Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Vdekja e ditėlindjes

Shkruan: Qibrije Demiri - Frangu

      

 

Tingėllima (e ndjeshmėrisė) e poetes Elife Luzha

VDEKJA E DITĖLINDJES

 

 

 

 

Libri  me poezi i autores Elife Luzha "Vdekja e ditėlindjes", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin Literaturė  dhe nė www.pashtriku.org

 

  

 

            TINGĖLLIMĖ E NDJESHMĖRISĖ

 

            Libri  “Vdekja e ditėlindjes” e krijueses Elife Luzha ėshtė  libri i tretė me poezi dhe njėkohėsisht ėshtė befasia e tretė qė i sjell lexuesit. Origjina e frymėzimit tė saj vazhdon duke u mveshur edhe mė estetikisht ashtu si vjen bota e saj ideore duke u zgjėruar. Nė kėtė pėrmbledhje vjershash kjo krijuese del edhe mė kėrkuese ndaj vetes  dhe arrinė tė njėsoj lexuesin me poezinė e saj duke e gjallėruar dhe nxitur estetikisht nėpėr gjithė situatat dhe ēastet e saj tė frymėzimit. Poezitė e kėtij libri vijnė si njė tingėllimė e ndjeshmėrisė sė saj, e cila nė kėtė rast mund tė identifikohet si njė shenjė e afinitetit  krijues tė saj. Kjo shėnon njė avansim tė autores  si njė krijuese qė procesin e shkrimit tanimė e merr si njė prodhim tė nevojės sė botės sė brendshme, si njė prodhim tė  konceptit tė saj pėr tė dhe njėkohėsisht  kjo shėnon njė stad  tė vetėdijės sė saj letrare qė gjithėsesi tani ėshtė i formėsuar.

            Nė libėr hetohet njė shqetėsim pėrmanent qė kalon vazhdimisht nė krijim, nė prodhimin e materializuar tė ndjenjės duke bartur ide tė veēanta. Gjithēka qė e turbullon ose e gėzon autoren, paraqet frymėzimin e saj. Jeta, vėrshuese me befasitė dhe tė papriturat e saj, klima shoqėrore shpesh edhe si produkt i sė kaluarės, vetmia e dhembja i krijojnė njė hapėsirė medituese qė e bėn tė asociacionon nė shumēka kuptimisht poezia e saj. Natyrisht kjo ėshtė njė pėrparėsi pėr librin.

            E veēanta e librit ėshtė kėmbėngulėsia e autorės qė ta thotė tė tėrėn, gjė kjo qė nė shumė raste e sforcon paraqitjen krijuese tė saj  duke bėrė edhe ndonjė pėrgjithėsim, por kjo mė tepėr mund tė merret edhe si njė segment i pasionit tė padėgjueshėm pėr komunikim me lexuesin. Poezitė tregojnė ndjenėn e fortė tė kujtimit pėr vendlindjen, tė dashurėve dhe forcės sė bukurisė sė jetės dhe natyrės. Rrethanat dhe kryengritėsia ndaj tyre, janė njė pjesė tjetėr e kėsaj bote poetike, si gjendja e caktuar ndenjėsore  nė pėrceptimin e caktuar ndjenjėsor, nė pėrcaktimin e rrjedhės sė kohės dhe inatit tė njerėzve nė tė (korbat, zvarranikėt, lukunitė), janė qeniet  qė kohės nuk i pėrballojnė dot. Disa nga poezitė janė shenja kujtesore tė pėrjetimeve  subjektive  (Njeriu perendi apo poezia Tė pagjeturit ), duke reflektuar ndjeshmėrinė e saj ndaj dhembjes qė e rrethon me njė forcė kurajoje morale tė lartė.

            Autorja mjete ka kordelet paqėsore nė poezinė „Tė pagjeturit“ ajo ėshtė mjaft e rreptė sepse tanimė: Nė makth / retė u mplakėn / mbi kokėn time / pjalm bryme zbardhon. Gjithė atė qė ka nė mendje dhe nė subjektivėn e saj, autorja  e bėn libėr pėrmes udhės sė frymėzimit i cili nė vazhdimėsi vjen ashtu si e ndien ajo botėn dhe kujtimin, atė qė ėshtė dashur tė mbetet e tė mos harrohet si njė e djeshme. Autorja nuk kalon kalimthi mbi asnjė motiv, por rrinė zgjuar mbi ēdo ndjenjė e ide pėr t’i shpalosur deri nė fund vullnetshėm dhe  drejtpeshueshėm, ēdoherė duke qenė pashmangshėm kritike ndaj emocionit shpėrthyes. Nė kėto poezi vėrehen edhe degėzime tė tė njejtit frymėzim dhe kjo bėhet natyrshėm sepse dalin si pjesė tė objektivit tė saj krijues, por tė shfaqura me njė gjuhė tjetėr dhe nė kontekste tė ndryshme. Duke qenė kėshtu, kėto degėzime dalin tė efektshme nė kuptimin e ofrimit mė tė plotė tė botės sė autores, statusit tė saj si krijuese. Kėmbėngulėse nė qėrimin e hesapeve me veten dhe me atė qė e rrethon krijuesja ėshtė nė rrėnjėn e frymėzimit, tė cilėn me vite e ka hulumtuar, ndaj del me tri libra pėr njė kohė tė shkurtė dhe kėto janė prodhime tė paqetėsisė sė saj shpirtėrore, meqė dy decenie ka jetuar larg ēdo gjėje tė dashur, por librat janė dėshmia se ajo ishte afėr ēdoherė. Ndoshta pėr kėtė shumė poezi i pėrshkon njė diskurs moral edhe atė pėrmes personazheve historikė si janė Gj. Kastrioti, mbretėresha ilire Teuta, historia e Arbėrit tj.

            Libri “Vdekja e ditėlindjes” ka njė frymė shumė tė veēantė frymėzimi, njė leksik shumė tė pasur dhe reflekton njė forcė krijuese tė autorės, gjė qė na bėn tė besojmė se ajo do tė na jep edhe libra tė tjerė.

 

            Qibrije Demiri - Frangu