Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - UNĖ  ISHA ATY

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

UNĖ  ISHA ATY

Tregim

 

       E solla ashtu si mė erdhi dhe mė nuk shtoj asnjė fjalė. Po tė shtoja, mė duket se i ikte dhe shija dhe kripa. A mė sėmboi njė e-mail i tillė? As qė e mohoj, por, nė se vihem nė kėrkim tė James, kam frikė se prish njė tabu. Edhe kaq, besoj se ia vlen.

 

       Tek kthehesha nga njė promovim libri,  hyra nė kompjuter qė tė shkruaja pėrshtypjet e mia nga promovimi. Kam njė praktikė pune: sė pari, vėshtroj e-mailet nga miq e tė njohur se, ndoshta, pėr ndonjė nuk pret puna pėr njė pėrgjigje. Dhe u ēudita qė nė adresėn time elektronike kish ardhur pėrmjet e-mailit ky tekst ku fekste titulli: "Unė isha aty!". Pa dyshim, jo vetėm qė e lexova me kėrshėri, por, nuk kam se si e mohoj njė fakt shumė domethėnės: u mundova tė ēaja mjegullėn qė kish vėnė koha mbi  kujtesėn time. Personi qė ma shkruante, nuk ish se fshihej "pas gaxhoit", kur thonė, por qe defekt i kujtesės sime dhe aq. Ende jam rob i asaj mjegulle dhe jam i sigurt: edhe po tė jem ballas me tė, as qė do ta dalloj. Se kanė kaluar jo pak, po plot pesėdhjetė vjet.

 

*     *    *

 

            Unė do ta sjellė pak me "arna" tekstin qė mė erdhi dhe dua, qė, sado pak, tė ndėrtoj "legjendėn"  pėr tė zhbiruar njė ndodhi tė gjysmė shekulli  mė parė. Dhe pėr  mos e bėrė tėrkuzė, po flas nė vetėn e  parė, siē mė flet e panjohura qė, ndoshta, nuk do arrij ta takoj.

 

  *    *   *

 

            E di qė do ēuditesh. Dhe ke plotėsisht tė drejtė. Kanė kaluar plot pesėdhjetė vjet dhe unė po heq siparin, pėr tė pėrqasur atė pak kohė kur kemi punuar bashkė. Kemi punuar?! Po tė ishte pėr kaq, as qė e vlente qė tė shkruaja. Por ka ndodhur mė shumė se sa kemi punuar. Tek do flas ēiltėr, e kam vėnė kryqin mbi shpinė dhe nuk kam mė droje. Jo vetėm jam njė gjyshe, por, pėr fat tė keq timin, vuaj dhe nga njė sėmundje qė nuk lė vend pėr shumė entuziazėm. Pse po flas tani? Epo pas pesėdhjetė vjetėsh hapen  arshiva sekrete shtetesh dhe jo mos rrėfehem unė qė tani jam pėr "andej" nga nuk  kthehesh mė.

            Lajmi erdhi para se tė vije ti. Drejtori komunikoi nė personel: gjuhėn e letėrsinė nė shkollė do ta japė njė mėsues qė vjen nga Fieri. Dhe, kur drejtori, tha emrin tėnd, Lilua, qė tė njihte qė nga shkolla e mesme, tha: - Aha, kur do tė ketė bėrė ndonjė "proēkė" se jo mė kot e bien nga 60 km larg. 

            - Ka bėrė ē'ka bėrė, ka bėrė se ka gjetur, po kėtu... me demek, jam zot unė, e kishte pėr vete drejtori. Po Lilua si Lilua, as qė u druajt nga drejtori, po vazhdoi me tė tijėn:- More e njeh atė ti? Pėr tri vjet me radhė nė shkollė ka qenė me notė tė thyer nė sjellje dhe shkollėn e mbaroi se qe i dalluar nė mėsime.

            -Po lėna, o Lilo, me gjithatė. Se kėtu ka zot hauri. Lilos sikur i hante hunda pėr sherr.

            Drejtor,- tha Lilua,- mos tė duket vetja mė i zoti se Vasil Kamami, ty?

            -Po ē'hyn, Vasil Kamami?

            - Hyn, si nuk hyn? E njoh  mirė unė: sa punon mirė, aq dhe kokėshkretė  ėshtė. Ne, tė tjerėt, veē dėgjonim dhe mezi prisnim se ē' mostėr do ishe. Kur erdhe ti, s'ėshtė se tė lije pėrshtypjen e njė njeriu qė, pse kishe bėrė njė "proēkė", pa dhe tė kishin degdisur larg. Shumė larg. Ne qemė  mbledhur nė personel dhe ti na pėrshėndete. Lilua t'u hodh nė qafė dhe, pa lėnė tė bėsh as gėk as mėk, tha duke qeshur:- Epo sa ndreqet gunga e gungaēit, aq ndreqesh dhe ti. Po hė, mė qafshė,- tė shpoi ai,- ē'korroqyqe bėre?

