Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Tregime pėr jetėn pozitive

Shkruan: Daut DEMAKU

          TREGIME

 

          PĖR JETĖN POZITIVE

 

          Njė urti i moēme thotė: ai qė di shumė dhe nuk e pėrdorė atė dije ėshtė sikur njeriu qė i ndez dritat dhe i MBYLLĖ sytė. Kėto tregime janė drita tė ndezura nė rrugėn e jetės sate, por ti ke mendjen: mos i mbyll sytė.

 

            TREGIMI PĖR TREGIMET

 

                        Vendosa tė shkruaj tregime pėr ty nipēe, por tregime tė mira, tregime tė zgjedhura, tregime qė ta begatojnė mendjen e shpirtin, sepse: TĖ DUA shumė.                            

Fjalėt e plakut, nipēe, janė farė.

                        Tė gjithė njerėzit nė botė mund ta prejnė njė kokėrr mollė, t’ia numėrojnė sa fara janė brenda nė njė mollė, por asnjė njeri nė botė nuk mund ta dijė sa molla mund tė bėhen nga njė fare e vogėl, qė gjendet nė zemrėn e njė kokėrr molle.

                        E ti, a e di?

                        Kur vdes plaku, nipēe, thonė digjet njė bibliotekė. Lere nipēe mos varė hundėn se unė vdekjen s’e kam askund afėr, madje as qė e mendoj fare, por ka thėnė njė i urtė: e vetmja siguri e vėrtetė nė jetėn njerėzore ėshtė PASIGURIA e plotė. E po, prandaj, mė mirė le tė qėllojnė tė shkruara, sepse e di qė tė duhen shumė dhe do tė duhen tėrė jetėn. Fjalėt qė thuhen nė biseda, janė fjalė qė i shėrbejnė ēastit, janė shushurimė qė i merr era, thuhen nė erė dhe zhduken nė erė; fjalėt qė shkruhen i shėrbejnė ardhmėrisė. Latinėt e vjetėr kanė thėnė: edhe ngjyra mė e zbetė ėshtė mė e qėndrueshme se kujtesa mė e fortė nė botė.

                        Fjalėt e shkruara jetojnė. Sa mė tė sakta e tė menēura tė jenė aq mė tė gjatė e kanė jetėn.

                        Tregimet e bukura, nipēe, janė sikur shenjat buzė rruge. Secila shenjė buzė rruge tė lajmėron e tė thotė: vozitė makinėn me kujdes, sepse kėtu ėshtė kthesė dhe mund tė pėrplasesh, kėtu ėshtė rruga me gunga dhe mund tė lėndohesh, kėtu ėshtė shkolla – fėmijėt kalojnė rrugėn...etj. Kėshtu, pra, nipēe, tregimet e mira tė ndihmojnė, tė lajmėrojnė, tė mėsojnė, tė kėnaqin, por vetėm me njė kusht: nė qoftė se vozitėsi ėshtė SYĒELĖ dhe di t’i lexojė, t’i kuptojė dhe t’i respektojė, por sidomos t'i zbatojė nė jetė SHENJAT buzė rruge, ose fjalėt e urta, fjalėt e menēura tė tregimeve (kryesisht) shqiptare.

                        Njė urti i moēme thotė: ai qė di shumė dhe nuk e pėrdorė atė dije ėshtė sikur njeriu qė i ndez dritat dhe i MBYLLĖ sytė. Kėto tregime janė drita tė ndezura nė rrugėn e jetės sate, por ti ke mendjen: mos i mbyll sytė.

                        Secili plak i urtė di tė gatuaj tregime tė mira nga dija-pėrvojė. Dija ėshtė e shpėrndarė nė njerėz, si maza nė qumėsht: secila pikė e qumėshtit e ka njė fije mazė. Jeta vet bėnė gatime tė mrekullueshme prej tė cilave ti mund tė mėsosh shumė, nė ēdo kohė dhe nė ēdo situatė, por ke mendjen nipēe: njė pjesė tė bukės sė gatuar mund ta dhurojė ēdo kush, por GOJĖN tėnde nuk mund  ta ndėrtojė askush.

                        Mėsimet e mira nuk mirren vetėm prej njerėzve tė menēur! Mos e harro kurė kėtė nėnvizim. Jeta ėshtė Mėsuese e vėrtetė. Tėrėsia e mėsimeve jetėsore nuk pėrbėhet vetėm nga tė menēurit, por edhe nga budallenjtė. Madje budallai mund tė jetė mėsuesi mė praktik nė jetė: ai tė jep mėsimin (qysh nuk duhet, apo?) dhe vetė e paguan ēmimin. E sheh sa e mrekullueshme ėshtė jeta: tė gjithė njerėzit, tė gjitha situatat, tė gjitha ligjet e universit i ka shnėrruar nė Mėsues PĖR TY.

