.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Vaksina, parandalimi dhe trajtimi i gript tė derrave

Shkruan: Hamit MANXHOLLI

www.albanord.com

VAKSINA, PARANDALIMI DHE TRAJTIMI I GRIPIT TĖ DERRAVE

 

       Shenjat (simptomat) e tė sėmurit nga gripi i derrave janė: shfaqja e menjėhershme e etheve-temperaturės sė ngritur, kollitja, teshtitja, shkumja e hundeve nganjėherė edhe e lotėve, barkėqitja dhe vjelljet (jo gjithherė), skuqja e syve ose pezmatimet e konjuktivave, plogėshtia, dhembjet e fytit si dhe edhe humbja e oreksit (apetitit) pėr tė ngrenė.

   

 
            Bartja e infeksionit ndodhė pėrmes pikave tė pėshtymės ose sekreteve qė shpėrndan i infektuari gjatė kollitjeve apo teshtitjeve por edhe gjatė tė folurit nė hapėsirėn e afėrt rreth tij. Edhe pikat mikroskopikisht tė vogla janė tė mjaftueshme pėr njė kontaminim dhe infeksion. Pėr ketė arsye edhe preferohet qė tė infektuarit, apo tė dyshuarit pėr infeksion, tė bartin maske mbrojtėse pėr tė ruajtur tė tjerėt nga infeksioni.

            Ėshtė me rendėsi tė pėrmendet se virusi i gripit edhe jashtė trupit tė njeriut mund tė mbijetoj njė kohe tė caktuar, dhe nė ketė mėnyre njė infeksion ėshtė i mundshėm edhe me prekje (si p.sh. shtrėngim duarsh gjatė pėrshėndetjes me tė sėmurin i cili mė herėt mund tė ketė kontaminuar duart me kollitje apo teshtitje) apo prekje tė objekteve tė kontaminuara nga i sėmuri (si p.sh. dorezės se derės apo objekteve pėrreth qė mund t’i ketė kontaminuar i sėmuri me kollitje apo teshtitje etj.) dhe pas tė tilla kontakteve, ėshtė mirė para se tė prekni fytyrėn ose mukozat tuaja me duar, si dezinfektoni apo pastroni duart.

            Pėr tė infektuarin, propozohet izolimi pėr tė ruajtur tė tjerėt nga infeksioni, kurse edhe pas kalimit tė simptomave tė gripit dhe etheve, preferohet sė paku edhe 24 orė shmangia e kontaktit me tė tjerėt, ndėrsa ėshtė me rendėsi tė theksoj se nė ekspertizat te tė infektuarit nė disa raste edhe 8 ditė pas kalimit tė simptomatikes sė gripit, te i sėmuri janė gjetur virus tė gjalle, pra edhe 8 ditė pas “shėrimit” nė disa raste ekziston mundėsia e infektimit tė personave pėrreth.

            Gjatė gripit organizmi i tė sėmurit krijon imunitet ndaj gripit, krijon nė gjak antitrupa ndaj gripit, por meqė viruset kanė aftėsi pėr mutacione dhe ndryshojnė, ekziston edhe pas shėrimit mundėsia pėr njė ri-infeksion nga njė virus i ndryshuar, pėr kėtė arsye edhe nga ata qė kanė kaluar gripin, kėrkohet respektimi i masave tė domosdoshme higjienike mbrojtėse njėsoj si ata qė ende s’janė sėmure.

            Shenjat (simptomat) e tė sėmurit nga gripi i derrave janė: shfaqja e menjėhershme e etheve-temperaturės sė ngritur, kollitja, teshtitja, shkumja e hundeve nganjėherė edhe e lotėve, barkėqitja dhe vjelljet (jo gjithherė), skuqja e syve ose pezmatimet e konjuktivave, plogėshtia, dhembjet e fytit si dhe edhe humbja e oreksit (apetitit) pėr tė ngrenė.

 
            Diēka edhe pėr vaksinimin kundėr gripit tė derrave…


            Ka shumė thashetheme dhe dilema pėr apo kundėr vaksinimit. Vaksinimi s`ėshtė i obliguar dhe secili vet mund tė vendose se a donė tė vaksinohet a jo.

