Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Unė banoj nė buzėqeshje

Shkruan: Suzana KUQI

Gazetakritika

       "UNĖ BANOJ NĖ BUZĖQESHJE"

       Janė katėr kritere, vetėm katėr pika qė pėrcaktojnė se kush ka shanse tė bėhet shenjt. Por mjaftojnė edhe tri. Pika e parė ėshtė tė shohėsh e tė komunikosh me engjėjt, nga e cila jam e pėrjashtuar. Epo mirė, thashė me vehte tek po fshija pluhurat, kam ende shpresė, tri tė tjerat dalin e mjaftojnė. Mora njė laps e njė letėr dhe u ula. Nuk mbaja mend kush vinte e dyta, sepse edhe renditja ka rėndėsinė e saj apo jo.



            Njė ditė mė ra nė dorė njė libėr qė titullohet “Hetim pėr ekzistencėn e engjėjve mbrojtės”, me dy fjalė fliste pėr engjėjt. Tani, problemi im nuk ėshtė se i besoj apo jo, njė herė qė mė hyn nė tru diēka, ekziston. Qė do tė thotė se engjėjt ekzistojnė, janė po aq realė sa jemi dhe ne, ani se nuk i shohim pasi gjenden nė njė dimension tjetėr, e secili prej nesh ka njė ose disa. E pėrse jo? Fundja nuk e thonė tė gjitha fetė kėtė? Madje edhe ata qė kanė eksperimentuar jetėn pas vdekjes, atė hark kohor kur njeriu vdes ose mė mirė shpallet zyrtarisht i vdekur dhe... rikthehet. Nuk dua tė pėrmend tė gjitha teoritė e atij libri, as pėr mėnyrėn se si i quajnė besimtarėt apo shkencėtarėt. E as tė merrem me atė problem tė vockėl nėse kanė apo s'kanė krahė. Ajo qė m'u fiksua ishte se edhe unė kam tė drejtėn e papėrjashtueshme e tė pamohueshme tė kem tė paktėn njė, timin dhe vetėm timin e mbi tė gjitha mbrojtės.

            Por nuk mė mjaftoi kjo, lexova se ka njerėz qė hyjnė nė kontakt e flasin me ta. Ah, tamam kjo nuk shkon, pėrse unė jo, kjo ėshtė e padurueshme. Pėrse duhet tė pres tė jem nė rrezik tė madh, ose nė fund tė jetės qė ta shoh si mė merr pėrdore pėr tė mė shoqėruar nė tunelin qė tė ēon drejt dritės ku do mė thonė nėse ka ardhur ora ime apo jo? Kėtė punė nuk e kanė problem ata qė kanė dhuntinė tė bėjnė udhėtime jashtėtrupore apo si i thonė astrale, por kjo dhunti ėshtė aq e veēantė sa e kanė pak njerėz, e unė sigurisht qė jo, ndryshe do ta kisha pikasur me kohė. E kush? Unė?! Mė vjen pėr tė qeshur, jam e mbėrthyer aq keq pas trupit tim e tokės, sa kam frikė tė hipi edhe nė biēikletė. Kur udhėtoj me avion blej njė barrė fjalėkryqesh qė tė humbas mendjen se jam mbi re, e jo mė tė kaloj nė dimensione tė tjera, do tė mė binte pika sapo ta kapja vehten mat njė centimetėr sipėr trupit. Punė qė nuk bėhet. Ai engjėlli im nė mė donė aq fort sa thuhet se duhet tė mė dojė engjėlli im... le tė zbresė pak, i lutem. Por nuk mė dėgjon...

