Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (1)

Pėrgatiti: Shefki OLLOMANI

Pjesa e dytė

 

UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (1)

 

            Fenomen natyror? Pjellė e imagjinatės njerėzore apo realitet?! Ėshtė shumė vėshtirė tė japėsh ndonjė pėrgjigje precize nė kėto pyetje, pėr shumė arsye, sepse ēdo grup, qė pėrkrah njėrėn prej kėtyre mendimeve apo teorive ka argumentet dhe kundėrargumentet e tij: pro ose kundėr.

 

 

 

 

            6. Sekreti nė pikturėn e Mona Lizės janė alienėt

 

 

            Alienėt kanė qenė gjithmonė njė mister, askush nuk e ka konfirmuar ndonjėherė ekzistencėn e tyre.

            Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se Leonardo gjithmonė kishte fshehur sekrete dhe kode nė pikturat dhe vizatimet e tij.

            Dhe shumė njerėz besojnė se ai kishte disa “lidhje” me alienėt.

 

            1. Kjo ėshtė ajo ēfarė na zbulon piktura e Mona Lizės, nėse e shikojmė nė njė pamje tė afruar shumė”:

 

 

 

 

            2. Da Vinēi ėshtė i njohur pėr fshehjen e mesazheve sekrete dhe kodeve nė punimet e tij tė artit.

            Kėshtu, ėshtė e mundur qė Leonardo tė ketė aplikuar teknikėn e tij ‘pasqyrė’ pėr tė fshehur mesazhe sekrete edhe nė vizatimin e Mona Lizės.

            3. Teologėt gjithashtu e besojnė se Leonardo ka fshehur kode sekrete nė shumicėn e punimeve tė tij.

            4. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė Mona Liza ishte njė punim i Leonardos pėrmes sė cilit ai po dėshironte tė tregonte diēka.

 

 

           

            8. Objektet Fluturuese tė Paidentifikuara - UFO

 

            Kur vjen fjala te UFO-t (Unidentify Flying Objects) ose Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara (OFP), ka mendime dhe teori tė ndryshe dhe siē ndodh rėndom nė raste tė tilla opinioni ndahet nė dy pjesė. Nė tė apasionuar apo ata qė besojnė dhe nė skeptikė, tė rezervuar, qė nė shumicėn e rasteve janė njerėz tė shkencės, pėr tė cilėt ēdo teori duhet tė jetė e provueshme, pra: tė shikohet, tė dėgjohet, tė preket, tė shijohet,… etj.

            Tė dhėnat pėr pamje tė UFO-ve janė shumė tė vjetra, madje edhe tė dokumentuara. Nėpėr muret e piramidave tė Egjiptit, nė shkrimet hieroglife qė janė gjetur ka patur piktura tė disqeve fluturuese, madje disa prej tyre shumė tė qarta qė ngjasojnė me kapsulat kozmike qė pėrdoren sot pėr misione tė ndryshme rreth hapėsirės sė Tokė. Po ashtu ėshtė e famshme pėr tė gjithė njė vizatim i gjetur nė Mesopotaminė e vjetėr dhe qė njihet me emrin Karroja e Ezikelit. Objekti nė fjalė ėshtė gjetur paralelisht nė Mesopotaminė e Lashtė, po ashtu edhe nė Babiloni paraqitet njė lloj konstruksioni shumė i avancuar pėr kohėn e atėhershme, i ngjashėm me njė kapsulė kozmike, madje shikohet qartė edhe vendi ku rri astronauti. Shkencėtarė tė ndryshėm, duke ndjekur figurėn e gjetur,, janė perpjekur tė ndėrtojnė tė njėjtin objekt dhe pėrfundimi ka qenė shokues. Ajo qė u pėrfitua nuk ishte gjė tjetėr veēse njė anije kozmike e njė dimensioni dhe modeli tė panjohur, madje mund tė kuptohej dhe tė shikohej qartė sistemi i propulsionit apo i shtyrjes, siē quhet ndryshe, kabina e pilotit etj. Edhe nė gjetje tė tjera arkeologjike ka dėshmi tė ekzistencės sė njė mėnyre jetese tė panjohur dhe objekteve tė panjohura edhe nga shkenca jonė. P.sh., nė kulturėn e Inkasve tė lashtė janė hasur shpesh piktura murale ose gdhendje nė gur tė objekteve fluturuese tė ngjashme me disqe fluturuese, kozmonautė tė veshur me skafandra, sisteme planetare qė vetėm vonė janė zbuluar nga shkenca dhe disa tė dhėna tė tjera qė janė konsideruar tė pamundura pėr kohėn qė janė bėrė qė tė ishin reale. E megjithatė ato janė aty dhe provojnė njė njohuri qė ne si qenie njerėzore e mėsuam vetėm kur arritėm nė njė shkallė zhvillimi tė lartė.