                        (Nga margaritarėt e mendimit do t'i shkėpus disa nėnvizime qė, tė jesh i sigurt, do tė duhen gjithmonė:

                        Gjej kohė pėr tė punuar – ky ėshtė ēmimi i suksesit. As nė fjalor, fjala sukses nuk gjendet para fjalės: punė!

                        Gjej kohė pėr tė menduar, mendimi ėshtė burim i forcės;

                        Gjej kohė pėr tė luajtur, loja ėshtė rinim, fshehtėsi e rinisė;

                        Gjej kohė pėr tė lexuar – leximi ėshtė themeli i tė gjitha dijeve.            

                        Gjej kohė pėr t'u kėnaqur me ata qė i do e tė duan – dashuria ėshtė rruga mė e sigurt pėr tė prekur lumturinė;

                        Gjej kohė pėr tė ėndrruar – ėndrra e madhe ėshtė rrugė qė tė lidhė me yllin tėnd;

                        Gjej kohė tė dashurosh dhe tė tė dashurojnė, kjo ėshtė privilegjė hyjnore;

                        Gjej kohė tė vėshtrosh tė gjitha lėvizjet nė natyrė, dita ėshtė tepėr e shkurtė pėr vetmi;

                        Gjej kohė pėr tė qeshur – e qeshura ėshtė muzika e shpirtit...)              

                        Nė qoftė se do e di t’i shijosh gatimet e GATSHME - do tė jesh fitimtar i vėrtetė. Njė urtak iu foli tė rinjve kėshtu: ju po thoni se ne nuk duam tė marrim nga tė tjerėt, duam vetė tė ēajmė rrugėn e re nė jetėn tonė... A po? Po pse, moj zemėr, tė mundoheni kot t'i GJENI tė gjeturat? Merrnie kėtė qė e bėra unė me shokė, siē kemi marrė edhe ne para jush, merrnie tė gatshme dhe vazhdonie rrugėn tutje, sepse kjo ėshtė FORCA e njerėzimit: kėshtu jeta i JEP jetės.

                        Merr kudo dhe merr mėsime me vlerė. Si bleta. Vetėm nektarin.

                        Dhe mos harro: tė gjithė lumenjtė e mėdhenj krijohen nga pėrrenjtė e vegjėl. Asnjė njeri i madh nė kėtė botė nuk ka dalė si misri nė arė, nga hiēi apo vetėm nga fara.

                        Tė jesh fitimtar do tė thotė tė DISH tė qėndrosh mbi supet e kolosėve.

                        Kėshtu ndėrtohet rruga e fitimit.

                        Dhe, mos mendo kurrė se gjyshi i di tė gjitha. Dija jonė ėshtė njė ishull i vogėl, modija ėshtė njė kontinent. Por, mė beso,  pėrmes germave tona, pėrmes nesh, flet e kaluara e pasur dhe shumė e vuajtur e popullit tonė tė shtrenjtė. Vuajtja, nipēe, ėshtė shkolla mė e mirė nė jetė. E populli ynė njėmend ka kaluar nėpėr shumė mundime, sprova e rreziqe, prandaj edhe i ka pėrfunduar, me shumė sukses, tė gjitha shkollat e jetės. Dhe, kur tė tjerėt mendonin se ky popull do tė zhduket i tėri dhe nuk do tė mbetėt gjallė askund, asnjė pėr farė, ai u ringjall, u rilind, nga hiri i zjarrit tė vuajtjes dhe u bė edhe mė i bukur, edhe mė i menēur. Doli fitimtar dhe gjithmonė fitimtar do tė jetė.

                        Ti e di, nipēe: jeta vetėm fitimtarin e pėrshėndetė me duartrokitje tė ngrohta.

                        E gjyshi i do shumė, shumė i do mbesat dhe nipat - yje fitimtarė qė do tė shndėrrohen nė bjeshkė krenare tė atdheut.              

                        Njėmend ju do gjyshi shumė!

                        Dhe, kjo dashuri, mė dha forcė qė tė shkruaj pėr ty, pėr Ju. (Kam shkruar dhe po shkruaj gjithnjė duke u mbėshtetur nė thėnein emblemė tė shkrimtarit tonė mė tė mirė (R. Kukaj) kur iu thonte fėmijėve: unė nuk shkruaj as pėr para, as pėr famė e as pėr emėr, por shkruaj nga dashuria qė kam pėr ju  - t'iu puth  tė gjithėve -mu nė zemėr.

 

 

            GJITHNJĖ TĖ JESH I NATYRSHĖM

 

                        Tė kam thėnė nipēe, tė kam thėnė shpesh, se...tė jesh i natyrshėm, tė jesh ai qė je, ashtu siē je – kjo ėshtė vlera e parė.

                        Gjithnjė kur je ai (ose ajo) qė je, gjithnjė dukesh i bukur, gjithnjė dukesh i vėrtetė, gjithnjė je i natyrshėm. E kur ndodhė e kundėrta, pra kur pėrpiqesh tė dukesh ndryshe, ēka ndodhė? Ndodhė vetėm shėmtia: bėhesh karikaturė, bėhesh sikur plastika, imitacion i tė vėrtetės. E cili ėshtė mė i bukur: origjinali apo kopja e origjinalit?

