.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Udhėtoj...

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      UDHĖTOJ...

     Por, jo vetėm sot, jo vetėm kėtė javė, jo vetėm kėtė muaj, jo vetėm kėtė vit, unė e shoh se diēka po mungon, diēka po abstenon. Qė sa kohė nuk po arrij tė dėgjoj njė shfletim tė faqeve tė ndonjė libri! Nuk po arrij ta shoh ndonjė qė ėshtė ulur e ėshtė thelluar nė brendinė e atij libri! Nuk po arrij ta dėgjoj dikė tė tė pyes pėr ndonjė libėr!!! Eh, sikurse nė kėtė bashkėshtegtim ta kishim bashkudhėtar edhe kėtė mik shumė tė pasur e tė menēur, sigurisht se rruga pėr tė cilėn jemi nisur do tė ishte me e lehtė, me e qetė... pėr t'i sfiduar kthesave qė do tė na prezantohen nė jetė.

        

         

            Ēdo mėngjes kur pėrshėndetem me ditė tė re, unė pėrshėndetem me madhėshtinė e natyrės. Mirėmėngjesi u them bjeshkėve tė cilat mė prezantohen qė nė fillim tė ecjes sė autobusit nė relacionin tanimė tė njohur pėr mua.

            Sot mė mirė po ju shoh, sot mė shumė po theksohet madhėshtia juaj, sot mė shumė po reflekton magjia juaj, unė flas me ju, sot jam e etur mė shumė pėr ju. E ndjej vetėn aty afėr jush…pėr njė ēast sa e vockėl mė duket vetja nė krahasim me ju, por mė rėndėsi ėshtė se edhe unė jam pjesė e kėsaj natyre.

            Tė ndalesh e tė analizosh: e njėjta rrugė, dhe shpesh fshiheni! Nuk ju shoh! Ka mjegull, ajo ju fsheh, e ju mbulon, e pyetja ime: po ku janė bjeshkėt? Dje ishin aty, e sot nuk arrij t’i shoh, t’i prek, t'i ndjej me zemėr e me mendje, tė shkoj aty ku ka qetėsi, thellėsi, aty ku nuk e ndjej kohėn, aty ku gjithēka mishėrohet e njėjtėsohet me atė bukuri hyjnore.

            Njė ditė ju shoh tė mbuluara paksa nė tė bardhė, ėshtė kjo bora qė si duket edhe lakmon tė qėndroj atje mė shumė, mė gjatė... E bukur duket - nuk mund ta mohoj, por edhe ngjyra e gjelbėr ju shkon shumė. Duke ju shikuar ashtu seē me vije njė dėshirė qė tė jem atje lart, ku e kam pėrshtypjen se ajo bardhėsi e prek qiellin. Tė ulem atje, ta prek qiellin me dorė, ta prek atė kaltėrsi, atė kthjelltėsi, pastėrti, qetėsi, e tė jem sa mė larg nga kėtu, e tė marr frymė thellė, thellė…

            Vėrtetė  bukuria juaj ėshtė e pakufishme, e papėrshkrueshme. Nė atė masė ėshtė e bukur sa pyes veten: vallė, a mund ta pėrshkruaj me fjalė gjithė atė madhėshti qė rrezatoni? Ashtu krenare si qėndroni: a mund ta paraqes me ngjyra gjithė atė spektėr nuancash qė aq bukur janė tė harmonizuara?… Sa foto do tė mund t’i bėja mė kėto madhėshti. Ēdo ditė, besoni, ēdo ditė njė foto tjetėr, njė imazh tjetėr, njė anė tjetėr e bukurisė dhe dilema do tė ishte: vallė, cila ėshtė mė e bukur dhe, a janė bjeshkėt e njėjta? A janė pamjet e njėjta? A ėshtė pozita e njėjtė?! Po, po tė njėjta janė, njė emėr e kanė, aty rrinė. Ēdo here tė njėjtat na pėrshėndesin, ēdo herė, por koha nuk ėshtė e njėjtė, ajo rrjedhė…e edhe mendja lėvizė pėr t'u kthyer pėr njė ēast tek tingujt e lartė tė muzikės qė shpėrndahen nėpėr veshėt e ēdo udhėtari. S'ka rėndėsi se a i pranon shija jote muzikore a jo, muzika vazhdon tė jehojė, me refrenet e saj qė mė shumė mė ngjajnė nė zhurmė dhe ngatėrrim notash se sa nė muzikė!!!

 

 

            Sa herė e filloj udhėtimin mundohem tė ulem aty ku ka mė shumė rreze... e ta strehojė atė copė ėndrre qė do tė mė sillet nėpėr  kokė - ndoshta nė kėtė mėngjes...

            Kjo muzikė nuk arrin ta mposht as valėn e gjumit qė e ka rrėmbyer me vete ndonjė udhėtar qė gjendet nė mes tė kufirit, gjumė-zgjim... por, siē duket, gjumi po tregohet ma i fortė! Po e mposht, e po e bėn qė t'i kaloj shumė stacione tė ndaljes pa i dėgjuar e pa i vėrejtur, as ata qė hyjnė e as ata qė dalin...