            -Po, jo , mor Lilo,- u pėrjgigje gjysmė me tė qeshur,- jam ushtar i partisė dhe shkoj atje ku mė thėrret detyra.

            - Dhe kush? Njė si ti? Po unė shpohem nė hundė,- vazhdoi Lilua,- kur mos  ia ke bėrė bamp.

            Por ē'ta zgjat? Ti fillove punėn dhe ne qė nuk tė njihnim, prisnim kur do filloje qė tė bėje nga ato "proēkat" qė thoshte Lilua. Le "proēka" qė nuk bėre, po ne, tė gjithė, po tė shikonim me njė sy tjetėr. Nxėnėsit tė donin dhe unė mend plasa nga zilia, kur Moza, motra ime mė e vogėl qė vazhdonte klasėn e shtatė (atė kohė shkolla ishte me 7-vjet), mė tha: - Jame (pėr dijeni unė jam Bajamja qė i jepja ato lėndė para se tė vije ti), e di se sa mirė qė shpjegon. Edhe kur vjen ora e pestė as qė e ndjejmė lodhjen apo urinė. Harrohemi pas tij. Sidomos, kur reciton! Mandej, ca nga ca, ti po lakoheshe dhe nėpėr shtėpitė e fshatit ku bujtje si jabanxhi. Siē duket,- i them Lilos,- ai miku yt  ėshtė djegur nga qulli dhe po i fryn kosit. Dhe Lilua, ma pat mu nė sy tė tė gjithėve:

            - Jame, po cila nuse e theu shtėmbėn qė nė javėn e parė? Fliste me rromuze Lilua dhe mė shumė i binte pragut qė tė dėgjonte dera. Ke parė ti qė Lilua kish patur tė drejtė. Sa kish hyrė nėntori (dy muaj kishte "nusja" qė pritej tė bėnte "proēka") dhe, kur tė dėgjojmė ty qė i thoshe drejtorit. I thoshe... aha, qe larg kjo "thoshe", po bėrtisje: - Ore, xhuxhmaxhuxh (nuk ėshtė pėr tė qeshur, por drejtor-ziu qe mė i shkurtėri nga tė gjithė), po kujt i flet me atė gjuhė ti? A e di se ēfarė tė bėj? Tė kap prej zverku e tė hodha nga kėtu tek pėrroi i Gadurovės! Dhe u sule andej, po Lilua qė t'i dinte "huqet" tė doli pėrpara dhe tė solli nė personel. Neve na u bė qejfi qė ia theve atij "buburrecit" qė xhėē i dukej vetja. Unė qė atė ēast, fillova qė tė shikoja me njė sy tjetėr dhe, sikur mos mjaftonte kaq, nuk mė linte rehat Moza. - Jame kėshtu e Jame ashtu. Kur na tregoi pėr "Manteo Falkone", kur pėr "Vajza e kapitenit". Po ku mbaroheshin "kuret" pėr ty. Dale, dale,- tha Lilua. Prapa vjen haberi.

 

  
            Dhe "haberi" erdhi. Sado qė qe "haber" i hidhur, unė e kujtoj sikur ka ndodhur sot. Ka qenė ditė e shtunė e nėntorit tė vitit 1964. Drejtori apo xhuxhmaxhuxhi si e "pėrkėdhele" ti, qe hakmamrrės i egėr. Kur nuk mundej vet, donte qė tė "vriste" me  duarėt e botės. Fyerjen ( nuk qe fyerje, po kėrcėnim!) tėnde  nuk e pėrtypte dot. Kish lajmėruar inspektorin dhe ai, si tė ish pas derės, u rrėfye nė mėngjesin e asaj tė shtune. Atė tė shtunė nuk e harroj dhe, pse nuk e harroj, po tė dėrgoj dhe kėtė e-mail qė nuk ėshtė imi. Gjykuar kėshtu, ky do jetė i pari  dhe i fundit. Po sa rėndėsi ka tanimė kur "byreku" qė po "gatuaj" tanimė ėshtė i djegur. Po le tė mos ngutemi. Ēdo gjė me radhė. Mbrriti inspektori. Si erė me shi dhe, si e rrahėn mirė  e mirė problemin, kokė pėr kokė, inspektori i zgjati tentakulat e hakmarrjes. - Do na shohin sytė ndonjė adhap,- foli Lilua. Kur pamė inspektorin qė seē bisedoi me ty dhe, mandej, hyri pas teje nė orėn e mėsimit, e dinim se ky "kontroll si me porosi", kish njė prapavijė  tė keqe. Kur mbaroi mėsimi, ne u futėm nė sallėn e personelit dhe, ndėrsa prisnim seē do thoshte inspektori, pamė qė ky hyri me drejtorin nė drejtori. Drejtoria qe ngjitur me personelin. Qe drekė dhe, ndėrsa prisnim ē'do bėnim, pamė qė njė nga mėsuesėt (gjithmonė si nė tėrė kolektivat dhe kėtu kishte nga ata qė qenė "sytė e veshėt" e pushtetit),  nga shtėpia solli njė pulė tė pjekur, njė shishe me raki dhe nė njė sini ca vesha rrushė.