            Duhet t’i keni parasysh disa pika nėse vendosni tė vaksinoheni:

            -Vaksinimi kundėr gripit s’ju ofron siguri tė 100% se s`do tė infektoheni nė tė ardhmen nga gripi, nė baze tė pėrvojės siguria pas vaksinimit mezi arrin njė pėrqindje 50-60 %;

            -Duhen tė vaksinoheni 2 here nėse doni tė keni njė siguri me tė madhe sepse tek pas vaksinimit tė dytė keni njė shanse mė tė madhe pėr tė pas njė imunitet me tė madh;

            -Tek pas afėr tre javėsh vaksinimi tregon efikasitetin e vet dhe trupi juaj krijon njė imunitet tė kėnaqshėm pėr mbrojtje nga gripi i derrave, d.m.th. trupit tuaj i duhen tre jave pas vaksinimit pėr tė krijuar imunitetin e duhur;

            -Edhe pas atyre qė pėrmenda me lart, pra edhe pas dy vaksinimeve, keni njė imunitet deri nė njėfarė mase, por s’jeni 100% tė siguruar se s`do tė infektoheni sepse siē pėrmenda me lart viruset kanė aftėsi tė ndryshojnė (mutacione) dhe nga viruset e ndryshuar mund tė infektoheni serish edhe pse jeni vaksinuar.

            Unė personalisht, edhe pse si mjek jam vazhdimisht i rrezikuar nga njė infeksion pasi qė jam nė kontakt me tė infektuar qė vijnė nė trajtim, pėr shkak tė arsyeve qė pėrmenda me lart s`jam vaksinuar dhe se kam ndėrmend tė vaksinohem. Megjithatė unė tė tjerėve ua preferoj vaksinimin. Ju mbetet vet tė vendosni se a doni tė vaksinoheni a jo.

 

 

            Dhe nė fund po mundohem shkurtimisht tė pėrmend disa nga efektet e padėshiruara (efektet anėsore tė vaksinės) qė mund tė paraqiten tek tė vaksinuarit:

            -Personat qė vuajnė prej alergjive tė ndryshme para se tė vendosin pėr vaksinim duhet tė konsultohen me mjekun e shtėpisė para se tė vendosin tė vaksinohen pėr tė shmangur reaksionet e padėshirueshme.

            -Te ata qė janė vaksinuar, shenjat e alergjisė shfaqen pas vaksinimit dhe nė rast tė shenjave si kruarje e menjėhershme e lėkurės nė njė pjesė apo nė tėrė trupin, ndjenja e ngushtimit tė rrugėve tė frymėmarrjes apo ajtjes se fytit dhe rrėnjės se gjuhės apo edhe frymėzenies, duhet urgjentisht menjėherė tė paraqitet te mjeku. Edhe njė herė e them se para vaksinimit pėr t’i shmangur kėto reaksione tė padėshirueshme bisedoni me mjekun tuaj.

            -Veēanėrisht kujdes kėrkohet para se tė vendoset vaksinimi nga gratė shtatzėna apo nga ato me foshnje qė ende ushqehen me qumėshtin e nėnės si dhe ato qė nė muajt e pare pas vaksinimit kanė planifikuar tė kenė fėmije, pėr arsye se edhe pse s’janė tė studiuara komplikacionet eventuale, mund tė llogaritet nė dėmtim tė fėmijės se porsalindur ose ende tė palindur.
            -Te tė vaksinuarit pas vaksinimit nganjėherė mund tė shfaqen efekte tė padėshiruara si p.sh.: lodhje, plogėshti, dhembje, skuqje ose ajtje nė vendin e vaksinimit, kokėdhembje, djersitje, kurse shumė rrallė nė 1 nė 10 000 raste mund tė pasojnė sidomos te fėmijėt edhe dėmtime tė veshkave, dėmtime dhe pezmatime tė nervave nė rastet e rėnda edhe ērregullime serioze deri nė forma paralize.

            Dhe pėr FUND si kėshillė shoqėrore, kisha dėshiruar qė kjo shkrese e imja tė mos lėndoj dėshirėn tuaj pėr tu vaksinuar. Prapė e them se unė ua preferoj vaksinimin, sepse njė i vaksinuar ka mė pak mundėsi tė sėmuret nga gripi i derrave sesa njė i pavaksinuar, por siē thash ėshtė mirė qė para vendimit tuaj tė bisedoni me mjekun tuaj ose tė respektoni pikat qė pėrmenda me lart.