Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Varret nėn vellon mistike

Shkruan: H. HAMĖZBALA - I. HAJDARI

www.mjellma.org

       VARRET NĖN VELLON MISTIKE

      -E tėra ndodhi natėn e parė apo tė dytė tė Ramazanit. Ishte e premte. Isha duke lexuar diēka nė dhomėn time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtėpisė. Nuk dėshiroja tė flija fare, meqė mendoja tė ngrihesha pėr syfyr. Kurse tė tjerėt patėn fjetur. Nė ndėrkohė erdhi vėllai dhe mė tha se po e vėrente njė dritė kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjė e mė shumė. Mė thirri ta shoh edhe unė. Pasi qė zakonisht nuk ia varja veshin kėtyre gjėrave, natyrisht nuk dola as kėsaj here. Shaka! -mendova me vete.

        

            Landovica - njė vendbanim i vogėl buzė rrugės. Pėr asgjė e rėndėsishme pothuaj. Njė lokalitet prej 116 shtėpish nė njė kodrinėz tė zhveshur nė kilometrin e 7-tė tė magjistrales Prizren - Gjakovė.

            Ora veē sa  kishte kaluar 9-tėshin. Njerėzit, tė shtyrė nga motive tė ndryshme, veē sa kishin filluar tė lėviznin nėpėr pėrdegėzimet e ēuditshme tė jetės: dikush dilte pas punėve tė fushės, tė tjerėt pėr nevoja tė caktuara do tė zbrisnin nė qytet, tė tjerėt u binin pas bagėtive e kėshtu me radhė.

            Ne, sakaq, nė kėtė kohė ia mėsynim shtėpisė sė Nagip Ramė Morinės pėr tė biseduar pėr njė ngjarje tejet specifike e tė pazakonshme, vėrtet e rrallė nė ditėt tona. Kishim dėgjuar nga miqėt se ca kohė mė parė kėtij djaloshi i ishte fanepsur njė person nga varri i lashtė, i mbėshtjell me vello mistike kohė me radhė e me tė cilin kishte biseduar ky. Prandaj, meqė nuk ia dinim shtėpinė, ia mėsymė te Q. TH., njė fqinjė i Nagipit si dhe shok i vėllait tė tij.

            Befasia ishte e madhe, kur mėsuam se edhe nė oborrin e mikėpritėsit tonė tė parė, respektivisht te haxhi Ibeahim Syla, i thaējanė ndodhej poashtu njė varr tejet interesant i njė njeriu tė panjohur. Gjeneratė pas gjenerate, na njoftoi Q., nė kėtė varr sillen fėmijėt (e vegjėl) qė kanė vaj tė pandalshėm. Ėshtė plotėsisht e pamundshme tė bihet fėmija nė kėtė varr e tė mos i ndalet vaji. I tėrė fshati e pranon si tyrbe, por pėr tė sjell gjė nuk lejohet, pos nga dy-tre tramakė misri pėr shpezė. Kjo traditė ruhet brez pas brezi dhe asnjėherė nuk ėshtė praktikuar tė kėrkohet diē apo tė sillet spontanisht diēka mė tepėr se kaq.

            Pastaj, Q. Na drejtoi pėr nė shtėpinė e Ramė Morinės, ku ishim nisur. Pėrndryshe, njė familje e ngritur e bujare. Plakun 70-vjeēar e gjetėm nė odė, mu si burrat e moēėm. Pastaj, u tuban edhe dy djemt e mixhės Ramė, Nagipi e Mehmeti (tė tretin nuk e kishte aty) si dhe djali i axhės sė tyre. Psas rrėfimit tė mixhės Ramė nga repertoari i pėrvojave tė tij mjaft tė pasura jetėsore, filluam bisedėn me Nagipin  (asokohe) 22 vjeēar, pėrndryshe njė djalė i zgjuar dhe intelektualisht i ngritur.

