Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - ULLIRI DHE ’’ MAGJIA’’  E TIJ VLERSUESE...

Pėrgatitur nga Xhevahir CIRONGU & Lorenzo MANCE

ULLIRI DHE ’’ MAGJIA’’  E TIJ VLERSUESE NGA NJERĖZIMI NĖPĖR SHEKUJ

 

 

            Zanafilla e kėsaj peme tė veēantė ėshtė shumė lashtė. Po t’u referohemi librave tė shenjtė, emrin e pemės sė ullirit e gjejmė tė shkruar edhe aty si njė nga pemėt e bekuar nga vetė Zoti, tė zbritur nga qielli para lindjes sė njerėzimit me qėllimin e vetėm: Ti shėrbejė njerėzve pėr nga vlerat e tij ushqyese dhe ripėrtėritjes sė Jetės! 

  

 

            Ėshtė  me tė vėrtet njė pemė ‘’magjike’’, por edhe mitike pėr nga vet vlerat qė ka kjo pemė mesdhetare. Kur ne si qėnie njerėzore pėrmendim emrin ‘’Ulli’’, na reflektohet automatikisht ai rrezatim i ngrohtė nė gjithė pjesėt e trupit tonė. Nė rruzullin tokėsor gjenden larmi pemėsh e barishtesh tė llojeve tė ndryshme, ku njeriu i do e i vlerėson ato pėr nga vlerat e tyre jetėdhėnse ushqimore nė dobi tė shėndetit tė njerėzve. Megjithatė, si pemėn e ullirit nuk i vendos ato epitete aq domethėnse saqė atė e quan ‘’Pema magjike’’, Pema mitike’, ‘’Pema e dashurisė’’, ‘’Pema e ripėrtėritjes sė jetės’’, apo edhe tė tjera emėrtime vlerėsuese nga vetė njeriu qysh nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme.

            Zanafilla e kėsaj peme tė veēantė ėshtė shumė lashtė. Po t’u referohemi librave tė shenjtė, emrin e pemės sė ullirit e gjejmė tė shkruar edhe aty si njė nga pemėt e bekuar nga vetė Zoti, tė zbritur nga qielli para lindjes sė njerėzimit me qėllimin e vetėm: Ti shėrbejė njerėzve pėr nga vlerat e tij ushqyese dhe ripėrtėritjes sė Jetės! 

            Kjo vėrtetohet katėrciprisht, qė nga lashtėsia e deri mė sot nė mėnyrė tė shpjegueshme shkencore pėr nga vlerat ushqyese e kurative nė dobi tė shėndetit tė njerėzve nė gjithė globin tonė. Fruti i pemės sė ullirit ėshtė  krejt i veēantė nga gjithė frutet e pemėve tė tjera. Prandaj nga vetė njeriu ėshtė cilėsuar si fruti i pemės ‘’magjike’’, ngaqė vetitė e cilėsitė e vlerave ushqyese tė tij,  i cili ka plot mistere nė vetvete e qė e bėjnė tė dallueshme nga pemėt frutore qė rriten nė rruzullin tonė tokėsor. Cilėsia e pėrmbajtja e vlerave ushqyese pėr njeriun qė mbartin frutet e kėsaj peme, janė i njė shije tė rrallė krejtėsisht e fuqiplot mesdhetare. Pema e ullirit  gjendet edhe nė shqipėri, sepse vendi i shqiponjave siē e kanė cilėsuar edhe stuidues tė ndryshėm nga vendet e tjera, Shqipėria ėshtė njė vend  i vogėl mesdhetar , por njė vend e popull me vlera tė mėdha, i bekuar nga vet Zoti, i cili i ka dhėnė shumė vlera nė shumė fusha popujve e kombeve nė botė. Pikėrisht, pema e ullirit edhe nė Shqipėri si vend mesdhetar dhe qė ėshtė kėrthiza e  pellgut tė mesdhut, ka peizazhin e saj natyror qė ka mbizotruar nėpėr shekuj deri nė ditėt e sotme nga kjo pemė frutore dhe e shenjtėruar. Ka shumė legjenda, ka shumė gojdhėna ndaj vlerėsimit qė i kushtohet pemės sė ullirit edhe nė shqipėri. Kėto legjenda apo gojdhėna vijnė si tė gjalla nėpėr kozmosin e brezave tė shekujve deri nė ditėt e sotme. Kjo tregon se pema e ullirit  ka veēorit e tij karakteristike deri nė vlerat ushqyese e kurative pėr njerzit, ndaj edhe i thonė pema ‘’magjike’’ apo ‘’pema e dashurisė pėrtėritėse’’ sė jetės sonė. Pėr kėtė, faktet janė kokfortė e na flasin qartė duke na e sintetizuar me simbolin e paqes , tė jetės e pjellorisė.