            - Do hanė,- thamė ne,- po si nuk e thirrėn dhe Fatmirin se vetėm ky ėshtė jabanxhi.

            Ti as qė e bėre veten, por tek tė shihja nga banka ku qeshė ulur, tė lexohej njė shqetėsim i madh. Hėngrėn e pinė sa u dėndėn dhe, pėr turpin e tyre, tė servirėn ty "diēka" nga ajo qė kishin lėnė. Turp i madh. Mallakastra ėshtė e varfėr, po pėr mikun bėhet copė. Kur ta zgjatėn atė "pjatė lėmoshė", ti nuk e deshe veten, por e ruajte gjakftohtėsinė.

            - Tė faleminderit,- i the atij syfetit qė u shėrbente,- por nuk mė hahet. Ndėrkaq, erdhėn  ata. Drejtori dhe inspektori. Drejtori, dy pėllėmbė mbi tokė dhe inspektori, i gjatė si njė hosten nga ata me ēapė qė bujqit e pėrdorin kur lėrojnė.

            Tani,- tha inspektori,- do fillojmė mbledhjen e kėshillit pedagogjik.

            Me leje,- fole ti. A ka mundėsi qė tė largohem unė, se jo vetėm jam larg, po kam dhe njė javė pa shkuar nė shtėpi?

            - Jo, mor jo,- foli tėrė mlllef inspektori. Paske njė javė? Epo punė e madhe se ke njė javė. Ti do ikėsh nė shtėpi, kur tė duam unė dhe ky. "Ky", merret vesh qė qe drejtori. dhe kaq mori pėrpjekur, sa u duk se u rrit nja dy pėllėmbė tė tjera. Ti, dalėngadalė, si puna e asaj makinės qė sa ndizet dhe merr xhiro, po e rritje tempin dhe, pėrsėri, u mundove tė ruaje gjakftohtėsinė:

            - Dėgjo, mor shoku inspektor, unė jam dakord me tė gjitha ato qė do diskutohen kėtu, por pa merrni pak me mend: jam familjar; kam njė ēun tė vogėl nė shtėpi pėr tė cilin mė ka marrė malli.

            -Avash, avash se na pėrgjėrove nga malli!- hingėlliti ai. Kur tha kėshtu, atėherė ti shpėrtheve:

            -More abrash qė nuk i ke lėnė gjė gorillės, mos fol mė se ta mora atė tepsinė qė ke aty pas dhe ta vėrvita surratit. Shimpanze! Tfu!- mbėshtyte. Jo vetėm "dordolecėt" u futėn si kėrrminjtė nė guackė, por dhe ne u  mpimė. Bėre kėshtu, hodhe xhaketėn mbi sup dhe deklarove: - Juve, tė dyve, kurrė tė mos u shoh surratin! Ditėn e mirė, shokė. Dhe dole. Mė nuk erdhe nė shkollėn tonė. Unė tek tė shihja qė dridheshe nga inati, fillova tė tė doja. Tė tė doja sipas mėnyrės sime. Femrat i duan njerėzit e guximshėm. Tė doja po as tė thashė dhe as mė the gjė. Mbledhja u prish (ajo paskej qenė enkas pėr ty) dhe, tek more ēantėn me libra nga klasa, unė tė rashė pas:

            -Edhe unė sot jam pėr Fier. Do shkoj nga halla. Do mė presėsh?

            -Patjetėr,- the ti.

 

*   *  *

  
            Shkova nė shtėpi dhe, sa bėra kėmbė tė bashkohesha me ty, ime ėmė ma priti: - Deri nė Fratar do tė vijė dhe Petriti (im vėlla i vogėl). Aq u mėrzita, sa doja tė kthehesha, po ti po prisje. Me njė barrė turp, erdha sė bashku me tim vėlla.

