Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - “UN” DHE DASHURIA

Shkruan: Alban GURI 

      

“UN” DHE DASHURIA

 

 

Librin e autorit Alban Guri, ""Un" dhe dashuria"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

http://albanopoli.wordpress.com

 

 

 

 

 

 

            ZILIA NJEREZORE, ARMIKU ME I MADH I QYTETERIMIT!

 

            Tė gjithė pa pėrjashtim, flas pėr ne njerėzit, sot shtrojmė problemin e ecjes pėrpara si shoqėri duke thėnė shpesh “Po si dreqin po shkon kjo punė kėshtu? Nuk merret vesh asgjė! Njerėzit janė kthyer nė kafshė!”… e tė tjera si kėto. Argumentin mbi kafshėn-“njeri” qė ka si pikėmbėrritje njeriun dhe mundohet t‘i ngjajė atij, kam tentuar ta paraqes tė detajuar nė pjesėn e titulluar “Qyteti xhungėl ku mbretėron njeriu”.

            Por problemi ngre kokė dhe ne luftojmė me kėto shprehje e ide sa herė qė na preken interesa personale, sa herė qė dėgjojmė ose vėrejmė fenomene qė na dėmtojnė ne, ose tė njohurit tanė. Bėhemi kėshtu pjesė e padiskutueshme e observatorit shoqėror, i cili nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme konstaton se jo vetėm qytetėrimi nuk po bėn mė ecje pėrpara, por ai po pėson kthim mbrapa. Vlerat po bien kokėposhtė, me rėnie tė lirė, siē vėrtetohet mė sė miri nė ligjet themelore tė fizikės kur kurba e energjisė mbėrrin pikėn e saj kulmore dhe mė pas kthehet nė nivelin prej nga u nis.

            Me kėtė shqetėsim ballafaqohemi ne shqiptarėt e prapambetur… por edhe mbarė bota e zhvilluar e njerėzve. Ka padiskutim njė kthim mbrapa nė vlera, marrdhėnie njerėzore dhe konceptimin mbi tė ardhmen sot tek pjesa dėrrmuese e individėve. Qėniet, qė nganjėherė vetquhen njerėz e nganjėherė sforcohen tė sillen si tė tillė, nuk kanė mė sy tė kthjellėt pėr tė parė botėn, shtėpinė e tyre. Ata tashmė e shohin ēdo gjė nėpėrmjet ekranit televiziv, reklamave publicitare dhe syzeve tė diellit qė janė bėrė kusht i domozdoshėm pėr status qytetarie. Ata nuk kanė mė memorie. Kanė harruar nga dhe si erdhėn deri kėtu nė vitin 2006 pas Krishtit, nė epokėn e mirqėnies, komoditetit dhe teknologjisė sė pėrparuar. Ata nuk po vlerėsojnė mė objektivisht dobishmėrinė e antibiotikėve, energjisė elektrike, telefonisė, motorrit me djegie tė brendshme dhe tė mikroproēesorėve. Individėt sot e shohin tė gjithė kėtė arritje si njė vitrinė mallrash pėr t‘u blerė dhe pėr t‘u patur brenda sferės private tė kontrollit tė gjithsekujt. Si njė mall pra pėr t‘u vėnė nė dispozicion tė kėnaqėsive dhe kapriēove tė secilit prej tyre qė i pėlqen tė vetquhet njeri, por qė ndoshta i tillė nuk ėshtė.

