.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Tri rrugėt e mia!

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

          

  TRI RRUGĖT E MIA!

 

          Janė tri gjėra me tė cilat jam e lidhur shpirtėrisht. Janė tri rrugė ku unė hedhė hapat. Janė tri dyer ku unė kam trokitur dhe qė tė trija mė janė hapur. Nuk ėshtė hera e parė qė unė jam kėshtu si jam tash nė kėto momente. Janė kėto tri dashuritė e mia, tri rrugėt e mia,  tri “stacionet” e mia, tri frymėzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e mia. Nuk ndjehem e pėrmbushur nėse njėrėn nga ato nuk e kam afėr. Ndjejė se mė mungon njė pjesė e imja.

           

 

            Ditė pranvere, por, shiu qė bie tė bėn tė harrosh se je nė kėtė stinė. Dhe bashkė me atė shi, seē m’u dukė se ra edhe njė pikė lot! E mora atė ndjesi duke e shikuar atė portret vajze me lot nė sy. E ndjeva se ai u bashkua me gjithė ato pika shiu, dhe disi shpejtonte tė arrinte nė rrugėn... e pėr tė rrėshqitur nėpėr faqet e trėndafilave...

            E ndjeva edhe aromėn e luleve pas shiut.... apo lulet afėr saj ishin aty pėr t’ia shtuar edhe mė shumė delikatesėn! Sa pyetjet i kam marrė pikėrisht pėr atė lot tė saj! Po pse ky lot?! Ka nostalgji, ndjen dhembje, apo ėshtė e rrėmbyer nga ndonjė ēast lumturie??? E pėrgjigja ime ėshtė: Loti flet shumė!...

            E prapė kthehem tek ai portret. E shohė se ajo vajzė ėshtė diku nė njė hapėsirė, apo mos ndoshta ka kaluar nė atė “botė” ku nuk ndjehet hapėsira e as koha?! Lum si ajo! - them pėr njė moment, duke e soditur, kėtė portret vajze. Do tė dėshiroja edhe unė ta kaloja kėtė botė fizike e ta kuptoja, pėrjetoja vėrtetė atė botė ku nuk ndjehet hapėsira e as koha. Ku tė tjerėt nuk arrijnė ta kapin, kuptojnė, mendojnė, besojnė se kjo botė vėrtetė kėshtu funksionon...dhe nga paaftėsia dhe kufizimi i koncepteve vetėm e “vrasin” kohėn duke u marrė me supozime e gjykime tė parakohshme e tė gabuara... e kėshtu dalin nė sipėrfaqe si “viktima” tė cektėsisė sė mendjes.

            E unė ashtu vazhdoj tė rri, e heshtur, por jo e vetmuar! Kėtu ka shumė qetėsi, por nuk ka zbrazėti. Kėtu ka shumė paqe. S’ka zhurmė! Kėtu dėgjohet njė dialog. Dialog i interpretuar sipas njė “skenari” tė shkruar me fjalė tė padėgjuara deri me tani nga askush.

            Duke e soditur atė portret, mundohem ta kapė se nė cilėn nivel tė ekzistencės ajo ka shkuar?! Pėr njė ēast mė duket se e vėrej edhe njė rrezatim pėrreth saj!!! E tėrė figura e saj mė duket e ndriēuar! Ah, jo! Po si ka mundėsi qė unė me kėto shqisa ta kapė atė shkėlqim.?! Ah, ėshtė mendja! Janė mendimet! Ėshtė dėshira ime, ta kapja edhe atė magji... por, ky ėshtė arti, tė lejon tė kapėrcesh edhe pėrtej reales. E kėshtu duke e marrė nektarin e imagjinatės, me tė, hedhė vija nė letėr, thur mendime, dhe thjesht, realitetit i jep njė petk tjetėr, gjithsesi me shkėlqyes.

 

            Shikimi im lėviz nga njėri kėnd nė tjetrin, apo mė saktėsisht lėviz nė njė trekėndėsh - nė trekėndėshin tim jetėsor, ashtu siē edhe unė funksionoj, ashtu siē edhe unė i perceptoj sendet, gjėrat nė jetė. Ēfarė koincidence numri 3!!! E kam simbol! Dhe duke e  larguar atė shikim, pak mė tutje e shohė njė ilustrim, aty e lexoj njė titull, e di pėrmbajtjen, e kam lexuar disa herė. Aty hy nė procesin nėpėr tė cilėn kalon ajo ndjesi, si derdhet, si pranohet, e deri tek artikulimi i saj nė formė tė njė artikulli.