            Thonė se engjėjt kanė njė sens tė zhvilluar humori. U kapa nė kėtė pikė, me frikė tė them tė drejtėn, pasi nuk e di masėn e humorit tė tyre. Pastaj, humori ėshtė i ēuditshėm pėr vetė njerėzit. A nuk ndodh shpesh qė qeshim me gjėra ose veprime qė tė tjerėt i bėjnė tė qajnė? Marrim njė shembull tė thjeshtė, dikė qė pengohet e bjen nė rrugė. Edhe se shtrembėrohemi ca duke imagjinuar dhimbjen qė i ėshtė shkaktuar, nuk e mbajmė dot gazin. Kam pasur njė shoqe, nėna e sė cilės gajasej sa herė qė shihte dikė tė rrėzohej. Nė rininė time, nė njė xhiro qė bėnim me shoqe, njėra u pengua e ra. Isha e vetmja qė e mbajta gazin dhe u pėrkula mbi tė pėr ta ndihmuar tė ngrihej. Po kujtoni se ma diti pėr nder dhe mė falėnderoi? Aspak. Mė pa me inat nga aty poshtė e mė kėputi njė batutė tė mprehtė e tė thartė: “Po ti pse nuk qesh?” Le tė mos flas pėr njė kolegen time qė i ndodhi e njėjta gjė e dy vajzat e saj qė i ka goxha tė rritura, aq tė rritura sa janė martuar, nuk i linte gazi t'i afroheshin mamasė sė tyre. Ja pra, kur pėr njerėzit qė e njohin dhimbjen fizike humori i bėn tė pandjeshėm, ē'mund tė mendoj pėr engjėllin tim... Por siē e thashė mė lart, mjaft qė njė gjė apo ide tė tė hyrė nė kokė... Nuk kisha derman... Thashė tė provoj ta zemėroj...


            Njė ditė, nė njė udhėkryq

            hapi m'u step diku

            fėshfėrima krahėsh, tri hėna e dy diej

            nė shkėlqimin e bukur tė dy syve tė huaj...

           
            ...gjithė ē'mė kish munguar, gjithė ē'kisha dėshėruar kėtu

            nė njė tjetėr botė, nė njė tjetėr jetė,

            sa hap e mbyll sytė m'u fanit e... sa hap e mbyll sytė u zhduk...


            ... tunda kokėn e vazhdova tej e tej iku dhe tjetri kokėn duke tundur

            nė njė udhėkryq tė njohur, dy tė panjohur perfektė

            tri hėna, dy diej, fėshfėrima flatrash qė shkriheshin nė atmosferė...


            ē'kish ndodhur vallė...

            engjėlli im me atė tė tjetrit ish dashuruar me shikim tė parė

            e iku e mė la...


            ē'rreshta tė sikletshem, po aq sa kur i bėj pyetje vehtes

            fundja nė kėtė botė ē'gjė tė rėndėsishme bėj...

            ...asgjė, por tė paktėn ndihmoj tė dashurohen engjėjt...


            E shkrova me njė frymė nga frika se hija e engjėllit tim do tė ma mbante dorėn nė kėtė akuzė qė i bėja. Ja kėpus kot se ata nuk bėjnė hije, janė bėrė prej drite. Thėrrita tim bir t'i hidhte njė sy e tė mė kontrollonte gabimet ortografike.

            - “A thua do tė mė zemėrohet engjėlli”?- e pyes si padashje duke pritur tė mė thosh se flisja budallallėqe. Aspak, m'u pėrgjigj thjesht:

            -”Pyete”!
            Nuk e zgjata, e nisa pėr publikim nė njė sit. Pas dy minutash njė mesazh. Poezia refuzohet pėr dy gabime ortografike. E bukur kjo. E korrigjova por nuk po ma mbante ta rinisja. Nuk e di pse m'u fiksua qė engjėllit tim nuk i kishin pėlqyer kėto rreshta tė sikletėshme e mė paralajmėronte tė mos kruhesha me tė. Shkova nė kuzhinė kredhur nė mendime. Paralajmėrim, shaka apo koincidencė? Jo, gjėrat duhen sqaruar. U tek kompjuteri dhe e nisa pėr sė dyti. Dy minuta e ja tek vjen njė mesazh tjetėr: poezia refuzohet sepse nuk hyn tek aforizmat. Aforizmat... ē'punė kishin aforizmat, isha e sigurt qė kisha klikuar tek poezia. E lashė, shkova pėrfundimisht nė kuzhinė dhe nuk e preka mė kompjuterin derisa ika nė punė. As kur u ktheva, po ku mė rrihet...thashė ta zgjas pak ditėn tjetėr...

           
            isha gabuar, engjėlli im u kthye

            me sens tė zhvilluar humori

            lozi me tastjerėn, lozi me gishtat e mi

            pėr tė mė thėnė

            nuk bėhet shaka me engjėjt...

