Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė (2) - Vėllai nė ditėlindje

Shkruan: Andrea GRILL

 Pėrktheu: Neviana DOSTI

VĖLLAI NĖ DITĖLINDJE

 

      Ai shkruante gjatė dhe shumė. Fjalėt e tij ishin tė qarta dhe tė thjeshta. Dhe nė gjithshka qė ai shkruante, duhej ti jepja tė drejtė. Pėr ditėlindje mė dėrgoi trėndafila blu. Unė nuk e dija fare, qė ekzistonin lule tė tilla. Edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė martuar.

 

 

            Do tė kisha dashur qė fėmijet tė rriteshin nė pemė, siē rriten frutat, thoshte ai. Kėshtu do tė ishte edhe pėr prindėrit. Atėherė askush nuk do tė hiqte keq. Kur ata tė rriteshin, do tė binin nėn pemė si dardha tė pjekura dhe prej aty tė vazhdonin rrugėn e tyre mė tej. Prindėrit nuk do ta dinin se nga cila pemė do tė binin fėmijėt e tyre dhe kėshtu do tė kujdeseshin pėr tė gjitha pemėt, do t’i ujisnin, herė pas here do t’i plehėronin, do t’u hiqnin barėrat e kėqija. Fėmijėt nuk do ta dinin se cilėt ishin prindėrit e tyre, dhe nuk do tė ishin tė detyruar qė t’i merrnin gjithė jetėn nė telefon, t’u bėnin vizita, tė hanin ėmbėlsirėn e tyre, supėn e tyre, gjellėt me mish, tė ngrinin telefonin kur t’i merrte e ėma, tė linin tė hynte brenda babain, sapo ai tė shfaqej para derės, megjithėse ata tė shqetėsonin mė shumė seē mund tė shqetėsojnė tė huajt, fytyrat e tė cilėve nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me tė tyret.

            Po tė kish qenė fryt i njė peme, atėherė ai do tė ndihej mė mirė, kėmbėngulte. Do tė pėrshtatej mirė, thoshte, sepse pjesėn mė tė madhe tė kohės ndihej si njė brokoli, ose mė mirė, njė bimė spinaqi- njė gjė jeshile, e velur, qė vinte rreth e rrotull dhe qė nuk bėnte asgjė. Asgjė, qė mund tė kishte njė kuptim, tė paktėn, asgjė qė do tė ishte e re ose krejt ndryshe, ose do tė ndryshonte botėn. Kur i dilte gjumi, vendoste menjėherė tė mos luante nga shtrati; pėrndryshe dita e gjatė dhe boshe do ti dukej edhe mė e gjatė e do tė qėndronte para tij e padurueshme nė orėt e mėngjesit. Nga dreka ēohej dhe mendohej se ēfarė mund tė bėnte: mund tė shkruante diēka, tė vizantonte, tė lexonte, tė llogariste, tė analizonte tė dhėnat e tij mbi mikrostrukturėn e guackės sė kėrminjve - sepse ai ishte shkencėtar. Dijetar natyre, pėr tė qenė i saktė.

            Dhe gjithshka i dukej njėsoj e pakuptimtė. Ai nuk mund tė vendoste se cila gjė ishte mė e rėndėsishme se tjetra dhe kėshtu arrinte nė pėrfundimin, se tė gjitha ishin njėlloj tė parėndėsishme; i njėjti pėrfundim do tė ishte, edhe nėse te bėnte diēka ose asgjė. Ēdo qėllim i dukej jo shumė i rėndėsishėm. Kur mendohej gjatė, qėllimi mbetej mbrapa ndėrkohė para se tė kishte filluar punėn pėr arritjen e tij.

            Ai do t’ia kishte dalė ta realizonte qėllimin nėse do ta kishte dėshur kėtė qė nė fillim, por pėrsėri nuk do tė kishte ndryshuar gjė dhe mundimi nuk do t’ia kishte vlejtur.

