Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Udhėtari misterioz

Shkruan: Raif KASI

 

            UDHĖTARI MISTERIOZ

 

       Kolona e vogėl u hutua, ishte ora gjashtė e mėngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekėr tė bardhė, i veshur lehtė me rroba tė leshta e me opinga tė lehta nė kėmbė. Nė dorė mbante shkopin e drunjtė, me mbajtėsen pakės tė thyer, i cili i kishte hije nė dorė. Nė kokė e kishte kapelėn e bardhė tė mbėshtjell me maramė, siē e mbajnė malėsorėt e kėsaj ane.

           

            Rrėzė Sharrit, poshtė, mu nėn kėmbėt e maleve, ndodhet fshati jo edhe gjithaq i vogėl - Lubinjė e Poshtme.

            Ishte ftohtė njė mėngjes janari tė vitit 1969. Acari i fortė e ngrinte edhe gjakun nė vena. Vetėm ndonjė uluri qensh e thyente idilin dimėrorė, kurse trumcakėt nė kopshtin e Ramiz Kurteshit mė kot kėrkonin ndonjė thermi ushqimi sa pėr tė zbutur urinė nė dimrin e ashpėr tė kėtij viti, qė kishte filluar mjaft herėt dhe u kishte sjell mjaftė kokėēarje banorėve tė kėtij fshati.

            Familja e R. Kurteshit pothuajse nuk kishte fjetur fare. Nė shtėpinė e tyre, sipas vlerėsimeve tė mjekėve, ishte shumė i sėmurė anėtari mė i ri i familjes, Shaban Kurteshi. Nė kėmbėn e tij tė djathtė, mu nė gju, kishte kancerin e indit eshtėror. Kot sė koti kishte vizituar entet shėndetėsore se mos vallė do tė gjente ilaē pėr sėmundjen e tij tė rėndė e tė pashėrueshme. Parashikimet e mjekėve ishin dekurajuese dhe tė pa shpresė.

            Atė mėngjes, mė 24 janar 1969, i ati i djaloshit 19 -vjeēar, Shaban Kurtishit, Ramizi, kishte vendosur qė ta dėrgonte edhe njė herė tek specialisti i njohur nė Prizren, tek ortopedi qė vinte nga Shkupi, pėr tė kryer kontrollimet specialistike pėr nevojat e spitalit tė Prizrenit. Meqė autobusi atėbotė nuk qarkullonte dhe veturė nuk kishin, ishin nisur herėt nė mėngjes, rreth orės 5, bashkė edhe me djalin tjetėr me emrin Kadrush.

            Bora edhe mė tej binte pa shpresė se pėr njė kohė tė shkurtėr do tė ndalej, por vuajtja i shtynte pėr udhėtim, madje brenga prindėrore ishte mė fortė se ēdo pengesė eventuale qė mund tė gjendej nė rrugė. Tė veshur e tė mbėshtjell mirė, siē dinė vetėm malėsoret  e kėsaj ana, ngadalė por tė sigurt pėrparonin drejt Reēanit. Mendonin se do tė arrinin disi nė Reēan e nga aty me ndonjė automjet tė niseshin pėr Prizren. Bora pothuajse ishte gjer nė brez. Me mund tė madh u dynden gjer nė Reēan, por jo mė tej -as qė ishte e mundur. Asnjė automjet  atė ditė nuk qarkullonte  nė relacionin Reēan - Prizren. Kot u mėrdhin pran lumit dhe nė fund vendosėn tė hiqnin dorė nga udhėtimi dhe tė kėrkonin strehim tek tė afėrmit e tyre nė fshat. Tė afėrmit e pritėn mirė dhe me zjarr tė fortė e ēaj e pritėn mėngjesin. Vendosėn tė ktheheshin nė shtėpi dhe tė prisnin qė tė zbutej moti e tė qarkullonte komunikacioni, atėherė t’i drejtoheshin ortopedit. Bora pandėrprerė edhe mė tej binte, thua donte me ēdo kusht t’i ndėrpriste udhėtarėt qėllimtarė dhe t’i kthente pėrsėri nė shtėpi. Iu falėnderuan tė afėrmve pėr pritje tė ngrohtė, edhe pse ata i lutėn qė tė rrinin e tė flinin pėrsėri, gjersa tė qetėsohej koha e keqe, dhe u  nisėn pėr nė Lubinjė tė Poshtme.

            Tė heshtur e me dhembje nė zemėr, babai i djaloshit tė sėmurė mendonte dhe e luste Zotin qė i bir t’i shėrohej, herė pas here duke i nxitur tė bijtė qė tė qėndronin. Ndodhej nė ballė tė kėsaj minikolone duke “shqyer” borėn e duke ēelur rrahėn nėpėr rrugėn plot meqavė. Shpeshherė sharronte nėpėr gropa, meqė nga smetet e borės nuk mund tė njihej rruga. Njė ēast, nė vendin ku ndahen rrugėt pėr Lubinjė tė Epėrme dhe tė Poshtme, tė quajtur “Gėrshėrėt”, vėrejtėn plakun qė po shkonte drejt tyre. Plaku i buzėqeshi duke i pėrshėndetur: mirėmėngjesi!