            Dikujt nė kėto orė tė hershme i cingėron telefoni dhe ajo bisedė bėhet publike. Asgjė private nuk mbetet, ngase dėgjohet nė tėrė autobusin, dhe ngacmon kureshtjen e udhėtarėve qė ta kthejnė kokėn drejt atij e ta shikojnė se kush po flet, ēfarė po flet... sikur ata po presin ndonjė pėrgjigje nga ajo telefonatė!!! Por, kur ndalet autobusi nė stacionin mė tė afėrt, atėherė shikimi i tyre do tė pėrqendrohet nė udhėtarin e ri qė do tė hyjė, e do ta pėrcjellin me shikim, deri nė vendin ku do tė ulet ai apo ajo. Kėshtu vazhdon udhėtimi... Mirėpo e kam pėrshtypjen, sikurse ai udhėtar qė e kalon udhėtimin duke u pėrkundur nė gjumė me sy tė mbyllur, pa e vėrejtur rrugėn tė cilėn e ka pėrshkuar, pa u kujtuar se ėshtė kėtu dhe tash, edhe ne, qė i kemi sytė e hapur, harrojmė ta shijojmė kėtė udhėtim! Jemi tė pėrqendruar mė shumė nė momentet e ardhshme, nė minutat, orėt vijuese dhe kėshtu vazhdojmė tė udhėtojmė duke u shėtitur e kapur njė copė tė sė djeshmes. E nga aty, kapėrcejmė nėpėr tė tashmen, dhe pa vėrejtur fare, drejtė e nė tė ardhmen - shėtisim me plotė pikėpyetje... E pyetjet pa pėrgjigje sigurisht se tė shkaktojnė ndjesi jo tė mira...  dhe kėshtu ky kapėrcim pa vend, e pa rend, na bėn qė para syve tė na kalon ndėrrimi i stinėve, ndėrrimi i viteve; bukuritė e blerta tė natyrės nė pranverė; arat me kallinj tė grurit duke u lėkundur nė verė; gjethet kur fillojnė tė zverdhėn e tė bien nė tokė nė vjeshtė; toka kur zbardhet nė dimėr dhe, shpesh harrohemi se jemi duke udhėtuar, ngase hyjmė nė autobus me plot e pėrplot mendime. E ai zinxhir i mendimeve vetėm sa zgjatet e stėrgjatėt, e pesha e atyre mendimeve sa vije e rėndohet... e kur vije koha tė ndalojmė, prapė i marrim me vete. Eh, ndoshta do tė dalim edhe mė tė ngarkuar seē ishim para se tė fillonim kėtė udhėtim...dhe gjithherė fajin e kėrkojmė diku nė jashtėsi!

            Kėtu i takoj edhe gjeneratat e ndryshme. Shpesh kam rastin t'i shikoj kur nė heshtje pėrplasen dy-tre breza dhe aty kupton se sa ka lėvizur mendja! Janė tė ulur karshi njeri-tjetrit dhe aty afėr mund tė dallosh e tė ndjesh nė vijat e fytyrės shumė vite tė palosura, peripecitė nė tė cilat kanė kaluar, gjersa nė regjionin e fytyrės tjetėr, krejtėsisht tė njomė, e shohė shpresėn, vullnetin, energjinė - e shoh se sa kanė ndryshuar konceptet.

            Kėtu rastis tė takoj bashkudhėtar qė me pyetjet e tyre "vend e pavend”, e tė bėra para kohe, tė krijojnė “tollovi” e ngatėrrojnė rrjedhėn e mendimeve. Shpesh mė duket sikur gjithherė mė bėn pyetje i njėjti person, ngase pyetjet mė ngjasojnė si shabllon - janė tė njėjta e tė "guximshme"... dhe qė nė vend se tė fillojnė njė shoqėri, e rrėnojnė pa u nisur fare! Dhe e pyes veten: vallė vetėm kėto pyetje duhet tė jenė apo tė tjerat janė "avulluar"?!

            Por, jo vetėm sot, jo vetėm kėtė javė, jo vetėm kėtė muaj, jo vetėm kėtė vit, unė e shoh se diēka po mungon, diēka po abstenon. Qė sa kohė nuk po arrij tė dėgjoj njė shfletim tė faqeve tė ndonjė libri! Nuk po arrij ta shoh ndonjė qė ėshtė ulur e ėshtė thelluar nė brendinė e atij libri! Nuk po arrij ta dėgjoj dikė tė tė pyes pėr ndonjė libėr!!! Eh, sikurse nė kėtė bashkėshtegtim ta kishim bashkudhėtar edhe kėtė mik shumė tė pasur e tė menēur, sigurisht se rruga pėr tė cilėn jemi nisur do tė ishte me e lehtė, me e qetė... pėr t'i sfiduar kthesave qė do tė na prezantohen nė jetė.