            Meqė mendimet e tij mė dukeshin plotėsisht logjike dhe tė kuptueshme, e kėshillova thjesht tė mos bėnte gjė dhe tė bėhej i njohur si i vetmi njeri nė botė qė nuk bėn asgjė.

            Ai thoshte, se do ta kishte bėrė me kėnaqėsi, nėse nuk do tė kishte gjithnjė dhe kudo njerėz, tė cilėt e pyesnin se ēfarė kishte menduar tė bėnte, ēfarė kishte nė plan dhe si e mendonte tė ardhmen.

            Pyetje tė tilla e nxirrnin shpesh nga ekuilibri, e shqetėsonin jo pak nėpėrpjekjet e tij pėr tė ndejtur duarkryq.. Sidomos kur i bėheshin nga e ėma, nuk kishte nga t’ia mbante.

            „Po tė isha rritur nė njė pemė, mund tė lidhja njė numėr tė ri telefoni dhe nuk do t’ia jepja mė asaj “, thoshte.

            „Nėna eshtė problemi im mė i madh”, thoshte, por nė tė njėjtėn kohė e dinte, ashtu si unė, se ai vetė ishte problemi. Si tė gjithė ne qė jemi problemi mė i madh i vetvetes.

            Si gjithmonė, kur uleshim bashkė nė kafe, ku ai gjithnjė zgjidhte vendin mė me diell, i binte vazhdimisht telefoni, dhe ai nuk e ngrinte kurrė. Ishte nėna e tij. Gjithnjė e merrte e ėma. Ajo e trajtonte sikur tė banonte nė tė njėjtėn shtėpi, shpjegonte ai, vetėm se nė njė kat tjetėr dhe pėr mė tė voglin problem qe ajo kishte, ose edhe po tė mos kishte asnjė problem, sikur ajo thjeshtė tė donte tė thoshte ēkemi, e merrte nė telefon, i binte nja dhjetė herė, edhe njėzet herė dhe kur ai nuk e ngrinte, ajo e merrte prapė, prapė, prapė. Kėtė nuk mund ta durojė askush, thoshte. Unė qeshja dhe do tė doja ta njihja nėnėn e tij.

            Pas bisedės tonė rrinim dhe pak te bregu i lumit dhe shihnim livadhin e zhytur nė moēal, nga i cili dilnin disa steka tė zhveshura kallamėsh. Ai mė premtoi, qė do tė takoheshim pas disa orėsh te sheshi kryesor. Mė premtoi, se do tė merrte biēikletėn, ose jo, tha se do tė vinte me metro atje. Meqė kishte ditėlindjen. Pastaj mund tė hanim krep, tha dhe vazhdoi tė ecte nė drejtim tė qendrės sė qytetit pėrgjatė rrugės sė biēikletave dhe lumit qė hap pas hapi bėhej mė gri. Si mė kishte kthyer kurrizin, duke ikur gradualisht nė largėsi, ngjante sikur tė ishte njeri i vėtėm nė kėtė botė. Hapat e tij dukeshin sikur kėrkonin tė ecnin mbi sipėrfaqen e lumit, tė provonin nėse mė nė fund diēka ishte ndryshe, nėse uji mė nė fund mbante dikė dhe kėshtu tė provonte se mund tė ekzistonte njė qėllim, edhe pas fillimit.

 

 

            Unė arrita shumė mė pėrpara nė qytet dhe kisha kohė qė prisja nė radhė te kioska e krepit, kur mė dėrgoi lajm se nuk do vinte, se njerėzit e shumtė aty e shqetėsonin dhe, se do tė mė njoftonte, kur tė martohej me njė burrė tė mrekullueshėm, ha ha ha. Mua kjo nuk mu duk pėr tė qeshur dhe bleva te shitėsi i krepit me kaēurrela tė zeza njė ėmbėlsirė nė formė shiriti me mollė, sheqer dhe kanellė. Ai e mblodhi dhe e vuri nė njė kėnd tė drejtė prej bukė peshku, atė qė duhej tė ishte pjata ime. U ula nė murin prej betoni, qė ishte njė pjesė e garazhit tė njė muzeu tė njohur dhe fillova tė shqetėsohesha.