            Jo tė dashur individė, ose qėnie me aspirata tė larta njerėzore! Si tė doni po ju quaj. Nuk ėshtė kėshtu. Kėto arritje tė mrekullueshme qė pėrmenda, janė fryt i pėrpjekjeve dhe i mundimeve, i luftrave dhe i sakrificave tė njerėzimit nė mijra vjet. Njerėzit janė pėrballur gjithnjė me kafshėt e pyllit e tė malit. Janė pėrballur me gjithė llojet e fatkeqėsive natyrore. Kanė luftuar edhe me mėnyrėn e grupimit nė tufa qė kanė si karakteristikė kafshėt me fytyrė njeriu tė cilat synojnė pushtetin dhe e kanė bėrė kėtė pėr tė mbojtur vlerat e qytetėrimit dhe meritokracinė. Janė pėrballur edhe me tradhtinė dhe xhelozitė brenda llojit tė vet, pa ia kanė arritur kėtij stadi qė gėzojnė sot…

            Por qė me naivitet, indiferencė e pa e kuptuar, po e humbasin dalngadalė.

 

 

            Pra, jam duke vėnė theksin nė fijen e hollė konceptuale qė ndan tė mirėn nga e keqja, zhvillimin nga regresi, harmoninė midis njerėzve nga pėrēarja, dashamirėsinė ndaj tė ngjashmit ose urrejtjen e pashpjegueshme ndaj tij. Dhe kjo gjendje e turbullt, ky sensacion djallėzor, kjo humnerė e errėt dhe e thellė nė mendjet dhe nė zemrat tona, ėshtė zilia.

            Ne shqiptarėt kemi gojdhėnat tona me vėllezėrit ziliqarė, ku njėri prej tyre refuzonte tė kishte tė mira tė bollshme, mjaft qė tė shihte tė skamur vėllain tjetėr e pėr t‘ia arritur kėsaj impenjohej e lutej ēdo ditė.

            Edhe grupimet e tjera shoqėrore, etnike, kulturore, politike, kanė shembujt e tyre mbi kėtė argument, ku zilia merr supremaci ndaj dashamirėsisė dhe bashkėpunimit.

            Ne tė gjithė po harrojmė tė dashur miq, se njerėzimi ka notuar nė gjak me mijra vjet pėr tė siguruar zjarrin pėr t‘u ngrohur, veglat e punės, pak drithė, pak bukė, mė pas rrotėn pėr tė lėvizur, disa kėshtjella e  nė vazhdim disa qytete. Mė vonė akoma erdhėn shkollat, barnat dhe spitalet. Pėr tė mbėrritur nė shekullin e 20-tė ku vetėm nė gjysmėn e dytė tė tij, zhvillimi pati njė hov kaq tė madh, sa mund tė themi se vetėm nė 50 vjetėt e fundit njeriut iu realizuan pjesa mė e madhe e aspiratave tė tij. Ai mbėrriti deri aty sa tė fluturojė.

            Pėrballja me tė keqen, me sfidat dhe me paditurinė, i shkaktoi humbje tė mėdha njeriut nė shekuj, por gjithsesi ai triumfoi. Sot, kurba e zhvillimit ka mbetur nė vend. Realisht po kthehet mbrapa pėr gjithė motivet dhe shembujt qė njohim, pėr ato qė thamė mė lart dhe pėr ato qė do rendisim mė poshtė.

            Tronditjet ndihen mė tė forta aty ku mirqėnia ka arritur maksimumin. Tragjedia qė zilia prodhon, konsumohet mė sė shumti aty ku nuk mungon asgjė. Vemė re shpesh herė se “metastaza” e zilisė avancon pikėrisht mes bollėkut; mes bankierėve, industrialistėve, pasanikėve, njerėzve tė famshėm. Ajo konsumohet aty ku asnjėri prej nesh nuk sheh mė brenda vetes, brenda shpirtit dhe brenda sferės sė jetės tij personale. Kėshtu njeriu po thėrrmohet ēdo ditė pa e kuptuar, thjesht nga ekzistenca e tjetrit. Ai turbullohet edhe vetėm duke e parė tjetrin, thjesht duke dėgjuar pėr tė, pavarėsisht se trashėgon ose thjesht gėzon tė njėjtat kushte shoqėrore dhe ekonomike, tė cilat shpeshherė janė optimale.

 

       Pjesė nga libri: ""Un" dhe dashuria"