                        Dėgjoje tregimin:

 

 

                        Njėherė, nė njė katund, nė Llaushė mė duket, Bajraktari (domethėnė: njeriu i parė i asaj rrethine, flamurtari) e kishte thyer kėmbėn. Kur u pėrhapė lajmi se Bajraktari e ka thyer kėmbėn dhe po ecė duke qaluar, atėherė nisen shumė burra  tė katundit tė ecin duke qaluar, sikur Bajraktari.

                        Njė ditė kalon atypari plaku i menēur, Mujė Loshi i Drenicės. E sheh njė tė njohur qė po ecė duke qaluar. E ndalė.

                        -  Sadik, pse po tapallon, Sadik?

                        -  E ka thye kamėn Bajraktari, Mujė, e, kur tė kalon ndonjė i huej nėpėr katund e mė sheh mue tuj tapallue kujton se unė jam Bajraktari, e,  bile nė sytė e tė hujit – bahem niherė dikushi!

–        - Sadik – i thotė Muaj me tė butė - rri qashtu qysh JE. Mos u mundo

tė bahesh qysh NUK JE. Se, jo qė nuk bahesh dikushi, po nuk jetė as AI QĖ JE!

 

 

                        E  lexove tregimin nipēe?

 

                       Tė gjithė ne do tė donim tė jemi mė tė mirėt, mė tė menēurit, mė tė zotėt, mė tė diturit, mė tė dalluarit. Por jemi kėta qė jemi dhe kėshtu siē jemi.  Sepse:tė kėtillė siē jemi,secili nga ne,e ka vlerėn e vet tė veēantė e tė jashtzakonshme qė nuk e ka asnjė njeri tjetėr nė kėtė planet. Vetėm duhet tė punojmė e tė mėsojmė pak mė shumė, qė tė jemi gjithnjė tė zgjuar, syēelė, tė vetėdijshėm dhe, njė ditė, do ta zbulojmė fuqinė tonė tė brendshme, fuqinė tonė tė panjohur qė gjendet diku e strukur nė qenien tonė. Ajo fuqi ėshtė nė secilin individ tė gjallė dhe jeton e pret aty, nė brendinė tonė, derisa tė ndizen dritat e mendjes dhe ta njohim e ta shohim me sytė e mendjės sonė. Atėherė, eh, atėherė do tė ndodhė ndryshimi dhe, pa qaluar, pa e emituar askėnd, pa u bėrė kopje e askujt – do tė jemi vėrtet mė tė mirėt nė botė.

                        Por, e para: tė jemi tė natyrshėm, tė jemi ata qė jemi, tė jemi tė VĖRTETĖ. Gjithnjė. Nė ēdo kohė dhe nė ēdo situatė. TĖ VĖRTETĖ.            

                       

 

 

                        A DO TA NDĖRRONI ZOTIN?

 

                        Pas luftės sė dytė botėrore, vjen nė Rezallė tė Drenicės njė aktivist partiak i Skenderajit qė t'iu flet njerėzve pėr vlerat e mėdha e tė jashtzakonshme tė sistemit tė ri politik, socializmit.

                        Mblidhen tė gjithė burrat e Rezallės nė njė kullė tė madhe. Nė mesin e tyre ishte edhe plaku i menēur, Haxhė Rexha.

                         Fillon mbledhja. T'ia kėrset aktivisti i partisė fjalės pėr sistemin e i ri politik, tė jashtzakonshmin e shpėtimtarin e njerėzimit, qė e quajten socializėm, sepse mbėshtetjen e kishte nė ndėrtimin e bazės sociale tė jetės.

                        Dhe aktivisti thotė:

                         Do ta ndėrtojmė njė sistem tė ri politik, njė sistem tė mrekullueshėm qė do ta zhdukė shfrytėzimin e njeriut prej njeriut, qė do ta varrosė borgjezinė e ndryshkyr qė po ia pi gjakun proletariatit, sidomos klasės punėtore...

                   Por kėtu aktivisti partiak e sheh se njerėzit nuk po e kuptojnė, sepse kush e dinte nė Rezallė ēka ėshtė borgjezia, ēka ėshtė proletariati, ēka ėshtė klasa punėtore, prandaj aktivisti partiak e ktheu fjalėn kah praktika jetėsore qė tė jetė mė i qartė dhe tha:

                 Ndoshta nuk po mė kuptoni, por po dua tė them kėtė: sistemi i ri

politik qė do ta ndėrtojmė e ka pėr qėllim barazinė e njerėzve: tė gjithė do tė jemi tė BARABARTĖ. Tė gjithė do t'i kemi shtėpitė njėsoj, tė gjithė do t'i kemi rrobat njėsoj, tė gjithė do t'i kemi mjetet e punės njėsoj, pra ky ėshtė socializmi ku nuk do tė kėtė tė varfėr e tė pasur, por do tė ketė njerėz tėrėsisht tė barabartė...

