Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Tregtari mė i madh nė botė (2)

Shkruan: Og MANDINO

       TREGTARI MĖ I MADH NĖ BOTĖ (2)

 

      Ky libėr me nderim i kushtohet tregtarit tė madh V. KLEMENT STONIT (W. CLEMENT STONE) i cili ka gėrshetuar dashurinė, pėrdėllimin dhe sistemin unik tė shitjes nė filozofinė e gjallė tė suksesit,e cila motivon dhe orienton mijėra individė qė pėr ēdo vit tė realizojnė nė mė shumė lumturi, tė arrijnė shėn­det mė tė mirė mendor dhe fizik, si dhe qetėsi shpirtėrore, fuqi e begati.

 

 

            KREU I DYTĖ

 

            Dhe ashtu ndodhi qė njė karvan fort i ēmueshėm sė frikti po e lėshonte Demaskun duke bartur dėshmitė mbi pronėsinė dhe arin e atyre qė deri mė tani udhėhiqnin tregjet shitėse tė Hafidit. Nga Obedi nė Jopė e gjer te Reueli nė Pjetėr, secili nga dhjetė udhėheqėsit e pra­noi me heshtje memece lajmin pėr tėrheqjen e Hafidit dhe pėr dhuratėn. Pėrfundimisht, pas ndalimit tė fundit nė tregun e Antipatrisit, misioni i karvanit ishte i kryer.

            Perandoria mė e fuqishme tregtare e kohės sė vet mė nuk ekzistonte.

            Me zemėr tė thyer, Erazmi i ēoi lajmin zotėriut tė tij se depoja tashmė ishte e zbrazur dhe se tregjet mė nuk bartin flamurin krenar tė Hafidit. Shėrbėtori u kthye me kėrkesėn qė Erazmi menjėherė tė takohej me zotėriun e tij tek fontana.

            Hafidi hollėsisht studioi fytyrėn e mikut tė tij dhe e pyeti: "A ėshtė ēdo gjė e kryer?"

            "E kryer, imzot."

            "Mos u pikėllo, miku im, dhe eja pas meje."

            Vetėm jehu i sandaleve tė tyre jehonte nė sallonin gjigant gjersa Hafidi udhėhiqte Erazmin kah shkallėt e mermerta nė fund tė tij. Hapat e tyre nė ēast u ngadalė­suan, kur ai iu afrua vazos sė vetmuar tė murenės nė piedestalin e lartė nga druri i limonit dhe soditi si drita e diellit ndėrronte ngjyrėn e qelqit tė saj nga e bardha nė tė purpurtė. Fytyra e tij plakushe buzėqeshi.

            Atėherė dy miqtė e vjetėr filluan tė ngjiteshin shkallėve tė brendshme, tė cilat ēonin gjer te dhoma nė kupolėn e atij pallati. Erazmi hetoi se roja e armatosur, e cila pėrherė qėndronte rrėnzė atyre shkallėve, mė nuk ndodhej aty. Mė nė fund, ata arritėn tek pushimorja dhe aty u ndalėn, meqė qė tė dy ishin pa frymė nga ngjitja e mundimshme. E pastaj vazhduan gjer te pushimorja tjetėr, ku Hafidi nxori njė ēelės nga brezi i tij. Ai hapi dyert e rėnda nga bungu dhe u mbėshtet nė to kur ato me krikėllimė u hapėn pėrbrenda. Erazmi dymendėsohej gjithnjė derisa zotėriu i tij nuk e ftoi tė hynte, e atėherė disi i ndrojtur hapėroi nė dhomėn ku askush nuk e kishte pasur tė lirė tė hynte pėr mė shumė se tri decenie me radhė.

            Drita e pėrhirtė dhe ngjyrė pluhuri depėrtonte nėpėr pirgjet e lartė, kurse Erazmi e mbante Hafidin pėr dore gjithė derisa sytė nuk iu mėsuan nė atė gjys­merrėsirė. Me buzėqeshje tė butė Hafidi e vėshtroi Erazmin si lėvizte ngadalė nėpėr atė dhomė, nė tė cilėn nuk ndodhej asgjė pos njė arkėze tė vogėl nga druqedri, e shndritur nga rrezet e dritės sė diellit nė njė kėnd.

            "Nuk je i dėshpėruar, Erazm?"

            "Nuk di ē'tė them, imzot."

            "S'je, vallė, i dėshpėruar me mobilimin? Padyshim se pėrmbajtja e kėsaj dhome ishte objekt bisedash i shumė njerėzve. S'ke pyetur, vallė, apo s'ke qenė dhe ti i preokupuar me misterin rreth saj, se ē'ėshtė ajo qė ndodhet kėtu e qė unė me aq pėrkujdes e ruajta aq gjatė?"

