.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Nė Vėrmicė... (pjesa e parė)

Shkruan: Dr. sc. Flamur DOLI

www.ballkanweb.com

Kultet Pagane

 

NĖ VĖRMICĖ…

KU SHTĖPITĖ MBROHEN NGA HYJNITĖ

(pjesa e parė)

 

            Nė kėtė fshat nė jugperėndim tė Prizrenit hasen disa motive tė skalitura nė gur si: motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve tė gruas dhe motive tė tjera. Tė skalitura nė gurėt kėndorė, apo siē u thonė nė popull, mbi qoshnikė, kėto motive i gjejmė sot nė kullėn e Sherif Kadriajt, ndėrtuar nė mėhallėn e Kadriajve, shek.XIX - sot e braktisur, apo edhe nė disa kulla tė tjera tė kėtij fshati...

 

            Fshati Vėrmicė gjendet nė jug perėndim tė Prizrenit. Ky vend banim ėshtė i banuar qė nga para historia, pėrkatėsisht qė nga koha e neolitit, dhe i pėrkiste krahinės sė Dardanisė. Nė shekujt I-IV ishte stacion nė rrugėn Lissus -Naissus. Nga koha antike e vonė dhe mesjeta janė rrėnojat e njė bazilike paleokristiane dhe tė njė varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranė saj. Lėnda antropologjike dėshmon se varreza u pėrkiste banorėve tė tipave antropologjikė adriatikė dhe varianteve tė tyre adriatike- mesdhetare, karakteristike pėr popullsinė arbėrore.

            Sipas strukturės morfologjike-urbanistike, fshati Vėrmicė, nė kuptimin mė tė gjerė, bėn pjesė nė tipin e shpėrndarė (dispersiv) tė vendbanimeve. Atė e sajojnė dhjetė mėhallė apo lagje. Meqė strukturimin e gjerė urbanistik tė vendbanimit e sajojnė mėhallėt, ai duhet pėrkufizuar si vendbanim i tipit tė mėhallėve. Mėhallėt e kėtij fshati karakterizohen nga njė zhvillim spontan dhe njė strukturė krejtėsisht e ērregullt, por nė harmoni me tiparet relievore tė truallit. Grupimet e shtėpive sipas mėhallėve, me prejardhje tė pėrbashkėt familjare, shquhen pėr dendėsi jo tė njėjtė, herė– herė shumė tė dendur, siē ėshtė rasti me mėhallėn e Koēinajve. Rrjedha e njė pėrroi, e cila kalon nėpėr njė luginė tė thellė, Vėrmicėn e ndan nė dy pjesė. Nė pjesėn jugperėndimore tė saj janė tė ngulitura kėto mėhallė: mėhalla e Fanajve, mėhalla e Gjoēajve, mėhalla e Koēinajve, mėhalla e Ēovanajve dhe mėhalla e Kadriajve. Ndėrkaq, nė anėn verilindore tė fshatit, shtrihen mėhallėt e tjera, si ajo e Pulajve, pastaj, mėhalla e Rakajve, mėhalla e Kolukajve, mėhalla e Sulajve dhe mėhalla e Gjahajve.

 

            Kulti  i  vendeve tė  larta - majat te nderimit  pagan

 

            Fshati Vėrmicė ėshtė i ngulitur rrėzė malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra tė ngritura, tė cilat krijojnė njė peizazh me njė plastikė – pėrthyerje dinamike. Pozita e kėtillė e fshatit mundėson njė pamje tė gjerė mbi gjithė arealin nė mes maleve tė Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vėrmicės. Nga ēdo cep i kėtij fshati, po ashtu, shpėrthejnė pamje mahnitėse edhe mbi shpatijet e malit tė Koritnikut, si dhe mbi majėn e kėtij mali me lartėsi mbidetare 2395 metra.

            Zumė ngoje majėn e malit tė Koritnikut, ngase kjo majė ka tė bėjė me kultet e lashtėsisė sė popullit shqiptar. Siē mėsojmė, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetėr, pėrballė tij, Maja e Pashtrikut, qė nė kohėt e lashta ishin maja tė nderimit pagan. Nga shumė studime tė bėra, kuptojmė se Dielli, deri nė kohėt e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin nė mėngjes, nė tė lindur, nė disa vende edhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės e dobiprurės.

            Nė fillim tė shek. XX edhe studiuesi B. Nopēa, kishte vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta, ka tė bėjė me kultin e Diellit. Nė lidhje me kultin e Diellit, duhet pėrmendur se ndėr shqiptarėt e malėsisė sė Jugut e tė Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve tė larta ose i majave tė maleve. Kėtyre vendeve njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Apo, nė disa raste, nė kėto maja malesh, nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me Diellin. Vlen tė theksohet se, ceremoni tė caktuara rituale ndodhnin edhe nė Majė tė Gjallicės sė Lumės (2486 m). Maja e Gjallicės, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnė vizualisht dhe gjenden jo fort larg njėra- tjetrės.

