Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Vargu magjik

Shkruan: Lebit MURTISHI

      

VARGU MAGJIK

 

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

  

 

Romani e autorit Lebit Murtishi ,  “Vargu magjik”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 „Literaturė“ 

  

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

        - Dua ta shkruaj vargun magjik - tha!

        - Mė duhet njė varg fjalėsh magjike pėr tė zbėrthyer vargun e pafund tė enigmave ēoroditėse tė jetės...

        - Kur e ktheu kokėn pas dhe pa se askush nuk ishte nė dhomė, u shkund pėr tė ardhur nė vete. Ku janė kėta? - ku paskan ikur pa i diktuar unė?..

        - Hodhi sytė nė mur dhe e kuptoi qė kishte kohė qė ishin larguar pėr tė fjetur bashkėbanuesit e tij...

        - Hajt, mendoi nėn vete, do rri edhe pak se, mbase heshtja e kėsaj nate dhe vetmia ime, gjejnė ndonjė zgjidhje...

        - Dhe ashtu bėri; shtriu kėmbėt sa gjatė e gjėrė mbi dy karrike dhe iu dorėzua i tėri mendimeve...

        - Afronte e largonte epizode ngjarjesh nga mė tė ndryshmet, dhe prapė asgjė, vargun qė kėrkonte nuk e thurte dot sipas perceptimeve qė kishte...

        - Kishte menduar kushedi saherė ta gjejė njė varg tė tillė, qė do ta linte si gjurmė, ose si shenjėdaljeje nga udhėkryqet e jetės... Prandaj kėrkonte tė gjejė vargun enigmė, qė me pak fjalė do tė ndriēonte terret e jetės...

        ...teret e jetės...

        - Nganjėherė tėrhiqej nga ky mendim, mendonte se vargje tė tilla mund tė shkruajnė vetėm njerėz me emėr...

        - Por, si pėr inat tė tij, njė zė i heshtur i thoshte: vazhdo, kėrko dhe gjeje vargun, mos fli...

        - Mes kėtij zėri pa adresė, dhe mes lodhjes qė ndjente duke kėrkuar vargun magjik, s`kishte udhė tė mesme; duhej patjetėr tė heshtte, ose tė vazhdojė tė flasė me zėrin e ēuditshėm qė nuk e linte tė qetė...

        - Sa e ndėrpriste punėn pėr tė marrė pak frymė lirshėm, zėri fillonte ta besdisė: ngrehu i thoshte, mos fli, kėrko ate qė mė ke premtuar.

        - Nė fakt, ata kurrė s`kishin bėrė ndonjė marėveshje pėr bashkėpunim, mirėpo, zėrit tė ēuditshėm i mjaftoi bindja e tij pėr tė gjetur ate qė kėrkonte ai prej tij, tė tjerat pastaj i shtynte vet pėrpara... Nuk ishte kjo natė e para, as e fundit qė ai rri mbi dy karrike gjysėm i fjetur, gjysėm i zgjuar, ka kohė e kohė qė ate e mundon ky zė e nuk e le tė qetė...

        - Ka netė madje, qė e gdhin i ulur nė kėto dy karrike si urė e gallatės qė lidh dy kontinentet e ndarė.. Trupi i tij nuk lidh kontinente, se duket i vogėl nė pamje por edhe ai lidh diēka; diēka mė shumė se ura me emėr, lidh botėt e misterta, botėt e largėta, tė largėta... Dhe, qė tė lidhėsh dy botė tė ndryshme, nuk mjafton shtrirja e kėmbėve nė dy karrike, duhet shtrirė mėndja tuttje; tutje nga errėsirė e largėt, pėr tė gjetur vargun magjik tė deshifruar, tė njėkuptimshėm, qė do tė fliste dhe me shekujt, pėr tė zbardhur qiellin e errėt...

        - Nė fillim iu duk e lehtė kur i hyri kėsaj pune. Mendoi veē tė provojė, por zėri qė e futi nė lojė, nuk e le mė prapė tė kthehet. Kėshtu qe, deshti s`deshti, duhet tė shkojė tutje...