            Erazmi pohoi me kokė. "E vėrtetė imzot. Kishte shumė pėrralla e thashetheme gjatė gjithė kėtyre viteve pėr atė se ēfarė zotėriu ynė mbante tė fshehur nė kėtė kullė."

            "Po, miku im, dhe pjesėn mė tė madhe tė tyre e kam dėgjuar dhe unė. Ėshtė folur se kėtu gjenden fuēitė pėrplot diamante, se ka shufra tė arta, shtazė tė egra, apo shpezė tė rralla. Njėherė njė tregtar persian i tepihėve tha se ndoshta kėtu mbaj harem tė vogėl. Lisha buzėqeshi nė mendimin se unė kam koleksion konku­binash, por siē mund tė vėresh, kėtu s'ka asgjė tjetėr, pos njė kutize tė vogėl. E tash, afrohu."

            Qė tė dytė u gėrmucėn pranė kutizės, kurse Hafidi filloi kujdesshėm t'i zgjidhe rrypat e lėkurtė, tė cilėt e mbėshtillnin. Ai thithi thellėsisht aromėn e druqedrit dhe pėrfundimisht shtypi kapakun, i cili, duke kėrcyer heshtazi, u hap. Erazmi u pėrkul para dhe mbi krahėt e Hafidit zgurdulloi sytė mbi pėrmbajtjen e arkėzės. E pastaj shikoi Hafidin dhe habitur luajti kokėn. Nė arkėz nuk ndodhej asgjė tjetėr pos kokorrathėve... kokor­rathė tė lėkurtė.

            Hafidi futi dorėn dhe butėsisht nxori njėrin nga kokorrathėt. Pėr njė ēast e ofroi tek gjoksi dhe i mbylli sytė. Qetimi paqėsor ia mbuloi fytyrėn, duke zhdukur hijen e pleqėrisė. Dhe atėherė u ngrit nė kėmbė dhe me dorė bėri kah kutiza.

 

 

            "Edhe sikur kjo dhomė tė ishte gjer nė tavan e mbushur me diamante, vlera e tyre nuk do tė mund ta tejkalonte atė qė sytė tu shohin nė kėtė arkėz tė thjeshtė druri. I tėrė suksesi, lumturia, dashuria, paqa shpirtėrore dhe pasuria nė tė cilėn kam jetuar, drejt­pėrdrejt janė tė lidhura me kėtė qė pėrmbahet nė kėta kokorrathė. Borxhin tim kėtyre dhe tė urtit qė m'i besoi kurrė nuk mund t'ua paguaj.

            I frikėsuar nga toni i zėrit tė Hafidit, Erazmi u zbraps njė hap dhe pyeti: "A ėshtė kjo ajo e fshehta tė cilėn e pėrmendėt? Mos, vallė, kjo kutizė, nė ndonjė mėnyrė, ėshtė e lidhur me premtimin tė cilin tek duhet tė pėrmbushni?"

            "Pėrgjigjja ėshtė po nė tė dy pyetjet tuaja." "Erazmi endi dorėn mbi ballin e djersitur dhe si duke mos zėnė besė, shikoi nė Hafidin. "Ē'shkruan vallė nė kėto kokorrathė qė i bėn mė tė vlershėm se diamantet?"

            "Tė gjithė, pos njė kokorrethi, pėrmbajnė nga njė parim, ligj apo tė vėrtetė fundamentale tė shkruar me stil unik qė i ndihmon lexuesit ta kuptojė domethėnien e tij. Pėr t'u bėrė mėsues i artit tė tregtisė, njeriu duhet tė mėsojė dhe tė zbatojė tė fshehtėn e ēdo kokorrethi. Kur njėherė zotėron kėto principe, njeriu ka fuqi tė rrėmbejė aq pasuri sa tė dėshirojė."

            Erazmi me dyshim shikoi nė kokorrathėt e moēėm. "Madje pasuri aq sa edhe ju?"

            "Dhe shumė mė tepėr, nėse ia do qejfi."

            "Thatė se tė gjithė, pos njėrit, nga kėta kokorrathė pėrmbajnė parime tregtare. Ē'pėrmban kokorrethi i fundit?"

            "Kokorrethi i fundit, siē po e quan ti, ėshtė koko­rrethi i parė qė duhet lexuar, meqė secili ėshtė paraparė asisoj qė tė lexohet sipas rendit tė caktuar. Kurse kokorrethi i parė pėrmban tė fshehtėn e cila u ėshtė besuar vetėm njė grushti njerėzish tė urtė gjatė gjithė historisė. Kokorrethi i parė, nė tė vėrtetė, mėson pėr mėnyrėn mė efikase tė pėrvetėsimit tė asaj qė shkruhet nė kokorrathėt tjerė."