            Janė edhe dy objekte qė i hutojnė shkencėtarėt pėr saktėsinė dhe funksionin e tyre dhe qė datojnė nė njė kohė shumė tė lashtė disa mijėra vjeēare dhe qė akoma sot e kėsaj dite nuk mund tė pėrcaktohet qartė pse janė ndėrtuar dhe kush i ka ndėrtuar. Ky ėshtė kozmodromi gjigant nė Bolivi. Ėshtė quajtur i tillė sepse nuk ka shpjegim tjetėr pėr funksionin e tij, aq mė shumė qė dimensionet qė ka i shkojnė pėr shtat njė emri tė tillė. Bėhet fjalė pėr njė konstruksion gjigant nė formėn e njė zogu Kondori qė shtrihet nė njė zonė tė pabanuar sot nė njė nga luginat e Bolivisė. Po ashtu ėshtė dhe sistemi i pėrkryer i kanaleve nė formėn e Brumbullit qė ėshtė gjetur rastėsisht nė njė tjetėr vend tė Amerikės Latine, nė rrafshnaltėn Nasca. Vetėm kur njeriu u bė i aftė tė fluturonte nė qiell, atėherė u pa dhe u kuptua forma e atyre kanaleve, por nuk u kuptua asnjėherė funksioni dhe arsyeja e ndėrtimit tė tyre.

            Edhe mė pas, nė shekujt e mėvonshėm, kryesisht gjatė mesjetės sė hershme, kemi dėshmi pėr shfaqje tė UFO-ve nė zona tė ndryshme tė globit, kryesisht nė Evropė: Gjermani, Francė, Zvicėr,… etj., por qė quheshin si shfaqje tė djallit. Duke konsideruar obskurantizmin mesjetar dhe ndikimin e fesė nė jetėn shoqėrore, ky shpjegim ishte mė i pėrshtatshmi. Ne disa afreske kishtare apo piktura tė kohės, sidomos nė njėrėn prej tyre ku ėshtė Shėn Maria dhe nė sfond ėshtė njė bari me njė qen te vogėl, me njė sy tė kujdesshėm mund tė dallosh qė tė dy, bariu dhe qeni i kane ngulur sytė nė qiell drejt njė objekti qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė disk fluturues. Po ashtu edhe nė kronikat e kohės, sidomos ato tė shekullit tė 9-tė dhe mė pas, flitet pėr dėshmi kolektive tė shfaqjes sė UFO-ve.

            Le tė vijmė tani tek koha jonė dhe kur u pėrdor pėr herė tė parė termi UFO. Merita e pėrdorimit tė kėtij termi i takon biznesmenit dhe pilotit privat amerikan Keneth Arnold, i cili mė 24 qershor tė vitit 1947, gjatė fluturimit me avionin e tij hasi disa objekte fluturuese tė paidentifikuara nė formėn e disqeve. Sipas shpjegimit tė tij objektet fluturonin nė mėnyrė tė ēuditshme, shfaqeshin dhe largoheshin sikur donin tė luanin dhe papritur e pakujtuar bėnin lėvizje vertikale dhe horizontale me njė shpejtėsi tė pa imagjinueshme. Pra, ai nė raportin qė bėri nė komandėn ajrore tė bazės ushtarake pėrdori termin UFO, term i cili nė vitet e mė pasme u bė shumė popullor dhe u zyrtarizua nė tė gjithė botėn.

