.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Udhėtim nė vijė kohore...

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

       UDHĖTIM NĖ VIJĖ KOHORE...

       Mė kishte  marrė malli ta dėgjojė atė zhurmėn qė e lėshon treni gjatė pėrshkimit nėpėr binar me tė njėjtin ritėm gjatė gjithė kohės, por, edhe unė po vazhdoja tė udhėtoja prapė nėpėr tė njėjtėn vijė kohore, duke e prekur nėpėrmes vijės shpirtėrore. Shpesh, edhe nuk arrija t’i vėreja me sy disa nga stacionet ku ndalonte treni... vetėm shenja pėr nisje mė kthente prapė aty ku isha edhe me trup.

      

 

            Po ecja rrugėve tė qytetit tim ende tė pėrgjumur! Nėpėr atė vijė tė zgjimit po zgjoheshin edhe shpresa dhe dėshira qė kjo ditė tė mė pėrqafonte me njė buqetė buzėqeshjesh ngase unė veē ia kisha falur njė buzėqeshje agimit tė asaj. Ishin orėt e hershme tė njė mėngjesi veror, tė muajit korrik, kur unė po kėrkoja edhe nga dielli qė ta ndezja shpirtin me rreze tė arta tė tij, qenien time ta mbushja plot energji pozitive, ndėrsa mendjes t’i jepja sa mė shumė jetė... e vet jetės sime, qė po hapėronte edhe nė kėtė ditė, sa mė shumė ekzistencė!...

            I dėgjoja vetėm hapat e mi... dhe po i shikoja ndėrtimet e shumta! Mė dukej se nuk kishte mbetur as njė hapėsirė pa u mbushė me mure, dhe herė pas here, gjithė ato mure tė ngritura, po i jepnin pushtet ngjyrės sė hirtė... dhe sikur po ma zinte frymėn kjo ngjyrė e hirtė - mė dukej shumė e pajetė, e pashpresė! Sytė e mi e kėrkonin ngjyrėn e blertė - atė tė natyrės. Kisha nevojė pėr pak freski, pėr pak aromė natyre, pak mė shumė hapėsirė tė blertė... Pėr ēudi mė dukej krejt njė qytet tjetėr, qyteti im sot! Po, ky ishte qyteti im! Aty ku nė ēdo cep tė tij, e mė shumė aty afėr valėve tė lumenjve, kishin mbetur ėndrrat e shumta fėmijėrore qė s’mund t’i numėroja sepse ishin porsi uji rrjedhės... Por, ja qė mua ai qyteti i fėmijėrisė, i ekspozuar nė galerinė e shpirtit, mė dukej shumė ma i ngrohtė, me shumė ma shumė ngjyra tė gėzuara, tė hapura, tė qeshura, shpesh edhe pėrrallore... ndoshta pse atė e kisha pikturuar me brushėn e ngjyer nė imagjinatėn e fėmijėrisė! Apo, ndoshta nga ajo se si ndihesha shpirtėrisht nė ato momente, sot po e shikoja edhe qytetin tim pak ma ndryshe!...