            "Kjo duket njė detyrė qė secili mund ta kryejė."

            "Kjo, vėrtet, ėshtė detyrė e thjeshtė me kusht qė njeriu tė jetė i gatshėm t'ia paguajė ēmimin nė kohė dhe koncentrim, gjithnjė derisa secili parim nuk bėhet pjesė e personalitetit tė tij, do tė thotė gjersa secili parim nuk bėhet shprehi jetėsore."

            "Erazmi futi dorėn nė kuti dhe nxori njė kokor­reth. Butėsisht duke e mbajtur mes gishtėrinjsh, ngriti dorėn drejt Hafidit. "Mė ndjeni, imzot, por pse atėherė nuk i keni ndarė kėto parime me tė tjerėt, sidomos me ata qė gjatė kanė punuar nė shėrbimin tuaj. Ju pėrherė keni treguar fisnikėri tė tillė nė tėra rastet, e si atėherė tėrė atė qė kanė tregtuar pėr ju tė mos kenė patur rastin t'i lexojnė kėto fjalė tė urtisė dhe ashtu dhe vetė tė bėhen tė pasur? Tek e fundit, gjithė ata me kėsofarė njohurish tė ēmueshme do tė ishin sė paku shitės mė tė mirė tė mallit tuaj.

            Pse i keni ruajtur vetėm pėr vete kėto parime gjatė gjithė kėtyre viteve?"

            "S'kisha rrugė tjetėr. Para shumė vitesh, kur kėta kokorrathė m'u dhanė nė besim, m'u desh duke u betu­ar tė premtoj se pėrmbajtjen e tyre kam pėr ta ndarė vetėm me njė person. S'e kam tė qartė arsyen e cila qėndron prapa kėsaj kėrkese tė ēuditshme. Por, mė ėshtė urdhėruar qė nė jetėn time t'i zbatoj parimet nga kėta kokorrathė gjithnjė derisa njė ditė tė mos lajmėrohet ndokush qė i nevojitet ndihma dhe mesazhi i kėtyre kokorrathėve shumė mė tepėr se sa mua kur isha i ri. Mė ėshtė thėnė qė nėpėrmjet ndonjė shenje do ta njoh atė person, tė cilit do t'ia dorėzoj kėta kokorrathė, madje edhe nėse ai vetė s'e di se ėshtė duke i kėrkuar."

            "Me durim kam pritur dhe gjersa kam pritur i kam zbatuar kėto parime, meqė pėr atė mė ishte dhėnė leja Me mėsimin e tyre jam bėrė ai qė shumica e quajnė tregtari mė i madh nė botė, pikėrisht si ai i cili m'i pat lėnė trashėgim kėta kokorrathė, qė ishte i shpallur tregtari mė i madh i kohės sė vet. Tashi, ndoshta, Erazm, pėrfundimisht do tė kuptosh pse disa nga veprimet mija gjatė kėtyre viteve t'u kanė dukur tė ēuditshme apo tė parealizueshme, por qė megjithatė janė tregua tė suksesshme. Veprat dhe cilėsitė e mija ishin tė udhėhequra nga kėta kokorrathė, prandaj ne kem grumbulluar aq talentė tė artė duke iu falėnderuar urtėsisė sime. Unė pra, isha vetėm mjet ekzekutimi."

            "A besoni akoma se ai i cili duhet tė pranojė kėta kokorrathė nga ju mė nė fund do tė lajmėrohet pas gjithė kėsaj pritje tė gjatė?"

            "Po."

            Hafidi pastaj kujdesshėm ktheu kokorrathėt nė vendin e tyre dhe e mbylli kutizėn. Dhe atėherė me zė tė qetė foli, akoma nė gjunjė: "A do tė jesh me mua deri atė ditė, Erazm?"

            Llogaritari zgjati dorėn nėpėr dritėn e butė dhe ata shtrėnguan duart. Njėherė konfirmoi duke luajtur kokėn, e pastaj u tėrhoq nga ajo dhomė, si tė kishte marrė urdhrin memec nga zotėriu i tij. Hafidi pėrsėri i vuri rrypat e lėkurtė rreth kutizės, dhe atėherė u ngrit e shkoi gjer te pirgu. Nėpėr tė doli nė ballkonin i cili e harkonte kupolėn e madhe.

            Era e lindjes fryu nė fytyrėn e plakut duke bartur me vete aromėn e liqenit dhe tė shkretėtirės nga ana tjetėr e tij. Ai buzėqeshi duke qėndruar lart mbi kulmet e Damaskut, e mendimet e tij fluturuan sė prapthi nė kohė...

 

            Vazhdon...

 

(1)               (3)