                        Nė fund tė fjalės, aktivisti i partisė pyeti:

                        A ka kush ndonjė pyetje?

                        Plaku i njohur, Haxhė Raxha e ngriti dorėn ngadalė si me droe.

                        Fol plak, urdhėro!

                        Deshta me tė vete, bre bir, e me Zotin ēka doni me ba?

                        Aktivisti shpėrtheu:

                        Na me Zotin nuk kemi punė, kush do t'i besojė le t'i besojė...

                        Jo, jo – ndėrhyri Haxhė Rexha - nuk mė more vesh mirė. Unė po them: a doni me lanė atė Zotin plak qė e njohė unė, apo mos do ta bini ndonjė Zot tjetėr, ndonjė Zot tė ri?

                        Plak unė nuk po tė kuptojė!

                        Qitash ti ke me m'kuptue mirė. Kėqyr kėtu , bre bir, atė Zotin plak qė e njohė unė, ai me pasė dashtė i kish ba njerėzit sikur fishkėt e alltisė, tė tanė tė barabartė. Po ai Zoti plak, qė e njohė unė, ėshtė i menēur: lahperin e ka lanė lahper qė tė gėrrditet gjithkush prej tij, e zotninė e ka ba zotni qė t'i marrin lakmi tė tanė dhe tė mundohen tė bahen sikur ai. Po qysh do m'i ba njerėzit e barabartė, kur lahperi i sokaqeve sillet gjithė diten me duar nė xhepa, pa prekė punė me dorė, e unė e mbushi arėn pleh, e lavėroj fellė deri mbi gu, e kur t'i bjen bora, t'ia shkrinė plehun e t'ia xhguf dheun, kur t'ia qes faren nė pranverė – ajo arė ta shtramon koshin e kallamoqit... E lahperi qė sillet sokaqeve – kah ka me marrė? Shpisė tij i vjen era shkrum dhe shkurm ka m'i ardhė sa tė jetė lahper, kur ta ndėrron veten e tė bahet punėtor, atėherė edhe era e shpisė i ndryshon...

                        Ti plak qenke reaksionar! - tha aktivisti me hidhėrim.

                        Unė nuk e di atė fjalė ēka po thue ti, po e di qė nėse e bini naj Zot tė ri, tjetėrfare prej atij Zotit plak qė e njohė unė – atėherė mund t'i bani njerėzit tė barabartė, a sa tė jetė ai Zoti plak qė e njoh dhe e due unė – pasha emnin e tij – kurrė lahperin tė barabartė me zotninė nuk munesh me ba... Ju i paskeni hi kėsaj pune tė budallavtė, e udha e marė pa mue dhe pashė zotin mos m'thirrni ma nė kėso kuvende ku folen fjalė budallica.

 

 

                        E tash, nipēe, pėr kėtė tregim nuk po ta them asnjė fjalė, por lexoje tregimin me titull “Kush je ti”, qė vjen kėtu dhe t'i krahasosh mesveti: menēurinė e traditės sonė kulturore dhe diturinė moderne tė literaturės botėrore. Urdhėro.

 

 

            KUSH JE TI?

 

                        Dua tė mendosh, nipēe, dhe tė mė tregosh: a e di KUSH JE TI? Tė betohem nipēe se nuk e di dhe nuk ke menduar kurrė se kush je ti!

                        Dje isha nė komunė, i dhashė dokumentat pėr leje tė njohtimit, dhe, a di ēka ndodhi? Mė detyruan qė me gishtin tregues, tė lagur nė njė ngjyrė, t’i lė gjurmėt e gishtit nė njė letėr.

                        Mė vonė, kur u ktheva nė shtėpi, shfletova librat e mia dhe mėsova se: gjurmėt e gishtit, nėnshkrimi dhe aroma e trupit janė tri veēanti tė individit pėrmes tė cilave tė gjejnė nė fund tė botės. Kėto janė vetėm tri veēanti, tė cilat i ka pranuar hetuesia botėrore dhe, pėrmes tyre tė gjejnė kudo tė jesh. Merre me mendė, nipēe, mbi gjashtė miliardė banorė i ka bota sot, pėrmes kėtyre tri veēantive qė i ka pranuar hetuesi botėrore, Interpoli dhe Europoli tė gjejnė nė fund tė botės, sepse askush nė botė, nė mesin e gjashtė miliardė banorėve, nuk i kanė gjurmėt identitike tė gishtrinjve qė i kam unė, as nėnshkrimin tim e as aromėn e trupit tim.

                        Po kur u thellova pak mė mirė nė literaturė, vėrejta se janė edhe mijėra veēanti tė tjera, tė panjohura brenda njeriut: kush e ka, nipēe, shikimin tėnd, ngjyrėn e zėrit tėnd, hapin tėnd, mendimin tėnd...