        - Nė dhomėn e gjumit dėgjoheshin gėrhitjet e tre shokėve... Njėri gėrhiste gati pėrnatė dhe gjer nė mėngjes, ndėrsa dy tė tjerėt kishin edhe kohė pushimi.

        - Kjo zhurmė sikur ia largonte fillin e mendimit, por s`kishte ē`bėnte, duhej tė luftojė edhe mes asaj zhurme tė besdisshme qė s`kishte as ritėm as takt; ishte “si tė thuash” si njė buēimė tuneli qė rėndon nė gjoks.

        - Kur netėt kishin hėnė, pavarėsisht stinėve tė ftohta apo tė nxehta, dilte nė verandėn e shtėpisė dhe u ipej mendimeve pa e penguar njeri... E shihte me orė tė zgjatura hėnėn e zjarrtė, dhe priste ndihmėn e saj pėr tė gjetur vargun magjik...

        ...Njėherė, duke ndenjur si i ngrirė me sytė nga qielli, kishte ndodhur njė ēudi qė ai nuk mundet t`i pėrgjigjet as sot as mot, siē thuhet... Sa kishte hapur gojėn tė lutet pėr vargun magjik, Hėna ishte shndėrruar nė qėnje njerėzore dhe kishte zbritur poshtė...

        ...Po, po, poshtė nė verandė kishte zbritur, ishte ulur nė prehėr tė tij, dhe i kishte kėputur njė tė puthur...

        - Qė nga ajo natė, edhepse i pėlqeu puthja e hėnės, sikur s`i dilet mė nė verandė... Jo qė s`i dilet pranė hėnės, por ka njėfarė turpi brenda tij, njėfarė frike se mos e shohin shokėt, dhe ec e fol pėr moral e pėr nder pastaj...

        - Se... nė kėtė botė mund tė jesh edhe pushti mė i madh, mund tė jesh dhe hajdut me damkė, edhe vrasės, edhe spiun i djajve, dhe prapė tė quajnė tė ndershėm, mjafton njė kollare me ngjyra tė kesh nė qafė dhe pakėz pushtet, vetėm aq!.. Por... po u puthe me hėnėn, ose... po fole me yjtė, atėherė, pa njė pa dy shpallesh i pafe, i pa nder, i pa erz, i pa asgjė njerėzore. Dhe ky opus fjalėsh, shoqėrohet pastaj me njė varg thashethėniesh, qė tė bėjnė tė mos jesh ai qė je, por tė jesh dikush tjetėr; dikush qė u pėlqen njerėzve. Domethėnė, tė jesh njė qėnie pa formė, e ambientuar sipas dirigjentit Ambient!...

        - Heroi i kėtyre reshtave, qė nuk pranon tė ket as emėr as mbiemėr, me tė cilėt do ta njihnin tė tjerėt, dėshiron tė jet ai qė ėshtė, ose ai qė mendon qė duhet tė jet, pavarėsisht ambientit qė e rrethon.

        ... Sa i pėrket daljes jashtė pėr tė kėrkuar vargun magjik, he pėr he nuk do tė dalė, do tė presė kohėt tjera, do tė presė ēastin e duhur...

        - Kikikiiii... u paraqit lajmėsi i parė i mėngjesit... Phu...dreq i dreqit!.. jo, jo, jo, mė fal o Zot!.. Nuk desha tė shajė gjelin, se me atė shaj mėngjesin, shaj shpresėn por se si mė erdhi kur m`u kėput sėrish fill`i i mendimit...

        - Shikoi edhe njėherė hėnėn nė horizontin e larė dhe sikur u deh, sikur u gjend sėrish me te          ...U mat tė dalė nė verandė, por ishte shumė vonė, vonė...

        - Hėna po largohej pėr kushedi se ku, ndėrsa atij iu duk se ik prej tij, dhe iu duk vetja e tepėrt... u ndje fajtor pėrpara saj... Gjer kur, tha, do udhėhiqem nga sytė e huaj; nga sytė qė shohin tė tjerėt dhe kurrė s`kthehen pėr tė parė veten... Mbase dhe nuk munden!

        Nuk kanė faj...

        - U bė si u bė, hėna i iku... Ajo futej mes yjve tė rallė, qė duket se kishin dalė ta presin pėr ta dėrguar nė vendin e destinuar. Ai e shihte me mall, dhe humbte mendimeve pėr tė gjetur vargun magjik...

