.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Nė Vėrmicė... (pjesa e dytė)

Shkruan: Dr. sc. Flamur DOLI

www.ballkanweb.com

Kultet Pagane

 

NĖ VĖRMICĖ…

KU SHTĖPITĖ MBROHEN NGA HYJNITĖ

(pjesa e dytė)

       Nė kėtė fshat nė jugperėndim tė Prizrenit hasen disa motive tė skalitura nė gur si: motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve tė gruas dhe motive tė tjera. Tė skalitura nė gurėt kėndorė, apo siē u thonė nė popull, mbi qoshnikė, kėto motive i gjejmė sot nė kullėn e Sherif Kadriajt, ndėrtuar nė mėhallėn e Kadriajve, shek.XIX - sot e braktisur, apo edhe nė disa kulla tė tjera tė kėtij fshati...

  

 

            Nė vazhdim, siē shohim nga fig.2., nė tė dyja anėt e gurėve tė kėndit tė kėsaj kulle, pėrballė hyrjes nė oborr, janė skalitur gjithsej nėntė motive relievore. Prej tyre, pesė motive tė skalitura nė pjesėn e poshtme tė kėndit i pėrkasin kultit tė Diellit, ndėrkaq, sipėr tyre, nga njėra faqe e gurit kėndor ėshtė skalitur njė motiv nga kulti i gjinjve tė gruas, realizuar nė teknikė tė relievit tė lartė, por me pėrmasa paksa mė tė vogla se motivet e tjera nė formė rroshe. Nė faqen tjetėr tė tė njėjtit gur kėndor, ėshtė skalitur edhe njė kompozim ornamental nė formė trekėndėshi, nė teknikė tė relievit tė cekėt (bareliev). Ky motiv, skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor, siē shohim nga fig.5., nė paraqitjen e tij relievore ngėrthen dy trekėndėsha. Brendapėrbrenda trekėndėshit tė madh, i dalė nga sipėrfaqja e gurit, ėshtė thelluar – brendashkruar trekėndėshi i vogėl, me pozitė tė pėrmbysur. Trekėndėshin si ornament simbolik e hasim jashtėzakonisht shpesh tė aplikuar nė gjithė arkitekturėn popullore tė Kosovė. Ai ka karakter religjioz dhe nė kėto raste ėshtė pėrdorur nė funksion magjik – mbrojtės prej sė keqes.

 

  

 

            Po kėshtu, qė nga kohėt parahistorike e deri nė ditėt tona, qė nga Evropa e deri nė Lindjen e Largėt, trekėndėshi luajti rol tė rėndėsishėm nė besimet magjike dhe nė zakonet e njerėzve. Varėset nė formė trekėndėshi, tė cilat nė shumė qytetėrime tė lashta shėrbenin si amulete, sikundėr edhe phallus-i kanė domethėnie apotropeike.

            Megjithėkėtė, jemi tė bindur se nė rastin konkret, trekėndėshi me kėto tipare formėsuese ėshtė paraqitur nė funksion tė simbolizimit tė organitgjenital tė femrės. Pėr mė tepėr, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi pėrfundime se trekėndėshi e simbolizon vulvėn. Kėto pėrfundime i bėnė edhe mė tė qėndrueshme fakti se, nė rastin e zėnė ngoje, nė dy faqet e tė njėjtit gurė kėndor janė aplikuar nė reliev dy ornamente tė besimit pagan nga i njėjti kult i gjinisė sė amėsisė, tė cilat e simbolizojnė burimin e jetės, pėrkatėsisht vazhdimin e gjeneratave njerėzore.

            Sė fundi, nė tėrėsinė e kėtij kompleksi motivesh, nė pjesėn mė tė lartė tė kėtij kėndi tė shtėpisė, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njėra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikė tė caktuar. Sipėr kėtij ornamenti, po ashtu nė teknikė tė relievit tė lartė, ėshtė skalitur ornamenti i nėntė, me njė formėsin jo tė rregullt elipsoidal tė pėrzgjatur. Lidhur me kėtė ornament nuk jemi nė gjendje tė themi se a i pėrket apo jo ndonjė mbijetoje tė besimit kultik.