                        E sheh, nipēe, vetėm brenda trupit tėnd gjenden me mijėra e mijėra veēanti qė, edhe pse tė gjithė i takojmė gjinisė njerėzore, secili individ nė kėtė planet i ka veēantitė qė e bėjnė tė jetė i dalluar dhe i jashtzakonshėm nė mesin e tė gjithė tė tjerėve.

                        E tash, mė thuaj nipēe, kur je i sigurt, qindpėrqind i sigurt se brenda qenies tėnde gjenden tė gjitha kėto veti tė veēanta, qė i ke vetėm ti dhe askush tjetėr nė botė, a ka kuptim tė bėhesh kopje e dikujt apo tė jesh vetė origjinali, ti dhe vetėm ti i veēanti?

                        A ka kuptim, nipēe, tė ecėsh zhagas nėpėr jetė, tė jesh njė prej gjithė atyre qė e pėrbėjnė kopenė, apo tė zbulosh fuqinė tėnde tė panjohur dhe tė bėhesh me i rėndėsishmi, mė i dalluari, mė i suksesshmi? Nuk ke ardhė nė jetė tė bėhesh kopje e askujt, sepse nuk ka nevojė tė jenė dy njerėz tė njėjtė nė jetė, por ke ardhė qė tė plotėsosh detyra krejtėsisht tė veēanta dhe tė arrish majat e suksesit, pra tė bėhesh bjeshkė krenare, bjeshkė e madhe me maje tė lartė.

                        Majet e bjeshkėve janė tė vetmuara, nipēe, nuk kanė shoqe dhe nuk mund tė kenė, pikėrisht sikur ti qė duhet tė shndėrrohesh nė maje tė lartė, nė maje tė veēantė, pa kund tė ngjajshėm mbi kėtė sipėrfaqe tė tokės. Sot kam mėsuar shumė dhe ta thashė ty. Tash ti e di... E dituria, tė thashė, ėshtė  fuqi pėr tejkalimin e pengesave...

 

 

 

            NJĖ NXĖNĖS, NJĖ ZOG DHE MĖSUESI

 

                        Njė nxėnės shkoi tek Mėsuesi dhe i tha:

                        - O Mėsuesi im i dashur, mė ndihmo, o Mėsues! Koka ime ėshtė bėrė si zgjua bletėsh dhe vetėm gumzhimė e zhurmė kam nė kokė, sepse i kam njėmijė probleme.

                        - Ngadalė, tha Mėsuesi, mos u ngut. Njėmijė probleme nuk zgjidhen pėrnjėherė. Problemet duhet  zgjidhur njė nga njė. Me qetėsi. Pa ngutje. Por, a di ēka?

                        - Urdhėro, Mėsues!

                        - A pijmė kafe, rrimė e pushojmė dhe, tė shohim, mos po krijohet ndonjė situatė prej tė cilės mund tė mėsojmė tė dy: edhe unė edhe ti.

                        - Mirė...- u pajtua Nxėnėsi

                        Hynė nė dhomė. U ulėn mirė e kėndshėm. Pinin kafe e rrinin. Nė njė moment, nėpėr njė dritare tė vogėl, qė kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri njė Zog.

                        Ishte njė Zog i vogėl, i bukur, por shumė i trembur. Kur hyri nė dhomė, nė ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi mė rrėmbim: herė pėrplasej pėr xhamave tė mbyllur tė driareve tė mėdha, herė pėrplasej pėr dere, e prapė, kthehej dhe pėrplasej nė xhamat e dritareve tė mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e pėrplasjeve, nga vuajtjet e pėrpjekjeve pėr gjetjen e derėdaljes me rrėmbim, pra kur u lodhė fort, shkoi dhe u ulė nė njė kėnd tė vitrinės.

                        Mėsuesi e pa Nxėnėsin e i tha:

                        - E sheh kėtė Zog?

                        - Po, tha Nxėnėsi, nuk jam i vėrbėr, e shohė!

                        - Eh, ky Zog je ti Nxėnėsi im i dashur. Dritarja e vogėl qėlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U pėrplasė me vuajtje e dhembje nėpėr xhama, nė derė e kudo dhe nuk e gjeti rrugėn pėr dalje. Tėrė kohėn, ajo dritare nėpėr tė cilėn HYRI Zogu, ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjėherė, kurrė nė jetė, pėrpjekjet e kėtilla nuk pėrfundojnė me rezultate...

                        Mėsuesi pushoi pak dhe tha:   

                        - Pasi tė pushoi Zogu mirė, pasi tė qetėsohet, shihe me vemendje ēka do t’i bėj unė Zogut.

                       Nė atė ēast Mėsuesi i pėrplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga pėrplasja e duarve tė Mėsuesit, fluturoi dhe, nėpėr dritaren e hapur, doli nė liri.