            Prapė, edhe kėtu ėshtė njė botė tjetėr! Nė kėtė botė ka qarkullim tė ideve, mendimeve, emocioneve. Edhe kėtu ka lot, lule, shi, pranverė-vjeshtė! Edhe nė kėtė botė shpesh i tejkaloj kufijtė e reales qė ne e perceptojmė. Kaloj nė botėn ku gjėrat janė tė ndėrtuara pak mė ndryshe prej asaj qė ne arrijmė t’i shohim, perceptojmė. Shpesh e harkoj sipas dėshirės, shpresės, pamjes sime vizuale qė pėrsėritet nė mendje time duke i sfiduar ditės-natės dhe vazhdimisht duke mė ngacmuar derisa sa ta qes nė dritė... Dhe sa herė qė e lexoj, e gjejė njė xixė tjetėr pėr t’ia hapur rrugėn njė fjalie tjetėr, dhe kėshtu rreshtohet fjalė pas fjale, fjali pas fjalie, mendim pas mendimi, pėr tė dhuruar porosi tek ata qė arrijnė ta kapin dhe qė duan ta kapin.

 

            Shėtitja ime nėpėr trekėndėshin tim jetėsor nuk ndalon. Dhe e shohė se nė dorė e kam njė libėr goxha voluminoz. Qė nė faqe tė parė figuron njė peshore. E pak mė poshtė shkruan: “Tė jetosh me nderė, tė mos i bėsh dėm askujt dhe secili tė marr atė qė i takon”. Janė kėto tri urdhra tė drejtėsisė. Ėshtė kjo peshore me tė cilėn kam nisė tė rrugėtoj para shumė vitesh...

 

 

            Pėr njė moment mė vije njė ide tjetėr. Ta marrė kėtė peshore, e ta vė nė peshojė se cila nga kėto tė trija peshon mė shumė tek unė: Portreti i asaj vajze tė pėrlotur, ajo letėr qė nė brendi mbante shumė emocion apo ky libėr kaq voluminoz??? E si ta bėjė matjen tani mė? T’i qes ato dy tė parat nė njėrėn anė, e nė anėn tjetėr kėtė librin! - a thua do tė peshojnė njėjtė, apo do tė barazohen?! Jam pak nė dyshim! Janė tri gjėra me tė cilat jam e lidhur shpirtėrisht. Janė tri rrugė ku unė hedhė hapat. Janė tri dyer ku unė kam trokitur dhe qė tė trija mė janė hapur. Nuk ėshtė hera e parė qė unė jam kėshtu si jam tash nė kėto momente. Janė kėto tri dashuritė e mia, tri rrugėt e mia,  tri “stacionet” e mia, tri frymėzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e mia. Nuk ndjehem e pėrmbushur nėse njėrėn nga ato nuk e kam afėr. Ndjejė se mė mungon njė pjesė e imja. Unė kam nevojė tė lėviz! Ndjejė se duhet tė lėviz! Por, krejt nė fund mė duhet ta pranojė se shpirti im ndalet tė pushojė diku pak mė shumė, pra, nė njėrėn nga kėto tre rrugė tė mia! Sa herė qė ndalem aty tė pushoj, e ndjejė se mė shpejtohet edhe tė rrahurit e zemrės dhe nga kjo gjuhė e zemrės e kuptoj edhe pulsimin e jetės mė shumė, mė thellė dhe nė njė formė pak mė ndryshe. Jam mėsuar t’i kem afėr qė tė tria. Jam mėsuar qė tė bashkėjetojmė. Pra, unė, fjala e shkruar, brusha dhe peshorja! E ne tė katėrtat i kemi miqtė tonė, miqtė e fjalės sė shkruar, miqtė e mi tė sė bukurės, miqtė e mi tė misionit qė bartė peshorja.

 

            Secila nga kėto reflekton mesazhe tejet njerėzore, dy tė parat sjellin shumė dashuri, butėsi, solidarizim me gjendjet shpirtėrore tė njerėzve... sjellin shumė buzėqeshje. Por, edhe kjo tjetra sjellė, forcon ndjenjėn dhe shpresėn pėr sa mė shumė drejtėsi, barazi, besim, respekt! E sjellė atė ndjenjėn se tė gjithė e kemi tė drejtėn tė jetojmė jetėn tonė ashtu siē ne duam. Tė gjithė kemi tė drejtė ta zgjedhim rrugėn nė tė cilin do tė hedhim hapat tonė...

 

 

     (Autorja ėshtė juriste e diplomuar)