            Nga sa u tha mė lart, pėr rrjedhojė, ėshtė fare e natyrshme qė kulti i Diellit tė jetė ruajtur nga banorėt qė jetuan shekuj tė tėrė rrėzė kėtyre majave, ashtu siē ndodhi edhe me ngulimin parahistorik tė fshatit Vėrmicė. Pra, kulti i Diellit si mbijetojė e besimeve pagane, apo si mbijetojė e kulteve tė lashtėsisė, jo rastėsisht u ruajt nė masė tė konsiderueshme dhe nė paraqitje artistike shumė interesante, pėrkatėsisht, gjeti aplikim tė gjerė nė arkitekturėn popullore tė kėtij fshati.

 

 

 

            Ornamentika  popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė.

 

            Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė, siē janė motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve tė gruas dhe motive tė tjera, si mbijetoja tė besimeve pagane tek arkitektura e gurtė e fshatit Vėrmicė, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht nė teknikė tė relievit - skalitjes nė gur.

 

            Ornamentika popullore nga kulti i diellit

            Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit nė shtėpitė e gurta tė fshatit tė Vėrmicės shquhet pėr tiparet dalluese dhe karakteristike  tė teknikės sė realizimit.

            Elementet e ornamentikės nga kulti i Diellit, tė skalitura nė gurėt kėndorė tė shtėpive, pastaj nė elementet e portave tė shtėpive apo nė ballinat e oxhaqeve tė vatrės familjare, u realizuan nė formė tė rozetės rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor), nė teknikė tė relievit tė ulėt – tė cekėt. Po ky motiv, u realizua edhe nė teknikė tė relievit tė lartė, nė formė tė rozetės rroshe – spiraloide, tė dalė nga sipėrfaqja nė formė plisi, gatise gjysmėsferike

(fig.3. shih dy motivet e poshtme).

 

                  Kėtė formė tė paraqitjes artistike nė teknikė tė relievit tė lartė, apo kėtė mystėsi tė theksuar tė motivit diellor, gurėskalitėsi popullor e ka realizuar me qėllim sugjerimi mė tė plotė tė formės sė trupit diellor, pėrkatėsisht tė paraqitjes sa mė realiste tė kėtij

ylli.

            Vlera tė njė shkalle mė tė lartė tė modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė, (shih motivin e sipėrm nė fig.3.), si dhe motivin tjetėr, skalitur nė anėn e majtė tė gurit kėndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi njė strukturim mė kompleks tė modelimit hapėsinor tė rrathėve bashkėqendrorė. Me kėtė, rrethi i jashtėm i kėtij ornamenti ėshtė strukturuar si pjesė e gjysmėsferės, e cila, pėrmes njė

lugu rrethor, shkrihet - ndėrlidhet me elementin qendror tė ornamentit nė formė plisi, nė sipėrfaqen e tė cilit ėshtė skalitur - gėrryer spiralja. Kjo strukturė gjeometrike e spirales hapėsinore paraqet Diellin nė lėvizje rrethore.

            Katėr motivet e zėna ngoje mė sipėr, u skalitėn mbi gurėt kėndorė, apo siē u thonė nė popull, mbi qoshnikėt e kullės sė Sherif Kadriajt, ndėrtuar nė mėhallėn e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).

            Po kėtu nė Vėrmicė, dhe po kėtė ornament nga kulti i diellit nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, pėrkatėsisht tek dy unazat e derdhura nė bronzė tė gjetura nė varret 109 dhe 280 tė shek. X dhe XIII, nė hapėsirėn e bazilikės paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).

            Pjesa e zgjeruar e njėrės unazė (gjetur nė varrin nr. 280) ėshtė e zbukuruar me gjashtė motive diellore tė incizuara nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė. Dy rrathėt e jashtme bashkėqendrore tė kėtyre ornamenteve, tė kompozuara nė dy radhė, janė incizuar nė formė lineare, kurse rrethi qendror ėshtė thelluar nė formė sferike. Nga mė sipėr, e mbėshtetur nė provat materiale – gjetjet arkeologjike kėtu e 600 deri nė 1.000 vjetė mė parė, kuptojmė se kulti i diellit edhe tek popullata arbėrore nė mesjetė zinte vend tė rėndėsishėm nė besimet e tyre religjioze.

            Pėr mė tepėr, tė njėjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit nė formė rrathėsh bashkėqendrorė, nė vazhdimėsinė e tyre diakronike, i hasim tė incizuara edhe nė enėn tre vegjake tė shek.IV., tė gjetur nė nekropolėn antike tė vendbanimit tė Gllamnikut afėr Podujevės.

            Tiparet formėsuese tė kėtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre nė dy nivele, pėrkon tėrėsisht me ato tė unazave arbėrore mesjetare tė zėna ngoje mė sipėr. Tė kėtilla motive dekoruese hasen edhe nė gjetjet e tjera arkeologjike tė periudhės antike ilire, si dhe tė periudhave tė tjera parahistorike nė trevėn e Kosovės dhe mė gjerė.

            E gjithė kjo provon katėrcipėrisht se nė aspektin e shtrirjes sė ornamentikės nga kulti i diellit nė kohė dhe nė hapėsirė, trashėgimia e kėtij sistemi dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbėrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi me njė pėrpikėri tė madhe nė vijimėsi tė pakėputur.

 

            Vazhdon...