            “Ditėlindja ime me siguri nuk ėshtė njė arsye pėr tė festuar” kishte thėnė ai dhe unė kisha menduar, se mund ta bindja, se gjithshka mund tė ishte njė shkak pėr tė festuar.

            Ditėn tjetėr i dėrgova njė buqetė me trėndafila tė bardhė. Nė pusullė shkrova “Kush nuk plaket, nuk jeton”. Trėndafilat e bardhė, mendova, shpresova, do t’i pėlqenin, do t’i kujtonin bukurinė e absurditetit. “ Bukuria e absurditetit”, do mė pėrgjigjej ai, sikur t’i thosha unė kėto fjalė nė praninė e tij. E dija tamam. Ndonjėherė mendoja se e njihja mė mirė, sesa ai veten. Kjo ishte natyrisht pa kuptim, dhe unė e dija kėtė.

            Ajo ēka unė mund t’i kėshilloja tjetėr ishte, qė t’i tregonte ujit pėr shqetėsimet e tij. Nėnėn, nė mungesė tė njė pėrroi gurgullues qė rridhte nėpėr shkėmbinj, t’ua dorėzonte pikave tė ujit qė rridhnin nga rubineti, para se ato tė zhdukeshin nė lavapjatė. E kėshillova tė pėrkulej te lavamani nė banjo dhe tė mbante gojėn pranė rrjedhės sė ujit, aq afėr sa ai pothuajse tė mund tė pinte dhe qetėsisht, me pothuajse tė njėjtin tingull, tė pėshpėriste si uji, ēfarė kishte nė zemėr. Kjo do ta ndihmonte me siguri. Ai vetėm duhet ta bėnte kėtė rregullisht ose dhe jo, sidoqoftė ai mund t’i besonte gjithnjė ujit.

            Disa ditė mė vonė mė shkroi. Ishte jashtėzakonisht i kėnaqur me trėndafilat. E kishin bėrė tė ndihej si njė yll kinemaje dhe ishte gėzuar pa masė. Edhe unė u gėzova.

            Mė vonė mė dėrgoi edhe njė letėr. Ai mendonte se, problemi fillonte atėherė kur vihet re se ka patur mė shumė nė jetė. Pastaj je nė kėrkim tė asaj “mė shumė” dhe se kur sė fundmi ishte arritur, kishte humbur aftėsia, pėr ta pėrjetuar atė faktikisht. Duhej tė ekzistonte njė balancė magjike ndėrmjet kėsaj kėrkese tė pangopur “pėr mė shumė” dhe zhgėnjimit, ngaqė kurrė nuk e arrijmė atė qė duam.

            Pritjet e panumėrta dhe tė paplotėsura qė gumėzhinin nė tė gjitha skutat duhej tė ruanin peshoren me etjen pėr “mė shumė” , e cila iu ikte shpesh tė tjerėve, sepse ata flinin me sy hapur dhe nuk i shihnin demonėt e natės, tė cilėt pėrshembull, i afroheshin atij tinėz, duke i magjepsur ėndrrat dhe duke kėnaqur kėshtu, edhe pėrbindėshat e errėsirės.

            Ai shkruante gjatė dhe shumė. Fjalėt e tij ishin tė qarta dhe tė thjeshta. Dhe nė gjithshka qė ai shkruante, duhej ti jepja tė drejtė.

            Pėr ditėlindje mė dėrgoi trėndafila blu. Unė nuk e dija fare, qė ekzistonin lule tė tilla. Edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė martuar. As me burrė, as me grua.

 

            Marr nga revista “Milosau”

               www.ballkanweb.com