.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Veli Veliu

VELI VELIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

VELI VELIU

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

          Veli Veliu u lind mė 25 maj 1958 nė fshatin Muhovc, komuna e Bujanocit.    Shkollėn fillore dhe tė mesmen i ka kryer nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin Filozofik, dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės. Njė vit punoi arsimtar i gjuhės shqipe nė shkollėn fillore „Migjeni” nė vendlindje. Ndėrmjet viteve 1985-2002, qe gazetar dhe redaktor nė gazetėn e pėrditshme “Rilindja”. Pastaj punoi nė Bibliotekėn Ndėrkombėtare „Hivzi Sylejmani” dhe nė Qendrėn Kulturore tė Fėmijėve.   Nga viti 2009 ėshtė lektor nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės. Ishte kryeredaktor i revistave pėr tė rritur informative letrare “Mileniumi”, “Oaza”, “Margaritari” (pėr fėmijė), dhe tani kryeredaktor i revistės “Syri ynė”, nė Prishtinė.             Shkruan pėr fėmijė e pėr tė rritur: poezi, poema, tregime, romane, drama, ese dhe kritikė letrare.

 

            Ka botuar kėta tituj tė veprave letrare:

 

             “Zogj merrmėni me vete” poezi, pėr fėmijė,

             “Nėn strehėn e yjeve”, poemė pėr tė rinj,

             “Ditari i Zana Frangut”, prozė nė formė ditari,

             “Rrugėt nuk ndalen”, poezi pėr fėmijė, nė botim tė Shtėpisė Botuese “Rilindja”,

 

            Pas vitit 1990 i botoi privatisht titujt e kėtyre veprave:

 

            “Rruga e rrezeve”, poemė pėr tė rinj,

            “Shqiponja”, poezi pėr fėmijė,

            “Shtatė pėrralla”, poezi pėr fėmijė,”

            "Vite tė stuhishme”, triptik - poetik,

             “Besa e Konstandinit”, poezi pėr tė rinj,

             “Zogu i yjeve”, poemė pėr tė rinj,

            “Orėt e pagjumėsisė”, poezi pėr tė rinj,

             “Ama e Drinit tė Bardhė”, poezi pėr tė rinj,

            ”Fundi i perandorisė sė vogėl”, poezi satirike pėr tė rritur,

            “Me Zotin e tokės”, poezi pėr tė rritur,

            “Princi i kėngės shqipe”, poemė pėr tė rinj,

             “1981” , (poemė pėr tė rinj),

            “Poema pėr Bujanocin”, pėr tė rinj,

            “Panteoni i Parnasit”, poezi pėr tė rinj,

            “Djepi i shqipes”, tregime pėr tė rinj,

            “Shpirti i dritės hyjnore”, pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn rumune,

            “Sufletul Luminii Divine”.

 

            Dramat pėr fėmijė:

 

            “Shkolla e natės”,

            “Fatbardha”,

            “Dita e mėsuesit”,

            “ Bariu i vogėl”,

            “Dryni i gojės”, ,

            “Lulja e lirisė” dhe

             “Maratoni”.

 

            Dramat pėr tė rritur:

 

            “E bukura dhe shtatė mjeshtrit”,

            “Xhaxhi Enver”,

            “Frika nga ferri” dhe

            “Nata e tmerrit”.

            “Vigan Epoke”, ėshtė poemė pėr tė rinj kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit,

            ”Koka e shtrenjtė e majorit”, roman pėr tė rritur,

            “Nė jugun e mallit tonė”, poemė pėr tė rinj,

            “Nėn qiellin e tokės sė ndarė”, sonete pėr tė rritur, ku ėshtė pėrfshirė edhe njė kurorė sonetesh.

            “Gruaja e drejtorit”, roman pėr tė rritur dhe

            “Me buzėqeshjen e njė Agimi”, tingėllima pėr tė rritur.

            “Miku i panjohur” roman pėr tė rritur,

            “Nė plazhin e madh tė Ulqinit”, dramė pėr tė rritur

            “Katėr kurora sonetike”, pėr fėmijė!