            Treguesi mė i mirė qėndron tek fakti kuptimplot qė nga shekujt 15-16, ku vetė Gjergj Kastrioti, siē na tregojnė historianėt ai ishte njė adhurues i pemės sė ullirit, ja dinte mirė vlerat ushqyese e kurative ullirit, sa kokrrat i pėrdorte pėr tė shuar etjen e ushtarėve,  vajin nė shėrimin i disa sėmundjeve, dhe luftonte keqbėrsit tė cilėt donin qė tė shkatėrronin platacionet e mbjella me ullinj. Kjo tregon se shqiptarėt kanė qenė tė lidhur fort me pemėn e ullirit qysh me lindjen e vetė njerėzimit nė tokė. Simbolet me degėn e ullirit e ka zanafillėn e saj qysh nga koha pellazgjike, ndaj edhe gjuha shqipe ėshtė mė e vjetra nga gjithė gjuhėt e tjera (tė kombeve tjera) madje ajo ėshtė ‘’nėna’’ e gjithė gjuhėve qė fliten sot nga popujt e botės. Shqiptarėt e gjuha shqipe kanė edhe si simbol shprehjen nė lidhje me pemėn e ullirit kur thonė se ‘’ E flet bukur shqipen si vaj ulliri!’’. 

            Gjergj Kastrioti vendosi edhe njė ligj  aq domethėnės, kuptimplot e vlerėsues pėr ta konkretizuar e pėrjetėsuar mė tej ndaj pėrkujdesjes e dashurisė adhuruese ndaj pemės mesdhetare tė ullirit, i cili rritej e njihej pėr shumė shekuj nga shqiptarėt si pema e dhuruar nga vetė Zoti! Kush ishte ky ligj, do pyesi dikush sot pas kaq shekuj!? Ligji i vendosur e detyronte ēiftin e ri qė para se tė merrte bekimin pėr martesė duhet tė mbillte 10 rrėnjė ullinj. Antikiteti i ullinjėve nė Shqipėri ėshtė mėse evident. Pema e ullirit ka njė shtrirje tė gjerė nga Ēamėria, Himara, Saranda, Vlora, Fieri, Berati, Lushnja, Kavaja, Durrėsi, Elbasani e Peqini, Rrogozhina, Tirana, Lezha, Kruja, Ulqini, etj. Egzemplarėt e gjetur nė zonėn e Tiranės si nė Petrelė, Lanabregas, Tufinė, Prezė , Brar, e Tujan, na tregojnė  lashtėsinė  e ullinjėve shqiptarė, tė cilėt kanė njė perimetėr deri nė 30 metra dhe vlerėsohen tė kenė moshė gati 3000 vjeēare.

            "Po, ullinjtė e Tiranės janė aq tė vjetėr", konfirmon profesor Hairi Ismaili, i cili i ka kushtuar gjithė jetėn e tij akademike studimit tė ullinjve tė Shqipėrisė, dhe nė veēanti atyre tė Tiranės. Kryeqyteti jonė kultivon rreth 600 mijė pemė ulliri disa mijėvjeēare tė varietetit “I Bardhi Tiranės", pėr tė cilėn Ismaili betohet pėr historinė e tyre tė pasur dhe cilėsinė e lartė tė vajit qė prodhojnė...