            Vetėm disa javė mė vonė dhe pikėrisht nė 2 korrik tė vitit 1947 do tė ndodhte ajo qė do tė trondiste botėn shkencore dhe do t’i jepte ekzistencės sonė nė Univers njė tjetėr dimension dhe kuptim. Bėhet fjalė pėr tė famshmin Rastin e Roswell-it ose siē quhet ndryshe Aksidenti i Roswell-it. Natėn e 2 korrikut, gjatė njė stuhie tė fuqishme, njė UFO do tė rrėzohej nė afėrsi tė qytetit Roswell nė shtetin New Mexico tė SHBA-sė. Momenti i rrėzimit ėshtė parė nga shumė dėshmitarė okularė dhe pėrshkruhet si njė objekt i madh i rrumbullakėt qė pėrshkoi rrathė tė mėdhenj nė qiell dhe ra nė periferi tė qytetit, pikėrisht ne fermėn e Mac Brazel-it. Ishte ky fermer qė tė nesėrmen, i shtyrė nga kurioziteti pėr zhurmėn dhe ndriēimin e ēuditshėm qė kishte parė gjatė natės, vendosi tė inspektonte fermėn e tij ku gjeti copėza tė madhėsive tė ndryshme dhe tė njė materiali tė panjohur mė parė. Njoftohet sherifi i zonės, i cili nga ana e tij lajmėron autoritetet e Roswell Army Air Field, tė cilėt ngarkuan pėr hetim majorin Jesse Marcel. Gjatė inspektimit tė objektit u gjetėn disa trupa entitetesh qė nuk u pėrkisnin botės sonė, por ky fakt nuk u deklarua nga majori. Menjėherė pas inspektimit tė zonės, ai mban njė konferencė shtypi ku deklaron pėr rrėzimin e objektit jashtėtokėsor dhe konfirmon faktin qė ishte njė diēka komplet e panjohur.

            Ēuditėrisht disa orė mė vonė kjo deklaratė pėrgėnjeshtrohet dhe pas hyrjes nė lojė tė shėrbimeve inteligjente ushtarake, ēdo gjė ndryshohet dhe incidenti quhet si njė rrėzim i njė balone atmosferike qė pėrdoren rėndom pėr tė llogaritur presionin atmosferik dhe parashikime te tjera pėr kohėn. Qė nga ky moment filloi ajo qė do tė hynte nė histori si rasti i parė i njė cover-up masiv nga ana e qeverisė amerikane dhe e shėrbimeve tė saj tė inteligjencės. Ngjarja u mbulua nga pluhuri i harresės, tė paktėn pėr pjesėn dėrrmuese tė popullsisė dhe do tė shfaqej akoma mė fuqishėm nė fillimet e viteve ’90-tė. Shkak pėr kėtė u bė njė konferencė e pėrvitshme qė mbahet nė San Marino pėr UFO-t dhe paraqitja aty nga njė person i disa bobinave filmike ku ishte e regjistruar autopsia e bėrė ndaj njė alieni. Ky filmim i bėrė nga operatori Jack Barnet tronditi botėn mbarė. Filmimi paraqiste autopsinė ndaj njėrit prej alienėve tė gjetur nė incidentin e Roswell-it dhe sipas autorit tė filmimit ishte bėrė nė bazėn ushtarake tė Fort Worth nė Dallas, Texas. Pati mendime tė ndryshme, skepticizėm dhe aprovim dhe nė pėrfundim tė ēdo studimi dhe analize u vėrtetua plotėsisht qė filmimi ishte autentik. Filmi si material ishte kodak i prodhuar nė vitin 1947. Ēdo objekt nė dhomė i pėrkiste modės se viteve 1947 dhe njė analizė e detajuar e trupit tė alienit, qė u dyshua fillimisht se mund tė ishte i njė fėmije tė sėmur me sindromėn e Progeries, u vėrtetua plotėsisht qė nuk ishte i tillė, pra i pėrkiste njė qenieje jashtėtokėsore. Ana pozitive e filmimit ishte qė hapi debatet pėr ekzistencėn e UFO-ve dhe tė qenieve jashtėtokėsore, por nė tė njėjtėn kohė zbuloi vetėm majėn e ajsbergut tė tė ashtuquajturės cover-up qė qeveria amerikane dhe organe tė specializuara tė saj kishin kohė qė aplikonin mbi fenomenet tė konsideruara jo normale ose mistere. Kėtu ėshtė dhe pikėnisja e shumė deklaratave dhe dėshmive tė njerėzve qė i kanė jetuar kėto ngjarje ose kanė qenė pjesė e tyre ose kanė qenė tė detyruar tė heshtin si shkak i kėrcėnimeve nga organizma tė fshehta qeveritare.