                        - E sheh, Nxėnėsi im, kur pushoi Zogu, kur u qetėsua, kur u kthjellė, atėherė e pa dritaren e vogėl, qė tėrė kohėn ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje e vetėdijshme. Kėshtu duhet tė veprosh edhe ti.

                        - Por unė i kam njėmijė probleme!...

                        - E di dhe tė kuptojė mirė, por mė kupto edhe ti mua. Tė gjithė njerėzit nė botė dinė tė hyjnė nė probleme, sikur Zogu qė hyri nėpėr dritarėn e vogėl. Por nėntėdhjetė e nėntė pėrqind tė njerėzve nuk dinė tė dalin edhe pse gjithnjė dera e hyrjes ėshtė e hapur siē ishte dritarja e hapur pėr Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin tė gjitha problemet pėrnjėherė, sikur ti, me vrull, me rrėmbim, pa qetėsi e vetėdijėsim.

                        - E ēka duhet tė bėj unė?

                        - Tė qetėsohesh, sikur Zogu, qė pushoi nė kėndin e vitrinės. Tė pushosh, tė kthjellohesh mirė, tė tė vijė drita nė sy, apo mė saktė drita nė mendje dhe tė bėhesh dritė e tėrė, tė jesh krejtėsisht syēelė, sepse: secili problem e ka DERĖN pėr hyrje dhe, ajo derė e hyrjes ėshtė edhe DERĖ e daljes. Dhe gjithmonė ėshtė e hapur. Qysh ke ditur tė hysh nė problem, nėpėr cilėn derė ke hyrė nė problem, nėpėr tė njėjtėn derė do tė dalėsh, por dalja gjithmonė ėshtė e kushtėzuar nga SYĒELTĖSIA.

 

                       

                       

                        E lexove tregimin, nipēe? E tash, a mė lejon t’i them nja dy-tri fjalė? Nuk hidhėrohesh, a? Mė dėgjo!

                        Nė qoftė se kėtė tregim nuk e lexon sa pėr ta lexuar njė herė, dy e tri, por e lexon dhe e pėrsėritė shumė herė, atėherė, ky tregim, pas ēdo pėrsėritjeje, do tė hyjė nė qenėsinė tėnde, nuk do tė mbetet vetėm dije nė kokė, por do tė bėhet dije-pėrvojė dhe, atėherė, tė betohem ke mėsuar shumė. Nė qoftė se e lexon sa pėr t’u krekosur para shokėve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanė arritur tė bėhen njė hiēgjė, njė zhurmė e kotė, njė punė pa vlerė.

                        Ndėrkaq, nėse e rilexon dhe SIDOMOS nėse ia rikujton vetvetes nė ēdo situatė dhe nė ēdo rrethanė, atėherė, tė betohem se, ky tregim, e ka vlerėn e njė jete: do tė jetė me ty gjatė tėrė jetės sate, do tė jetė me ty gjithmonė dhe do tė mėsojė tė hysh e tė dalėsh nė probleme e brenga, nė hidhėrime e gėzime, por gjithnjė e gjithnjė e gjithnjė – ti do tė dalėsh fitimtar.

                        Unė ta thashė ty, por edhe ti thuaju tė tjerėve. Sidomos nė familjen tėnde. E ke parė sa zhurma bėhet pėr hiēgjė, sa herė babi e ngritė zėrin pa lidhje, sa herė nėna bėhet nervoz pėr imtėsirat e parėndėishme, sa herė vėllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtė thuase erdh dita e pėrmbytjes sė botės? Ju thuaj: qetėsi, sepse qetėsia ėshtė kulturė. Pa qetėsi nuk gjendet dera pėr dalje. A po, nipēe?

 

 

 

                        PĖRTACIA

 

                        Njėherė, njė nuse e re, shkoi te plaku i menēur, Ramadan Shabani. Ky pleqnar i menēur ishte mėsuar t’i vinė burrat prej tė gjitha anėve tė Kosovės qė  pyesnin pėr zgjidhjen e ngatėrresave tė ndryshme, por tė vijė njė nuse e re, kjo nuk i kishte ndodhur mė parė.

                        - Kam ardhė pėr njė hall, tha nusja e skuqur nga turpi qė bisedonte me njeriun mė tė nderuar tė asaj kohe nė Kosovė.

                        - Mirė, moj nuse, hyjmė brenda dhe bisedojmė, ndoshta do ta gjejmė zgjidhjen bashkė, sepse nuk ka shtėpi pa derė.

                        Hynė brenda nė kullė dhe nusja i tha:

                        - Mė ka vdekė burri, mė ka lėnė vetėm njė djalė pesė vjeē, kam ra nė pikė tė hallit.

                        - Pse? – i tha plaku.

                        - Nuk e di a do tė bėhet ky djal i vyeshėm apo dembel. Po ta dija se do tė bėhet i vyeshėm e i menēur, kurrė nuk do tė martohesha, do ta kisha rritė kėtė djal me shumė dashuri. Por, nė qoftė se bėhet ndonjė dembel, ndonjė pėrtac i shėmtuar, nuk do ta ēoja jetėn kot, do tė martohesha...