 

 


            Ta shohim tani, thashė me vehte dhe e rinisa edhe se isha e bindur se poezia ishte e sikletėshme, pa asnjė vlerė e mėkat tė quhej poezi. Se nga e gjetėn njė kleēkė tjetėr e prapė nuk e botuan. Hoqa dorė nga ajo pėrfundimisht. Aq mė bėnte se nuk i pėlqeu botuesit apo engjėllit. Lashė kompjuterin e mora tė vazhdoja tė lexoja librin.

            Nga teoritė qė hasa, njėra mė bėri me tė vėrtetė pėrshtypje. Sipas saj, ne, d.m.th. secili prej nesh, i zgjedh para se tė vijė nė jetė bashkėshortin, fėmijėt, prindėrit dhe... jo pėr miqtė nuk bėhej fjalė, as pėr dashuritė e vogla domethėnė ato qė mbesin nė mes tė udhės. Kjo sikur mė ngatėrroi ca. Prindėrit, mirė le tė themi se kjo hahet. Bashkėshorti... mund tė hahet gjithsesi. Fėmijėt... e pėrse jo? Nė pamje tė parė gjė qė bėhet. Por ama... nuk jemi vetėm ne qė i zgjedhim, tė njėjtėn tė drejtė kanė edhe ata. Pastaj mbi ē'kriter bėhet kjo zgjedhje, pėr tė pasur njė jetė pa telashe e probleme apo tė mbushur me to. Gjithsesi nė tė dy rastet, ec e gjeji, zgjidhi dhe vendosi kėrkesat e tė gjithėve mbi njė emėrues tė pėrbashkėt. Jo, jo ankohemi kot, kot fare kur flasim pėr problemet tona, kur na pėlcet koka pėr tė zgjidhur ndonjė prej tyre qė na ka zėnė derėn. Ma do mendja se mė shumė jemi lodhur pėr tė zgjidhur kėtė ekuacion tė vėshtirė pa ardhur nė jetė, kjo qė kemi kaluar, po kalojmė e do tė kalojmė nuk janė gjė fare. Njė shėtitje nė rastin mė tė mirė, njė vrap me pengesa nė rastin mė tė keq. Nga dita qė vijmė deri ditėn qė ikim nga...

            E lashė edhe kėtė kapitull nuk i dhashė dum. Nisa kapitullin tjetėr qė pėr ēudi i anashkalonte engjėjt e merrej me shenjtėt. Kam mbetur kėtu. Jo pėr mungesė kohe, atė nganjėherė sikur e sajoj, por... nuk e di se ē'mė hipi nė kokė... njė si lloj krahasimi me vehten. Janė katėr kritere, vetėm katėr pika qė pėrcaktojnė se kush ka shanse tė bėhet shenjt. Por mjaftojnė edhe tri. Pika e parė ėshtė tė shohėsh e tė komunikosh me engjėjt, nga e cila jam e pėrjashtuar. Epo mirė, thashė me vehte tek po fshija pluhurat, kam ende shpresė, tri tė tjerat dalin e mjaftojnė. Mora njė laps e njė letėr dhe u ula. Nuk mbaja mend kush vinte e dyta, sepse edhe renditja ka rėndėsinė e saj apo jo. U ēova tė marr librin, katėr hapa deri tek tryeza ku e kisha vėnė. Katėr tė tjerė pėr t'u kthyer nė karrike dhe... karrikja u pėrmbys me mua sipėr. Nuk thonė kot se engjėjt kanė njė sens tė zhvilluar humori, por ky i imi nuk e ka fare idenė se kur rrėzohesh vritesh e mua tani po mė dhėmb gjuri. E kam parasysh se po rri e mė shikon dhe se ėshtė i inatosur pėr budallallėqet qė shkruaj, por le tė gjejė njė mėnyrė tjetėr pėr tė komunikuar me mua. Ēfarė u bėra unė, e ka idenė ai se peshoj mė shumė se gjashtėdhjetė kile e nuk jam bėrė vetėm prej drite... Jam e zemėruar...