            -Paske marrė trim me vete!- shpotite ti.  Unė u skuqa. Po a flet "faji"? Ca mė tepėr qeshė si "fajtore" pa faj. Bėmė goxha rrugė tok. Po qemė tre. Vetėm e mbaj mirė nė mend qė tė thashė:- A ē'ua bėre mirė atyre dyve, ndyrėsirave! Ti as pohove dhe  as mohove. Prita qė tė thoshe ndonjė gjė, por siē duket nuk tė linte "trimi", sado qė qe nxėnės nė klasėn e katėrt fillore. Kur zbritėm nė Fratar, dita qe thyer fare dhe kėmbė makine pėr Fier nuk kishte. "Skodat" tė ngarkuara me qymyr nė Memaliaj, vendet i kishin tė zėna dhe ne, pėr ta bėrė pak mė tė lehtė gjetjen e njė makine, u dhamė kėmbėve pėr nė Bejar. Se nė Fratar kish tė tjerė hallexhinj si ne. Prit e prit dhe po errej. Aha, - the ti, - natėn do ta gdhijmė tek mullarėt e Bejarit, se makinat sikur kanė vdekur. Mua m'u duk se u rrotullua dynjaja dhe u kthye pėrmbys. Tek mullarėt e Bejarit dhe me kė? Me kėtė qė ėshtė i famshėm pėr "proēka!!!". Epo laj-thaj, unė e ti qemė e bjerė pėrmbys. Ti nuk e di seē tirrje me vete, po unė asaj "furkės" sime i kisha vėnė njė goxha shtėllungė qė vetėm frikė tirrte. Mend po dridhesha nga e keqja. Kur dhanė ballė dy pleq tė moshuar. I ngulėn dhe ata putrat aty. Pėr Fier, jemi dhe na, - tha plaku. Plaka nuk u ndje. Tani dhe mua mė erdhi gjaku nė vend. Prit pėr makinė dhe nuk ka. Tek mullarėt, - foli plaku. Dhe ne, si ushtarė tė bindur,  pas tij. Zumė vend dy nga dy dhe, kur xha Zeneli (kėshtu quhej plaku) e ndezi, ti i the: - Xha Zenel, ruhu se mos na vė flakėn, se, sado nėntor, por kashta ėshtė si barot. Por xha Zeneli mė kish qenė barot nga goja, aty pėr aty, na e priti: - Kėtij zjarrit tim, e di vet babai se si fle me nėnėn, po atij zjarrit tuaj, nuk i bėhet dermani. Dogra e rėndė kjo qė zbrazi xha Zeneli. Jo vetėm kaq, po u tregua qė nuk ia hante qeni shkopin kollaj dhe, dinak nga natyra, tha: - Moj keēe e xhixhait, shko mblidhu me atė "kėrcuren" time, se unė e qy (ky) do vdesim me burrat!!! Hajde- hajde, se nė ē'usta qė ramė! Tek po mblidhesha me atė "kėrcuren" e xha Zenelit, trak ma bėri zemra! Nuk qe e thėnė. Dhe as qė mbylla sy. Pėr ty nuk e di, po me vete e mallkova xha Zenelin: - T'u bėftė nė grykė!

 

*   *  *

  
            Sa u gdhi, gjetėm makinė e sosėm nė Fier. Mė nuk u pamė. Lilua tha njė ditė: - Iku. E kanė ēuar ushtar andej nga veriu. Dhe nuk u pamė mė. Por, papritur e pakujtuar, ime mbesė mė ftoi nė kėtė promovim.

            -Hajde, gjyshe, se ėshtė nga fshati yt, - tha. Dhe unė erdha. Pėr ty as qė e dija se do ishe. Po kur dėgjova emrin, tak dhe u kthjellova dhe solla nė mend atė kohė. Sa m'u bė qejfi, se, kur more fjalėn, ndryshe nga tė gjithė, fole nė kėmbė. Jam mėsues, - the, - dhe mėsuesit, po u ul, i thyejnė notėn nė sjellje. M'u bė zemra mal, kur the: - Kam qenė mėsues atje dhe bukėn e atij fshati e kam nė grykė. Atje kam ndjerė atė mikpritje: urdhėro, se nė mos kemi bukė, e kthejmė me ujė. Tani e kupton qė unė kam qenė aty. O Zot, pse mė erdhėn parasysh tė gjitha dhe pse u ndjeva si sot e pesėdhjetė vjet tė shkuara? E di qė koha nuk kthehet pas, po kohėn mund ta pėrjetosh siē dhe po bėj. Tani t'i thashė tė tėra dhe jam mė rehat. E-mailin tėnd e gjeti ime mbesė nė facebook dhe jam e ēliruar qė tė shkrova. Tė jesh mirė, o njeri i "proēkave" qė vetėm porēka nuk bėje.

            E solla ashtu si mė erdhi dhe mė nuk shtoj asnjė fjalė. Po tė shtoja, mė duket se i ikte dhe shija dhe kripa. A mė sėmboi njė e-mail i tillė? As qė e mohoj, por, nė se vihem nė kėrkim tė James, kam frikė se prish njė tabu. Edhe kaq, besoj se ia vlen.

 

            Tiranė, 19 nėntor 2014