                        Plaku i menēur tha:

                        - Kjo punė ėshtė e lehtė, moj nuse. Merre nesėr njė guralec tė vogėl dhe lėshoja djalit nė mbathjet e tij. Kur tė kthehet nė mbrėmje, nėse e ka hjekė guralecin nga mbathjet – ruaje dhe mos u marto tjetėrkund, sepse do tė bėhet njėmend i vyeshėm dhe i mirė. Por, nė qoftė se nga pėrtacia e ka mbajtur tėrė ditėn guralecin nė mbathje dhe nuk e ka hjekė – s’ke pse e ēon poshtė rininė tėnde, dil e martohu, sepse ai djal do tė bėhet njė dembel i shėmtuar.

                        Nusja e dėgjoi plakun e menēur.

                        Tė nesėrmen, kur u kthye djali nė shtėpi, nėna qė e kishte pritur me padurim, e pyeti:

                        - A u lodhe, djali im?

                        - Jo, bre nėnė nuk u lodha, po njė guri nė mbathje tėrė ditėn mė ka lėnduar kėmbėn.

                        - E pse nuk e hoqe, pėr saora do tė liroheshe prej tij?

                        - S’di. Mė vinte zor tė ndalesha, tė gėrmuēesha, ta zbathja kėpucėn dhe kėshtu tėrė ditėn e kalova me kėmbė tė lėnduar.

                        E ėma tha vetmevete: “Jo kėmbėn po tė paska lėnduar kokėn, more dembel!” dhe, natyrisht, e la djalin jetim dhe shkoi e u martua nė tjetėr vend.

 

 

                         

 

                        Nipēe, more nipēe: E sheh menēurinė mahnitėse tė njerėzve tė popullit tonė. Njė plak i urtė, pa asnjė ditė shkollė, por qė ka pasė tė kryer shkollėn e madhe qė quhet Pėrvojė, e ka ditur shumė mirė se: pėrtacia ėshtė nėna e tė gjitha dėshtimeve nė jetė. Prandaj, pėrmes kėtij tregimi tė ka thėnė: Kurrė mos e akuzo askėnd pėr gjendjen tėnde, tė gjitha qė i ke, dhe, tė gjitha qė do t’i kesh janė dhe do tė jenė vetėm PASOJA. Shėmtitė: pasoja tė pėrtacisė, mrekullitė: pasoja tė zellshmėrisė sate.

                        Jeta, nipēe, pėrbėhet prej imtėsirave. Merre me mendė djalin e kėtij tregimi: pėr njė pėrtesė tė vogėl, njė gėrmuēje, njė zbathje, njė largim tė guralecit nga kėpuca dhe ky djal do tė jetonte nė afėrsinė dhe ngrohtėsinė e nėnės sė mirė. Pėr kėtė pėrtesė, pėr kėtė gjest tė pėrtacisė, qė ka qenė dhe ėshtė shenjė e vėrtetė qė paralajmėron se ēfarė njeriu do  tė bėhet nesėr ai djal, tėrė jetėn do ta ketė kaluar me vajė,pa gėzime,pa dashurinė e nėnės,pa pėrkrahjen e kujdesin e saj. Njė imtėsirė dhe, ja, njė jetė merr rugėn e humbjes, rrugėn e vuajtjes, rrugėn e dėshtimit.

                        Kjo ėshtė pėrtacia dhe, pastaj, tė gjithė pėrtacėt, injorantėt, tė zhvullnetuarit e dėshtakėt shajnė fatin, jetėn dhe ēdo kėnd tjetėr pėr vuajtjet e tyre. E vėrteta ėshtė se ata vetė, vetėm ata vetė dhe askush tjetėr, janė pėrgjegjės dhe shkaktar tė gjendjės qė e kanė, tė dėshtimeve e tė mjerimeve tė tyre.

                        Lulet e fatit tė vet, nipēe, secili njeri i mbjell me dorėn e vet.

 

 

 

            LIVADHET E SHTRENJTA

 

 

                        Takohen njėherė nė Fushė-Krujė Ismail Qemali e Ali pashė Gucia.

                        Ali pashė Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tėrė rrafshinėn e plleshme tė Fushė-Krujės.

                        - Athua, more zotėri Ismail, kėto livadhe kaq tė mira e tė buta, a janė tė shtrenjta? – foli Ali pashė Gucia.

                        - Shumė tė shtrenjta janė, shumė! – u pėrgjigj Ismail Qemali.

                        - Ēka ta merr mendja, sa teneqe floriri kushtojnė?

                        - Eh, more Ali pashė Gucia, kėto livadhe tė buta e tė mira e kanė

ēmimin e lartė, kushtojnė shtrenjtė rrafsh sa NJĖ GRUA.