            -E tėra ndodhi natėn e parė apo tė dytė tė Ramazanit. Ishte e premte. Isha duke lexuar diēka nė dhomėn time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtėpisė. Nuk dėshiroja tė flija fare, meqė mendoja tė ngrihesha pėr syfyr. Kurse tė tjerėt patėn fjetur. Nė ndėrkohė erdhi vėllai dhe mė tha se po e vėrente njė dritė kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjė e mė shumė. Mė thirri ta shoh edhe unė. Pasi qė zakonisht nuk ia varja veshin kėtyre gjėrave, natyrisht nuk dola as kėsaj here. Shaka! -mendova me vete. Kah ora njė pas mesnate, u ngrita dhe bėra njė kafe. Qita kafenė nė filxhan dhe mu kėso qastesh dėgjova njė tė trokitur nė dritare. Mendova se ėshtė qeni i shtėpisė, meq ndonjėherė, kur ėshtė i uritur, ngrihet me kėmbė nė dritare. Dhe as qė ia vura veshin. U dėgjuan tri tė trokitura tė tjera. Ktheva kokėn dhe - ē’tė shohėsh: njė njeri i panjohur po trokiste nė dritare: Shkova kah dera tė hap derėn e tė shoh kush ėshtė. Mendova mos po mahiten djemt e axhės me mua, por... Nė derė njė njėri 50-60 vje4ar. Mesatarisht i gjatė. Pėr mua i panjnohur, por megjithatė mė bėhej sikurse ndonjėherė e kam parė. I mbėshtjell ishte me veladon tė bardhė prifti katolik, deri nė fund tė kėmbėve, dhe nė kokė kishte kapuē tė bardhė tė priftit. Nė gjoks kishte tė varur kryqin, kurse nė dorėn  e majtė tespihe tė gjatė. Njė befasi e pakėndshme me pushtoi. Ushte e pamundur tė ruaja gjakėftohtėsinė dhe arsyen e shėndoshė. “Ulu!”  mė tha dhe mė preku lehtė nė krahė, natyrisht pasi mė pėrshėndeti “mirėmbrėma”, por unė disi mbeta i shtangur nė derė. U ulėm te dy pėrball, unė nė njėrėn anė tė dhomės, ai nė anėn tjetėr nė shilte. Por, nga shqetėsimi, natyrisht se dridhesha. “pse ke frikė?” mė tha; “s’ke nevojė tė frikėsohesh. Ti e di se kush jam unė...”  “Jo nuk e di” - i thashė. “Unė jam ai qė prehem nė atė varr” mė tha. Tri herė, thotė Nagipi, ma ka thėnė emrin e plotė, por vėrtet nga shqetėsimi i ēastit, ishte e pamundur ta mbaj nė mend. “Kam qenė prift” tha. “Jam vrarė para 300 vjetėsh... (se numrin e parė e thoshte 300, e di, thotė Nagipi, por pėr numrin e saktė qė ai mė tha, nuk qesh nė gjendje ta mbaj mend)”... dhe mė varrosėn kėtu. Por ju s’mė lini rahat dhe nuk mė respektoni. Po mė bėni shumė zhurmė. Sidomos ti nuk mė respekton. Ju ka  paraqitur edhe tri herė tė tjera. Dy herė ty t’u ka  paraqitur nė formėn e babait tėnd, por s’mė ke besuar. S’ke dėshiruar tė komunikosh me mua” (kėtė Nagipi e pohoi vėrtetė se dy herė e ka parė nė formėn e babait (i cili ėshtė gjallė, vėr, jonė), por disi dėshiroja ta injoroja kėtė gjė, duke e konsideruar si dobėsi timen). “Tani qesh i detyruar  tė ė paraqitem kėshtu si jam nė tė vėrtet dhe t’ua tėrheqė vėrjetjen se s’po bėni mirė qė s’po mė nderoni. Madje, edhe varrin ma keni kthyer si nuk duhet (edhe kėtė Nagipi e pohoi se para ca kohėsh vėrtet, sipas rekomandimeve tė njė personi tjetėr, i ėshtė ndryshuar kahja e varrit). “Duhet tė ma rregulloni varrin!” tha. “Kokėn tė ma ktheni kah lindja. Dhe mos mė bėni zhurmė...”. “Nė rregull, i thash” thotė Nagipi; “do t’i bėjmė kėto qė thua...” “S’ka rėndėsi”, tha; “para Zotit tė gjithė jemi tė njėjtė”. “A do tė pranosh tė bisedosh me mua nė qoftė se tė paraqitem edhe tjetėr herė?” “PO, natyrisht” i thash; “po a mund ta di se ēka janė ca drita qė burojnė herė pas here nga varri juaj dhe njerėzit frikohen nga kjo?” e pyeta. “Unė, meq isha prift, siē u thashė, edhe nė luftė i kryeja ceremonitė fetare; kur mė vranė, nė xhep mė patėn mbetur sa qirinj. Tani ata ndizen flakė ndonjėherė, nė ditė tė caktuara...”