            Pra, rasti i Roswell-it nxorri nė dritė shumė fakte dhe detaje qė implikonin direkt qeverinė amerikane, shėrbimet e saj tė inteligjencės deri edhe rangjet presidenciale. I famshmi dokumenti Majestic-12 i aprovuar nga presidenti i Amerikės Dwight D. Eisenhower, u bė fillesa e njė mbulimi tė sė vėrtetės pėr UFO-t dhe qeniet qė drejtohen prej tyre. Ėshtė ky dokument i cili pėrcaktoi shkallėn e sekretit dhe pasojat qė vijnė prej tij. Supozohet qė nė kėtė kohė janė krijuar edhe skuadronet famėkeqe tė njohura ndryshe si Man in Black ose Njerėzit nė tė Zeza, tė cilėt paraqiteshin kudo qė kishte raste UFO-sh dhe kėrcėnonin dėshmitarėt me heshtje. Ka shumė njerėz qė vetėm pas bėrjes publike tė autopsisė sė alienit tė gjetur nė Roswell vendosėn tė flisnin dhe tė tregonin ate qė dinin dhe arsyen pse kishin heshtur pėr kohė tė gjatė.

            Por njė nga dėshmitė mė tronditėse, qė i vuri njė pikėpyetje tė madhe lirisė sė informacionit, ishte ajo e Robert Llazar ose Bob Llazar, njė shkencėtar nė moshė fare tė re, me njė tė kaluar tė shkėlqyer si inxhinier qė studionte sistemet e propulsionit (shtypjes), i cili kishte punuar pėr disa vjet nė tė ashtuquajturėn Area-51.

            Dėshmia e tij ėshtė marrė nga autoriteti gjerman nė fushėn e Ufologjisė, doktori Michael Heaseman, i cili ka studiuar pėr njė kohė shumė tė gjatė, jo vetėm fenomenin e UFO-ve, por edhe vetė Area-51, njė bazė sekrete amerikane e shtrirė nė shtratin e njė liqeni tė tharė nė Groom Lake, nė shkretėtirėn e Nevadės. Sipas Llazarit, Roswell dhe autopsia e alienit jo vetėm qė janė reale, por ato s’janė asgjė nė krahasim me atė qė ka ardhur mė pas. Ai flet pėr UFO tė cilat mbahen nė vende sekrete tė Area-51, prezence tė alienėve nė kėtė bazė dhe njė bashkėpunim i ngushtė midis shkencėtarėve amerikanė dhe inteligjencave jashtėtokėsore. Sipas Llazar, i kėrcėnuar disa herė me vdekje pėr dėshmitė e tij, bashkėpunimi me inteligjencat jashtėtokėsore ka filluar nė fillim tė viteve ’50-tė dhe shumė zhvillimeve marramendėse tė shkencės i dedikohet kėtij bashkėpunimi. Ai flet pėr gjėrat qė ka parė, pėr praninė e alienėve nė bazė, tė cilėt i pėrshkruan identik me atė qė shikohet nė autopsinė e alienit tė Roswell-it, pėr praninė e teknologjisė sė tyre, e cila ėshtė jashtėzakonisht e avancuar. Tregon disa vizatime tė disa panaleve me simbolet e alienėve, komunikimin e tyre, bazat qė ata kanė nė Tokė dhe nė Hėnė,… etj. Dėshmia e Lazarit ėshtė kundėrshtuar nga shumė tė tjerė, madje nga njė grup i caktuar dhe nga institucione tė ndryshme amerikane. Ėshtė konsideruar si i papėrgjegjshėm dhe me probleme psikike, por mbetet fakt qė ai u zhduk pas disa kėrcėnimeve tė bėra radhazi pėr jetėn e tij, sidomos pas dėshmisė pėrfundimtare qė ka dhėnė nė shtator tė vitit 1992, ku u shfaq plotėsisht me fytyrėn dhe zėrin e tij.