                        - Sa njė grua, po unė nė malėsi...?!

                        - Jo Ali pashė Gucia, jo ashtu qysh po mendon ti. Kėto livadhe tė

buta e tė shtrenjta e kanė vlerėn SA NJĖ GRUA E MIRĖ, rrafsh sa njė grua qė e BĖN njė Ali pashė Gucinė!

                       

                       

                       

                        E do mendimin tim pėr kėtė tregim? Po ta them.

                         E para: Femra sa tė jetė vajzė, dashnore e nuse ėshtė e njė natyre tjetėr. Por kur tė BĖHET NĖNĖ, kujdes nipēe, se... ajo nuk ėshtė mė njė femėr e zakonshme, nuk ėshtė mė vetėm nėna e njė fėmije, por ajo ėshtė NĖNA E KOMBIT.

                        E dyta: Shtėpinė nuk e mban toka, por gruaja! Natyrisht ky ėshtė kuptim figurativ, por shihe sa me menēuri ėshtė thėnė kjo urti: shtėpinė e mban toka, sigurisht, por kot e mban toka nėse nuk ėshtė gruaja shpianike, sepse sado qė toka ėshtė e fortė dhe e qėndrueshme, po nuk pat nė shtėpi  GRUA, ajo shtėpi do tė jetė njė HIĒ, do tė shndėrrohet nė rrėnojė.

                        E treta: Sami Frashėri ka thėnė: nėse edukon burrin, ke edukuar njė njeri; nėse edukon gruan ke edukuar njė familje.

                        E katėrta:nė jetėn e njeriut vendin e parė e zė shėndeti. Pa shėndet nuk ke asgjė. Por, pas shėndetit, vendin mė tė rėndėsishėm e zė martesa. Nė qoftė se ke martesė tė mirė, jetėn do ta kesh tė mrekullueshme.

                        E pesta: ligjet e jetės RRĖNOJNĖ PĖR TĖ NDĖRTUAR. Vėrejė me kujdes femrat-nėna: e harrojnė vetveten, rrėnohen, vuajnė, bėhen tokė qė nga vuajtja e tyre, nga rrėnimi i tyre, tė ndėrtohet ardhmėria e fėmijėve, pra ardhmėria e jetės, e kombit dhe atdheut.

                        ...dhe ta them prapė: nuk ka asgjė mė tė shtrenjtė se njė nėnė qė rrit njė LUA, si nė tregimin qė e lexove.

 

 

            HARTA E BOTĖS

 

                        Nė njė Kuvend tė burrave, ku ishte i pranishėm edhe kryeplaku i Kosovės, pleqnari i menēur, Ramadan Shabani, pak me vonesė vjen edhe Hasan Prishtina, emri mė i pastėr i historisė sonė kombėtare.

                        Ramadan Shabani, duke ia njohur vlerėn Hasan Prishtinės, qė kishte dhėnė aq shumė pėr kombin, u ngrit nė kėmbė dhe i tha:

                        - Ty tė takon tė ulesh nė krye tė vendit, nė ballė tė oxhakut.

Hasan Prishtina tha:

- Jo Ramadan Shabani, jo. Nė krye tė vendit duhet tė ulet menēuria, pas saj vijnė tė tjerėt e tė tjerat.

                        Foli Ramadan Shabani:

                        - Po kush ka shkollė mė shumė se ti, kush luftoi pėr atdhe mė shumė se ti, kush e shkrini krejt pasurinė e madhe pėr t’i shkolluar djemtė e Kosovės sikur ti?...

Hasan Prishtina nguli kėmbė:

                        - Dil nė krye tė vendit Ramadan Shabani, menēurisė i takon balli i oxhakut se, kur tė kam TY pėrpara e kam HARTĖN E BOTĖS pėrpara dhe asnjė rrugė e gabueshme nuk mund tė mė mashtrojė!      

                       

                                                                                 

 

 

                        Ju pastė gjyshi, ju nipa e mbesa!

                        Populli qė di ta nderojė e respektojė menēurinė, pasurinė e PARĖ nė jetėn njerėzore, ai popull meriton tė ketė ardhmėri tė ndritshme. Nuk ka filluar jeta jonė me ne. Tė thella e tė pasura i ka rrėnjėt kombi ynė. Tė gjithė ne, dhe ata qė vijnė pas nesh, e kanė pėr BORXH tė pėrulen deri nė tokė pėr NDERIM e falėnderim kolosėve tė kombit mbi supet e tė cilėve po ngritemi ne dhe po arrijmė tė shohim mė larg. Pa menēurinė e kėshillat e tyre, ne do tė ishim gjethe tė shkėputura qė i bart era.

                        A nuk tha Nino Laurasi, dritė pastė, atje ku ėshtė: “Mė vritni, por ma ruani gjakun se do t’iu duhet t’i shkruani germat e shqipės sonė tė bukur”

                        Ju pastė gjyshi, ju mbesa e nipa!