Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TREGU KU SHITET NJERIU

Erich FROMM

Pėrktheu Afėrdita STEFANI

www.mnvr.org

TREGU KU SHITET NJERIU

     Formula e suksesit shprehet me fjalė tė tilla, si aftėsia pėr tė shitur veten, zotėsia pėr tė dhėnė (dhuruar) veten, proces energjie (energjitizim), ambicie, gjallėri, agresivitet etj., tė cilat vihen, njėlloj si edhe ēmimet, nė paketimin vetjak tė fituesve.

 

            Nė tregun e individėve kanė dalė tė gjitha profesionet, mėsimet, detyrat. Punėdhėnėsi, nėpunėsi, njeriu i profesionit tė lirė, tė gjithė ata, pėr hir tė mirėqenies materiale, duhet tė arrijnė simpatinė e atyre qė do t’i pėrdorin shėrbimet e tyre. Karakteristika tė tilla, prejardhja, pėrkatėsia nė njė klan tė caktuar, lidhjet dhe ndikimi, janė mjaft tė dėshirueshme dhe do tė reklamohen, ndonėse jo aq hapur, si epėrsi themelore tė mallit tė ofruar. Orientimi i tregut u bė mbizotėrues si strukturė e karakterit vetėm nė epokėn moderne.

            Kėtu, si nė ēdo treg mallrash, vlera e konsumit ėshtė e pamjaftueshme pėr tė pėrcaktuar vlerėn e kėmbimit. Faktori “individ”, pėr nga rėndėsia e tij, mbizotėron sipas ēmimit tė tregut, mbi mjeshtėrinė profesionale dhe shumė mė shpesh luan njė rol vendimtar. Megjithatė, personi mė joshės nuk mund tė kompesojė mungesėn e plotė tė mjeshtėrisė, pėrderisa sistemi ynė ekonomik nuk do tė mund tė funksiononte mbi njė bazė tė tillė. Ėshtė e rrallė kur mjeshtėria dhe ndershmėria nė vetvete sigurojnė sukses.

            Formula e suksesit shprehet me fjalė tė tilla, si aftėsia pėr tė shitur veten, zotėsia pėr tė dhėnė (dhuruar) veten, proces energjie (energjitizim), ambicie, gjallėri, agresivitet etj., tė cilat vihen, njėlloj si edhe ēmimet, nė paketimin vetjak tė fituesve. Karakteristika tė tilla, prejardhja, pėrkatėsia nė njė klan tė caktuar, lidhjet dhe ndikimi, janė mjaft tė dėshirueshme dhe do tė reklamohen, ndonėse jo aq hapur, si epėrsi themelore tė mallit tė ofruar. Pėrkatėsia nė kėtė apo atė fe dhe respektimi i ritualeve tė saj shikohet nga shumė vetė si njė prej kushteve tė domosdoshme tė suksesit. Ēdo profesion, ēdo sferė e veprimtarisė ka njė sferė tė veēantė tė personalitetit (personit) qė pėrdoret me sukses. Tregtarit, bankierit, mjeshtrit, kamarierit u paraqiten kėrkesa tė ndryshme, megjithatė rolet qė ata kryejnė kanė dhe diēka tė pėrbashkėt, tė gjithė ata duhet tė plotėsojnė njė kusht themelor, tė kenė kėrkesė.

 

 

            Qėndrimi i njeriut ndaj vetes nė mėnyrė tė pashmangshme pėrcaktohet nga kėto kritere tė suksesit. Ndjenja e tij e dinjitetit personal bazohet jo nė vlerėsimin e aftėsive tė tij dhe pėrdorimin nė njė shoqėri tė caktuar. Ajo varet nga fakti se sa pėrdoret nga kėrkesa nė treg apo nga mendimi i tė tjerėve rreth joshjes sė tij. Ai ka tė bėjė me veten si mall, i destinuar tė gjejė ofertė nė kushte sa mė tė leverdisshme, sipas njė ēmimi mė tė shtrenjtė. Sa mė i lartė tė jetė ēmimi i propozuar, aq mė shumė theksohet vlera e tij para syve tanė. Njeriu-mall me shpresė demostron etiketėn e tij, duke u pėrpjekur qė tė veēohet nga mallrat e paraqitura nė tezgė, pėr t’u parė dhe pėr tė qenė i vlerėsuar sipas taksės mė tė lartė. Por nė rast se atij nuk i vete mbarė dhe e shmangin, atėherė kur atė e blejnė tė gjithė, ai nxjerr pėrfundimin pėr mospasjen e njė vlere tė plotė tė tij dhe tė njė mungese tė vlerės. Megjithatė, sado qė atė ta vlerėsonin lart, dhe nga pikėpamja e virtyteve tė tij njerėzore, dhe nga pikėpamja e dobishmėrisė sė tij, ai megjithatė njėlloj mund ta ndjej veten njė njeri pa fat dhe tė pranojė mbi vete fajin e asaj qė ka dalė jashtė mode.

            Qė nga fėmijėria e hershme ai ėshtė mėsuar tė pėrvetėsojė se, qė tė jesh nė modė, do tė thotė qė tė pėrdoret nga kėrkesa dhe se ai, si tė gjithė, duhet tė kėnaqė kėrkesėn nė tregun e personaliteteve. Por virtytet qė e mėsojnė atė, ambicia, zotėsia pėr t’u orientuar dhe pėr t’iu pėrshtatur kėrkesave tė tė tjerėve, janė cilėsi tepėr tė pėrgjithshme qė tė sigurojnė arritjen e suksesit. Njeriu i drejtohet literaturės popullore, gazetave, kinofilmave, qė tė marrė shembuj mė konkretė tė arritjes sė suksesit dhe qė tė gjejė shembuj mė tė bukur, mė tė rinj tė prodhimit tė tregut, shembuj qė duhet t’i imitojė.

            Nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur qė, nė rrethana tė tilla, ndjenja e dinjitetit personal tė njeriut cėnohet fort. Kushtet pėr vetėrespektim gjenden jashtė pushtetit tė tij. Ai varet nga vlerėsimi i tė tjerėve dhe vazhdimimisht ka nevojė pėr kėtė. Rezultat i pashmangshėm i kėsaj janė ndenja e pazotėsisė dhe e pasigurisė. Orientimi i tregut e privon njeriun nga individualiteti, ai bėhet i tjetėrsuar nga vetvetja.

            Nė rast se vlera mė e lartė e njeriut ėshtė suksesi, nė rast se dashuria, e vėrteta, drejtėsia, dhembshuria, mėshira, nuk i sjellin atij asnjė dobi, ndoshta ai prapė mund t’i predikojė kėto ideale, por nuk do tė synojė drejt tyre.