            Ndėrkaq, ornamenti tjetėr gjeometrik, skalitur nė teknikė tė relivit tė lartė, nė paraqitjen

e tij artistike tė bukur, ngėrthen njė kompozim tė dy katėrkėndėshave. Katėrkėndėshi i jashtėm, nė formė drejkėndėshi ėshtė i dalė nė mėnyrė plastike nga sipėrfaqja e gurit kėndor. Brendapėrbrenda kėtij drejtkėndėshi e nė lartėsi tė njėjtė me tė, me thellim pėrkatės, ėshtė brendashkruar njė romboid.

            Siē mėsojmė nga literatura, edhe ornamenti i rombit nė paraqitjen e tij gjeometrike tė stilizuar e simbolizon vulvėn. Tek ilirėt, veē tjerash, rombin e hasim tė brendashkruar nė drejtkėndsh. Po kėshtu, tek tė njėjtit, rombi haset sė bashku me trekėndėshin, i cili, siē thamė mė sipėr e simbolizon vulvėn. Mė tej, kėtė ornament e hasim sė bashku edhe me svastikėn e cila e simbolizon Diellin, i cili nė vete i ngėrthen edhe elementet e simbolikės sė plleshmėrisė.

            Pėr rrjedhojė, nga kundrimi analitik i kėtyre dy ornamenteve tė cilat nė strukturėn e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngėrthejnė trekėndėshin dhe rombin, kuptojmė se i pėrkasin sistemit simbolik tė sė njėjtės natyrė e cila ka tė bėjė me burimin e jetės dhe vazhdimėsinė e saj.

            Pėrveē ornamenteve tė zėna ngoje mė sipėr, tek shtėpitė e bukura tė Vėrmicės, ndėrtuar nė

tėrėsi prej gurit, hasėm edhe njė sėrė ornamentesh tė tjera nga i njėjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera.

            Para se tė bėjmė fjalė pėr ornamentet e tjera nga kulti i diellit tė skalituara nė gurėt e shtėpive tė kėtij fshati, duhet theksuar se, pėrveē shtėpisė sė Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtėpive tė Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt  (mėhalla e Pulajve), qė tė gjitha shtėpitė e tjera u dogjėn dhe u shkatėrruan nga forcat ushtarake serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Okupatori serb, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha tė kėtyre shtėpive, pastaj pėr rėndėsinė e tyre historike e arkeologjike, i shkatėrroi ato pamėshirshėm, duke e lėnė njė fshat tė tėrė nė rrėnoja (shih fig.1.).

            Shtėpitė e gurta tė fshatit Vėrmicė shquhen pėr portale tė bukura, me formėsime elegante e harmonike. Po kėto tipare i ngėrthejnė edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veēmas spikatin gjashtė oxhaqet e vatrave tė shtėpisė sė Myrtez Fanės, ngulitur nė mėhallėn e Fanajve. Oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, si dhe oxhaqet e ēatisė, shquhen pėr tipare karakteristike, me formėsim elegant dhe tė harmonishėm. Oxhaqet e vatrave me tipare tė kėtilla u ndėrtuan gjithandej nėpėr shtėpitė e kėtij fshati.

            Pėr shkak tė vlerave arkitektonike tė kėtyre shtėpive dhe rėndėsisė sė tyre, duhet tė restaurohen doemos tri shtėpitė e ruajtura, ndėrkaq, tė gjitha shtėpitė e tjera nė rrėnoja, tė konservohen dhe tė ruhen si tė tilla.

            Nė gurin ballor tė njėrit prej oxhaqeve karakteristike tė shtėpisė sė Fanajve ėshtė aplikuar njė motiv, nga kulti i Diellit, nė formė ylli – rozete gjashtėrrembėshe, brendashkruar nė rreth, realizuar nė teknikė relievi tė cekėt.

            Nė mėhallėn tjetėr, tė Pulajve, siē shohim nga fig.6., nė elementin vertikal tė kornizės sė portės harkore tė kėsaj shtėpie tė shkatėrruar, nė teknikė relievi tė lartė, me pėrmasa mjaft tė mėdha, ėshtė skalitur edhe njė ornament nga kulti i Diellit nė formė plisi. Mbi sipėrfaqen pothuaj gjysmėsferike tė kėtij motivi ėshtė gėrryer-skalitur spiralja hapėsinore. Nga elementet e tjera harkore tė kėsaj porte, tė shtrira pėrtokė nė afėrsi tė saj, kuptojmė sė kjo portė kishte njė formėsim tė bukur dhe tipik pėr shtėpitė e kėtij fshati, sikundėr edhe oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, shquhen pėr formėsim tipik.