            Ka disa teori pėr llojet e alienve qė marrin kontakt me njerėzit nė tokė. Nga studiuesit njihet njė pikė referimi qė ėshtė Eduard Billy Meier, njė malėsor nga Alpet e Zvicrės qė prej vitesh kontaktohet nga alienėt. Rasti i tij ėshtė studiuar shumė dhe pėrfundimet qė kanė dalė kanė qenė shokuese. Kontakti i parė qė ka patur Billy Meier me alienėt ka qenė nė janarin e largėt tė vitit 1973. Njė fshatar mediokėr, me njė nivel intelektual nėn normalen, me njė arsim tė mjaftueshėm sa pėr tė lexuar me gabime dhe pėr tu shprehur me njė gjermanishte nė zhargon, papritur e kujtuar pas kontaktit tė parė me alienėt demonstron njė zhvillim mendor tė paparė. Njohuri tė gjėra nė fushėn e shkencave tė ndryshme, 7 gjuhė tė huaja, njohuri mbi astronominė dhe sistemet diellore ende tė pazbuluara nga shkenca nė atė kohė,… etj.

            Kjo ka qenė njė nga gjėrat qė ka mrekulluar studiuesit nė rastin e tij, ndėrsa dėshmitė qė ka dhėnė gjithmonė janė parė me skepticizėm, por sidoqoftė janė marrė nė konsideratė. Sipas Meier alienėt qė vizitojnė atė janė ndryshe nga ata tė pėrshkruar nga tė tjerėt. Janė shumė tė gjatė, mesatarisht nga 2.5 deri nė 3 metra. Janė identikė me njerėzit e Tokės si paraqitje, biond dhe me sy bojėqielli. Janė shumė paqėsorė e tė dashur dhe demonstrojnė njė dashuri dhe mirėsi pothuajse adhuruese ndaj rracės njerėzore nė Tokė.

            Ata vijnė nga konstelacioni i Centaurit dhe arsyeja e pranisė sė tyre nė Tokė ėshtė pėr tė na mbrojtur dhe paralajmėruar nga rreziqet qė na vijnė nga rraca tjetėr e alienėve, d.m.th. nga Gritė, si dhe nga njė racė tjetėr alienėsh qė quhen Amfibiane pėr tė cilėt ka dėshmi tė shumta dhe qė paraqiten me njė trup njerėzor por me njė kokė si tė amfibeve, trup tė mbuluar me luspa dhe shumė agresivė.

            Paralajmėrimin kryesor qė bėjnė ata i pėrket racės sė Grive, tė cilėt kanė qėllime jo tė mira ndaj njerėzve tė Tokės. Prania e tyre nė Tokė ka filluar 50-60 vitet e fundit, kur kanė parė zhvillimin e shoqėrisė njerėzore dhe pėrcaktohen si shumė keqdashės dhe armiqėsorė.

           

            9. Tri teori tė ndryshme rreth UFO-ve

           

            Fenomen natyror? Pjellė e imagjinatės njerėzore apo realitet?! Ėshtė shumė vėshtirė tė japėsh ndonjė pėrgjigje precize nė kėto pyetje, pėr shumė arsye, sepse ēdo grup, qė pėrkrah njėrėn prej kėtyre mendimeve apo teorive ka argumentet dhe kundėrargumentet e tij: pro ose kundėr. Ēėshtja e ekzistencės apo ekzistencės sė pjatave fluturuese, ėshtė mjaft e ndjeshme dhe delikate dhe kėrkon njė trajtim serioz, sepse ėshtė e pėrcjellur me shumė polarizime, kundėrthėnie dhe mospajtime tė theksuara, ndėr qarqe shkencore. Prandaj tė thuash diēka pėr kėtė ēėshtje ėshtė njėsoj sikur tė ecėsh nė teh tė shpatės. Dihet mirė se shkenca materialiste nuk pranon ekzistencėn e asgjėje qė nuk preket, nuk shihet e as nuk dėgjohet me shqisa, por sa mund tė jetė ky vlerėsim real, kur dihet se nė kėtė gjithėsi (atė qė na rrethon) ka shumė gjėra, tė cilat as nuk i shohim as nuk i prekim, por jemi tė sigurt se ato ekzistojnė.

 

            Vazhdon...