.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Zona e muzgut - Tri net u pėrpėlit nė shtrat me xhindet

Shkruan: Ilire ZAJMI

           Nga pėrvoja mistike  e njerėzve tanė

 

           TRI NET U PĖRPĖLIT NĖ SHTRAT ME XHINDET

 

            Kush e di vallė se ēka tė diktohet tė bėsh nė jetė? Tė bėhesh falltare, magjistricė apo...diēka tjetėr. Ekzistojnė forca qė mendojnė edhe pėr kėto mistere tė pashpjegueshme tė jetės njerėzore. Gjithēka ėshtė e mundur nė botėn paranormale, apo jo?

           

 

            A udhėheqin me ne forcat misterioze?

 

            Shikuar shkencėrisht vetėm njerėzit me vetėdije tė lartė mund tė merren me magji. Duhet tė ekzistoj energji e shtuar pozitive, si dhe shumė kritere tjera pėr tė cilat flitet nė literaturėn qė merret me kėso temash.

            Edhe nė anėt tona kemi dėgjuar qė shumė njerėz merren me magji tė ndryshme: disa me magji tė bardhė, tė tjerėt me tė zezė, ndėrsa gratė qė merren me kėto punė tė fėlliqura nė popull emėrtohen si “gra qė bėjnė sehire”.

            Nga ka filluar interesimi i tepėrt pėr t’u marrė me kėto punė dhe si janė bėrė ato “gra qė bėjnė sehire”, vėrtet ėshtė vėshtirė tė hulumtohet gjeneza e kėtyre biografive, sa tė ēuditshme, aq edhe tė mistershme.

            E ata tė tjerėt, tė cilėt i shfrytėzojnė magėt dhe magjistricat pėr tė kryer shėrbimet e tyre, pėr t’i prishur a pėr t’i ndrequr punė atij apo kėtij njeriu, janė shumė tė bindur se njerėzit e tillė posedojnė fuqi mbinatyrore. Ky shkrim pikėrisht shqyrton fatin e njė gruaje shqiptare, Xh. B., nga njė fshat i largėt i Anamoravės, e cila i hapi dyert e veta pėr t’u ndihmuar njerėzve me shumė halle e me shumė derte.

            Ajo grua kurrė nuk ishte marrė me diēka tė tillė, e as qė i shkonte mendja se njė ditė do tė bėhej viktimė e ca forcave tė panjohura dhe do tė pėrpėlitej nė shtratin e vdekjes, gjersa do ta bindin qė ajo tė merret me punė tė panjohura.

            Ajo qė e ndryshoi rrjedhėn e jetės sė saj ndodhi njė natė nėntori tė vitit 1996. “Isha duke pastruar njė kėmishė tė burrit tim nė oborr pasi kisha ngrėnė darkė, kur para meje u paraqit njė djalė afro 27 vjeēar i cili m’u drejtua kėsisoj: “Oj, Xh. Lėre atė kėmishė se kėto punė nuk janė pėr ty”. E kur e ngrita kokėn pėr ta shikuar me mirė,  pashė vetėm njė dritė tė zbehtė te dyert e oborrit dhe dėgjova njė zė tė ējerrė fėmije qė mė trembi” -tregon ajo. Pastaj e humbi vetėdijen. Ndjeu njė nxehtėsi tė madhe trupore dhe mė s’pati forcė tė qėndronte nė kėmbėt e veta. U alivanos dhe humbi ndjesinė  e hapėsirės. Mė nuk dinte qė ėshtė nė shtėpinė e vet. Ndėrruan pamjet, fytyrat, objektet. Mė kot mundohej djali dhe burri, qė e shpurėn nė shtrat, ta sjellin nė vete. Kjo nuk bėhej e gjallė, nuk jepte shenja jete. Atėherė asaj iu afruan disa krijesa tė padukshme, tė cilat vazhdimisht mundoheshin ta bindnin tė bėhej falltare, t’u ndihmojė njerėzve, tė merrej me magji. Nė atė ankth ireal me tėrė forcėn e  shpirtit tė saj luftonte me ato qenie qė e kishin lėnė tė vdekur pėr sė gjalli. Ishte diku nė kufi midis botės reale dhe ireale. Kurė arriti t’i shquaj fytyrat e njerėzve tė dashur tė shtėpisė, u tmerrua edhe mė shumė. S’mund ta duronte burrin e vet, lutej t’ia hiqnin sysh.

 

 

            Tri net e tri ditė tė plota Xh. B. Luftoi me ato krijesa qė se linin tė qetė. Ditėn e dytė njerėzit e shtėpisė vėrejtėn trupin e saj tė vizatuar me disa shkronja tė ēuditshme. Krijesat e ēuditshme e tė padukshme kishin shkruar shkronja tė panjohura pėr ta. E, ē’ishte mė interesant, ngjyra e shkrimit pėrputhej me kanėn tė cilėn e pėrdorin gratė pėr t’i ngjyrosur flokėt.

            Ata sėrish kėmbėngulin qė ajo me ēdo kusht duhej tė bėhej e “tyre”, pėrndryshe...

            U arsyetua se duhet ta pyeste burrin e saj. Dhe burri i saj s’pati gjė kundėr; vetėm t’i dilte gruaja e gjorė nga ajo gjendje mjeruese, nga ajo agoni qė i lemeriste tė gjithė, e , ē’ėshtė mė e keqja, asnjėri s’dinte si t’i ndihmonte.

            Kur ajo mė nė fund u pajtua se ashtu do tė bėhet, si i diktonin ata, gjithēka u fashit. Kaloi alivania, pushuan ankthet, pėrēarjet...u zhduk shkrimi nė trupin e saj. Atė ditė, gjersa ajo pėrjetoi rrathėt e ferrit, hoxhės sė ri tė fshatit i kishte rėnė libri i shenjtė nga dora, e vetėm atėherė Xh. B., paska pranuar tė bėhej emisare e “atyre”. Hoxha, pastaj ishte qetėsuar dhe kishte filluar tė predikoj ashtu si i ka hije njė njeriu tė Zotit.

            Pasi u qetėsua pakės, nė mbrėmje doli tek fqinja. Duke shikuar orėn, atė e nget lemza dhe thotė: “Eh, qenka ora njėmbėdhjetė!”. Tė gjithė qė ishin nė dhomė u habiten me fqinjėn e tyre. Mos paska luajtur mendsh? Apo ka rėnė nė ato punėt e liga? -pyesnin tė gjithė nė fshat.

            Por tek mė vonė tė gjithė e kuptuan ēka i kishte ndodhur Xh. B.-sė. Dhe u bindėn se vėrtet atė e kanė zgjedhur pėr tė bėrė magji, pėr t’i ndihmuar njerėzit, pėr t’ua sqaruar kush ua do tė mirėn e kush tė keqen dhe pėr tė gjitha problemet e tjera qė njeriu i has nė jetė.

            Sot e kėsaj dite kėtė grua e vizitojnė shumė njerėz. Ėshtė pėrson i kėrkuar i hallemėdhenjve.   E kėshtu ndodhi!

            Kush e di vallė se ēka tė diktohet tė bėsh nė jetė? Tė bėhesh falltare, magjistricė apo...diēka tjetėr. Ekzistojnė forca qė mendojnė edhe pėr kėto mistere tė pashpjegueshme tė jetės njerėzore. Gjithēka ėshtė e mundur nė botėn paranormale, apo jo?