Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - UDHĖTIM NĖPĖR GJURMĖT E HISTORISĖ…

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

Reportazh

UDHĖTIM NĖPĖR GJURMĖT E HISTORISĖ…

(Lėvizja "Foleja Kombėtare Shqiptare" nė kuadrin e Vitit tė Gjergj Kastriotit, organizoj  pėrkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve tė Shqipes nė Djepin e Dardanisė’’)

 

 

 

Foto nga Xh. Cirongu :  Nė Kastriot, 15 qėrshor 2018

 

 

            Qėrshor 2018! Nė qiell lėvizin re tė bardha. Rrezet e pėrflakura tė fillim muajit tė qėrshorit, tė thonė bashkė me retė e qiellit blu, mirė se vini  nė tokėn arbėrore! Vėshtroj detin  adriatik, valėt e bardha tė cilat na buzėqeshin e na thonė, se brigjet e dy anėve tė tij bregdetar Shqipėri – Itali  shprehin atė dashuri vllazėrore nėpėr shekuj. Kujtojmė historinė, luftrat e sakrificat e popullit tonė nėpėr shekuj!  Lumenj gjaku kanė pėrshkruar tokėn tonė arbėrore. pėr tė qenė tė lirė e sovran shqiptarėt nė vatrat e tyre. Pushtuesit janė munduar me ēdo kusht qė t’ia rrėmbenin lirinė e vatrėn shqiptarit, por s’kanė mundur dot, sepse shqiptarėt kanė ditur tė mbrojnė veten , por edhe kombet e tjera nga murtaja e pushtuesve armiq tė tyre.  Kalojnė vitet e shekujt, por historia jonė shekullore  na tregon atė rrugė tė sakrificės  e tė vetmohimit tė larė me gjak pėrgjatė  rrugėtimit historik. Heronjtė e kombit tonė janė e do mbeten tė gjallė nė shekuj, ata na bėjnė apel ēdo ditė qė ne t’i kujtojmė sot e gjithmonė…! Lirinė qė gėzojmė  ka nė themelin e saj gjakun e dėshmorėve tė atdheut, ēdo gur e plis dheu rrit lulet e jėtės sonė; prandaj krenohemi, sot e mot do i kujtojmė e nderojmė  ata, sepse derdhėn gjakun pėr atdheun arbėror.

 

             Kėto ditė, Lėvizja "Foleja Kombėtare Shqiptare" nė kuadrin e Vitit tė Gjergj Kastriotit, organizoj  pėrkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve tė Shqipes nė Djepin e Dardanisė’’, me rastin e 629 vjetorit tė betejės, ku dhanė jetėn me nder e lavdi, princat heronj, Mėhill  Nikollė  Kopili, Teodor Andrea ll Muzaka, dhe mijėra luftėtarė Arbėrorė. Shekujt ikin si lum, por kujtesa e historisė ėshtė e gjallė, sepse ajo qėndron e skalitur nė  ēdo gur e shkėmb, nė memorjen e popullit  tonė. Tė bashkuar si dikur, mė datėn 14,15, 16, qėrshor 2018, qė  Arbėrorėt tė mbeten tė pavdekshėm nė kujtesėn kombėtare; ishin me dhjetra pjesėmarrės  tė organizuar nga  tė gjitha trevat shqiptare e diaspora nė atė aktivitet pėrkujtimor historik qė udhėtuan drejtė  Kosovės nė Kastriot, Fushė – Dardani, pėr tė nderuar princat, kryezotėt e gjithė luftėtarėt Arbėrorė tė cilėt iu bashkuan ushtrive tė Koalicionit Ballkanik pėr ēlirimin e trojeve nga pushtuesi osman.


 

            Nga Tirana drejt  Prizrenit…..

 

            Ishte mėngjesi i datės 14 qėrshorit  2018, shoferi i autobusit   Bujari  Kasa , sapo kishte mbritur te stacioni i trenit nė qytetin e Durrėsit. Ora shėnonte 6 e mėngjesit. Njė telefonatė mė erdhe  gėzueshėm nga  Elida Jorgoni. Dhe…pas pak minutash ajo ishte e shoqėruar nga disa atdhetarė , e midis tyre  u prezantua me ne te stacioni i trenit edhe me Loris Castriot Skanderbegh, pasardhėsi i familjes sė Heroit tonė Kombėtar  Gjergj   Kastrioti (Skėnderbeu)  i cili vinte nga  kalabria e italisė. Ai shoqėrohej nga  atdhetari  Gjergj Prenkoēaj  me banin  nė  Zvicėr.      