        - Trrak - trrak, dėgjoi hapat e shokut nė korridor... E dijti nga trokitja e nallaneve kush ishte. Vetėm njėri mbante mbathje tė tilla tė drunjta. I kishte prurė nga fshati dhe tėrė ditėn e gjatė, kur s’kishte ligjerata, s’i hiqte pėr kiamet nga kėmbėt. Mė tepėr pengonte natėn kur shkonte nė tualet; ajo ishte torturė e vėrtetė pėr kėrkuesin e vargut magjik...

        - Pa e parė orėn sa kishte vajtur, iu afrua dritares sėrish pėr tė parė hėnėn nė dukej diku apo jo... Si pėr inat, edhe nga jashtė i erdhi njė zė pengues. Aty pranė rrugės kryesore tė lagjes, nė mesin e njė ferre tė madhe, u ndien kuisje... E zgjati kokėn jashtė dritares pėr tė parė mė mirė, dhe ē`tė shihte! - njė buce e shtrirė mes ferrės, rrethuar nga njė tufė qensh, ca tė gėrvishtur e tė pėrgjakur turinjėve, ca me veshėt kėputur, ca tė pėrgjakur gjer tek bishti, e kishin rrethuar bucen dhe sikur prisnin fjalėn e saj tė fundit, se cilin do ta pranonte mė parė pėr burrė...

        - Sipas rregullit, tė gjithė kanė tė drejta tė njejta, por renditjen e bėnte pėrherė e zonja e punės. Dhe s`kishte si tė mos respektohet... Ku i vajtėn sytė tė shkretit... Jo pėr gjė tjetėr, por tash e tutje, gjersa tė mbarojė dasma e qenve, nuk do tė mundet as tė dalė nė verandė dhe as tė pėrqendrohet siē duhet brenda dhomės... Haj medet, medet tha, edhe kjo mė mungonte!...

        - Deshti s`deshti, duhej tė mirret pak me qentė sa pėr tė shmangur bezdinė e zgjatur...

        - Duke i parė skenat e pėrsėritura, i shkuan mendtė tek njeriu, tek vargu qė kėrkonte. Dhe ja pse iu duk mė i menēėm njeriu: ai, mendoi, pėr tė bėrė qejfet tamam si kjo punė e qenve, ka ngritur institucione moderne, apo siē i thonė me atė gjuhėn e thjeshtė “Shtėpi Publike”. Nė ato shtėpi, buca, ose ajo qė loz kėtė rrol, nuk cakton rend si kjo e ferrės, atje ku punon ajo, rend apo rregull caktojnė paratė. Pėr shembull: nėse vjen njė njeri me peshė shoqėrore, e kalon rendin pa pyetur pėr vartėsit e tij qė mund tė kenė pritur edhe orė tė tėra... Jo, jo, u pendua.

        Nė kėtė pikė, qentė janė mė tė rregullt; ata respektojnė rendin e jo pozitėn...

        - Ja, nė moment ėshtė njė kone e vogėl mbi bucen, tė tjerėt presin, askush nuk ia prish terezinė... Dreq o punė tha, - nuk dijti nė ēast tė vendosė, se janė qentė apo njerėzit mė tė menēėm...

        - Sipas njė pėrllogaritjeje tė atypėratyshme nuk bėnte ndonjė dallim.

        - Problem i vetėm do tė jet - mendoi, pėrcaktimi i atėsisė. Si do t`ua zgjedhė buca kėlyshėve tė vet baballarėt.

        - Nė sojin e qenve akoma s`ka arritur shkenca gjer nė atė shkallė zhvillimi, qė tė zbulojė atėsinė e tė vegjėlve, ndėrsa njerėzit kėtė problem e kanė zgjidhur me kohė; u bėhen analizat tė gjithė myshterinjve tė njė gruaje, dhe zgjidhet edhe babai. Kėto metoda shkencore, qė janė njėkohėsisht edhe ndėr arritjet e shekullit tė shkuar, po ndihmojnė e do vazhdojnė tė ndihmojnė, nė formimin e familjeve super - supermoderne...

 

            Pjesė nga romani “Vargu magjik”