.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Vashėza ishte gjyshja

Shkruan: Raif KASI

      Nga teoria e reinkarnimit

 

 

      VASHĖZA ISHTE GJYSHJA

 

      Kur fliste pėr jetėn e vet tė mėparme, Kumkumi shpesh kėrkonte: “Mė quani Sunari”, qė do tė thotė “e bukur”. Babai i vajzės, mjek me profesion, dėshironte tė vinte gjer tek e vėrteta, dhe mė 1959, nė Urdu Bazar zbuloi farkėtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nėna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.

 

          Tri raste tė kujtimit spontan tė jetės sė mėparshme, tė cilėt as skeptikėt mė tė mėdhenj nuk mundėn t’i vėnė nė dyshim dhe u bėnė objekt hulumtimi i shumė grupeve shkencore.

 

            Sukula Gupta, atė kohė vashėz 18 vjeēare nga fshati bengaloperėndimor Kampa, nė vitin 1995 filloi tė pėrkundte jastėkun  e vet dhe tė thėrriste Minu. Kur e pyetėn se kush ishte ajo Minu, Sukla u pėrgjigj: “Vashėza ime”.

            Gjatė kėtyre tri vjetėve, vashėza shpesh i fliste familjes pėr burrin e saj, pėr vazhėzėn dhe pėr jetėn qė e kishte kaluar sė bashku. Pohonte se ėshtė quajtur Mana dhe se burri i saj ende jeton me vajzėn dhe Minu, si dhe me vjehrrin e saj Ktheten e Karunin nė qytetin Bhatpara, larg tyre 17 km, dhe atė nė pjesėn e qytetit tė quajtur Rathal.

            Sukla i luti qė ta qonin gjer nė Rathal, por jo, familja e saj nuk kishte dėgjuar pėr atė vend. Sukla u tha se ajo ka pėr t’u treguar rrugėn. Mė nė fund, babai i saj vėrtetoi se Rathali vėrtet ekzistonte dhe se atje vėrtetė jetuaka dikush me emrin Ktheta. Dhe siē treguan kėrkimet, Ktheta kishte renė qė quhej Mana. Ajo kishte vdekur para disa vitesh dhe kishte lėnė pas vetes  vajzėn e vogėl me emrin Minu.

 

            I njihte tė gjithė

            Nė verėn e vitit 1995 Sukla erdhi me familje nė Rathal. Ua tregoi rrugėn gjer te shtėpia e (ndoshta) vjehrrit tė saj dhe i identifikoi tė gjithė ata njerėz pėr tė cilėt fliste me vite. Ishte jashtėzakonisht ēudishkaktuese, sidomos kur vjehrrin e vet, tė cilin tė gjithė e quanin Kutu, e quajti me emrin e vėrtetė Karun. Madje as fqinjėt me tė afėrm nuk ai dinin atė emėr.

            Sukla njohu shumė objeket tė shtėpisė dhe gjeti arkėn me rrobat dhe lojėrat e Manės. Hulumtimet shtesė pėr kėtė rast nė tė dy familjet treguan se nuk mund tė bėhej fjalė pėr kurrfarė mashtrimi.

            Rasti i Suklės ėshtė njė ndėr qindra rastet e shėnuara nė materialet e Jan Stivensonit, profesor universiteti nė Virgjinia, i cili mėse njėzet e pesė vjet merret me rastet e kujtimit tė fėmijėve pėr jetėrat e mėparshme...

            I ngjashėm ėshtė rasti edhe me Kumkum Vernėn.       

            Kumkum Verna, e lindur mė 1955, kur e kishte lėshuar fshatin e saj nė Bahara, larg rreth 40 km nga Darhangu nė Bangladeshin e sotėm. Kur kishte tri vjet e gjysmė, filloi tė fliste pėr jetėn e mėparme. Kinse kishte banuar nė Urdu Bazar, njė pjesė e qytetit Darbhang dhe se ishte e martuar pėr njė farkėtar. Djali i Kumkumit, Masri Lat, po ashtu u bė farkėtar dhe i fali njė nip me emrin Guri Dhankar. Kumkumi insistonte se gjatė njė konflikti me tė renė, ishte e helmuar.

 

            Mė quanin Sunari

            Kur fliste pėr jetėn e vet tė mėparme, Kumkumi shpesh kėrkonte: “Mė quani Sunari”, qė do tė thotė “e bukur”. Babai i vajzės, mjek me profesion, dėshironte tė vinte gjer tek e vėrteta, dhe mė 1959, nė Urdu Bazar zbuloi farkėtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nėna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.

            Masri Lat vėrtetonte tė gjitha tė dhėnat qė pohonte Kumkumi. Sundari ishte e lindur mė 1900: kishte lindur dy djem, prej tė cilėve njėri quhej Masri Lat. Pesė vjet pas vdekjes sė burrit tė vet, ėshtė martuar pėr tė dytėn herė. Kjo nuk ishte martesa e lumtur dhe mė nė fund Masri Lat erdhi nė pėrfundim se njerku kishte shpėrdorur tė hollat e familjes. E kishte akuzuar nė gjyq mė 1950 dhe kishte sjellė si dėshmitar nėnėn  vet. Sakaq, ajo befas vdes para fillimit tė gjykimit.

            Kjo nė hollėsi tė tėra nga jeta Sundarit, tė cilat Kumkum i pėrshkruante, u vėrtetua nga hulumtues tė pavarur. Nuk mund tė vėrtetohej kurrfarė motivi i rrejshėm pėr refinimin e komunikimit, e as qė dy familjet ishin mė parė nė lidhje.

           

            Ishte djalė

            Gnanatileka Badevitane - e lindur mė 1956 nė Shri Lanka. Kur i kiste dy vjet, pėr ēudinė e prindėrve tė saj, pohoi se kishte nėnė dhe baba tjetėr tė cilėt ishin nga jeta e saj e mėparshme.  Ajo plotėsisht dhe saktė e pėrshkruante fshatin e saj tė lindjes Talavakete, larg 25 km. Po ashtu, sillte emrat e dy vėllezėrve tė vet tė mėhershėm dhe tė disa motrave. Ajo vetė, siē thoshte, ishte djalė.

            Priftit, qė dėgjoi rrėfimin e Gnanatilekės, kėrkonte ta gjente familjen qė ajo e pėrshkruante. Pesmbėdhjet muaj para lindjes sė Gnanatilekės kishte vdekur njė prej fėmijėve tė tyre, dhe atė djaloshi me emrin Tilekaratne, kurse mė 1961 u morėn vesh qė  Gnanatileka tė takohet me ata njerėz nė Talavakel. Dhe vėrtetė, Gnanatileka njohu shtatė persona nga familja e Tilekartneut, si dhe dy banorė tė fshatit, qė i takoi nė njė grumbull njerėzish. E pėrqafoi miqėsisht nėnėn e vet tė mėparshme (nga jeta e kaluar) dhe mėsuesin e dikurshėm, tė cilin e donte shumė shkaku i mirėsisė sė tij. Sipas  disa anėtarėve tė familjes, tregonte tė njėjtat prirje dhe antipati si dikur Tilekrateu.

            As nė kėtė rast, Stivensoni nuk mundi tė gjejė motiv pėr mashtrim, as tė zbuloj kontakte tė mėhershme nė mes tė familjeve. Gnanatileka sigurisht e fliste tė vėrtetėn.