            Dhe kėshtu, duke i ribashkuar tė kaluarėn me tė tashmen dhe duke u kthyer nga e tashmja nė tė kaluarėn, arrita nė stacion tė trenit. U ndala. Por, mendja ime nuk ishte ndalur. Ajo po udhėtonte me krahėt e saj pėr t’u rikthyer prapa nė njė ditė vjeshte tė muajit tetor  para shumė e shumė vitesh. Ishte njė ditė, kur unė u nisa drejt njė rruge tė re, tė panjohur pėr mua dhe tė zgjedhur po ashtu nga unė. Njė  rrugė aspak e lehtė qė po shtrihej nė njė kohė tė pakohė. Por, dėshira e madhe pėr ta ēarė ēdo lloj errėsire tė padijes po i jepte jetė kėsaj rruge dhe... eh, ishte njė kohė kur shtėpitė ishin shndėrruar nė shkolla, kur pasiguria e kishte zėvendėsuar sigurinė... Pėr njė ēast, u dėgjua fishkėllima e trenit nga njė largėsi qė po vinte gjithherė duke u afruar, mė ktheu prapė nė kėtė kohė. Seē e pata njė ndjesi tė veēantė nė atė moment!!! E sidomos kur e ndjeja se po afrohej, e po ashtu edhe unė po i afrohesha pėr tu takuar nė pikėn e nisjes... Ato ndjenja tė pėrziera, i mora me vete, dhe qė po vazhdonin tė mė shoqėronin nė vazhdimėsi...  Mė kishte  marrė malli ta dėgjojė atė zhurmėn qė e lėshon treni gjatė pėrshkimit nėpėr binar me tė njėjtin ritėm gjatė gjithė kohės, por, edhe unė po vazhdoja tė udhėtoja prapė nėpėr tė njėjtėn vijė kohore, duke e prekur nėpėrmes vijės shpirtėrore. Shpesh, edhe nuk arrija t’i vėreja me sy disa nga stacionet ku ndalonte treni... vetėm shenja pėr nisje mė kthente prapė aty ku isha edhe me trup. Edhe pse kishte mjaft bashkudhėtar, ca tė zgjuar e ca gjysmė tė pėrgjumur, nuk ndjeja nevojė pėr bisedė! E ndjeja se duhet ta rigjej serish nė vijė shpirtėrore kontaktin me tė kaluarėn, me tė djeshmen, sepse ajo ishte pikėnisje pėr tė ardhur deri tek ky mėngjes veror i muajit korrik. ….Por, edhe nuk ndihesha vetėm!!!

 

 

             “Beso nė dijen tėnde, beso nė fuqitė tua tė brendshme... dhe do tė dalėsh ngadhėnjimtare - si pėrherė. Mua do tė mė kesh pranė - shpirtėrisht - do tė jem me mendje me TY (qė nė orėt e para tė mėngjesit)”. Njė pėrkrahje e fortė shpirtėrore nga njė mendje dhe zemėr qė arrin tė mė kuptoj deri nė atė masė si askush tjetėr. Dhe sa herė qė mė jehonin kėto fjalė inkurajuese nė vesh, unė buzėqeshja nė heshtje. Doja t’ia plotėsoja dėshirėn!  Ashtu ishte dėshira e asaj mendje qė unė tė buzėqeshė sa mė shumė, por, edhe unė shumė kam dėshirė qė t’ia rikthej nektarin e jetės!...

            Stacioni ku unė do tė ndalesha mė dukej pikė e largėt.! Doja sa mė parė tė afrohesha aty ku perėndon shqetėsimi, aty ku shumė pikėpyetjeve sot do t’i jepja pėrgjigje. Dhe mendja s’po ndalej, ajo nuk i respektonte stacionet e ndaljes, ajo ishte stacionuar nė njė vend dhe po vazhdonte tė lundronte e tė pėrplasej, herė pas here nėpėr valėt e kohės... Kur njė dritė nga larg depėrtoi nė tunel, mė kujtoi edhe atė kohė kur shumė pak dritė vėrehej nė fund tė tunelit! E sot, para meje, po shtrihej njė rrugė tjetėr, njė sfidė tjetėr, por, me shumė ma shumė dritė. E pra, secila kohė po i barte shqetėsimet e veta... ndėrsa nė anėn tjetėr po mė provokonte natyra me bukurinė e saj dhe, siē dukej, edhe ajo po zgjohej dalėngadalė duke reflektuar ēiltėrsi, pastėrti... Duke u njėjtėsuar me kėtė madhėshti, nė mendjen dhe shpirtin tim, herė pas here, ndizeshin fijet e shpresės pėr kapėrcim sa mė tė suksesshėm edhe tė kėsaj sfide tė radhės... A  ka mė bukur se shpirti tė tė mbushet me dritė? Sigurisht se nuk ka!.. E unė me atė pyetje dhe pėrgjigje njėkohėsisht, po ngjitesha shkalleve tė jetės...

           Duke e shfletuar librin e kujtesės nuk e kisha kuptuar se erdhi koha qė tė shkėputem nga faqet e tij pėrkohėsisht ngase, kur shikova nga dritarja, e kuptova se po hynim nė qytetin pa lumė...e me vete thashė: po tė lė kėtu, pėr t’u rikthyer me njė faqe tė re...

             I pėrcolla hapat e tė tjerėve, tė cilėt zbritnin pėr tė ndaluar secili tek stacioni i tyre... E  unė po vazhdoja tė ecė e njėjtėsuar me tingujt e shpirtit tim, herė pas herė, paksa tė shqetėsuar...