            Pra ku e lashė fjalėn. Nga pika e parė jam e pėrjashtuar. Pika e dytė ishin stigmatet, shenjat qė ju dilnin nė trup, njėsoj si tė plagėve tė Jezusit nė kryq shoqėruar me dhembjet e tyre. Ato tė shkreta vuanin pasionin e Krishtit ēdo tė enjte e tė premte e mbeteshin sėmurė pothuaj gjithė jetėn. Sipas kėtij libri qė kam nė dorė, Jezusi i zgjedh si gratė e tij me tė cilat martohet nė mbretėrinė e qiellit pasi tė kenė vuajtur fizikisht nė tokė. Kėtu mbushem mirė me frymė, pasi nuk e di pse, po ndjehem ca si e lehtėsuar qė nuk jam e denjė pėr tė qenė e zgjedhura e tij. Edhe kėshtu kam mjaft dhimbje kurrizi e kockash, ca nga puna e ca nga mosha. Pra dy pikė nuk i plotėsoj. Nuk kam asnjė shpresė tė bėhem shenjtore, por kurioziteti nuk mė lė. E treta ishin mrekullitė. Me keqardhje pranova se edhe kėtė pikė nuk e plotėsoj, nuk kam bėrė asnjė mrekulli, madje ato cilėsi tė mira tė mia qė nganjėherė shfaqen vetvetiu, si shuarje sherresh, gatishmėrinė time pėr tė ndihmuar njerėzit nė nevojė, buzėqeshjen qė nuk e kursej... nuk quhen cilėsi, sot quhen mangėsi karakteri. Nuk mund tė ngrihem e tė rri nė ajėr, nuk mund tė dyzohem e tė shfaqem nė dy a mė shumė vende njėherėsh, nuk di tė zhvesh shpirtrat e njerėzve e t'u bėrtas atyre pėr mėkatet qė kanė bėrė... nuk e bėj dot as me timin... Edhe se dėshirėn e kam tė madhe, mbetem pėrfundimisht nė atė kategori njerėzish qė :

 “Gjėrat e mundshme i bėj shpejt, tė vėshtirat pėrpiqem t'i bėj, pėr mrekullitė po mundohem tė pajisem”!

            Pra me pak fjalė nuk bie aspak erė shenjti. Por mbeti pika e katėrt dhe shpresa sikur nisi tė bulėzonte. Nėse vėrtetohet kjo, ato pikat e para mė marrin tė keqen, ose zbulohen se i kam pasur por asnjė nuk i ka vėnė re pėrfshirė edhe mua, ose sajohen nė atė mėnyrė sa bėhen tė besueshme. Sepse ishte mė e prekshmja pėr ne vdekatarėt e thjeshtė, pesėdhjetė pas vdekjes trupi mbetet i paprishur nėntokė. Nė kėtė rast tė gjithė do ta merrnin vesh, e dyshoj se do ta merrja vesh unė. Sa para bėn kjo pikė sa mė ngjalli shpresat kot, nuk e vėrtetoj dot. E lashė...

            Ende nuk e kam mbaruar librin. Do ta lexoj deri nė fund edhe se ecėn ngadalė. Dua tė shoh se ku do tė dalė autori. Deri tani kam kuptuar se jo vetėm qė vuajmė nė kėtė botė, por vijmė pikėrisht pėr tė vuajtur, e kush vuan mė shumė ėshtė mė i shpėrblyer nė botėn tjetėr.

            Mos vallė ka njė farė tė drejte... vallė jeta atje lart ėshtė aq e bukur dhe e qetė sa bėhet monotone e njerėzit i merr malli pėr njė dorė vuajtje... e kthehen duke u vėnė nė garė se kush do tė zgjedhė kombinimin qė sjell mė shumė... E kush e di. Njė herė duhet tė mbaroj atė libėr qė nuk po mė hiqet nga dora.

            Mė nė fund i erdhi radha tė bėj paqe me engjėllin tim e t'i kėrkoj falje. Duhet tė mė kuptojė se fajin e ka ose libri ose niveli im qė nuk mė lejoi ta kuptoja. Ama njė gjė tė bukur e kuptova dhe e shkėputa:

            “ Mos harroni kurrė, tė dialogojė me tė mbrojturin e tij, ėshtė gjėja qė do tė donte mbi tė gjitha njė engjėll dhe ėshtė i pajisur me njė sens fenomenal humorizmi sepse banon nė buzėqeshje.”



            “Buzėqeshja ėshtė simbol: Zotėrimi mbi materjen

            Ashtu si kur lexon njė libėr, e afron drejt vehtes

            mė mirė pėr tė parė

            Nėse do tė mė lexosh, afromu pranė

            Unė banoj nė buzėqeshje

            Unė nuk mund tė qaj”