Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Ushqimi optimal

Shkruan: Nijazi BASHA

      

USHQIMI OPTIMAL

 

Autorizimin ekskluziv pėr editimin e kėtij libri nė internet, e kanė vetėm kėto faqe shqiptare:

www.sa-kra.ch

www.syri3.com

Shkarko librin falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin, Nijazi Basha pėr kėtė libėr tė mrekullueshėm qė ua mundėsuan lexuesve tė nderuar, tė kėtyre faqeve, pėr shkarkim falės.

 

 

 

 

          NĖ VEND TĖ PARATHĖNIES

 

          Njerėzimi dita-ditės zhvillohet me hov shumė tė madh, dhe gjithēka sillet rreth parasė, biznesit, politikės dhe dominimit. Nė njėfarė mėnyre, i tėrė njerėzimi udhėhiqet dhe dirigjohet nga sistemi i globalizmit. Sistemi i tillė i pėrgjigjet zhvillimit tė sotėm. Kjo ėshtė ēėshtje shoqėroro-politike globale, e jo individuale. Gjithēka qė nuk i pėrgjigjet sistemit global, nuk i kushtohet rėndėsi, pėrkundrazi shoqėria mbetet indiferente.

Ēdo njeri qė dėshiron tė jetė i shėndoshė dhe i vetėdijshėm pėr jetėn e vet, atėherė le tė provojė qė tė lirohet nga shprehitė e dėmshme, sidomos nga shprehia e tė ushqyerit me ushqime artificiale dhe helmuese, nga shprehia e tė ushqyerit me ushqim tė tepruar dhe tė panevojshėm.

          Industritė e kanė pėr detyrė tė prodhojnė pėr tė shitur, biznesmenėt interesohen qė tė pasurohen, pra kėto janė interesimet e tyre. Por mė e rėndėsishmja ėshtė qė secili nga ne tė jemi pėr veten tė kujdesshėm se ēka hamė e ēka pimė, a janė ushqimet, qė hamė, artificiale apo biologjike.

          Ēfarė mė shtyri qė ta shkruaj kėtė libėr pėr dietėn optimale? Gati u bėnė dy vjet qė rregullisht, ēdo muaj, bėj kontroll mjekėsor tek mjeku i shtėpisė pėr shėndetin tim, si dhe ēdo muaj jam nė konsultim me eksperten e ushqimit dhe tė dietės moderne. Analizat mjekėsore dhe kėshillat e ekspertes ma kanė tėrhequr vėrejtjen se gjendja ime shėndetėsore ka filluar tė keqėsohet. Vėrejtja kishte tė bėnte me peshėn e tepėrt, me diabetin, me yndyrėn nė gjak, me tensionin, me mushkėritė dhe me zemrėn. Paralelisht kėshillohesha nga mjeku i shtėpisė dhe nga kėshilltarja pėr ēėshtje tė ushqimit, por, pėr fat tė keq, si shumė tė tjerėve, edhe mua kėta mjekė nuk mė ndihmonin; mė dukej se gjendja ime veē sa shkonte e pėrkeqėsohej. Analiza dhe kontrolle mjekėsore kam pasur shpeshherė edhe para shumė vitesh, por ishte e kotė.

          Ka mbi njė vit qė i lexoj e i studioj librat e dr. Wolfgang Luz, dr. Jan Kwasniefski e tė disa tė tjerėve. Kėta mjekė janė shkencėtarė tė zellshėm nė kėtė fushė, kanė studiuar e eksperimentuar dhe kanė bėrė mijėra e mijėra analiza shumė tė suksesshme pėr ushqimin e njerėzimit. Kėta dy shkencėtarė qė i pėrmenda punojnė nė kėtė drejtim shkencor qe mbi 50 vjet, dhe sė bashku me disa shkencėtarė amerikanė e anglezė, janė tė parėt qė i kanė bėrė hapat e parė nė shpjegimin e ushqimit optimal qe afro 100 vjet.

          Konsideroj qė ishte fati i mirė pėr mua qė m’u dha rasti t’i lexoj e t’i studioj tė dhėnat mbi dietėn dhe ushqimin optimal. Sot unė e ndjej veten shumė mirė me shėndet. Ka qe njė vit jam shumė mė i fuqishėm, shumė mė vital. Edhe pse i kam 50 vjet, mė duket vetja se i kam 20: kam shumė kondicion, nuk po mė bien gripat, fle shumė mirė, pesha dita-ditės po mė normalizohet, dhe po mė duket vetja mė i qetė... Analizat mjekėsore i kam shumė tė mira. Ushqimit optimal ēdo herė e mė mirė jam duke iu pėrshtatur dhe duke e respektuar.

Kam nderin dhe kėnaqėsinė qė pėrvojėn time dhe informacionet qė m’u dha rasti t’i njoh, t’jua bart edhe juve, lexues tė nderuar.

 

          Autori