 

             Pėr krijimtarinė e tij kanė shkruar kritikėt: Prof. dr. Shyqri Galica, Ramadan Musliu, Abdullah Konushevci, Jakup Ceraja, Jonuz Fetahaj,  prof. dr.Agim Deva, Ragip Sylaj, Selim Krasniqi, Baki Ymeri, Sylė Osmanaj, Riza Graiēevci dhe Naim Maqedonci, ndėrsa, nga studiuesit e huaj: Monika Mureshan dhe Marias Qelaru, kritikė rumunė!

            Veli Veliu jeton nė Prishtinė dhe ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

 

 

 

 

 

 

MĖ E BUKURA

 

Tė gjitha femrat

Janė tė bukura!

Mė e bukura e tė bukurave

- E dashura ime!

 

Me pamjen e shėmtuar

Janė vetėm shtrigat,

Qė i helmojnė gjithnjė

Shpirtrat e pafat!

 

    

  

 DASHURIA

 

Pėrherė dėshirojmė tė na befasojė me diēka,

Kur na qaset pėrmallshėm bota ėshtė e jona!

Fryma e saj e ngrohtė ndez zjarre tė mėdha,

Thellė nėpėr damarė, a mbyllet prore jehona!?

 

Nga udhėt e gjata sa herė kthehemi tė heshtur,

Diēka tė panjohur nė pritjen e re zbuluam!

Mes buzėve tė etura trėndafili i posa ēelur,

Dridhemi dhe vetėm qetėsi tė thellė du

 

 

 

HAKMARRJE E EGĖR

 

Pėrtej tokės sė heshtur

Deti i trazuar i fjalėve!

Palca e guri e ndezur

Nga goditjet e valėve!

 

Valėt e hakmarrjes sė egėr

i hapin plagėt mė tė thella!

Inati, qė nga koha e  vjetėr,

Ta kujtojnė jetėn nė shpella!

 

Pėrtej vatrės sė shuar

Mallkimi tė ndjek pas!

Me dhėmbėt e shtrėnguar

Tepėr i rreptė njė vrasės!

 

Pushoi kėnga vendēe,

Tingulli i fundit u shua!

Pėr zjarrin e njė etje

Nuk mjafton njė krua!

 

 

 

 KATEDRALJA E PRISHTINĖS

 

Fytyrat tona engjėllore tė qeshura mė nė fund,

Ėndrra shekullore lėshon shtat pėr ēdo ditė!

Nė gjirin e tokės Nėnė gėrmohet gjithkund

mbi errėsirėn e mureve antike tė hidhet dritė!

 

Me Nėnėn Terezė Kosova lulen e ballit lart,

Udhėt e sheshet e lirisė mbushen me pėrmendore!

Gjergji i Gjon Kastriotit mbi kalė me shpatė,

Tokėn e gjakut e lidhi me mbretėrinė qiellore!

 

Me Katedralen Prishtina shumė mė e bukur,

Shenjat e shenjta tė gdhendura nė lisa e nė gurė,

Deri nė kohėn tonė janė ruajtur pa u zhdukur!

Nga dora e huaj s’ do tė rrėnohen mė kurrė!

 

  

 

DRENUSHĖ E DRENICĖS

 

Natė e ferrit, e lodhur i mbyll ngadalė sytė,

Unė u ula te koka jote -roje besnike drite!

Tė ndiej si marrin frymė thellė mushkėritė,

Drenushė e Drenicės e pėrndjekur nėpėr vite!

 

 

 

FAQEZIU

 

Grykės i pashpirt. I nxiste sherret,

Pėr sė gjalli i hėngri tė tjerėt!

Prapa shpine gjithnjė foli,

Me ferra e mbyllte ēdo shteg!

As vetvetja nuk i doli

Derisa e bėri dheun breg!

 

Nė udhėn e pikėllimit,

Skaj lagje sė mjerimit

Njė nga njė u shpėrndan natėn

Tė mėrdhirė sė ftohti!

Mbuloi balta baltėn,

Asnjė pikė loti!

 

 

 

 RINI E PLEQĖRISĖ

 

Trotuarit duke ecur ngadalė,

M’ u shkurtuan kėmbėt, nisi vallėzimi!

Toka u dridh pėrnjėherė, vallė?

Rruga e madhe pa shenja shqetėsimi!

 

Dridhja ndodhi brenda meje,

Nė shpirt u shthur ēerdhja e qetėsisė!

Njė shigjetė mė goditi nė heshtje

Nė pragun rinor tė pleqėrisė!