            E nė fakt, kush mund ta kishte imagjinuar se ajo pema e vjetėr e ullirit nė Tujan, nėn hijen e tė cilit jeni ulur sa e sa herė pėr ndonjė piknik me familjen tė ishte kaq e vjetėr; duke u bėrė dėshmitare e lindjeve dhe rėnieve tė perandorive duke i rezistuar gjatė kohės e duke na dhėnė akoma fruta edhe pas 3000 vjetėsh’’.

            Vaji i ullirit  duke patur ato vlera aq unike ushqimore nė dobi tė shėndetit tė njerėzve; edhe nga shqiptarėt ėshtė pėrdorur nė shekuj tek gjellėt apo nė sallatat e ndryshme pėr konsum nė tryezė. Nėpėr sallatat e ndryshme deri nė pjatat e baltės, hidhej kokrrat e ullirit tė bardhė qė shėrbente si ushqim e zbukurim i larmisė sė  produkteve tė tjera nė konsum ushqimi e qė jepte shije tė veēantė gjatė konsumit nė ngrėnie. Kjo traditė e ardhur nga shekujt, vazhdon edhe sot nga shqiptarėt nė shqipėri. Edhe nga studiues tė huaj pema e ullirit merr vlerėsimet e duhura, saqė nė librin e tij ‘’ “Tė pafajshėm nė dhe tė huaj” Mark Tuein e cilėson pemėn e ullirit si “miku i shpejtė i njė toke pa vlerė”. Qė nė fakt ėshtė e vėrtetė, duke qenė se pema e ullirit nuk pyet pėr thatėsirėn e nxehtėsinė, duke prodhuar shekull pas shekulli.  Po tė vėzhgojmė me kujdes se ku ėshtė mbjellė pema e ullirit, menjėherė tė bėn pėrshtypje dhe ėshtė evidente ,se kjo pemė magjike pėr nga vlerat ushqyese ėshtė mbjellė e mbillet nė toka joproduktive, pra nė toka tė varfra ( nė toka tė bardha) e tė thata. Kjo ėshtė evidente dhe e prekshme edhe nė Shqipėri. Nė kėtė kėndvėshtrim,Shqipėria si vend mesdhetar nė Evropė e vend i vetėm nė Evropėn Qėndrore- Lindore, i ka kushtet klimatike e gjeografike tė faforshme pėr rritjen e kultivimin e ullirit; madje tė njė cilėsie ekstra tė nxjerrjes e pėrpunimit tė vajit pėr konsum e nė tregjet Evropiane. Po t’u referohemi statistikave tė ndryshme, aktualisht nė Shqipėri ka 60 mijė hektarė ullinj dhe 10 milion pemė ulliri. Nė vendin e shqiponjave kulivohen disa lloj ulliri. Por vetėn 6 prej tyre janė mė tė pėrhapur dhe mė tė vlerėsuar nė kultivimin e tyre si: ‘’Kalinjoti’’, ’’Krypsi i Beratit’’, ’’Bardhi i Tiranės’’, ’’Krypsi i Elbasanit’’, ’’Mixan’’, dhe ‘’Himara’’, tė cilėt zėnė 85 pėrqind tė prodhimit nė vend me cilėsi tė lartė e shije klasike vlerash ushqyese. Po t’u referohemi fakteve  shifėrore, pema e ullirit nė Shqipėri zė rreth 8 % tė sipėrfaqes sė tokės sė punueshme e mbjellė nga kjo pemė frutore.