 

 

 

 

 

            U pėrqafuam si vėllezėr tė njė gjaku , Lorisi me Kolėn, Qazimin, Xhevahirin e gjithė sa ishin aty nė pritje pėr ushėtim drejt Tiranės.  Sakaq, shofer Bujari, bėn me shenjė , hipim nė autobus  dhe nisemi drejt  Tiranės.  Elida  shpalos flamurin kombėtar dhe e vendosi nė ballore tė autobusit . Ai flamur  na ndezi  si zjarr zemrat tona, Lorisi  sakaq u pėrlot. Pas 30 minutash rrugėtim mbritėm te muzeu kombėtar nė Tiranė.  Aty na prisnin Skėnder e Fiqirete Hushi , Jakup Reka, Donika Begati, Neil e Diana Ruēi, Ramadan Kollgjeri, Fatmir Greva, Dritėro  e Brikena Ajasllari, Dafina Lamēe, Silva e Ervehe Xhemo, Mili  Butka, Gjon e Liēela Doēi, Artur Furriku, Pėllumb e Rozeta Nexhipi, Ilir Zhiti, por edhe Evloda, Tereza Marku, Fluturia, Vedati e Sonja Ēami, Musa e Liljana Muka, Sotir e Loreta Qiriaqi, Islam Reka, Violeta Halilaj, Nepton Mero, Perikli Shuli   Avdi Begolli etj.  Si zumė vendet nė autobus, morėm rrugėn drejt Milotit. Flamuri me shqiponjė valėvitet  krenar dhe kėnga ndizet  si zjarr  pėrgjat rrugėtimit. - Po Irfani ku ėshtė , pyeti dikush Elidėn nga mesi i autobusit. Elida bisedonte me Lorisin duke bėrė prezantimet  dhe shpjegimet e saj  , por  pėrkthyesja i thotė se ‘’shkodrani’’ na pret nė Milot.  Dhe me tė vėrtet  ai na priste atje me flamurin  e shpalosur  deri nė qiell! Kėnga buēiste dhe jehona e saj  ndizte zemrat e shumė kalimtarėve qė ishin nė rrugė, apo qė udhėtonin me makinė nė drejtime tė ndryshme.  Me tė vėrtret  Irfan Domnori  na gėzoj tė gjithėve, ai  ishte veshur me kostum kombėtar dhe flamurin se lėshonte nga dora. …Dhe kėnga buēiste, jehonte lugina e Fanit  dersa mbritėm  nė Qafė Morinė.

 

 

            Nė Prizren…..

 

            14 qėrshor 2018. Lamė pas Morinėn, dhe autobusi merr drejtimin pėr nė qytetin  historik  tė Prizrenit.  Ashtu nė grup, me kėngėn  ‘’Xhamadani vija –vija’’  e ‘’ Ēohu Abdyl bej nga varri’’,  bėmė vizitė  te  shtėpia  Lidhja  Shqiptare e  Prizrenit. Aty u bėnė shumė foto, deri nė ambjentet e brendshme  tė saj. Lorisi dėgjonte me vėmendje shpeguesin. Nė ēdo stendė qėndronte dhe nderonte   figurat patriotike  tė kombit.  Aty na nderuan edhe  miqtė  nga Prizreni , duke na uruar mirė se ardhjen  tonė nė  Prizren. Interesi ishte  shumė i madh, sepse shumica e vizitorėve pėr te Lidhja  Shqiptare e Prizrenit ishin pėr herė tė parė.       