            -Ku keni qenė nė kėtė kohė tė keqe?

            Kolona e vogėl u hutua, ishte ora gjashtė e mėngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekėr tė bardhė, i veshur lehtė me rroba tė leshta e me opinga tė lehta nė kėmbė. Nė dorė mbante shkopin e drunjtė, me mbajtėsen pakės tė thyer, i cili i kishte hije nė dorė. Nė kokė e kishte kapelėn e bardhė tė mbėshtjell me maramė, siē e mbajnė malėsorėt e kėsaj ane. Asgjė e pazakonshme, vetėm veshja e hollė i ēudiste udhėtarėt. Nėpėr kėtė kohė tė keqe, e kaq hollė i veshur!

 

 

            -Jei nisur te mjeku, - tha Ramizi, babai i djaloshit tė sėmurė. Dhe, siē po e sheh, kohė shumė e keqe dhe u detyruam tė kthehemi.

            -Ēfarė sėmundje ju mundon? - tha plaku dhe rregulloi opingėn e kėmbės sė djathtė, duke i lidhur tojat e saj.

            -Ky djali im ėshtė rėndė i sėmurė nga kanceri, ashtu thonė mjekėt! -tha Ramizi.

            -S’ėshtė asgjė kjo. Ju lutem ēojini pantallonat ta shoh! -tha plaku i panjohur dhe u  pėrkul tė ndihmonte qė djaloshi i sėmurė ta hiqte mė lehtė ēizmen e rėndė e tė mbushur me borė gjatė ecjes sė gjatė.

            Me mundim tė madh e hoqėn ēizmen dhe plaku shikoi gjurin, edhe pse me anė tė syrit asgjė nuk mund tė vėrehej.

            -S’ėshtė kjo asgjė, -tha sėrish plaku. Merrini kėto e kėto barishta, i vendosni mbi gju dhe kjo pėr njė javė do tė shėrohet. Do tė jesh ēunaku im, plotėsisht i shėndosh, thua se ke lindur pėrsėri! -dhe ia ledhatoi ēunit kokėn.

            -E ku je nisur ti, o axhė, nėpėr kėtė kohė tė keqe dhe prej nga je? -e pyeti djaloshi plakun e panjohur.

            -Unė kam ardhur nga Vejca (fshat nė Komunėn e Tetovės, nė Maqedoni) pėrmes maleve tė Sharrit dhe kam qenė mysafirė te Bahtiar B. i fshatit tuaj. Tek ai kam fjetur, -u pėrgjigj plaku. Tek ai kam kaluar bukur kurse sonte e kam konakun tek njė miku im nė Zogjishtė.

            Plaku u pėrshėndet me kėtė kolonė tė vogėl dhe mori rrugėn e Reēanit.

            “Vallė, si ka mundur tė kalojė nėpėr majat e maleve tė Sharrit?” -pyeste veten Ramizi, “dhe atė nėpėr kėtė kiamet? Ēudi! Ishte edhe aq hollė i veshur! Si nuk kishte tė ftohtė?”

            Pak nga pak, kolona e vogėl prej tre vetėsh, ngadalė, afrohej kah Lubinja e Poshtme. Gjatė rrugės nuk vėrenin kurrfarė gjurmėsh tė plakut tė panjohur, por kėsaj nuk i dhanė rėndėsi, meqė mendoni se meqava i ka mbuluar. Ēuditėrisht, mu nė hyrje tė fshatit, nė varre, panė grupin e vogėl tė njerėzve duke hapur varrin e dikujt.

            -Dikush paska vdekur mbrėmė, -komentoi Ramizi.

            E kur iu afruan grupit dhe mėsuan se nė atė mbrėmje kishte vdekur Bahtiar B., te tre u shikuan me habi:

            -Ēka? Ka vdekur Bahtiar B.? Po ai ishte shumė mirė me shėndet!...

            -Posi, ka vdekur!... -tha plaku nga grupi.

            Nga habia e madhe i harruan barishtat qė plaku i panjohur ua kishte rekomanduar dhe arritėn nė shtėpi. I pėrkujtonin pėrshtypjet pėr  takimin me plakun e panjohur, por kurrsesi t’i kujtonin barishtat qė ua kishte rekomanduar, dhe kėshtu kaloi njė javė. Por, pėr ēudi, Shabani, nė mėnyrė misterioze, u shėrua. Bora u shkri pas njė kohe. Shkuan te mjeku dhe i bėnė analizat, dhe nga sėmundja -asnjė gjurmė...

            -Ndoshta ai ishte lajmėtari i vdekjes! -tha Ramizi; ia ka marrė shpirtin e Bahtiarit dhe pastaj ka shkuar te ndonjė shpirt tjetėr nė Zoqishtė...

            Sidoqoftė -komenti ėshtė i tepėrt.