baza e gjithė kėsaj Ekzistence.

            Mirė se vini nė hapėsirėn e mundėsive tė pakufizuara. Pa paragjykime, pa urrejtje, pa teste, pa asgjė. Thjeshtė tė jemi ata tė cilėt vėrtetė jemi.