 

 

 

            Ishte pikėrisht Lidhje Shqiptare e Prizrenit e cila u mbajt mė 10 qėrshor tė vitit 1878,qė i tregoi botės ekzistencėn  e kombit shqiptar, por njėkosisht ajo  shroi edhe pėr zgjidhje problemin shqiptar nė Ballkan. Por  shtroi me forcėn e saj diplomatike para shteteve mė tė fuqishme  tė Evropės  njohjen ndėrkombėtare  tė problemit shqiptar pėr zgjidhje, si rrjedhojė i kėsaj zgjoi ndjenjėn e lartė tė shqiptarėve pėr trojet e veta.  Por,  babesisht e nė mėnyrė barbare si gjithmonė, fqinjėt tanė e mė gjerė, na copėtuan trojet tona.  Ndaj edhe sot  kjo vizitė  me pjesėmarrjen nga gjithė trojet mbarėshqiptare nė Prizren, ku i pranishėm  ishte edhe psardhėsi i familjes sė madhe tė Kastriotėve tė ardhur enkas nga  arbėreshėt e italisė, Loris Castrioti Skanderbegh,  zgjoi edhe njė herė atė ndjenjė tė zjarrtė atdhedashuri  pėr  atdheun tonė Shqipėri! Lum Bardhi  na pėrshėndeste, Lidhja Shqiptare e Prizrenit  shpaloste historinė e  bashkimit tė kombit tonė.

 

 

            Flamuri e kėnga ndezėn sheshin e Prishtinė…..!

 

            Ėshtė mbrėmje e bukur  nė kėtė ditė qėrshori kėtu nė Prishtinė!Ora po tregonte 19.00. Dritat ishin ndezur kudo.  Shiu qė sapo filloj i tha vapės  ‘’largohu’’, por s’mundi ta prishte dot atmosferėn tonė si vizitorė.  Nė sheshin kryesor  tė qytetit kishin ardhur bijtė e shqipes  nga gjithė trojet shqiptare.          

 

 

 

 

 

 

 

                                                Foto nga Xh. Cirongu, Prishtinė, 2018.

 

        

 

 

            Njė parakalim mbreslėnės, me flamuj kombėtar  e kėnga buēiste atė ditė tė datės 14 qėrshorit 2018, duke filuar nga Nėnė Tereza e deri tek monumenti  i Heroit tonė  Kombėtar  Gjergj Kastrioti., i cili ngrihet madhėshtor nė qėndėr tė Prishtinės.  Njė nderim pėr gjithė figurat emblemė tė kombit tonė. Grupi i kėngėtarėve ‘’Muza e polifonisė’’  tė veshur me kostumet kombėtare, u bė si njė trup i vetėm  bashkė me qytetarėt e shumtė qė gjendeshin nė atė mbrėmje festive  nė qytetin e Prishtinės. Dhe kėnga buēiste me vargjet aq domethėnse:

 

            O Kombi jonė i coptuar,
            Kur do vij dita e bashkimit?
            Historia qė ėshtė shkruar,
            Kėrkon mėndjet e kthjellimit…..!

 

            Bijtė e shqipes s’e ndalin kėngėn e tyre. U kėndon zemra e shpirti pėr trojet shqiptare. Kėnga buēet nė qendėr tė Dardanisė. Ne shkėputėm edhe kėto vargje qė ndezėn mijra zemra atė ditė nė qytetin e Prishtinė.

            …Si kemi hyrė kujt nė hak’

            Kėto troje ne i duam

            Sepse janė larė me gjak’…

 

            Nė kėtė  manifestim  atdhetar e historik pranė monumetit tė Gjergj Kastriotit u bėnė shumė foto nga pjesmarrėsit, por  bashkė me ata edhe qytetarė tė ndryshėm qė falnderonin  grupin e vizitorėve pjesmorrės pėr kėtė event  nė kujtim tė figurave historike tė kombit tonė. Aty na pritėn edhe dy poetėt Adem Zaplluzha me origjinė nga Prizreni, por banon nė Prishtinė, ndėrsa  Halil  Preniqi kishte ardhur nga  komuna Kastriot enkas pėr tė na thėnė mire se erdhėt nė Dardani! Falnderimet s’kishin tė mbaruara, por edhe kėngėt qė kėndoheshin ishin tė shumllojshme nė tematikėn e tyre. Kėnga ėshtė pjesė e jetės sonė, sepse tek kėnga ėshtė gdhendur vetė historia, nė vargjet e tingullin e saj gjendet gjaku i heronjve e  sakrificat e popullit  tonė nė shekuj. 

