Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - URIMI PĖR VITIN E RI PLOTĖSISHT I NDRYSHĖM!

Shkruan: Valdet FETAHU

URIMI PĖR VITIN E RI PLOTĖSISHT I NDRYSHĖM!

 

            Mos harroni, dashuria, si dhe e vėrteta, e bukura apo ngushėllimi, nuk kanė emra gjinish, racash apo kombesh. Dashuria ėshtė force e cila mė sė forti na bashkon nė qetėsi. Pėr kėtė arsye nga e gjithė zemra ju dėshiroj pikėrisht kėtė qetėsi. Nėse e njihni mjaftueshėm, prej saj do tė mugullojė jeta – pikėrisht tė tillė ēfarė e dėshirojmė.

 

 

            Kėto ditė kremtimesh do t’ju dėshiroj diēka tė pazakontė. Urimi im vjen nga vendi qė kisha pas dėshirė ta njihni. Lexojeni, dhe nėse ju pėlqen, ndajeni me tė tjerėt. Me kėtė mund tė dėrgojmė porosinė, tė krijojmė valėn e pozitivitetit qė do t’ju shėrbej si udhėrrėfyes dhe hyrje nė botėn ēfarė e dėshirojmė tė jetojmė.

 

            Dėshira pėr qetėsinė

            Nuk do t’ju dėshiroj lumturi, sepse njerėzit mbi lumturinė mendojnė llojllojshėm. Nė vend tė kėsaj do t’ju dėshiroj qetėsinė, sepse qetėsia ėshtė vendi ku lind lumturia. Kisha dėshiruar qė dėshirat e juaja personale t’ju ēojnė nė qetėsinė qė ėshtė nė thellėsinė e vetėdijes suaj. Nė atė vend do tė gjeni krejt ēfarė ju nevojitet tė jeni tė lumtur.

            Kam mundėsinė t’ju dėshiroj paqe (po, kėtė ua dėshiroj nga thellėsia e zemrės), por si do ta arrini nėse nuk e njihni qetėsinė e cila gjendet nė thellėsinė tuaj? Pėr kėtė arsye ju dėshiroj takim me tė! Le tė jetė viti qė ėshtė para jush vit qė do t’ju sjell qetėsinė nė jetėn tuaj. Sepse paqja e pėrcjell qetėsinė si Dielli mėngjesin.

            Sikur tė kishte pasur mundėsinė qė dėshira ime t’ju jep fuqinė t’i mposhtni tė gjitha pengesat qė ju presin, fuqishėm do t’ju kisha dėshiruar pikėrisht kėtė! Por forcėn askush nuk mund t’jua jep, nėse ju vetė nuk e gjeni, e ajo gjendet nė vendin e qetė nė shpirtin tuaj, nė vendin qė me ngulm i shmangeni. Pėr kėtė arsye dua qė sivjet ta gjeni kėtė vend. Kur ta bėni kėtė, do tė jeni tė pamposhtur, dhe ēdo pengesė para jush do tė jetė vetėm fije nė thurrjen e arritjes suaj.

            Nuk mė shkon as nė mendje t’ju dėshiroj shumė para, sepse ajo kurrė askėnd nuk e ka bėrė tė lumtur. Nė vend tė kėsaj ju dėshiroj qetėsi me bollėk, sepse qetėsia ėshtė vendi nga ku tė gjitha tė tjerat burojnė. I gjithė universi ėshtė i krijuar prej qetėsisė, atėherė si mund tė anashkalohet nevoja juaj? Kėrkojeni qetėsinė, kėrkojeni burimin e qetė brenda vetes, e tjerat do t’ju vijnė si shtesė.

            Mund t’ju dėshiroj urti, sepse kjo me siguri ju nevojitet. Por, as kėtė nuk do ta bėj sepse urtia juaj buron nga qendra e qetė qė ėshtė nė brendinė tuaj. Ėshtė e pamundur tė jesh urtak e tė mos e njohėsh atė qetėsi. Mė me ėndje gjurmone atė, dhe gjurmimi juaj vetvetiu do tė jetė shenjė se urtia ju ka gjetur juve.

            E dėshironi gėzimin dhe harenė? Nėse e preni pemėn, ēfarė gėzimi mund tė prisni prej frutave dhe gjetheve tė saj? Qetėsia brenda jush ėshtė rrėnja juaj. Dėshiroj qė kurrė nga kjo tė mos ndaheni. Ju dėshiroj qetėsi tė gjallė: kultivojeni ēdo ditė, kėshtu qė edhe frutat e juaja do tė kėndojnė himnin e lumturisė.  

            Do tė kishte qenė mirė t’ju dėshiroj shėndet tė mire, por kjo do tė ishte dėshirė e zbrazėt, nėse ju vetė nuk e kuptoni se nga vjen ajo. Rrėnja e njėjtė e qetėsisė qė ushqen arritjet tuaja dhe ju sjell lumturi ushqen dhe mban turpin tuaj. Mos ia bėni vetes atė qė nuk do ia kishte bėrė rrėnja degėve tė pemės sė vet. Dėgjojeni trupin tuaj sepse ajo pandėrprerė ju pėshpėritė fjalė shėndeti. Ju dėshiroj mjaft qetėsi tė jeni nė gjendje tė dėgjoni atė pėshpėritje.

 

 

            Dhe nė fund, dėshira qė ėshtė mbi dėshirat = dėshiroj qė nė zemrat tuaja tė jetojė dashuria.

            Ndoshta nuk e keni vėrejt, ndoshta ju kam hutuar, por pikėrisht kėtė po ua them gjithė kohėn! Se ēfarė ėshtė dashuria nėse nuk ėshtė rrėnja jonė mė e thellė? Si do ta quajmė dashurinė, me ēfarėdo emri, nėse ajo nuk depėrton thellė, shumė thellė deri tek burimi qė i bashkon tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha krijesat e gjalla tė kėsaj bote? Pėr tė qenė nė gjendje tė duani pastėr, sinqerisht dhe konkretisht, duhet njohur qetėsinė e zemrės suaj. Prej saj, prej thellėsive tė papara tė shpirtit njerėzor, krijohen gėzimi, paqja, forca, mirėqenia, urtia, lumturia dhe shėndeti. Ky burim, kjo qetėsi, kjo ėshtė dashuria tė cilės nuk i kemi dhėnė emėr.

            Sepse, mos harroni, dashuria, si dhe e vėrteta, e bukura apo ngushėllimi, nuk kanė emra gjinish, racash apo kombesh. Dashuria ėshtė force e cila mė sė forti na bashkon nė qetėsi.

            Pėr kėtė arsye nga e gjithė zemra ju dėshiroj pikėrisht kėtė qetėsi. Nėse e njihni mjaftueshėm, prej saj do tė mugullojė jeta – pikėrisht tė tillė ēfarė e dėshirojmė.