Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Triumfi shqiptar

Shkruan: Flori BRUQI

      

TRIUMFI SHQIPTAR

 

 

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi, "Triumfi shqiptar" mund ta shkarkon falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

www.syri3.com

       

 

 

            HELENA E TROJĖS, LEGJENDAT DHE TĖ VĖRTET AT 2.500 VJEĒARE

 

            Emri i saj vjen nga larg, shumė larg… Janė 2 500 vjet qė kur Helena e Trojės, mė e bukura e grave vdekatare u dashurua nga tė gjithė burrat dhe me tė njėjtėn forcė u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatėrruan shtete dhe popuj. Thonė se gjithēka ishte prej dashurisė sė saj me Paridin. Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Ndiqni njė rrėfim ndryshe pėr Helenėn e Trojės, pėr tė mėsuar mbi legjendat dhe tė vėrtetat e njė historie 2500-vjeēare.

 

            Bija e Zeusit

 

            E ėma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartės me tė cilin ka pasur dy fėmijė, Klitemnestrėn dhe djalin, Kastorin. Me bukurinė e vet Leda e ka magjepsur edhe vetė Zeusin dhe me tė ka pasur dy fėmijė: Helenėn dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjė kundėr pjesėmarrjes sė Zeusit nė shumimin e familjes sė tij, prandaj fėmijėt e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtė nuk ka pasur vėshtirėsi tė posaēme.

            Qė tė dy u bėnė trima tė famshėm dhe arritėn nė qiell ku edhe sot ndriēojnė si Bineqėt ose Dioskurėt. Edhe me Klitemnestrėn, sė paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vėshtirėsi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenės. Vėshtirėsi mė tė mėdha ka pasur me Helenėn. Ishte ende vajzė tejet e re, ndėrsa pėr bukurinė e saj ėshtė folur larg, andaj e dėshironte Tezeu, mbreti i Athinės dhe me ndihmėn e shokut tė vet, Piritout, e rrėmbeu. E ēliruan vėllezėrit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen nė shtėpi. Sė shpejti nė Spartė erdhėn krushqit e rinj pėr Helenėn. Me kohė aty u gjenden tė gjithė mbretėrit dhe fėmijėt e mbretėrve akeas, tė cilėt dėshironin tė martohen.

            Grindjet e tyre rreth Helenės gati e sollėn Greqinė deri te gremina e luftės. Katastrofėn e pengoi mendjemprehtėsia e Odiseut, mbretit tė Itakės. Ai nė mėnyrė tė thjeshtė, origjinale, e kėshillon Tindareun qė t'i lėrė anash tė gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojė Helenės qė ta zgjedhė burrin sipas dėshirės sė vet. Krushqit u pajtuan me kėtė mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnė pa kurrfarė kundėrshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe nė asnjė mėnyrė nuk do ta fyejnė, por nė ēdo gjė do t'i ndihmojnė. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vėllau i Agamemnonit. Pas martesės i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashėgoi fronin spartan. Ēdo gjė ka qenė nė rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanė parandjerė se ēka po u pėrgatit ndėrkohė fati.

 

            Molla pėr mė tė bukurėn

 

            Atėkohė nė shpellėn e kentaurėve ishte dasma e Peleut, mbretit tė Ftisė me Tetidėn, hyjneshėn e detit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė tė gjithė zotėrat. Vetėm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenė e ftuar qė tė mos ua prishte harenė. Erida e fyer, pėr t u hakmarrė, nė mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollėn e artė, nė tė cilėn shkruante “Mė tė bukurės". Hyjneshat menjėherė dėshironin ta merrnin mollėn, sepse secila prej tyre, e konsideronte veten mė tė bukur. Ndėrkaq nga kjo lindi grindja nė zgjidhjen e sė cilės nuk ka dashur tė ndėrhyjė as zoti suprem, Zeusi. Dėshironte tė kishte qetėsinė e vet, prandaj i urdhėroi zotit Hermes qė ta marrė mollėn dhe t“i dėrgojė hyjneshat nė malin Ida, jo larg Trojės, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhė kėtė mosmarrėveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirė e vendimit tė Zeusit ka qenė, sepse jetonte nė mal dhe jo nė pallatin mbretėror. Para lindjes sė Paridit, e ėma e tij ka ėndėrruar se do tė lindė njė eshkė tė ndezur, e cila do ta ndezė Trojėn. Magjistari ia ka shpjeguar ėndrrėn nė mėnyrė qė djali qė do tė lindė do tė jetė shkaktar i shkatėrrimit tė Trojės. Pėr kėtė arsye mbreti i Trojės urdhėroi qė fėmija menjėherė pas lindjes tė dėrgohet nė malin Ida dhe atje tė vendoset nė kaēubėn e pyllit. Fėmijėn e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, qė e rriti si fėmijėn e tij. Pėr prejardhjen mbretėrore tė Paridit e ka ditur vetėm Zeusi.

            Kur Paridi e pa Hermesin, lajmėtarin e Zeusit, deshi tė ikė, por i ra ndėrmend se Hermesi do ta arrijė gjithsesi dhe kėshtu e dėgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollėn dhe filloi t i shikojė hyjneshat. Tė triat i dukeshin njėsoj tė bukura. Mendoi gjatė dhe vendosi atėherė kur hyjneshat ndikuan nė tė nė mėnyrė qė ligjet dhe gjyqet njerėzore nė esencė nuk lejojnė. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tėrė Azinė, hyjnesha e luftės Athina, famėn luftarake, ndėrsa hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė Afrodita gruan mė tė bukur nė botė. Dhe Paridi mollėn ia dha Afroditės.

 

            Pjesė nga libri "Triumfi shqiptar"