 

            Mikėpritje , kėngė,  e  lot nė Ministrinė e Jashtme tė Kosovės

 

            Nė mėngjesin e datės  15 qėrshor  ora 11.00, ngjitemi nė grup  pėr njė vizitė nė zyrėn e zv/ Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Kosovės  z. Gjergj Deda.Kjo ishte ora e takimit, por Gjergji erdhi mė shpejt, e takimin e filloi me ne aty nė qėndėr tė qytetit tė Prishtinės. Njė takim qė do mbahet shumė mend gjatė pėr gjithė pjesmarrėsit nė kėtė maratonė historike pėrkujtimore. Njė burrė fisnik, i thjeshtė, i dashur e qė dinte tė respektonte tė tjerėt me thjeshtėsi e dashuri njerėzore. Zyra ishte e vogėl, por priti atė ditė mbi  50 vizitorė.                                                 

 

 

 

Foto Xh. Cirongu, Prishtinė 2018

 

 

            Bsashkėbiseduam gjatė, saqė e thyem edhe orėn e takimit. Pyetje e pėrgjigje miqėsore e vllazėrore, prezantime me njėri –tjetrin, si nė shtėpinė tonė. Elida Jorgoni prezantoj Lorisin. Gjergji Deda u befasua, shtangu pėr njė ēast. Kjo qe e papritur pėr atė dhe… nga sytė u derdhėn lot! Tė gjithė ne lotuam atė ēast. Ishin lot malli , por edhe gėzimi, sepse nė zyrėn e Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės ishte prezent pasardhėsi i familjes sė Kastriotėve. Shtėrngim duarsh e pėrqafime pafund. Tė veshur me kostumet kombėtare grupi ‘’Muza e polifonisė’’ ia merr kėngės ‘’Moj Kosova jonė martire’’. Ajo kėngė merr udhėn e historisė e takohet me shekujt, me heronjtė e dėshmorėt qė derdhėn gjakun pėr lirinė e kombiti tonė. Aty mėsuam se nga familja e tij i falėn gjakun atdheut 12 anėtarė. Dhe tregon se, brenda njė dite  varrosėm 4 antarė tė familjas sonė tė vararė nga serbi nė vitin 1999. Kujtimet ishin tė shumta, por  gjatė kėtyre 30 vjetėve tė jetės time si aktivist e luftėtar pėr ēeshtjen kombėtare, ky takim me ju sot do mbetet i paharruar , sepse kėtu takoj shqiptarė tė bashkuar nga gjithė trojet tona.Ju jeni ambasadorėt e vėrtet tė historisė qė pėrkujtoni figurat e kombit tonė. Takimi me pasardhsin e familjes sė Kastrioti, Loris Castriot Skanderbeg, mė lumturon e jep forcė nė besimin tim pėr tė ecur gjithmonė pėrpara pėr tė luftuar pėr ēeshtjen kombėtare. Kam pėr tė thėnė shumė, por  ardhja e takimi me ju sot i thotė tė gjitha. Nė fund tė takimit e merr fjalėn edhe Loris Castrioti, duke e falnderuar  pėr mikpritjen vllazėrore, sepse tha ai, ne jemi njė gjak, e gjaku nuk harrohet kurrė! Sėrisht pėrlotet, nga ky takim u pėrlotėm tė gjithė, ishin lot malli e gėzimi, ashtu siē na do zemra, ashtu siē na bėn apel historia! Nė fund tė takimit u bėn shumė fotografi nė shenjė kujtimi .   

 

 

            Homazhe nė fshatin Mazgit Komuna Kastriot

 

 

 

 

 

            Mbasditen e 15 qėrshorit 2018  u bėnė homazhe nė nderim tė princave shqiptarė qė u flijuan pėr trojet shqiptare 329 vjet mė pare, Mėhill Nikoll Kopili e Teodor Andrea  II Muzaka, e mijra luftėtarė tė tjerė.U mbajt njė minut heshteje nė nderim tė tyre, u vendosėn tufa me lule, dhe pas kėsaj prap gjėmon kėnga ‘’Kapedan o Skėnderbe’’. Lėvizja ‘’Foleja kombėtare Shqiptare’’ ka bėrė njė sublim historik nė nderim tė figurave historike tė kombit tonė , sepse figura tė tilla s’mund t’i  harrojė pluhri i historisė  dhe i tradhėtisė sė kohrave.Gjaku i tė parėve tanė na thėrret mė shumė se kurrė sot. Prandaj aty nė kėtė vend u vendos guri i themelit tė obeliskut qė do vendoset me rastin e 630 vjetorit tė betejės, tė  Fushė – Kosovės. Nėn tingujt e kėngės ‘’Kapedan o Skėnderbe’’ qė e kėndonte ‘’Muza polifonike’’ dhe valvitja e flamurit tonė kombėtar me shqiponjėn qė fluturonte drejt qiellit blu tė shqipes, Fatmir Greva kishte sjellė dy gurė me ngjyrė tė bardhė e grit tė sjellė nga  malin Tomorr, pra nga ish pricipata e Muzakajve, dhe kėta gurė u vendosėn pikėrisht aty  nė vendin ku do vendoset obelisku. Gurin e bardhė e vendosi Loris Kastrioti.                