               

       E pyeta - thotė Nagipi - “a jeni pėr njė kafe?” “Jo”, tha, “ne nuk pimė kafe”. “Po bukė, a doni?” “Jo . as bukė nuk hamė... Mos u friko” tha, “nėse tė paraqitem edhe tjetėr herė...” dhe “natėn e mirė” - “natėn e mirė”, hapi derėn dhe doli...

            Tash varrin ia kemi rregulluar, shton Nagipi. Madje, edhe kahjen ia kemi kthyer siē ka kėrkuar ai, kah lindja. Kėto ditė, kėta tė axhės i kanė mbjellur te kryet edhe ca lule. Tani vėrtet disi te dy shtėpitė po ndjehemi mė mirė, mė tė ēliruar... Por, habitem edhe sot si nuk i ndiheshin hapat. Dhe, disi nuk i shiheshin kėmbėt. Ecte lehtė, sikur nuk prekte fare mbi dysheme. Vetė e hapi derėn dhe doli jashtė. Menjėherė pas tij dola edhe unė qė ta shoh se kah po shkon. Por, asnjė gjurmė njeriu. Te dera ishin vetėm qentė, tė cilėt as nuk lehnin...

            “Si e pėrjetuat kėtė?” e pyetėm Nagipin. T’ua them tė drejtėn jo lehtė. Afėr njė javė nuk e kam pasur ēehren nė vend, na tha. Ishte njė shqetėsim i pazakonshėm. Por, ē’ėshtė me rėndėsi, mu prej asaj nate mė nuk frikohem. E duhet tė theksoj se, edhe pse deri atė ditė gjithnjė isha skeptik kur ziheshin nė gojė kėto dukuri, madje mė i zėshmi, i kundėrshtoja e s’u besoja, pėr ēudi, pikėrisht mua mė ngjau diēka qė nuk mund ta mohoj; pėrndryshe s’do tė isha i sinqertė para vetes. Tani mė nuk i mohoj. Pėrkundrazi edhe njė lutje fetare, pėr shpirtin e tij, e kam bėrė te hoxha i fshatit, mu ashtu siē kam premtuar.

            Pėr t’i dhėnė kėtij varri karakter edhe mė mistik, na u tha se nga ky varr vėrtet, herė pas here, nė ditė tė caktuara, shihen dritėza, qė burojnė nga varri dhe, duke farfuritur, shkojnė e shuhen diku nė hapėsirė. Kėtė na e pohuan edhe banorė tė tjerė tė fshatit. Kėtė gjė, thanė, e shohin shumė njerėz. “Madje, mu atė natė, qė i ka ndodhur kjo Nagipit”, pohon vėllai i Nagipit, Mehmeti “e kam parė dritėzėn duke buruar nga vari... Unė madje mendova njėherė mos u kall sana e axhės, por, kur shikova edhe njė herė pash dritėzėn duke farfuritur, ndjeva frikė dhe ika brenda.”

            Nė bisedė e sipėr, mėsuam se tri familje qė kishin jetuar para tyre nė kėtė truall janė shuar nė tėrėsi, madje nė rrethana mjaft tė ēuditshme dhe misterioze. Pas tyre erdhi familja e Nagipit. Por telashet nuk u ndalen dot: Pas ndėrtimit tė stallės afėr varrit, u ngordhėn kuajt, pulat etj. Asgjė pos qenve nuk jetonte.

            Dolėn nga fshati tė magjepsur e tė nemitur. Njė ndodhi vėrtet e pazakonshme e njė fenomeni plotėsisht tė pashpjegueshėm pėr gjuhėn e shkencės. “Mos ke qenė rastėsisht i kotur” mė kujtohet pyetja qė ia bėmė nė fund Nagipit. “JO, madje ka qenė duke pirė kafenė” mė  sorollatej kjo fjali nėpėr kokė. E si tė kuptohet e tė shpjegohet kjo, pos si njė fenomen qė, sė paku, do tė duhej merituar vėmendjen njerėzore dhe do tė duhej tė ishte i denjė qė sė paku tė na cytė tė mendojmė e tė jemi mė tė arsyeshėm kur janė nė pyetje dukuri tė tilla. Vėrtetė, pati tė drejtė  Abul Atani kur tha, se “Dielli as edhe njėherė nuk lind e nuk perėndon e qė tė mos ndodhė ndonjė ēudi”. Ja, njė prej tyre qė u ngjau njerėzve tanė e nė nėqiellin tonė. “Natyra vėrtet dėshiron tė jetė e rrethuar me ēudi” pohoi Herakliti i urtė.