.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotėsisht

Zėri i Amerikės (VOA)

       TRURI I NJERIUT, KY ORGAN I SOFISTIKUAR ENDE I PANJOHUR PLOTĖSISHT

      Truri pėrmban ndoshta 100 miliardė qeliza nervore, ku secila prej tyre ėshtė e lidhur me rreth 1 mijė qeliza tė tjera, tė quajtura neurone. Kėto lidhje formojnė qarqe, tė cilat janė themeli i aktivitetit tė trurit. Dėmtimet nė tru mund ta ērregullojnė kėtė aktivitet nė forma tė ndryshme. P.sh., kur e pėrplas kokėn gjatė njė aksidenti me makinė, cipa e trurit mund tė tendoset e tė ēahet.

 

 

 

            Mjekėt dhe shkencėtarėt amerikanė vazhdojnė tė zbulojnė misteret e panjohura tė trurit tė njeriut, me shpresėn pėr ta kuptuar mė mirė kėtė organ pak tė njohur. Puna e tyre do t’u vijė nė ndihmė personave qė kanė pėsuar dėmtime serioze tė trurit, si p.sh., ligjvėnėsja amerikane Gabrila Gifford, e cila u plagos rėndė gjatė sulmit me armė zjarri nė Tusson tė Arizonės.

            E krahasuar me njė kompjuter tė sofistikuar, kjo masė rreth njė kilogramė e gjysmė, qė quhet tru, mund tė mos duket si ndonjė gjė e madhe. Por kur dėmtohet, truri reagon, duke ju pėrshtatur situatės sė re qė kalon njeriu. Sa kompjuter tė prishur, pasi kanė rėnė nė tokė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė? Pikėrisht kėtė fleksibilitet dhe aftėsi rigjenerimi shpresojnė tė inkurajojnė mjekėt tek ligjvėnėsja demokrate Gabrille Gifford, e cila u qėllua me armė zjarri nė kokė mė 8 janar. Ajo u plagos gjatė njė takimi me zgjedhėsit e saj nė Tusson, tė Arizonės.      Rikuperimi nga njė dėmtim i rėndė i trurit ėshtė njė proces i gjatė dhe i dhimbshėm dhe edhe pse pacientėt mund tė pėrmirėsohen dukshėm, ekspertėt paralajmėrojnė se pritshmėria nuk ėshtė qė ata tė bėhen pikėrisht ashtu siē ishin mė parė.

            Steven Flanagan, Shef i Katedrės sė Mjekėsisė Rehabilituese nė Universitetin e Nju Jorkut, thotė:

            "Nė rastin e ligjvėnėses Gifford jemi duke studiuar ato pjesė tė trurit qė janė dėmtuar, problemet qė lidhen me tė folurėn, ekuilibrin, lėvizjen e krahėve, apo kėmbėve, tė menduarit, apo ndoshta nė kontrollin e emocioneve.”

            Shkencėtarėt vazhdojnė tė zbulojnė se si truri rimėkėmbet nga dėmtimet traumatike dhe si mund tė nxitet ky proces.

            Truri pėrmban ndoshta 100 miliardė qeliza nervore, ku secila prej tyre ėshtė e lidhur me rreth 1 mijė qeliza tė tjera, tė quajtura neurone. Kėto lidhje formojnė qarqe, tė cilat janė themeli i aktivitetit tė trurit. Dėmtimet nė tru mund ta ērregullojnė kėtė aktivitet nė forma tė ndryshme. P.sh., kur e pėrplas kokėn gjatė njė aksidenti me makinė, cipa e trurit mund tė tendoset e tė ēahet. Ndėrsa njė dėmtim depėrtues thellė nė tru si p.sh., nga njė plumb, shkakton dėme mė tė lokalizuara; por forca e goditjes mund tė dėmtojė lidhjet edhe tė atyre neuroneve qė nuk janė pranė rrugės ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacientit varet nga ajo pjesė e trurit qė ėshtė dėmtuar. Pacienti mund tė ketė problem me gjetjen e fjalėve pėr tė folur, me kujtesėn, organizimin e pėrparėsive, njohjen e fytyrave, tė kuptuarit, apo edhe pėr tė bėrė disa gjėra njėkohėsisht. Nganjėherė pacienti mund tė ketė probleme me ecjen, me lėvizjen pėr tė kapur diēka, pėr t’u veshur, ose pėr t’u ushqyer.

            "Nė pėrgjithėsi, dėmtimi i trurit shfaqet si njė sėmudje kronike. Shpesh njerėzit mbeten me dėmtime qė nuk rikuperohen plotėsisht pėr sa i pėrket aftėsisė pėr tė menduar, lėvizjeve motorike, apo edhe aftėsisė pėr tė folur dhe kjo ndryshon nga njė person tek tjetri, dikush pėrmirėsohet mė shumė, dikush mė pak."- thotė mjeku.

 

 

            Si pėrmirėsohet gjendja e trurit?

            Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht, truri dhe trupi kanė procesin e tyre tė riparimit, enjtja kalon, gjaku absorbohet dhe kjo sjell njė pėrmirėsim tė gjendjes sė tė sėmurit. Por kur dėmtimi ka qenė i madh, atėherė fillon procesi i rehabilitimit dhe mjekėt i nxisin pacientėt tė bėjnė aktivitete tė ndryshme pėr t’u ushtruar”.

            Nė disa raste, qelizat e trurit qė janė goditur, nuk kanė vdekur, pra ato mund tė riaktivizohen. Njė e veēantė tjetėr ėshtė se lidhjet e neuroneve nė tru nuk janė tė pandryshueshme. P.sh., nėse pjesa e dėmtuar e trurit ėshtė njė zonė e vogėl, mund tė aktivizohen neurone tė reja, tė cilat zėvendėsojnė ato tė shkatėrruarat. Lidhjet ekzistuese mund tė fuqizohen, duke i lejuar neuronet tė bashkėveprojnė mė mirė se mė parė.

            Qarqet e reja tė krijuara nė tru, mund tė sjellin ndryshime nė tė folurit, apo shprehjen e fytyrės sė njė personi. Kur aftėsia e tė folurit ėshtė dėmtuar atėherė njeriu pėrdor mė tepėr mimikėn. Shpesh, qarqet e reja tė krijuara nė tru, nxiten nga veprimet e pacientit. Kjo ėshtė arsyeja pėrse mjekėt rekomandojnė qė pacientėt me dėmtime nė tru ta fillojnė fazėn e rehabilitimit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

            Periudha e rikuperimit mund tė jetė e gjatė. Megjithatė, vitin e parė ndodh rikuperimi mė i madh… Dhe shumica e pacientėve me dėmtime nė tru shfaqin pėrmirėsim nė 12 muajt e parė pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon tė rikuperohet. Ajo tani ka filluar tė flasė. Fjala e saj e parė ishte bukė e thekur, qė e pa ndėrsa po hante mėngjes. Shkencėtarėt vazhdojnė kėrkimet pėr tė zbuluar sekretet e trurit njerėzor, pėr t’i ndihmuar personat qė vuajnė nga dėmtime tė rėnda nė tru, si ligjvėnėsja Gifford, qė tė rikuperohen, pėr tė patur njė jetė mė mirė.