         Nga pjesėmarrėsi e kėtij eventi pėrkujtimor historik tė cilėt vinin nga Ēamėria, Gjirokastra, Kolonja, Korēa, Pogradeci, Berati , Kavaja, Durrėsi, Berati e Kuēova, Elbasani, Shkodra, Skrapari,Mirdita  Dibra,Tirana etj, Mbollėn farėn e grurit tė mirėsisė, por ndezėn edhe qirinj pėr tė dhėnė dritė , simbolikėn e pėrjetėsisė heronjve tė kombit. Nė kėtė rrugėtim historik pėrkujtimor  nė nderim tė heronjve tė kombit, merrte pjesė edhe atdhetari  Gjergj Prenkoēaj qė jeton nė Zvicėr. Njė djalė fjalėpak, energjik, por edhe fisnik , i cili  ndoqi deri nė fund aktivitetin e organizuar nga Lėvizja ‘’Foleja Shqiptare Kombėtare’’.  Veprimtaria atdhetare vazhdoi duke vizituar e bėrė homozhe edhe nė Prekaz te varrezat e Jasharėve, nė kullėn e Heroit tė UĒK, Adem Jashari. Tufa me lule u vendosėn nė shenjė nderimi edhe te varri  Ibrahim Rugova  nė Prishtinė.

 

 

             Drejtė shkupit….

 

            Ishte dita e tretė e kėsaj veprimtarie atdhetare e kulturore, lėm pas atė mėngjes tė datės 16 qėrshori 2018  qytetin e Prishtinės duke marrė me vete shumė mbresa kujtimesh, e nisemi drejt Shkupit pėr nė Maqedoni. Pas verifikimeve tė dokumentacionit nė doganėn Hani i Ekezit, autobusi merr rrugėn drejt  Shupit. Nga Prishtina e deri sa mbritėm nė Shkup. Kėnga  nuk pushoj, por jehona e saj ngjalli shumė interes  te ata qė shikonin flamurin kombėtar qė i cili falvitej krenar e dėgjonin ata kėngė atdhetarie.      

 

 

 

Foto nga Xh. Cirongu Shkup , 16 qėrshor 2018

 

            Sa bukur, shpreheshin  qytetarė tė ndryshėm, nė gjuhėn shqipe e atė maqedonase.Kjo tregonte atė bashkėjetesė midis dy kombėsive shqiptare e maqedinase, shqiptarėt kanė ditur  nė shekuj qė tė pėrcjellin dashuri e miqėsi te kombet e tjera.U bėn shumė vizita nė Shkupin e shumė Statujave madhėshtore. Ne shkuam atje te Filipi, Aleksandri i Madh, te Gjergj Kastrioti ( Skėnderbeu)  te shtėpia e Nėnė Terezėz. Kėnga e vallja pėr rreth njė ore vazhdoi te Nėnė Tereza.’’Kėngėt tona shqipėtare/ I bekoftė perėndia…!’’ . Marrim kėtė bekim e nisem pėr nė Tetovė. Pas kėtej nė mbrėmje von, ora 11.00 , mbrijmė nė qytetin e Strugės. Liqeni i Ohrit, dhe valet e bardha tė Lumit  Drin, na pėrshėndesnin duke na thėnė ‘’mirseardhjen’’ tonė. Shėtitėm atė mbrėmje  deri nė ora 1.00 tė mesnatės  tė datės 16 qėrshor 2018 nė qytetin e bukur e piktoresk tė Strugės. Kėtu pėrfundon udhėtimi jonė tre ditor nė pėrkujtim tė fgurave historike tė kombit tonė.  Sigurisht, tė tjera manifeste  tė tilla na pesin nė tė ardhmen. Lėm pas qytein e Strugės e nisemi drejt Tiranės.

 

            Shqipėri, 17 /06/ 2018