            Mė poshtė shtėpisė sė zėnė ngoje mė sipėr, ėshtė ngulitur edhe njė shtėpi. Nė pjesėn kėndore tė kėsaj shtėpie-rrėnojė janė skalitur nė reliev edhe katėr ornamente tė tjera.

            Njėri syresh, ėshtė skalitur nė pjesėn e poshtme tė murit nė teknikė relievi tė ulėt-tė cekėt, dhe i pėrket kultit tė Diellit. Ndėrkaq ornamenti tjetėr, skalitur nė pjesėn e sipėrme tė sė njejtės faqe tė murit, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tė gjarprit, dhe po ashtu ėshtė skalitur nė teknikė relievi tė cekėt. Nė faqen tjetėr tė kėsaj pjese kėndore tė shtėpisė, ėshtė skalitur ornamenti i kultit tė gjinjve tė gruas, dhe sipėr tij ornamenti nga kulti i Diellit, nė teknikė gėrryerjeje tė cekėt lineare, nė formė tė drejtkėndėshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit tė gjinjve tė nėnės tė skalitura nė teknikė relievi tė lartė, hasėm edhe nė disa shtėpi tė tjera tė fshatit Vėrmicė. Etnologėt, skalitjet e kėtilla ornamentale i konsiderojnė si mbeturina tė kultit tė gjinisė sė amėsisė, pėrkatėsisht si mbeturina tė ngurtėsuara e tė ndryshuara nė brendi tė kultit tė gjinjve tė sė parės sė gjinisė, ushqyeses sė parė tė pasardhėsve. Pra, kėtė kult e marrin si simbolizues tė burimit tė jetės dhe vazhdimit tė gjeneratave njerėzore.

 

            Kulti ktonik i gjarprit

 

            Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathė bashkėqendrorė, nga kulti i Diellit, janė paraqitur afėr - njėra tjetrės. Kėtė mėnyrė tė paraqitjes sė ornamenteve tė kėtyre dy kulteve sė bashku, e kemi hasur dendur nė zbukurimoren e arkitekturės popullore nė Kosovė. Kjo dukuri e bashkimit tė kėtyre dy kulteve, tek ilirėt, zė rrėnjė qė nga shekujt e fundit p.e.r. dhe nė fillim tė epokės sonė. Para kėsaj, nė njė thellėsi edhe mė tė lashtė kohore, pėrkatėsisht nė epokėn e gurit, byzylykėt prej argjendi, nė mbarimet e tyre kishin formėn e kokave tė gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes sė paraqitjes figurale nė artin ilir. Paraqitja e motivit tė gjarprit i kishte rrėnjėt e tij tė thella nė religjionin ilir. Gjarpri ishte njė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, dhe asnjė shtazė tjetėr nė simbolikėn religjioze nuk kishte rol mė tė rėndėsishėm se ai. Gjarprin nė mitologjinė popullore shqiptare, nė veēanti nė Kosovė, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisė” ose “bolla e shpisė”.

 

        

 

            Gjarpri si mbijetojė e besimeve pagane, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tokėsor, ai konsiderohej si rojė e shtėpisė dhe e anėtarėve tė familjes. Atė e ndeshim edhe si hyjni mbrojtėse tė jetės, tė mirėqenies e mbarėsisė nė familje.

            Nė pėrmbyllje tė kėtij studimi analitik, tė themi se, nga aspekti i shtrirjes sė ornamentikės simbolike nė kohė e nė hapėsirė, trashėgimia e sistemit dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, nė vijimėsi tė pakėputur, me njė pėrpikėri tė madhe. E gjithė kjo, pėrveēse provon trashėgiminė kulturore nga ilirėt tek shqiptarėt, njėherėsh provon vazhdimėsinė etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe pėrkatėsinė shqiptare tė mjeshtėrve si ndėrtues tė arkitekturės tradicionale popullore nė Kosovė.

 

Shėnim: Duhet theksuar se  fotografitė dhe eksplorimet nė terren  autori i ka zhvilluar nė tetor tė viti 2008.

 

Marr nga revista “Milosau”