            Nė vitin 1996 rifilloi eksporti i vajit tė ullirit edhe nė vendet fqinje, si njė vaj i cilėsie tė veēant, pasi fabrika e pėrpunimit tė vajit u ēertifikua. Vaji i ullirit shqiptar duke qėnė unikal nė llojin e vet, mikloi Zotat Ilirė nė sofrat me shijen karakteristike e vlera tė lartė ushquese, por edhe me njė gjelbėrim kurore pėrgjatė gjithė stinėve tė vitit, merr fjalėn kuptimplote Made in Albania. Prandaj themi, qė pema e ullirit si njė pemė legjendare nga ku nxirret vaj prej frutit tė tij, e ka shoqėruar pėr rreth 8000 mijė vite historinė e njerėzimit. Ulliri ėshtė bimė – pemė mesdhetare e cila kultivohet nė Lindjen e Mesme, por mė von feniksit e shpėrndanė  kultivimin e tij nė gjithė brigjet e Mesdheut, duke filluar nga Afrika e deri nė Evropėn e Jugut.

            Me rritjen e prodhimit lindi edhe nevoja pėr ta pėrpunuar ullirin. Romakėt arritėn tė ndėrtonin edhe mjetet e para pėr shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonė e mė shumė edhe teknikat e konservimit tė vajit. Por, ndėrkohė qė kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonė e mė shumė, romakėt ndoqėn njė tjetėr teknikė. Ata provuan tė kultivonin nė ēdo territor tė pushtuar ullirin, pemėn e shenjtė pėr ta.

            Qysh nga lashtėsia e deri mė sot vijnė tė gjalla faktet e mėnyrės sė pėrpunimit tė nxjerrjes sė vajit nga frutet e pemės sė ullirit edhe nė Shqipėri. Shqiptarėt kanė ditur ta nxjerrin nė mėnyrė artizanale vaj nga kokrrat e ullirit. Nė Kavajė njihet prej shekujsh ulliri me emrin ‘’ Ullastėr ’’, i cili ka 15% vaj. Ai ka kokėrrėn e vogėl dhe ėshtė njė kultivar qė vjen prej shekujsh qė nga lashtėsia edhe nė ditėt e sotme qė gjendet me shumicė nė fshatrat kodrinore nė Lispatros, Kryezi, Zigulare, Zigxhafaj etj.    

            Teknologjia artzanale e nxjerrjes vaj  nga kokrrat e ullirit gjenden edhe sot e kėsaj dite nė kėtė zonė. Ne po japim pėrshkrimin tonė se si ėshtė ndėrtuar dhe fuksionon kjo teknologji artizanale nga banorėt e kėsaj treve, por edhe nė trevat e tjera ku kultivohet e pėrpunohet ulliri pėr tė pėrfituar vaj prej tij. Teknika e ndėrtimit tė mullirit tė nxjerrjes sė vajit nga ulliri ėshtė kjo:

            Nė fillim kemi njė pllakė guri tė sheshtė, ose qemeri i thėnė ndryshe e sheshtė, dhe pjesa lartė  tij vendoset guri i rrumbullaktė me gropė, vendoset aksi prej druri. Lėvizja e gurit bėhet me njerėz ose me kafshė. Guri i sipėrm ka njė peshė relativisht 2-3 kv.Gjatė rrutullimit, hidhen kokrrat e ulirit, bluhen ato e kthehen nė bėrsi.Qemeri poshtė ka disa kanale kullimi nga ku kalon  pjesa e lėngshme gjatė proēesit tė bluarjes sė kokrrave.Bėrsitė e dala gjatė bluarjes, hidhen nė kanistėr dhe vendosen nė vendin e quajtur Torqet.  Aty bėrsitė shtrydhen e merret vaj. Gjatė proēesit tė shtrydhjes bėrsive iu hidhet ujė i nxehtė dy herė. Pjesa e lėngshme grumbullohet nė enė tė mėdha, lihet rreth 20 mm e qetė derisa vaji tė dalė nė sipėrfaqen e ujit. Prej aty merret vaj i cili hidhet nė enė tė posaēme mbajtse tė vajit e pėrfituar nga shtrydhja e pėrpunimi i frutave tė pemės sė ullirit. Pra, kjo  formė ėshtė e trashėguar nė shekuj te shqiptarėt, e vėrtetohet lehtėsisht edhe nė ditėt e sotme. Por me zhvillimin e shkencės e tė teknologjisė, edhe nė shqipėri teknollogjia e nxjerrjes e pėrpunimit tė vajit ka ndryshuar. Nga njerėzit e kultivimit tė ullirit  tė kėtyre trevave , bėrsitė e pėrfituara janė pėrdorur edhe pėr djegie  e ngrohje, si edhe druri i prerė gjatė krasitjes sė pėrtėritjes sė ulirit. Prandaj edhe ka marrė epitetin ‘’Pema e ripėrtėritjes!’’. Nga vaji i ullirit shėrohen shumė sėmundje , prandaj nė shekuj njerėzit e kanė pėrdorur nė mbrojtjen e shėndetit tė tyre, saqė pėrmendet edhe nė librat e shenjtė, nė Kuran e  Bibėl. Aktualisht e fatmirėsisht nė shqipėri ekzistojn afro 100 rrėnjė ullinj, mosha e tė cilėve rezulton tė jetė afro 1000 –vjeēare. Pėr kėtė janė bėrė edhe analiza laboratorike.  Profesor,As, dr, Enver Isufi shprehet se ‘’ pas evidentimit tė hollsishėm, kemi arritur nė pėrfundimin se, drurėt e ullirit mė tė vjetėr nė vendin tonė ndodhen nė disa fshatrat e Shqipėrisė sė Mesme, si nė zonėn e Elbasanit, Peqinit, Tiranės, dhe pak nė Durrės. Mosha e tyre mund tė jetė ndoshta mbi 1000 – vjeēare’’.

            Specialisti i bujqėsisė shprehet edhe mė tej se ’’rasti nė fjalė ėshtė njė thesar pėr Shqipėrinė ku nė kodrat rrėzė malit tė Dajtit, nė Petrelė e nė qafėn e Tujanit ndodhen disa ullinj edhe mė tė hershėm tė vendit, dhe po punohet pėr t’i shpallur monumente natyrorė tė vizitueshėm nga turistė vendas e tė huaj’’. Me shpalljen e tyre Monumente tė Natyrės, do tė afrohen mjeftė shkenctarė e turistė tė cilėt kėrkojnė ti shikojnė nga afėr, fotografojnė, njohjen me historinė e tyre e vlerat e dobishme pėr shėndetin e njerėzve, bukurinė piktureske qė ka kjo pemė mesdhetare edhe nė Shqipėri. Pra, pema e ullrit ėshtė ‘’thesari’’ i  mbi tokės sė Mesdheut.

            Nė shqipėri ėshtė festuar e festohet edhe sot ( njė ditė nė vit), si dita e ullirit  duke mbjellė pemė tė ullirit. Prandaj, ulliri vlerėsohet nga njeriu si pema ‘’Magjike’’ dhe e vlerave tė mėdha tė pazvėndėsueshme ushqyese pėr shėndetin e njeriut. Shqiptarėt e kanė vlerėsuar dhe i japin vlera pemės sė ullirit edhe nė ditėt e sotme, duke e cilėsuar atė ‘Pema magjike!’’.

 

            Durrės, 30 Prill 2017.           

 

 

                                                                         

 

Pema shekullore e ullirit nė zonėn e Petrelės- Tiranė

 

 

 

Elementėt pėrbėrės tė mullirit nga ku nxirret vaj ulliri. Mėnyra artizanale e trashėguar qysh nga shkujt deri nė ditėt e sotme nė fshatin Zigulare tė Kavajės. Foto: Kadri Berberi, Maj 2017.

 

 

 

Mulliri ku bluhen kokrrat e ullirit.

 

 

 

 

Ullinj nė Zigulare.

 

 

 

Ullinj nė Zigulare.

 

 

 

Foto Xh. Cirongu, maj 2017